Lajme lokale

Samsung përmirëson përvojën e lojërave në televizorët OLED të pajtueshëm me NVIDIA G-SYNC

Televizorët OLED 2025 kombinojnë lojën e jashtëzakonshme dhe të pandërprerë me veçori të avancuara për një përvojë lojërash të pakrahasueshme

20.05.2025

Tiranë, 20 maj 2025 – Samsung Electronics njoftoi se linja e televizorëve OLED 2025 do të ofrojë përputhshmëri me NVIDIA G-SYNC, duke ofruar lojëra të pandërprera, vonesë minimale dhe reagim të përmirësuar për të përmbushur kërkesat e entuziastëve të lojërave në mbarë botën.

 

Falë përputhshmërisë me NVIDIA G-SYNC, televizorët OLED 2025 të Samsung sinkronizojnë normën e rifreskimit të ekranit me normën e kornizave të GPU-së, duke reduktuar dridhjet e imazhit për një përvojë lojërash të pandërprerë dhe gjithëpërfshirëse[1]. Të kombinuara me teknologjinë Motion Xcelerator të Samsung, e cila mbështet norma rifreskimi deri në 165Hz, lojtarët mund të shijojnë pamje jashtëzakonisht të rrjedhshme dhe qartësi të mprehtë edhe gjatë skenave me aksion të shpejtë.

 

“Me shtimin e përputhshmërisë me NVIDIA G-SYNC dhe veçorive tona mëtë avancuara për lojëra deri më sot, televizorët OLED 2025 të Samsung ofrojnë performancë në nivel elitar, edhe për lojtarët më konkurrues,” tha Kevin Lee, Zëvendës President Ekzekutiv i Ekipit për Eksperiencën e Klientit në Ekranet Vizuale në Samsung Electronics. “Duke ndërtuar mbi lidershipin tonë në inovacionin e ekraneve dhe integrimin e përmirësimeve në kohë reale përmes AI-së, ne po riformulojmë pritshmëritë e lojtarëve nga një televizor – si në fushëbetejë ashtu edhe jashtë saj.”

 

Linja e re mbështet gjithashtu AMD FreeSync Premium Pro, duke siguruar përputhshmëri të gjerë dhe performancë të përshtatshme të sinkronizimit me një gamë të gjerë GPU-sh. Ndër veçoritë thelbësore të lojërave përfshihen edhe Auto Low Latency Mode (ALLM), i cili minimizon vonesën në komandat hyrëse për një reagim të menjëhershëm, si dhe Samsung Gaming Hub, që ofron qasje të çastit në platformat e lojërave me konsolë dhe në cloud, përfshirë Xbox dhe NVIDIA GeForce NOW.

 

Për të çuar përvojën e lojërave edhe më tej, televizorët OLED 2025 prezantojnë AI Auto Game Mode – një veçori që analizon në mënyrë inteligjente zhanret e lojërave dhe përmbajtjen e skenave në kohë reale, për të optimizuar automatikisht cilësimet e figurës dhe zërit – duke eliminuar nevojën për rregullime manuale. Lojtarët gjithashtu mund të përfitojnë nga Game Bar, një ndërfaqe pop-up që ofron qasje të shpejtë në cilësimet kryesore pa dalë nga loja.

 

Edhe pse të dizajnuar për lojëra në nivel elitar, televizorët OLED të Samsung ofrojnë gjithashtu një përvojë premium kinematografike dhe të ndërlidhur për shtëpinë. Veçori si AI Upscaling, teknologjia Glare Free që eliminon shkëlqimin, dhe integrimi me SmartThings sigurojnë pamje gjithëpërfshirëse dhe kontroll të lehtë në çdo ambient.

 

Veçoria e përputhshmërisë me NVIDIA G-SYNC do të jetë fillimisht e disponueshme në modelin kryesor S95F të Samsung dhe do të zgjerohet gradualisht në modelet e tjera të linjës OLED 2025.

 

Për më shumë informacion mbi televizorët OLED të Samsung, ju lutemi vizitoni: https://www.samsung.com/al/.

 

 

 

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e televizorëve, telefonave inteligjentë, pajisjeve të veshura, tabletave, pajisjeve shtëpiake, sistemeve të rrjetit dhe kujtesës, sistemit LSI, fonderit dhe zgjidhjeve LED, dhe po ofron një përvojë të lidhur pa probleme përmes ekosistemit të saj SmartThings dhe bashkëpunimit të hapur me partnerët. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni "Samsung Newsroom" në https://www.samsung.com/al/.

1) Përputhshmëria me NVIDIA G-SYNC kërkon lidhje me një kartë grafike NVIDIA dhe mund të kërkojë aktivizimin e cilësimeve VRR si në televizor, ashtu edhe në drejtuesin (driver-in) e kartës grafike. Performanca mund të ndryshojë në varësi të konfigurimit të sistemit.