Lajme lokale

Samsung Electronics merr vlerësimin global të besueshmërisë bashkë me certifikatën e BE-së RED

Vlerësimi nga TÜV SÜD konfirmon se televizorët dhe ekranet komerciale të Samsung, për modelet e viteve 2024 dhe 2025, përmbushin kërkesat e ardhshme të Bashkimit Europian për sigurinë kibernetike1

28.07.2025

Tiranë, 28 korrik 2025 – Samsung Electronics njoftoi sot se televizorët, monitorët dhe ekranet komerciale më të fundit të kompanisë janë vlerësuar teknikisht dhe janë në përputhje me Direktivën për Pajisjet Radiofonike (RED) të Bashkimit Europian, përfshirë edhe kërkesat e reja për sigurinë kibernetike që do të hyjnë në fuqi më datën 1 gusht të vitit 2025.

 

“Duke marrë parasysh rëndësinë gjithnjë e në rritje të sigurisë në industrinë tonë, ne po forcojmë vazhdimisht veçoritë e sigurisë për të qëndruar një hap përpara konkurrencës”, tha Taeyong Son, Zëvendës President Ekzekutiv i Divizionit të Ekraneve Vizuale në Samsung Electronics. “Me këtë arritje, ne riafirmojmë përkushtimin tonë për të sjellë inovacion me teknologji të avancuar dhe zgjidhje sigurie në mbarë botën, duke rritur më tej besimin e konsumatorëve tek pajisjet tona.”

 

Direktiva RED e BE-së, e zbatuar që nga viti 2016, përcakton kërkesat themelore për siguri, përputhshmëri elektromagnetike dhe përdorim efikas të spektrit për pajisjet me marrës radiofonikë. Në vitin 2022, BE prezantoi rregullat e reja për sigurinë kibernetike në kuadër të kësaj direktive, me qëllim forcimin e mbrojtjes ndaj kërcënimeve në rrjet, ruajtjen e të dhënave personale dhe reduktimin e rrezikut të mashtrimit. Këto dispozita të reja do të bëhen të detyrueshme nga gushti i vitit 2025.

 

Vlerësimi nga TÜV SÜD përfshin të gjithë linjën e ekraneve vizuale të Samsung për tregun europian për periudhën e vitit 2024–2025, duke përfshirë televizorët, monitorët, sistemet e reklamimit digjital dhe pajisjet E-Color Paper me ekrane me ngjyra. Samsung po zgjeron në mënyrë aktive këtë proces të përputhshmërisë në të gjitha linjat përkatëse të produkteve, si pjesë e strategjisë globale për përgatitjen rregullatore.

 

Ky përkushtim ndaj përputhshmërisë është pjesë e një angazhimi më të gjerë dhe të vazhdueshëm për sigurinë e produkteve në gjithë ekosistemin e Samsung. Në vitin 2024:

  • Moduli i kriptografisë i zhvilluar nga Samsung, CryptoCore, mori certifikatën FIPS 140-3 nga Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë i SHBA-së (NIST)[1]. Që nga viti 2025, Samsung CryptoCore është integruar në Tizen OS[2], sistemin operativ që fuqizon televizorët inteligjentë të Samsung, për të përmirësuar sigurinë në linjat kryesore të produkteve, përfshirë televizorët, monitorët dhe sistemet e reklamimit digjital.
  • Gjithashtu, televizorët inteligjentë të Samsung janë të pajisur me platformën e sigurisë Samsung Knox, e cila ka marrë certifikimin Common Criteria (CC)[3] çdo vit që nga viti 2015, duke theksuar pozicionin udhëheqës të Samsung në sigurinë e pajisjeve të konsumatorëve.

 

Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: https://www.samsung.com/al/.

 

 

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.

[1] I njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë, Korenë e Jugut, Japoni, Singapor, Australi dhe Zelandën e Re.
[2] Tizen OS 9.0.
[3] Certifikimi i Kritereve të Përbashkëta (CC) është një standard global sigurie i njohur nga 31 vende për integritetin e produkteve të IT-së (siç gjendet në lidhjen e faqes së internetit për certifikimin FIPS 140-3).