Tiranë, 15 prill 2026 – Samsung Electronics ka njoftuar sot një partneritet të ri me legjendën e futbollit Thierry Henry, si pjesë e një fushate të madhe europiane me të cilën shënon plot 20 vite në pozicionin e markës numër një globale për televizorë. Fushata nis në prag të ngjarjeve të mëdha sportive verore dhe do t’i kushtohet teknologjisë së nivelit të lartë që bashkon tifozët dhe u mundëson atyre të shijojnë së bashku ndeshjet.
E frymëzuar nga fuqia e futbollit për të lidhur komunitetet, fushata e përmendur do të prezantojë një drejtim të ri komunikimi të markës dhe do të tregojë se si Thierry preferon ta ndjekë sportin, pikërisht në një televizor Samsung.
Pavarësisht nëse i ndiqni ndeshjet në një kafene me miqtë apo nga komoditeti i shtëpisë suaj, fushata do të festojë futbollin ashtu siç duhet përjetuar: në bashkësi. Ky përjetim pasurohet edhe më shumë nga eksperiencat premium të televizorëve, të cilat momentet e ndeshjeve i shndërrojnë në kujtime të paharrueshme.
Sulmuesi legjendar i Arsenalit dhe ish-reprezentuesi i Francës, Thierry Henry, deklaroi me këtë rast:
„Për mua, përjetimi i ndjekjes së ndeshjeve është po aq i rëndësishëm sa vetë sporti. Kjo fushatë tregon se si teknologjia mund t’i bëjë këto momente edhe më të veçanta, pavarësisht nëse tifozët brohorasin me shoqërinë në kafenenë e tyre të preferuar apo në shtëpi, gjithçka është më mirë kur e shikon në një televizor Samsung.“
Benjamin Braun, drejtor i marketingut të Samsung Europe, theksoi: „Prej 20 vitesh, Samsung ka qenë një pjesë e pandashme e përvojës sportive përpara ekranit. Futbolli ka një fuqi unike për të bashkuar njerëzit, dhe kjo fushatë me Thierry Henry i kushtohet pikërisht atyre momenteve të përbashkëta, të pasuruara tani edhe më shumë nga teknologjia jonë më e re televizive e bazuar në inteligjencën artificiale. Sepse, në momentet më të rëndësishme, nuk ka rëndësi vetëm çfarë shikon, por edhe si e shikon.“
Ndërsa “ethet e futbollit” rriten në prag të një vere të mbushur me sport, ky është momenti ideal për të zbuluar se si televizorët Samsung mund ta pasurojnë përvojën tuaj të shikimit. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni samsung.com.
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.