Lajme lokale

Samsung Electronics prezanton ofertën „Back to School“ për televizorët e vitit 2025, duke përfshirë një dhuratë speciale, tabletin Samsung Galaxy

Përmirësoni stilin tuaj të jetesës me televizorët më të rinj Samsung dhe merrni falas një tablet Galaxy Tab S10 FE ose Galaxy Tab A9+

18.08.2025

Tiranë, 18 gusht 2025 – Samsung Electronics njofton fillimin e promovimit të shumëpritur „Back to School“ që zgjat nga data 18 gusht deri më 30 shtator 2025. Kjo fushatë ekskluzive shënon fillimin e vitit të ri shkollor, duke ofruar kombinimin perfekt të inovacionit dhe vlerës përmes linjës së televizorëve Samsung 2025 dhe tabletave falas. Me blerjen e Neo QLED 8K, Neo QLED 4K dhe televizorëve OLED me madhësi 75” e më shumë, klientët do të marrin Galaxy Tab S10 FE, ndërsa për televizorët Neo QLED 4K, QLED, The Frame dhe The Frame Pro me madhësi 65” e më shumë, klientët do të marrin Galaxy Tab A9+. E njëjta ofertë vlen edhe për televizorët Neo QLED 8K dhe OLED 65”.

 

Optimizoni të mësuarit dhe stilin e jetesës me Samsung

 

Ndërsa familjet përgatiten për vitin e ri shkollor, Samsung është i përkushtuar të mbështesë nxënësit, studentët, profesionistët dhe adhuruesit e teknologjisë. Këta tableta nuk janë thjesht dhurata, por mjete kyçe për suksesin në shkollë, produktivitetin profesional dhe argëtim cilësor. Me blerjen e televizorëve të zgjedhur Samsung, klientët marrin një tablet falas, një pajisje e fuqishme dhe portative për hulumtim, bashkëpunim, argëtim, gaming dhe kreativitet. Galaxy Tab S10 FE dhe Galaxy Tab A9+ janë dizajnuar për të përmirësuar përvojën e mësimit, duke ofruar akses të thjeshtë në burime online, mjete për detyrat e shtëpisë dhe aplikacione edukative.

 

Ekosistemi SmartThings: Lidhje perfekte e pajisjeve

 

Lidhja midis televizorëve[1] dhe tableteve Samsung mundëson ekosistemin SmartThings, i cili ofron pasqyrim të ekranit dhe integrim të veçorive AI. Me SmartThings mund të krijoni një shtëpi inteligjente që e bën jetën më të lehtë dhe kujdeset për të dashurit tuaj. Qoftë për të ndjekur informacione në kohë reale për shtëpinë, ose për të shijuar përmbajtje të personalizuar me Vision AI, ekosistemi Samsung ofron një përvojë të unifikuar dhe intuitive. Modelet më të reja Neo QLED 8K me procesorin NQ8 AI Gen3 ofrojnë rezolucion mahnitës 8K dhe tingull impresionues. Për ata që kërkojnë larmishmëri, seritë QLED dhe OLED ofrojnë saktësi të shkëlqyer të ngjyrave dhe kontrastit. Falë teknologjisë Quantum Dot, ngjyrat në televizorët Samsung QLED janë më intensive dhe më të pastra, pajisjet janë pa kadmium dhe kanë certifikim TUV për emetim të ulët të dritës blu, duke mundësuar shikim të sigurt dhe pa shqetësime[2].

 

Përjetoni të ardhmen e jetës inteligjente me Samsung

 

Promocioni „Back to School“ nuk është thjesht një ofertë, por një mundësi për të përmirësuar stilin tuaj të jetesës me teknologjinë më të avancuar dhe përfitime ekskluzive. Kujdesi për televizorin tuaj tani zvogëlohet vetëm te përmbajtja që do të shikoni, sepse me blerjen e modeleve të caktuara televizorësh Samsung përfshini 2 vite garanci të rregullt plus 3 vite shtesë mbrojtjeje. Në këtë sezon shkollor, blini një televizor Samsung dhe fitoni një tablet falas. Zhytuni në botën e teknologjisë së lartë, imazheve të gjalla dhe funksioneve inteligjente, ndërsa tableti ju lejon akses në aplikacione, lojëra dhe lidhje të vazhdueshme kudo që ndodheni.

 

Për më shumë informacion vizitoni: www.samsung.com/al.

 

 

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.

[1] Për të përdorur funksionet dhe aplikacionet e Smart TV (përfshirë platformat e streaming-ut), është e nevojshme të krijoni dhe/ose të regjistroheni me një llogari Samsung.
[2] Certifikata TUV Rheinland konfirmon që televizorët Samsung QLED përmbushin parametrat teknikë të teknologjisë QD – përfshirë prani e folies QD dhe LED-it të kaltër, si dhe analizën e spektrit të ngjyrave sipas raportit teknik IEC 110/1749/DTR (në pritje të standardizimit të ardhshëm).