Lajme lokale

Samsung Galaxy S25 Edge: Eksperiencë premium në një trup të hollë me inovacion të lartë

Një smartphone i guximshëm në serinë Galaxy S me performancë të fuqishme, kamera profesionale dhe Galaxy AI

29.08.2025

Tiranë, 29 gusht – Samsung Electronics njofton zyrtarisht disponueshmërinë e Galaxy S25 Edge në Shqipëri, një smartphone i hollë që përcakton kategorinë dhe që pasuron serinë Galaxy S. I krijuar me mendje për stilin dhe forcën, Galaxy S25 Edge vendos një ekuilibër të ri mes performancës premium dhe asaj profesionale, në një trup titan të qëndrueshëm vetëm 5.8 mm i trashë, duke e vendosur në të njëjtën kategori me Galaxy Z Fold7 të sapolançuar. Ai ndërthur mjeshtërisht inxhinierinë precize dhe inteligjencën e fuqishme për të ngritur në një nivel më të lartë përvojat e përditshme.

 

Galaxy S25 Edge vazhdon trashëgiminë e serisë S, duke integruar një kamerë ikonike të fuqizuar nga Galaxy AI dhe duke hapur një dimension të ri krijimtarie në një pajisje të lehtë dhe të portativshme.

 

“Galaxy S25 Edge është më shumë sesa një smartphone i hollë. Inxhinieria superiore që e solli në jetë këtë smartphone revolucionar dëshmon përkushtimin për të kapërcyer barrierat dhe për ta ndihmuar Galaxy të ofrojë përvoja vërtet të papritura premium për njerëzit anembanë botës,” tha TM Roh, President dhe Drejtues në Detyrë i Divizionit Device eXperience (DX) në Samsung Electronics. “S25 Edge nuk është vetëm një hap i madh për kategorinë e vet, por gjithashtu përshpejton inovacionin e rëndësishëm në industrinë mobile.”

 

Dizajn jashtëzakonisht elegant dhe i qëndrueshëm

 

Me një trup vetëm 5.8 mm të hollë, Galaxy S25 Edge është një arritje mbresëlënëse inxhinierike që rishikon pothuajse çdo element të dizajnit të smartphone-it për një përvojë edhe më kompakte dhe praktike. Korniza e tij e rafinuar bashkon estetikën me funksionalitetin në vetëm 163 gramë, duke çuar konceptin e smartphone-ëve të hollë në një nivel të ri, ndërsa mbetet besnik ndaj dizajnit unik të serisë Galaxy S.

 

Përveç pamjes së tij elegante, ai ofron edhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Skajet e lakuara në mënyrë optimale dhe trupi i fortë prej titani sigurojnë mbrojtje të qëndrueshme për përdorimin e përditshëm. Për ekranin e përparmë është përdorur Corning® Gorilla® Glass Ceramic 2, një gjeneratë e re xhami qeramike e ndërtuar për qëndrueshmëri që zgjat, duke i dhënë Galaxy S25 Edge një kombinim unik gjallërie dhe force.

 

Krijimtari dinamike me kamerë 200MP që e mbart në xhep

 

Dizajni i hollë dhe i lehtë i Galaxy S25 Edge e bën më të thjeshtë se kurrë për përdoruesit të kapin momentet e paharrueshme dhe të shprehin krijimtarinë e tyre kudo dhe në çdo kohë. Lentja e gjerë 200MP ruan përvojën ikonike të kamerës së serisë Galaxy S, duke e çuar Nightography në një nivel krejt të ri. Falë rezolucionit ultra të lartë, përdoruesit marrin foto më të mprehta dhe më të qarta, ndërsa madhësia e pikselëve siguron deri në 40% më shumë ndriçim[1] në mjedise me dritë të ulët. Sensori ultra i gjerë 12MP me autofokus sjell fotografi makro të qarta dhe plot detaje, duke ofruar edhe më shumë fleksibilitet krijues.

 

Galaxy S25 Edge përfiton nga i njëjti ProVisual Engine i optimizuar për Galaxy S25, me përmirësime në nivel profesional, duke siguruar detaje të mprehta në rroba apo bimë, si dhe ton lëkure natyral dhe realist në portrete. Veçoritë e editimit të fuqizuara nga Galaxy AI, përfshirë opsionet më të pëlqyera si Audio Eraser[2] dhe Drawing Assist[3], janë sjellë nga seria Galaxy S25, duke kombinuar mjetet më të avancuara krijuese dhe të editimit me një formë të hollë të paprecedentë.

 

Fuqia maksimale në format më të hollë

 

Galaxy S25 Edge është ndërtuar për të ofruar performancë premium, duke filluar me Snapdragon® 8 Elite Mobile Platform for Galaxy, të njëjtin procesor që gjendet në të gjitha pajisjet e serisë Galaxy S25 në mbarë botën. I personalizuar nga Qualcomm Technologies, ky çip fuqizon aftësitë e përpunimit të AI në pajisje dhe garanton shpejtësi të qëndrueshme gjatë gjithë ditës. Galaxy S25 Edge ruan freskinë edhe në përdorim të gjatë falë një dhome avulli të ridizajnuar, e cila është më e hollë, por më e gjerë për shpërndarje të qëndrueshme të nxehtësisë.

 

Duke qëndruar në përputhje me standardet e njohura të performancës së serisë Galaxy S, Galaxy S25 Edge vjen me përpunim të avancuar dhe efikas të imazhit përmes AI ProScaler[4], duke ofruar një përmirësim prej 40%[5] në cilësinë e raportit të imazhit në ekran, ndërkohë që integron edhe motorin e personalizuar Samsung Digital Natural Image engine (mDNIe) për ngjyra më natyrale dhe imazhe më të qarta.

 

Shoqëruesi yt i përditshëm me Galaxy AI

 

Duke integruar Galaxy AI pothuajse në çdo ndërveprim, Galaxy S25 Edge ofron përvojat tona më natyrale dhe të vetëdijshme ndaj kontekstit në pajisjet mobile. Përdoruesit përfitojnë nga aftësi të personalizuara, multimodale të AI, duke pasur gjithmonë qetësinë se të dhënat e tyre personale janë të sigurta.

 

Ashtu si e gjithë seria Galaxy S25, Galaxy S25 Edge integron agjentë AI që funksionojnë në mënyrë të përsosur në disa aplikacione, duke u shërbyer si një shoqërues i vërtetë inteligjent për ta bërë jetën e përditshme më të lehtë. Galaxy AI përshtatet gjithnjë e më mirë me rutinat ditore: Now Brief dhe Now Bar[6] tani përfshijnë edhe integrime me aplikacione të palëve të treta, duke sjellë më shumë komoditet dhe kujtesa të dobishme gjatë udhëtimeve, ngrënies apo aktiviteteve të tjera të përditshme.

 

Falë integrimit të thellë të Galaxy me Google, Galaxy S25 Edge sjell përparimet më të fundit të Gemini për më shumë përdorues. Me aftësitë e reja të Gemini Live[7] për kamerën dhe ndarjen e ekranit, përdoruesit mund t’i tregojnë Gemini Live çfarë shohin në ekranin e tyre ose në botën përreth tyre, duke bashkëvepruar njëkohësisht në një bisedë të drejtpërdrejtë.

 

Përvojat e fuqizuara nga Galaxy AI në Galaxy S25 Edge nuk janë thjesht të përshtatshme, ato janë të ndërtuara me privatësinë në qendër. Përpunimi i të dhënave nga AI brenda pajisjes sigurohet nga Samsung Knox Vault, duke vazhduar përkushtimin e palëkundur të Samsung për të ofruar përvoja hiper-personalizuese pa cenuar kurrë privatësinë.

 

E rrënjosur në mjeshtëri dhe e drejtuar nga performanca, Galaxy S25 Edge ofron fotografi në nivel profesional, përvoja të personalizuara nga AI dhe më shumë. Ai shkon përtej një forme ultra të hollë, duke sfiduar pritshmëritë për atë çfarë mund të jetë një smartphone.

 

Disponueshmëria

 

Galaxy S25 Edge tani është i disponueshëm në ngjyrë argjend titan dhe do të jetë i disponueshëm nga data 9 shtatorSamsung.com dhe në dyqanet e autorizuara.

 

Për më shumë informacion rreth Galaxy S25 Edge dhe serisë Galaxy S25, vizitoni: Samsung Newsroom, SamsungMobilePress.com ose Samsung.com.

 

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com/global.

 

 

Specifikat

 

Galaxy S25 Edge

Ekrani  

6.7-inch* QHD+   

Dynamic AMOLED 2X Display    

Super Smooth 120Hz refresh rate (1~120Hz)     

Vision booster   

Adaptive color tone   

  

* Kur matet në mënyrë diagonale, madhësia e ekranit të Galaxy S25 Edge është 6.7 inç në katrorin e plotë dhe 6.5 inç duke llogaritur qoshet e rrumbullakosura; zona aktuale e shikueshme është më e vogël për shkak të qosheve të rrumbullakosura dhe lentes së kamerës.

Përmasat & Pesha  

75.6 X 158.2 X 5.8mm, 163g 

Kamera     

12MP Kamera Ultra me kënd të gjerë

·        F2.2     

     

200 MP Kamera me kënd të gjerë

·        OIS F1.7, 2x optical quality zoom

        

12MP Kamera kryesore     

·        F2.2

Memoria & Hapësira    

  12 + 256GB    

*Kapaciteti i disponueshëm i ruajtjes mund të ndryshoje për shkak të softuerit të parainstaluar.

*Opsionet e memories mund të ndryshojnë sipas tregut.

Bateria     

3,900 mAh     

*Vlera tipike e testuar nën kushte laboratorike të palës së tretë. Vlera tipike është një vlerë mesatare e llogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë mes mostrave të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar (minimal) është 3786mAh. Jetëgjatësia reale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, mënyrës së përdorimit dhe faktorëve të tjerë.

Karikimi*     

Karikim me kabëll*: Deri në 55% karikim në rreth 30 minuta me adaptorin 25W**

Karikim i shpejtë pa kabëll*

Wireless PowerShare**

*Mbështet karikim të shpejtë me kabëll QC2.0 dhe AFCPD

**Adaptori 25W nuk përfshihet. Përdorni vetëm aksesorë të certifikuar Samsung.

*** Mbështetje për karikim pa kabëll WPC

****I kufizuar për smartphone-t Samsung ose të markave të tjera me karikim pa tela Qi, si Galaxy S24 Ultra, S24+, S24, S23 Ultra, S23+, S23, Z Fold4, Z Flip4, seria S22, Z Fold3 5G, Z Flip3 5G, S21 FE 5G, seria S21, Z Fold2, seria Note20, seria S20, Z Flip, Note10, Note10+, S10e, S10, S10+, Fold, S9, S9+, S8, S8+, S8 Active, S7, S7 edge, S7 Active, S6, S6 edge, S6 Active, S6 edge+, Note9, Note8, Note FE dhe Note5. Gjithashtu, funksionon vetëm me disa pajisje të zgjuara Samsung Galaxy si Galaxy Buds FE, Buds2 Pro, Buds2, Buds Pro, Buds Live, Watch6, Watch6 Classic, Watch5, Watch5 Pro, Watch4, Watch4 Classic, Watch3, Watch Active2, Watch Active, Gear Sport, Gear S3, Galaxy Watch dhe Galaxy Buds. Nëse niveli i baterisë është nën 30%, Wireless PowerShare mund të mos funksionojë. Mund të mos funksionojë me disa aksesorë, mbrojtëse, pajisje të markave të tjera ose disa pajisje të zgjuara Samsung. Gjatë përdorimit të PowerShare, mund të ndikohet marrja e thirrjeve ose shërbimet e të dhënave, varësisht nga mjedisi i rrjetit tuaj.

OS     

Android 15   

One UI 7   

Lidhja     

 5G*, LTE**, Wi-Fi 7***, Wi-Fi Direct Bluetooth® v 5.4  

*Kërkon lidhje optimale me rrjetin 5G, e disponueshme vetëm në tregje të zgjedhura. Kontaktoni operatorin tuaj për disponueshmërinë dhe detajet. Shpejtësia e shkarkimit dhe transmetimit mund të ndryshojë në varësi të ofruesit të përmbajtjes, lidhjes me serverin dhe faktorëve të tjerë.
**Disponueshmëria e modelit LTE ndryshon sipas tregut dhe operatorit. Shpejtësia reale mund të ndryshojë në varësi të tregut, operatorit dhe mjedisit të përdoruesit.
***Disponueshmëria e rrjetit Wi-Fi 7 mund të ndryshojë sipas tregut, ofruesit të rrjetit dhe mjedisit të përdoruesit. Kërkon lidhje optimale dhe do të nevojitet një router Wi-Fi 7.

Rezistent ndaj ujit

IP68     

*Certifikimi IP68: Rezistent ndaj ujit dhe pluhurit bazuar në testet laboratorike për zhytje deri në 1.5 metra ujë të freskët për maksimumi 30 minuta. Pas kontaktit me ujë, shpëlajeni mbetjen dhe thani pajisjen. Nuk rekomandohet përdorimi në plazh ose pishinë. Rezistenca ndaj ujit dhe pluhurit nuk është e përhershme dhe mund të zvogëlohet me kalimin e kohës. Rezistenca ndaj ujit dhe pluhurit e S Pen gjithashtu mund të zvogëlohet me përdorim normal dhe konsum të përditshëm.

*Specifikimet mund të ndryshojnë sipas tregut.

*Të gjitha funksionalitetet, veçoritë, specifikimet dhe informacionet e tjera për produktin të dhëna në këtë dokument, përfshirë, por pa u kufizuar në përfitimet, dizajnin, çmimin, komponentët, performancën, disponueshmërinë dhe aftësitë e produktit, mund të ndryshojnë.

[1] Krahasuar me Galaxy S25
[2] Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të tingujve të pranishëm në regjistrim. Kërkohet të identifikoheni me llogarinë Samsung. Mund të identifikohen lloje të caktuara tingujsh, si zëra, muzikë, erë, tinguj të natyrës, zhurmë të qytetit dhe zhurmë sfondi. Rezultatet reale të njohjes së tingullit mund të ndryshojnë në varësi të burimit të tingullit dhe cilësisë së regjistrimit. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
[3] Veçoria Drawing Assist kërkon lidhje interneti dhe identifikim me llogarinë Samsung. Kur ruhet, shtohet një shenjë e dukshme në imazh për të treguar se imazhi është gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Saktësia dhe besueshmëria e përmbajtjes së gjeneruar nuk janë të garantuara.
[4] Veçoria ProScaler mbështetet në modelet Galaxy S25+, Edge dhe Ultra. Cilësia e imazhit mund të përmirësohet deri në QHD+, në varësi të cilësimeve të rezolucionit të ekranit në pajisje.
[5] Në krahasim me serinë Galaxy S24. Bazuar në testin PSNR (Peak Signal-to-Noise Ratio).
[6] Veçoritë Now Brief dhe Now Bar kërkojnë identifikim me llogarinë Samsung dhe mund të kërkojnë lidhje interneti. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit/regjionit, gjuhës, modelit të pajisjes ose aplikacioneve.
[7] Sigurohuni për saktësinë e përgjigjeve. Funksionon me disa veçori dhe llogari. Kërkohet internet. Për përdorues mbi 18 vjeç dhe në vende të zgjedhura.