Tiranë, 18 gusht 2025 – Samsung Electronics njoftoi sot lançimin e Galaxy Buds3 FE, pajisjen më të re në gamën Galaxy Buds. Si pjesë e misionit të Samsung për ta sjellë inovacionin në audio tek më shumë njerëz, Galaxy Buds3 FE janë dizajnuar për të ofruar veçori premium me një çmim të përballueshëm. Buds3 FE ftojnë më shumë përdorues në ekosistemin Galaxy me dizajnin ikonik Blade, performancën e përmirësuar të audios dhe aftësitë e Galaxy AI[1]. Galaxy Buds3 FE dëshmojnë përkushtimin shumëvjeçar të Samsung për të udhëhequr me teknologji dhe inovacion audio të klasit më të lartë.
Galaxy Buds3 FE janë dizajnuar për të ofruar një përvojë të përmirësuar dëgjimi. Përmirësimet domethënëse në gamën Galaxy Buds bazohen mbi risitë në veçoritë thelbësore si anulimi aktiv i zhurmës (Active Noise Cancellation), cilësia e thirrjeve, jetëgjatësia e baterisë, rehati dhe të tjera, duke u dhënë përdoruesve lirinë për të dëgjuar ashtu si duan, kudo dhe kur të duan. Lançimi i Galaxy Buds3 FE vijon traditën e sjelljes së përvojave superiore audio për sa më shumë njerëz, përmes veçorive premium dhe një çmimi të arsyeshëm.
Samsung e kupton se pjesa më thelbësore e përvojës së përdoruesve të Galaxy Buds është tingulli me cilësi të lartë. Galaxy Buds3 FE janë krijuar për momentet e qeta në një tren të mbushur me njerëz, për thirrjet që duhen dëgjuar qartë në një rrugë me erë, dhe për listën muzikore që ju shoqëron rrugës për në shtëpi. Me një altoparlant më të madh[2], Buds3 FE ofrojnë tingull të pasur e të fuqishëm, me bas të thellë dhe tinguj të qartë në frekuencat e larta[3]. anulimi aktiv i zhurmës (Active Noise Cancellation)[4] i përmirësuar redukton zhurmat përreth, duke krijuar një përvojë dëgjimi më zhytëse. Teknologjia Crystal Clear Call përdor një model të avancuar të të mësuarit makinerik të trajnuar paraprakisht për të izoluar zërin tuaj, duke siguruar që bisedat të mbeten të qarta edhe në mjedise të zhurmshme. Përvoja e thirrjeve përmirësohet gjithashtu nga pozicionimi i optimizuar i mikrofonit, i cili është vendosur përballë gojës së përdoruesit për përçuar më saktë zërin.
Lehtësia e përdorimit është në zemër të dizajnit të Galaxy Buds3 FE, ku kontrollet intuitive mundësojnë ndërveprime pa mundim. Një shtypje e lehtë (pinch) mbi Blade ju lejon të bëni zgjedhje, ndërsa një rrëshqitje shërben për të kontrolluar volumin. Është gjithashtu më e lehtë të lidheni përmes butonit të çiftimit në kutinë e karikimit, për të kaluar shpejt midis pajisjeve tuaja Galaxy[5]. Me funksionin Auto Switch, Galaxy Buds3 FE identifikon automatikisht aktivitetin audio dhe kalon lidhjen në mënyrë të pandërprerë, duke ju mundësuar dëgjim pa ndërprerje në të gjitha pajisjet tuaja Galaxy[6].
Për më tepër, veçoritë me inteligjencë artificiale dhe dizajni i Buds3 FE sigurojnë që vendosja e listës së radhës me këngë ose përkthimi i një bisede nga një gjuhë në tjetrën të jetë gjithmonë vetëm një komandë me zë ose një shtypje e gjatë larg. Kur përdoren fraza si “Hey Google”, Buds3 FE mund të dëgjojë, të kuptojë dhe të përgjigjet, pa ekran, pa duar, vetëm ju dhe zëri juaj[7]. Përvoja është e shpejtë dhe natyrale, e menduar të ndihet më shumë si një bisedë me një mik sesa si përdorimi i një pajisjeje. Mund të kontrolloni axhendën tuaj të përditshme ose email-et pa nxjerrë telefonin nga xhepi ose çanta. Për përkthim[8], përdorni Buds3 FE me aplikacionin Galaxy AI Interpreter[9] në smartphone-in tuaj për të dëgjuar një ligjëratë në një gjuhë të huaj ose për të zhvilluar një bisedë me dikë në një gjuhë tjetër.
Dizajni Blade i Galaxy Buds3 FE përfaqëson identitetin e dallueshëm vizual të linjës Galaxy. Me një përfundim mat në dy ngjyra dhe detaje gjysmë-transparente, ai pasqyron një ekuilibër mes thjeshtësisë dhe detajit ekspresiv, për një estetikë moderne por lozonjare.
Galaxy Buds3 FE shënojnë një kapitull të ri në zgjerimin e përvojës Galaxy. Të dizajnuara për përdorues që kërkojnë performancë të besueshme, veçori inteligjente dhe një dizajn elegant me një vlerë të shkëlqyer, Galaxy Buds3 FE e bëjnë më të lehtë se kurrë të bëheni pjesë e ekosistemit Galaxy. Kufjet ofrojnë gjithashtu integrim të pandërprerë me pajisjet Galaxy, duke përfshirë qasjen e shpejtë nga cilësimet e sistemit dhe kontrollin pa aplikacion nga çdo ekran[10].
Galaxy Buds3 FE do të jenë të disponueshme gradualisht duke filluar nga 5 shtatori.
Për më shumë detaje rreth Galaxy Buds3 FE, vizitoni https://www.samsung.com/al/.
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.
[1] Kërkon pajisje Galaxy të përputhshme. Veçoritë Galaxy AI nga Samsung do të ofrohen falas deri në fund të vitit 2025 në pajisjet e mbështetura Samsung Galaxy.
[2] Krahasuar me Galaxy Buds FE të mëparshme.
[3] Kërkon një smartphone të përputhshëm.
[4] ANC (Anulimi Aktiv i Zhurmës) është i aktivizuar si parazgjedhje dhe gjesti Pinch and Hold për ANC mund të konfigurohet drejtpërdrejt nga cilësimet e telefonit për pajisjet me One UI 8.0 ose version më të ri. Për pajisjet me versione më të hershme të One UI, konfigurimet mund të bëhen në aplikacionin Galaxy Wearable.
[5] Lidhja e Samsung Galaxy Buds si pajisje audio Bluetooth është e mundur pavarësisht nga sistemi operativ. Për pajisjet me One UI 8.0 ose version më të ri, cilësimet mund të konfigurohen drejtpërdrejt nga cilësimet e telefonit. Për pajisjet me versione më të hershme të One UI, konfigurimet mund të bëhen nga aplikacioni Galaxy Wearable. Gjithashtu, për të përdorur aplikacionin Galaxy Wearable, *Samsung Galaxy Buds duhet të jenë të çiftuara me një smartphone që ka Android 11.0 ose më të ri dhe të paktën 1.5 GB memorie. Për të aktivizuar dhe ndryshuar cilësimet e Galaxy Buds3 FE në aplikacionin Galaxy Wearable, kërkohet hyrja me llogari Samsung Account.
[6] Funksioni Auto Switch është i disponueshëm vetëm në smartphone Samsung Galaxy dhe tabletë Galaxy Tab me One UI 3.1 ose version më të ri, si dhe në Galaxy Watch4 ose më të ri. Pajisjet duhet të jenë të kyçura me llogari Samsung Account për të aktivizuar Auto Switch. Disponueshmëria e disa veçorive të Auto Switch mund të ndryshojë.
[7] Zgjimi me zë është i çaktivizuar si parazgjedhje dhe mund të konfigurohet drejtpërdrejt nga cilësimet e telefonit për pajisjet me One UI 8.0 ose version më të ri. Ky funksion përdor cilësimin parazgjedhje të Asistentit Digjital të telefonit.
* Gemini është një markë tregtare e Google LLC. Rezultatet janë për qëllime ilustruese. Funksioni Gemini Live kërkon lidhje interneti dhe hyrje në llogarinë Google. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit, gjuhës dhe modelit të pajisjes. Veçoritë mund të ndryshojnë në varësi të abonimit dhe rezultatet mund të ndryshojnë. I përputhshëm me veçori të caktuara dhe llogari të caktuara.
*Zgjimi me zë Gemini është i disponueshëm në Galaxy Buds3 Pro, Galaxy Buds3 dhe Galaxy Buds3 FE me One UI 8.0 ose version më të ri.
[8] Galaxy Buds3 FE mbështet veçoritë Galaxy AI si Interpreter dhe Live Translate kur janë të çiftuara me pajisje Samsung Galaxy të përputhshme. Disponueshmëria e veçorive Galaxy AI mund të ndryshojë sipas modelit të pajisjes.
[9] Galaxy Buds3 FE mbështet veçoritë Galaxy AI si Interpreter dhe Live Translate kur janë të çiftuara me pajisje Samsung Galaxy të përputhshme. Disponueshmëria e veçorive Galaxy AI mund të ndryshojë sipas modelit të pajisjes.
* Funksioni Interpreter kërkon hyrje me llogari Samsung Account. Disa gjuhë mund të kërkojnë shkarkimin e paketës së gjuhës. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Disponueshmëria dhe veçoritë e mbështetura mund të ndryshojnë sipas vendit, rajonit ose operatorit. Disponueshmëria e gjuhëve të mbështetura mund të ndryshojë.
** Interpretimi audio është i disponueshëm vetëm kur përdoren Samsung Galaxy Buds dhe janë të lidhura me një smartphone Samsung Galaxy. Funksioni Interpreter nuk ofrohet drejtpërdrejt nga vetë Galaxy Buds. Nëse Samsung Galaxy Buds nuk janë të disponueshme, përmbajtja e përkthyer shfaqet në ekranin e smartphone-it tuaj Samsung Galaxy.
*** Veçoritë Galaxy AI mbështeten në Galaxy S25 Series, Galaxy S24 Series, Galaxy S23 Series, Galaxy S23 FE, Galaxy Z Fold7, Galaxy Z Fold6, Galaxy Z Fold5, Galaxy Z Flip7, Galaxy Z Flip6, Galaxy Z Flip5, Galaxy Z Flip7 FE, Galaxy Tab S10 Series dhe Galaxy Tab S9 Series që nga marsi 2025. Lista e pajisjeve të mbështetura mund të përditësohet dhe është subjekt ndryshimesh. Llojet e veçorive Galaxy AI të mbështetura mund të ndryshojnë sipas pajisjes.
**** Pajisjet Samsung Galaxy mund të kërkojnë përditësimin më të fundit të softuerit për të mbështetur siç duhet veçoritë Galaxy AI.
***** Për të kaluar Interpreter në mënyrën Listening Mode, cilësimet duhet të konfigurohen në aplikacionin Interpreter.
[10] Disponueshmëria e funksioneve mund të ndryshojë sipas vendit, gjuhës, modelit të pajisjes dhe aplikacioneve. Disa miniaplikacione funksionale mund të kërkojnë lidhje me rrjetin dhe/ose hyrje me llogari Samsung Account. E disponueshme në pajisjet Samsung Galaxy me One UI 8.0 ose më të ri. Pajisje shtesë mund të mbështeten në të ardhmen.