Lajme lokale

A keni menduar ndonjëherë cilat janë sekretet e një tingulli të fuqishëm?

15.07.2021

Televizorët me ekran të madh po bëhen gjithnjë e më popullor, si dhe krijimi i vazhdueshëm i inovacioneve mahnitëse teknologjike për ta sjellë përvojën e teatrit dhe kinemasë në shtëpinë tuaj. Sidomos gjatë rrethanave në të cilat u gjetëm, të paturit e një eksperience të pasur audio-vizuale u bë një element i rëndësishëm i jetës.

 

Gjithçka po evoluon, dhe tingulli gjithashtu. Ne duam një tingull më të pasur, më të thellë dhe më të saktë. Koha e tingullit one-way mono ka kaluar dhe ka ardhur koha e tingullit multi-way channel, i cili mbush plotësisht hapësirën në të cilën ndodhet burimi. Në mënyrë që të plotësohen  dëshirat e përdoruesve, u krijuan soundbar me cilësi të lartë me detyrën për të dhënë një tingull shumë realist. Duke dëgjuar dëshirat dhe nevojat e përdoruesve, në vitin 2016 u lançua modeli i parë soundbar i Samsung, i cili siguronte tingull me cilësi të lartë me efektin e përhapjes të njëtrajtshme të tingullit në të gjithë dhomën.

 

Pas zhvillimit të shpejtë dhe nevojave në rritje, në vitin 2021 mbërriti soundbar-i inovativ HW-Q950A, i cili ka dy kanale të pasme Surround . Ky soundbar premium siguron një përvojë të jashtëzakonshme të tingullit, duke mbushur momentet e qeta me një tingull të fuqishëm dhe të gjallë.

 

Si funksionon soundbar?

 

Zakonisht, tingulli që del nga altoparlantët godet pengesa të tilla si muret ose perdet përpara se të arrijë në veshët e dëgjuesit. Kjo i përgjigjet pyetjes pse i njëjti tingull mund të dëgjohet ndryshe, kjo varet nga dimensionet dhe planifikimi i hapsirës ku përdoren pajisjet.

 

Samsung Saundbar HW-Q950A  sinkronizohet me modelet e televizorëve të vitit 2021, siç janë televizorët Samsung Neo QLED, përdor SpaceFit Sound + për të analizuar dimensionet e hapësirës dhe për t'i siguruar përdoruesit tinguj dhe përvojë mahnitëse. SpaceFit Sound+ kombinon tingullin gjithëpërfshirës të SpaceFit Sound dhe teknologjinë Auto EQ. Së bashku, veçoritë SpaceFit Sound dhe Auto EQ përdorin mikrofona të integruar për të eksploruar plotësisht hapësirën dhe më pas sigurojnë një përvojë zanore të personalizuar dhe të optimizuar pas përpunimit të të dhënave përmes altoparlantëve të soundbar-it.

 

Harrojeni shpërndarjen e pabarabartë të tingullit

 

Përveç SpaceFit Sound dhe Auto EQ, ekziston edhe karakteristika Q-Simphony që përpunon dhe përmirëson më tej tingullin e gjeneruar nga televizorët dhe soundbar-et, duke garantuar kështu cilësinë optimale të zërit. Gjithashtu, Q-Symphony zgjidh problemin e shpërndarjes së pabarabartë të tingullit ndërmjet  televizorit dhe soundbar-it. Këto janë altoparlantë që vendosen rreth televizorit dhe pranë soundbar-it dhe riprodhojnë tingull të pasur dhe realist.

 

Dialog i qartë

 

Për të krijuar një nivel të ri të akustikës dhe zërit, është e nevojshme të rregulloni një mori karakteristikash të përshtatshme. Active Voice Amplifier (AVA) izolon dhe qartëson dialogun në shfaqjet dhe filmat tuaj të preferuar, dhe u siguron shikuesve një tingull të qartë bisede, pavarësisht nga tingujt në sfond. Mikrofoni i integruar i soundbar-it automatikisht mat nivelin e zhurmës dhe amplifikon zërat nëse zhurma vazhdon për më shumë se tre sekonda ose tejkalon një prag të caktuar.

 

Dhurojini vetes dhe të dashurve tuaj përvojën më të mirë të serialeve dhe filmave tuaj të preferuar me Samsung Soundbars. Më shumë informacion gjeni në: https://www.samsung.com/al/audio-devices/all-audio-devices/?q-series