Tiranë, 16 qershor 2025 - Kur bëhet fjalë për shëndetin, edhe ndryshimet më të vogla mund të kenë një ndikim të madh. Çdo përmirësim i vogël në zakonet e përditshme kontribuon në një stil jetese më të shëndetshëm dhe Galaxy Watch i ri ndihmon në ndërtimin edhe më efikas të këtyre zakoneve, falë një sërë veçorish të reja që përmirësojnë gjumin, shëndetin e zemrës, formën fizike dhe ushqyerjen.
Çfarë ka të re:
• Veçoritë e reja[1] përfshijnë Bedtime Guidance[2], i cili ndihmon në optimizimin e gjumit të përdoruesit; Vascular Load[3], që mat stresin në enët e gjakut gjatë gjumit; Running Coach[4], që ndihmon në planifikimin e stërvitjeve; si dhe Antioxidant Index[5] që mat nivelin e karotenoideve tuaja, për një plakje të shëndetshme.
• Të gjitha këto veçori vijnë me përditësimin e ri One UI 8 Watch dhe do të jenë të disponueshme në serinë më të re të orërave Galaxy Watch. Që nga ky muaj, një numër i kufizuar përdoruesish do të mund t’i provojnë përmes programit beta[6].
Pse është e rëndësishme:
Qëllimi i këtyre veçorive të reja është të ndihmojnë përdoruesit të krijojnë zakone të përditshme më të shëndetshme – një proces që shpesh nuk është i lehtë, pasi ndryshime të tilla nuk ndodhin brenda natës. Nevojitet kohë për të përvetësuar rutina të reja, dhe rezultatet e vërteta zakonisht bëhen të dukshme vetëm pas një periudhe më të gjatë; megjithatë, përkushtimi gjithmonë shpërblehet.
• Për shembull, konsumimi i ushqimeve jo të shëndetshme mund të mos ketë ndikim të menjëhershëm në shëndet, por me kalimin e kohës mund të sjellë pasoja serioze.
• Nga ana tjetër, përvetësimi i zakoneve të shëndetshme mund të mos japë rezultate të menjëhershme, por në planin afatgjatë sjell ndryshime pozitive për trupin dhe mendjen.
• Veçoritë e reja të aplikacionit Samsung Health janë krijuar për të ndihmuar në zhvillimin e zakoneve të shëndetshme, duke motivuar përdoruesin me reagime të menjëhershme për gjendjen e tij shëndetësore. Ato e nxisin përdoruesin të qëndrojë në rrugën e duhur përmes paralajmërimeve, duke treguar se si sjelljet e tij ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e tij.
“Gjumi mbetet themeli i qasjes sonë ndaj shëndetit, pasi ndikon në mirëqenien fizike dhe mendore, në marrëdhëniet shoqërore, madje edhe në efikasitetin në punë,” tha Dr. Hon Pak, nënkryetar i lartë dhe drejtues i Ekipit të Shëndetit Digjital në divizionin Mobile eXperience të Samsung Electronics. “Tani e shohim Galaxy Watch si një pajisje që ofron njohuri të plota të bazuara në gjumë – njohuri që nxisin ndryshime reale në jetën e përditshme. Besojmë se kjo pasqyron vizionin tonë për të fuqizuar përdoruesit që të udhëheqin një jetë më të shëndetshme përmes kujdesit proaktiv dhe një qasjeje holistike ndaj shëndetit.”
Zbuloni veçoritë e reja të Samsung Health
Veçoritë e reja të aplikacionit Samsung Health janë krijuar për të ndihmuar përdoruesit në përvetësimin e zakoneve të shëndetshme, duke përdorur reagime të menjëhershme mbi gjendjen shëndetësore si një mjet motivues.
Udhëzuesi Bedtime
Një natë pushimi cilësor sjell përfitime të menjëhershme për shëndetin, duke e inkurajuar përdoruesin drejt ndryshimeve më proaktive në sjellje dhe drejt një të nesërme më të shëndetshme. Gjithçka fillon me një orar gjumi të rregullt dhe optimal.
• Ne ndalemi të përmirësimi i mjeteve tona që lidhen me gjumin, duke përfshirë analizën e modeleve të gjumit, këshillat për një gjumë më të mirë dhe optimizimin e mjedisit të gjumit. Përfshihet edhe një veçori që njeh shenjat e apnesë së gjumit[7] – një çrregullim i gjumit – dhe ndihmon përdoruesit të ndërmarrin hapa të duhur në kohën e duhur.
• Tani ofrojmë mjete shtesë për një gjumë më të mirë, si për shembull sugjerime për orarin optimal të gjumit, bazuar në stilin e jetesës dhe modelet e gjumit të përdoruesit, së bashku me kujtues që ndihmojnë për t’iu përmbajtur këtij orari.
• Duke analizuar gjumin e përdoruesit gjatë tre ditëve të fundit, kjo veçori vlerëson nevojën e tij për "presion gjumi" dhe ritmin cirkadian, për të llogaritur orën ideale për të fjetur, në mënyrë që të sigurojë zgjim me vigjilencë maksimale ditën tjetër.
• Kjo veçori është veçanërisht e dobishme për ata që duan të optimizojnë gjumin pas një periudhe me orar të çrregullt. Për shembull, nëse për disa ditë keni fjetur më vonë se zakonisht ose keni orare të pabarabarta gjumi mes ditëve të javës dhe fundjavës, udhëzuesi Bedtime i merr këta faktorë parasysh për të siguruar që të merrni pushimin që ju nevojitet.
Veçoria Vascular Load
Gjumi është pasqyrë e shëndetit të përgjithshëm pasi ndikon në mirëqenien tonë të përgjithshme. Galaxy Watch e shfrytëzon këtë mundësi për të matur ngarkesën vaskulare, që është sasia e stresit mbi sistemin vaskular të përdoruesit gjatë gjumit.
• Sistemi vaskular transporton gjakun në trup, duke furnizuar me oksigjen dhe lëndë ushqyese dhe duke larguar mbeturinat, gjë që e bën atë një tregues të rëndësishëm të shëndetit të zemrës.
• Gjatë gjumit, stresi mbi sistemin vaskular zakonisht duhet të ulet, por luhatjet e mëdha mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.
• Përdoruesi vetëm duhet ta mbajë orën gjatë gjumit, dhe ajo do të matë ngarkesën vaskulare, duke dhënë njohuri mbi stresin që ndodh në sistemin e tij vaskular.
• Për më tepër, duke qenë se të gjithë faktorët shëndetësorë janë të lidhur, kjo veçori ofron edhe njohuri mbi zakonet e jetesës si gjumi, aktiviteti fizik dhe stresi, duke ndihmuar përdoruesit të mbajnë një stil jetese më të shëndetshëm dhe të zhvillojnë zakone pozitive.
Running Coach
Ndërsa gjumi është një kohë e çmuar për përmirësimin e shëndetit, menaxhimi i shëndetit gjatë aktivitetit fizik është po aq i rëndësishëm. Vrapimi është një nga aktivitetet më themelore dhe më të përballueshme për fitnes, dhe Samsung prej kohësh mbështet vrapuesit duke ofruar veçori që ndihmojnë të gjithë të qëndrojnë aktivë dhe të arrijnë qëllimet e tyre të fitnesit.
• Shumë vrapues pësojnë dëmtime për shkak të ritmit të shpejtë ose mungesës së trajnimit të duhur. Veçoria Running Coach është krijuar për t’i ndihmuar vrapuesit të përfundojnë maratonat në mënyrë të sigurtë, me një program stërvitjeje me intensitet të optimizuar dhe parandalim dëmtimesh, duke e bërë ideal për fillestarët.
• Veçoria jonë e re Running Coach ofron motivim dhe udhëzime në kohë reale, duke krijuar një program unik stërvitjeje bazuar në nivelin e kondicionit të përdoruesit, për ta ndihmuar të arrijë qëllimet e tij.
• Mjafton të vishni orën dhe të vraponi për 12 minuta; ora do të analizojë performancën dhe do të përcaktojë nivelin e vrapimit nga 1 deri në 10. Më pas përdoruesi do të marrë një plan të detajuar stërvitjeje për 5K, 10K, gjysmëmaratonë ose maratonë, i përshtatur saktësisht sipas nivelit të tij. Pas çdo stërvitjeje, përdoruesi ngjitet në nivelin tjetër dhe zhbllokon një sfidë të re në vrapim.
Indeksi i antioksidantëve
Kur diskutojmë në lidhje me shëndetin në mënyrë gjithëpërfshirëse, natyrshëm përqendrohemi tek plakja dhe promovimi i plakjes së shëndetshme.
Megjithatë, faktorë të sjelljes si konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit, ekspozimi ndaj rrezeve UV, stresi dhe mungesa e gjumit mund të përshpejtojnë procesin e plakjes duke rritur nivelin e radikalëve të lirë në trup. Këta radikalë të lirë dëmtojnë qelizat dhe përshpejtojnë plakjen. Antioksidantët, lëndë ushqyese që gjenden në shumë ushqime të shëndetshme, janë molekula që neutralizojnë radikalët e lirë, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve kronike dhe promovimin e plakjes së shëndetshme.
• Përdor Galaxy Watch për të matur karotenoidet, antioksidantë që gjenden në perimet, frutat jeshile dhe portokalli, të cilat ruhen në lëkurën tënde.
• Galaxy Watch përdor teknologjinë e parë të këtij lloji në industri që lejon matjen e karotenoideve në vetëm pesë sekonda përmes sensorit të avancuar BioActive, i cili aktivizohet me dritë.
• Këto njohuri reflektojnë ndryshimet në sjelljen e përdoruesit. Për shembull, konsumimi i lëngut të karotës mund të shfaqë ndryshime në indeks, duke motivuar përdoruesin të adoptojë zakone më të shëndetshme.
Përfitimi i vërtetë vjen si rezultat i shumë ndryshimeve të vogla, dhe tani kjo është e mundur brenda natës me orën inteligjente Galaxy Watch.
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e televizorëve, telefonave inteligjentë, pajisjeve të veshura, tabletave, pajisjeve shtëpiake, sistemeve të rrjetit dhe kujtesës, sistemit LSI, fonderit dhe zgjidhjeve LED, dhe po ofron një përvojë të lidhur pa probleme përmes ekosistemit të saj SmartThings dhe bashkëpunimit të hapur me partnerët. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni "Samsung Newsroom" në https://www.samsung.com/al/.
- 1) Veçoritë e aplikacionit Samsung Health janë të destinuara vetëm për mirëqenien e përgjithshme dhe kondicionin fizik. Rezultatet e matjeve përdoren ekskluzivisht si referencë personale. Për këshilla mjekësore, ju lutemi konsultohuni me një specialist të kualifikuar shëndetësor. Për përdorimin e veçorive kërkohet një llogari Samsung. Veçoritë Vaskular Load (Ngarkesa Vaskulare), Running Coach (Trajneri i Vrapimit) dhe Antioxidant Index (Indeksi i Antioksidantëve) janë në dispozicion në pajisjet Android me sistem operativ Android 10 ose më të ri, me aplikacionin Samsung Health (versioni 6.30.2 ose më i ri) të instaluar. Vaskular Load dhe Antioxidant Index janë veçori eksperimentale (Labs) që mund të provohen para publikimit zyrtar. Nëse nuk dëshironi të përdorni këto veçori eksperimentale, mund t’i çaktivizoni në cilësimet e aplikacionit Samsung Health.
- 2) Nuk është menduar për zbulimin, diagnostikimin ose trajtimin e ndonjë gjendjeje mjekësore apo çrregullimi të gjumit. Udhëzuesi për kohën e gjumit është në dispozicion në pajisjet Android me sistem operativ Android 11 ose më të ri, me aplikacionin Samsung Health të instaluar (version 6.30.2 ose më i ri). Kjo veçori funksionon bazuar në analizën e gjumit të përdoruesit gjatë tre ditëve, duke përfshirë ritmin cirkadial dhe “presionin e gjumit”.
- 3) Shërbimi është në dispozicion ekskluzivisht për Galaxy Watch Ultra ose modelet më të reja të serisë Galaxy Watch. Për matjen e ngarkesës vaskulare, është e nevojshme të mbani Galaxy Watch gjatë gjumit për të paktën 3 ditë brenda 14 ditëve të fundit.
- 4) Shërbimi është në dispozicion ekskluzivisht për serinë Galaxy Watch7 ose modelet më të reja të serisë Galaxy Watch. Për të përdorur programin Running Coach, përdoruesi duhet së pari të bëjë testin e nivelit të vrapimit dhe të marrë vlerësimin e nivelit para fillimit të programit.
- 5) Shërbimi është i disponueshëm ekskluzivisht me Galaxy Watch Ultra ose modelet më të reja nga seria Galaxy Watch. Për matje, vendosni pjesën qendrore të gishtit në sensorin në pjesën e pasme të orës dhe mbajeni aty për 5 sekonda. Indeksi i antioksidantëve mund të matet me cilindo gisht, por për rezultate më të sakta rekomandohet përdorimi i gishtit të madh. Matjet e përsëritura për shkak të teksturës së pabarabartë të lëkurës mund të japin rezultate të ndryshme.
- 6) Përdoruesit në Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me pajisje Galaxy Watch (Galaxy Watch5 ose modelet më të reja nga seria Galaxy Watch) mund të marrin pjesë në programin beta.
- 7) Veçoria Apneja në gjumë është një aplikacion softuerik mjekësor mobil që përdoret si një pajisje e pavarur (OTC – pa recetë) në orët dhe telefonat kompatibël Samsung Galaxy Watch. Kjo veçori është projektuar për të zbuluar shenjat e apnejës obstruktive të moderuar deri të rëndë në gjumë, domethënë çrregullimet e rëndësishme të frymëmarrjes, tek përdoruesit e rritur mbi 22 vjeç gjatë një periudhe monitorimi prej dy netësh. Ajo është e destinuar për përdorim të përkohshëm sipas nevojës. Kjo veçori nuk është e përshtatshme për përdoruesit që tashmë kanë diagnozë të apnejës në gjumë. Përdoruesit nuk duhet ta përdorin atë si zëvendësim për metodat tradicionale të diagnostikimit dhe trajtimit që kryhen nga një mjek i kualifikuar. Të dhënat që ofron kjo pajisje nuk janë të destinuara për mjekët si ndihmë në diagnostikimin e çrregullimeve të gjumit. Disponueshmëria mund të ndryshojë në varësi të tregut, operatorit, modelit të pajisjes ose telefonit të zgjuar të lidhur.