Lajme lokale

Prezantohet Samsung Galaxy Tab A8 i ri: Më shumë ekran, më shumë fuqi dhe më shumë performancë

Seria më e fundit Galaxy Tab A optimizon rutinën tuaj të përditshme—nga argëtimi tek mësimi

17.12.2021

Tiranë – 17 Dhjetor 2021 -  Samsung Electronics njoftoi publikimin e Galaxy Tab A8 të ri, pajisjen më efektive dhe më të fuqishme të Serisë Tab A deri më tani. Galaxy Tab A8 sjell fuqi dhe performancë mbresëlënëse në një dizajn të hollë dhe të lehtë.  Është një përvojë tërheqëse portative që përputhet me stilin e jetës dhe buxhetin e përdoruesve dhe sinkronizohet pa problem me pajisjet e tjera Galaxy.

 

“Në një botë ku puna dhe mësimi online janë kthyer në një normë , tabletët janë bërë një pajisje e domosdoshme për shumë njerëz”, tha Matthew Leem, Zëvendës President i Grupit Global të Marketingut të Markave, në Samsung Electronics. “Ata janë mjeti i përsosur për të përfituar më shumë nga aktivitetet tona online si në shtëpi ashtu edhe në lëvizje. Ne e dimë se njerëzit po i drejtohen gjithnjë e më shumë tabletëve për video call, klasa online dhe lojëra, kështu që ne e pajisëm Galaxy Tab A8 me veçori të reja të shkëlqyera për t'ju ndihmuar të lidheni në një nivel të ri."

 

Gjithçka që dëshironi të shihni dhe të bëni është përmirësuar

Eksperienca e Galaxy Tab A8 fillon me dizajnin dhe ndjesinë e tabletëve Samsung, të dashur nga përdoruesit e serisë Tab S. Ka një ekran të zgjeruar 10,5 inç, me një kornizë jashtëzakonisht të hollë dhe një raport të përbashkët pamjeje 16:10. Rezultati është një raport 80% i ekranit ndaj trupit, i cili mundëson një përvojë shikimi shumë më gjithëpërfshirëse sesa modelet e mëparshme të tabletave. Pavarësisht nëse përdoruesit janë duke ndjekur shfaqjen e preferuar, duke luajtur lojëra me miqtë ose duke biseduar me familjen në video calls, altoparlanti me Dolby Atmos® ofron një efekt zanor të pasur, të thellë dhe plot detaje.

 

Me Samsung TV Plus dhe më shumë se 200 kanale falas, përdoruesit e Galaxy Tab A8 mund të shijojnë argëtim live dhe on-demand. [1]  Dhe për përdoruesit e rinj, Galaxy Tab A8 vjen me dy muaj YouTube Premium pa reklama, në mënyrë që të mund të shikoni videot tuaja të preferuara pa ndërprerje, në sfond dhe offline. [2]

 

Përtej ekranit të tij të jashtëzakonshëm, fshihet një performancë e përmirësuar. CPU dhe GPU e Galaxy Tab A8 janë rritur secila me 10%[3] për të ofruar performancë më të shpejtë dhe më të qetë pa vonesa. Plus, Galaxy Tab A8 ofron disa nivele opsionesh ruajtjeje, kështu që përdoruesit mund të zgjedhin atë që është e duhura për ta. Zgjidhni nga 32 GB ose 64 GB. Përfitoni nga veçoria e kartës microSD për të marrë deri në 1 TB hapësirë. [4] Galaxy Tab A8 do të jetë i disponueshëm edhe me 3 GB RAM. [5]  Një bateri 7,040[6]mAh me karikim të shpejtë deri në 15 W[7], që do të thotë që përdoruesit mund të transmetojnë për orë të tëra, pa u shqetësuar për konsumin e baterisë.

 

Një galaksi komoditeti dhe mbrojtjeje

Galaxy Tab A8 ofron një përvojë argëtuese dhe produktive të përmirësuar nga ekosistemi i hapur i pajisjeve dhe partnerëve të Galaxy. Dy vitet e fundit kanë dëshmuar se tabletët mund të jenë një rrugë drejt përvojave më të mira - si për të punuar ashtu edhe për të luajtur. Galaxy Tab A8 ofron përmbajtje të fuqishme edukative dhe kontrolle të përshtatshme prindërore që e bëjnë të lehtë për prindërit t'u ofrojnë fëmijëve të tyre një mjedis mësimi të sigurt dhe tërheqës. Përdoruesit mund të përcaktojnë objektivat e kohës që shpemzojnë para ekranit dhe të ndjekin progresin e tyre gjatë javës. Fëmijët mund të shijojnë gjithashtu një përvojë argëtuese dhe të personalizuar në tablet, falë partneriteteve të Samsung me partnerët globalë të përmbajtjes dhe aftësisë për të personalizuar ekranin bazë me ikona lozonjare dhe skema ngjyrash.

 

Për të kryer  disa detyra njëkohësisht, mund të ndani ekranin tuaj dhe të përdorni dy aplikacione krah për krah, madje të shtoni edhe një dritare pop-up, me Multi-Active Window. Nëse jeni në një leksion, njëkohësisht mund të bisedoni me shokët e klasës, të mbani shënime dhe të shikoni një prezantim. Dhe kur navigoni në internet, thjesht tërhiqni një lidhje nga dritarja juaj aktuale anash për të krijuar një ekran të ndarë. Veçoria Drag & Split hap automatikisht një dritare të dytë për shfletim më dinamik të faqeve në internet. [8]

 

Me kamerën e pasme 8MP të Galaxy Tab A8, kamerën e përparme 5MP dhe veçorinë krejt të re të Screen Recorder, studentët, mësuesit, madje edhe lojtarët nuk do humbasin kurrë asgjë. Ju mund të regjistroni video të qarta dhe të detajuara të mësimeve ose leksioneve. Gjithashtu, kjo veçori ju lejon të regjistroni veten duke mbajtur shënime, ndërsa theksoni pikat kryesore ose shkruani në ekran, për të përputhur atë që thoni me atë që shihni. Kjo ju ndihmon të përqendroheni më mirë dhe të kuptoni shënimet tuaja. Dhe kur të jeni gati për të kaluar nga Galaxy Tab A8 në smartphone Galaxy, shpërndani tekste, një faqe web, imazhe, dhe më shumë midis pajisjeve, me një copy&paste të shpejtë.

 

Më e rëndësishmja, përdoruesit mund të shijojnë të gjithë funksionalitetin e Galaxy Tab A8 me besim dhe qetësi. Galaxy Tab A8 mbështetet nga platforma e sigurisë Samsung Knox. Njohja e fytyrës siguron që pronarët e Galaxy Tab A8 të jenë të vetmit  që mund ta aksesojnë lehtësisht  pajisjen e tyre. Mbrojtja e vazhdueshme në kohë reale e softuerit bazë siguron që kërcënimet e jashtme të mos kenë akses në pajisje.

 

Disponueshmëria

Galaxy Tab A8 do të jetë i disponueshëm në ngjyrë gri, argjendi dhe rozë e artë[9] në Evropë në janar të vitit 2022. Për më shumë informacion, vizitoni SamsungMobilePress.com, news.samsung.com/Galaxy ose Samsung.com.

 

Specifikimet:

*Të gjitha funksionalitetet, veçoritë, specifikimet dhe informacionet e tjera të produktit të dhëna në këtë dokument, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, përfitimet, dizajnin, çmimin, komponentët, performancën, disponueshmërinë dhe aftësitë e produktit janë subjekt i ndryshimit pa paralajmërim. Specifikimet ndryshojnë sipas tregjeve dhe/ose operatorëve.

 

Samsung Galaxy Tab A8

Ekrani

10.5-inch* 1920 x 1200 (WUXGA) TFT

* Matur diagonalisht si një drejtkëndësh i plotë pa llogaritur qoshet e rrumbullakosura. Zona aktuale e shikueshme është më e vogël për shkak të qosheve të rrumbullakosura.

OS 

Android 11

Dimensionet

246.8 x 161.9 x 6.9mm

Pesha

Wi-Fi / LTE: 508g

Kamera

[Rear] 8MP AF

[Front] 5MP

Memoria*

3GB RAM me 32GB hapsirë të brendshme /

4GB RAM me 64GB hapsirë të brendshme /

microSD** deri në 1TB

* Disponueshmëria e hapësirës ruajtëse mund të ndryshojë sipas tregut, modelit, ngjyrës ose operatorit. Disponueshmëria aktuale e hapësirës së ruajtjes mund të ndryshojë në varësi të softuerit të parainstaluar dhe sipas tregut, modelit, madhësisë së skedarit dhe formatit.

 **MicroSD card shitet veç.

Procesori

Octa-Core, 2GHz

Bateria* 

7,040mAh (15W Adaptive Fast Charging supported**)

* Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e vlerësuar duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterisë midis mostrave të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960.

**15W Adaptive Fast Charger shitet veç.

Lidhja

LTE*

Wi-Fi 5 (802.11 a/b/g/n/ac)

Wi-Fi Direct, Bluetooth® v5.0

* Disponueshmëria e modelit LTE ndryshon sipas tregut dhe operatorit.

Ngjyra*

Gray, Silver, Pink Gold

* Disponueshmëria e ngjyrave të produktit mund të ndryshojë në varësi të tregut, rajonit dhe operatorit.

Lidhësi

Type C USB 2.0, 3.5mm Ear jack

Sensorët

Accelerometer, Compass, Gyro, Light, Hall Sensor

GPS

GPS+GLONASS, Beidou, Galileo

Audio

Quad Stereo Speakers, Dolby Atmos®

Siguria

Samsung Knox, Face Recognition

Aksesorët*

Book Cover, Clear Edge Cover, Protective Standing Cover

* Aksesorët mund të blihen veç.

 

[1] Aplikacioni Samsung TV Plus është i dispoueshëm pa pagesë në Galaxy Store dhe Google Play në tregjet e zbatueshme për përdorues të zgjedhur të pajisjeve Galaxy që përdorin O OS Android ose më të lartë. Kërkohet lidhja me rrjetin.

[2] Vetëm abonentët e rinj (pa provë të mëparshme të YouTube Premium, YouTube Music Premium, YouTube Red ose Google Play Music). Përfitimi i zbatueshëm vetëm për pajisjet e aktivizuara deri më 05.03.2022 dhe duhet të përdoret deri në 05.04.2022 PST. Kërkohet forma e pagesës. Pas provës, faturohet në baza mujore periodike. Anulo në çdo kohë. Nuk ka rimbursim për periudhat e pjesshme të faturimit. Kushtet e plota:https://www.youtube.com/premium/restrictions  Disponueshmëria e ofertës mund të ndryshojë sipas tregut.

[3] Krahasuar me Galaxy Tab A7 (2020).

[4] MicroSD card shitet veç.

[5] Specifikimi i RAM / ROM / Memory mund të ndryshojë sipas tregut, modelit, ngjyrës ose operatorit.

[6] Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e vlerësuar duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterisë midis mostrave të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960.

[7] Një 7.75W është i përfshirë. 15W Adaptive Fast Charger shitet veçmas.

[8] Drag & Split punon me Samsung Internet, Samsung Notes, My Files, Messages dhe shumë të tjera. Përputhshmëria mund të ndryshojë sipas aplikacionit.

[9] Disponueshmëria e veçorive të detajuara (si memoria dhe ngjyra) mund të ndryshojnë sipas tregut dhe operatorit.