Tiranë, 9 korrik 2025 – Samsung Electronics prezantoi Galaxy Watch8 dhe Galaxy Watch8 Classic[1], duke sjellë një identitet të unifikuar vizual për të gjithë familjen Galaxy Watch. Duke u mbështetur te dizajni karakteristik “si jastëk” i Galaxy Watch Ultra, këto modele ofrojnë përvojën më të hollë dhe më komode të Galaxy Watch deri më tani[2], për monitorim të vazhdueshëm të shëndetit, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Seria Galaxy Watch8 përshtatet me stile të ndryshme jetese dhe ofron veçori të avancuara që vendosin standarde të reja për stilin dhe përvojën personale të kujdesit për shëndetin.
“Jemi të përkushtuar për të mundësuar një stil jetese më të shëndetshëm për miliarda njerëz nëpërmjet teknologjive tona inovative,” – tha TM Roh, President dhe Shef i Divizionit të Përvojës së Pajisjeve në Samsung Electronics. “Duke ndërthurur dizajnin funksional me teknologjinë e avancuar të sensorëve dhe një përvojë intuitive të përdoruesit të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, seria Galaxy Watch8 hap rrugën për një jetë më të shëndetshme dhe të lidhur, duke e bërë më të lehtë për secilin të ndërmarrë hapat e parë drejt mirëqenies.”
Ridesenjuar nga brenda dhe jashtë, për mirëqenie maksimale
Me formë dhe funksione të reja, seria Galaxy Watch8 ofron rehatinë më të mirë të mundshme në përdorim dhe performancë të jashtëzakonshme, duke e bërë atë shoqëruesin ideal për shëndetin e përditshëm. Dizajni i veçantë “si jastëk”, i prezantuar fillimisht me Galaxy Watch Ultra, tani përcakton të gjithë linjën Galaxy Watch. Për të arritur trashësinë më të vogël deri më sot, struktura e brendshme e Galaxy Watch8 është ridizenjuar plotësisht, ndërsa sistemi i vendosjes së komponentëve është përmirësuar me 30 %, duke rezultuar në një dizajn 11 % më të hollë se paraardhësi. Falë sistemit të përmirësuar të lidhjeve (Dynamic Lug), ora lëviz natyrshëm bashkë me kyçin e dorës, duke ofruar rehati më të madhe gjatë përdorimit, stabilitet2 më të mirë dhe kështu përshtatje më të mirë dhe monitorim më të saktë të shëndetit.
Profili elegant i Galaxy Watch8 plotësohet me performancë të jashtëzakonshme. Edhe kur përdoret në dritën direkte të diellit, ekrani është 50 % më i ndritshëm2, me një ndriçim maksimal prej 3000 nit, që mundëson lexueshmëri më të lehtë. Gjithashtu, bateria e përmirësuar2 ndjek një stil jetese aktiv. Për më tepër, sistemi GPS me dy frekuenca siguron ndjekje më të saktë të vendndodhjes2, ndërsa procesori më i fuqishëm 3-nanometër deri tani ofron performancë më të shpejtë dhe efikasitet më të lartë energjetik. Sensori unik BioActive mundëson matje më të detajuara dhe më të sakta, duke ofruar një panoramë të plotë të shëndetit përmes serisë Galaxy Watch8.
Motivim për ndryshime afatgjata në stilin e jetesës
Gjumi i mirë është një dritare drejt shëndetit të përgjithshëm, çdo natë e qetë i jep trupit dhe mendjes mundësinë për t’u rikuperuar për një ditë të re. Pikërisht për këtë arsye, Samsung vazhdimisht përmirëson përvojën e monitorimit të gjumit, duke ofruar “trajnim për gjumin”, ndihmuar në krijimin e një ambienti ideal për gjumë, dhe madje është në gjendje të zbulojë shenja të moderuara deri të forta të apnesë së gjumit. Për më tepër, seria Galaxy Watch8 vjen me veçori të reja unike të shëndetit në aplikacionin Samsung Health[3], të cilat i ndihmojnë përdoruesit të ndërtojnë zakone më të shëndetshme përmes njohurive të menjëhershme dhe motivuese, nga gjumi, te ushqyerja dhe aktiviteti fizik.
Udhëzuesi për kohën e gjumit[4] (Bedtime Guidance) mund të masë ritmin cirkadian dhe të sugjerojë kohën optimale për pushim, në mënyrë që përdoruesit të zgjohen me energji dhe të pushuar. Ngarkesa vaskulare[5] (Vascular Load), matja e parë e këtij lloji, monitoron nivelin e ngarkesës së sistemit vaskular gjatë gjumit. Kjo ofron njohuri rreth faktorëve të ndryshëm të stilit të jetesës, përfshirë gjumin, stresin dhe aktivitetet fizike, duke ndihmuar përdoruesit të ndërmarrin një qasje gjithëpërfshirëse ndaj menaxhimit të shëndetit.
Për më tepër, seria Galaxy Watch8 prezanton Indeksin Antioksidues[6] (Antioxidant Index), një risi absolute për orët inteligjente, që mundëson matjen e niveleve të karotenoideve brenda vetëm pesë sekondash, duke u ofruar përdoruesve baza më të informuara për vendime jetësore dhe plakje më të shëndetshme.
Qoftë për fillestarët apo vrapuesit me përvojë, seria Galaxy Watch8 ofron njohuri të personalizuara për fitnesin dhe motivim pikërisht kur nevojitet më shumë. Trajneri për vrapim[7] (Running Coach) vlerëson nivelin e kondicionit fizik në një shkallë nga 1 në 10, dhe zhvillon një plan trajnimi të detajuar me udhëzime dhe këshilla motivuese në kohë reale. Me funksionin e përmirësuar Together, i cili tani mund të ndjekë edhe vrapimin, përdoruesit mund të sfidojnë miqtë dhe familjarët dhe të shndërrojnë rrugëtimin e tyre të fitnesit në një përvojë argëtuese.
Në rast të stresit të zgjatur, funksioni Alarmi për stres të lartë (High Stress Alert) njofton menjëherë përdoruesin që të bëjë një pushim dhe ndihmon në menaxhimin e nivelit të stresit në kohë reale. Me ndihmën e Monitoruesit të ndërgjegjes (Mindfulness Tracker), përdoruesit mund të regjistrojnë gjendjen emocionale dhe të udhëhiqen nga ora përmes ushtrimeve të frymëmarrjes, direkt nga kyçi i dorës.
Së fundi, Vlerësimi i Energjisë[8] (Energy Score) i fuqizuar nga inteligjenca artificiale jep një pasqyrë të nivelit të energjisë duke kombinuar treguesit e shëndetit fizik dhe mendor, për të ndihmuar përdoruesit të kenë një ditë më të shëndetshme, çdo ditë.
Integrim më i lehtë i orës me Wear OS 6 dhe Gemini
E zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me kompaninë Google, seria Galaxy Watch8 është ora e parë inteligjente e pajisur me Wear OS 6 dhe Google Gemini[9], asistentin me inteligjencë artificiale të Google. Kjo i mundëson përdoruesit të kryejë detyra në lëvizje, me duart e lira, përmes komandave zanore natyrale në aplikacionet e Galaxy Watch, si Samsung Health, Calendar, Reminder, and Clock. Për shembull, përdoruesi mund t’i kërkojë Gemini-t të gjejë një kafene aty pranë dhe njëkohësisht t’i dërgojë një mesazh një miku për t’u takuar atje. Ose, nëse janë gati për të nisur një ushtrim me një qëllim të caktuar, mjafton të thonë: "Nis trajnimin për 30 minuta." Ora do të nisë automatikisht regjistrimin e aktivitetit në Samsung Health, në mënyrë intuitive.
Për më tepër, falë ndërfaqes së re One UI 8 Watch, përvoja e përdoruesit është optimizuar për përmasat dhe formën e ekranit të orës. Panelët e rinj Multi-Info (Multi-Info Tiles) mundësojnë qasje të shpejtë në metrikat shëndetësore, parashikimin e motit, ngjarjet dhe më shumë, me vetëm një shikim. Po ashtu, është prezantuar Now Bar dhe një mënyrë e re e paraqitjes së njoftimeve, që siguron që aktivitetet më të rëndësishme të jenë gjithmonë në fokus.
“I krijuar” për çdo stil jetese
Galaxy Watch8, Galaxy Watch8 Classic dhe modeli i ri Galaxy Watch Ultra janë të disponueshëm për porosi paraprake që nga sot, ndërsa në shitje do të jenë nga data 25 korrik⁹.
Galaxy Watch8 sjell një dizajn elegant dhe minimalist për mirëqenie të përditshme. I disponueshëm në përmasa 44 mm ose 40 mm, në ngjyrë grafiti ose argjendi, ofron rehati dhe stil për aktivitete të përditshme.
Ndërkohë, Galaxy Watch8 Classic sjell elegancën e përjetshme në kyçin e dorës, me veçori moderne si unaza rrotulluese rreth ekranit dhe butoni për qasje të shpejtë, për më shumë praktikitet. Ky model ka diametër 46 mm dhe është i disponueshëm në ngjyrë të zezë ose të bardhë. Të dy versionet mund të personalizohen me një gamë rripash, të krijuar për stile të ndryshme jetese.
Për përdoruesit që preferojnë aktivitetet në natyrë, shoqëruesi ideal është Galaxy Watch Ultra, modeli më i avancuar Galaxy Watch deri më sot. I disponueshëm në katër përfundime titani, përfshirë nuancën e re Titan Blu, i cili ofron qëndrueshmëri maksimale, performancë të fuqishme dhe jetëgjatësinë më të madhe të baterisë në të gjithë serinë.
Për më shumë informacion rreth Galaxy Watch8, ju lutem vizitoni faqen www.samsung.com/al.
Specifikat e serisë Galaxy Watch8
|
Galaxy Watch8 |
Galaxy Watch8 Classic |
|
Ngjyrat |
- 44mm: Graffiti, Argjendi - 40mm: Graffiti, Argjendi |
46mm: E zezë, E bardhë |
|
Përmasat[10] |
- 44mm: 43.7mm x 46mm x 8.6t (34.0g) - 40mm: 40.4mm x 42.7mm x 8.6t (30.0g) |
46mm: 46.4mm x 46mm x 10.6t (63.5g) |
|
Ekrani |
Sapphire Crystal - 44mm: 1.47-inch (480x480) Super AMOLED, Gjithmonë në ekran në ngjyrë - 40mm: 1.34-inch (438x438) Super AMOLED, Gjithmonë në ekran në ngjyrë |
Sapphire Crystal - 46mm: 1.34-inch (438x438) Super AMOLED, Gjithmonë në ekran në ngjyrë |
|
Processor |
Exynos W1000 (5 Core, 3nm) |
|
|
Memoria |
2GB memoria + 32GB hapësira |
2GB memoria + 64GB hapësira |
|
Bateria[12] (typical) |
- 44mm: 435mAh - 40mm: 325mAh |
445mAh |
|
Karikimi[13] |
Fast Charging (WPC- karikim pa kabëll) |
||
OS[14] |
Wear OS Mundësuar nga Samsung (Wear OS 6) |
||
UI |
One UI 8 Watch |
|
|
Sensorët |
Sensori BioActive Samsung (Sensor Bio-sinjali Optik + Sinjali Elektrik i Zemrës + Analiza e Impedancës Bioelektrike), Sensor Temperature, Akselerometer, Barometër, Sensor Xhiroskopik, Sensor Gjeomagnetik, Sensor Drite |
Sensori BioActive Samsung (Sensor Bio-sinjali Optik + Sinjali Elektrik i Zemrës + Analiza e Impedancës Bioelektrike), Sensor Temperature, Akselerometer, Barometër, Sensor Xhiroskopik, Sensor Gjeomagnetik, Sensor Drite, Sensor Hall 3D |
|
Lidhja |
LTE[15], Bluetooth 5.3, Wi-Fi 2.4+5GHz, NFC, L1+L5 Frekuencë e dyfishtë GPS (GPS, Glonass, Beidou, Galileo) |
||
Qëndrueshmëria[16] |
5ATM + IP68 / MIL-STD-810H |
||
Përputhshmëria |
Android 12.0 ose më mbrapa dhe me më shumë se 1.5GB memorie[17] |
||
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.
[1] Disponueshmëria dhe veçoritë mund të ndryshojnë në varësi të tregut, modelit dhe smartphone-it me të cilin është i çiftuar. Të gjitha funksionalitetet, veçoritë, specifikimet dhe informacionet e tjera për produktin të përfshira në këtë document, përfshirë, por pa u kufizuar në përfitimet, dizajnin, çmimin, përbërësit, performancën, disponueshmërinë dhe aftësitë e produktit – mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.
[2] Krahasuar me modelet e mëparshme Galaxy Watch.
[3] I destinuar vetëm për qëllime të përgjithshme mirëqenieje dhe fitnesi. Nuk është i destinuar për zbulimin, diagnostikimin, trajtimin, monitorimin apo menaxhimin e ndonjë gjendjeje apo sëmundjeje mjekësore. Çdo informacion i lidhur me shëndetin, i aksesuar përmes pajisjes dhe/ose aplikacionit, nuk duhet të konsiderohet si këshillë mjekësore. Përdoruesit duhet të kërkojnë këshilla mjekësore nga një mjek specialist. Disa veçori mund të ndryshojnë në varësi të tregut, operatorit celular ose pajisjes me të cilën është çiftuar.
[4] Bazuar në analizën 3-ditore të gjumit, duke marrë parasysh ritmin cirkadian dhe presionin e gjumit të përdoruesit.
[5] Për matjen e gjumit kërkohet që ora Galaxy Watch e përputhshme të mbahet gjatë gjumit të paktën 3 ditët e fundit nga 14 ditët më të fundit.
[6] Për matje, përdoruesi duhet të vendosë majën e gishtit në sensorin në pjesën e pasme të orës dhe ta mbajë aty për 5 sekonda. Ndërsa Indeksi Antioksidant mund të matet me çdo gisht, rekomandohet përdorimi i gishtit tregues për rezultat më të saktë. Përsëritja e matjes për shkak të teksturës së pabarabartë të lëkurës mund të japë rezultate të ndryshme.
[7] Para fillimit të programit të trajnerit, është e nevojshme të kryhet testi i nivelit të vrapimit dhe të merret një klasifikim i nivelit.
[8] Në dispozicion vetëm pasi përdoruesi të regjistrojë së paku një herë një Galaxy Watch ose Galaxy Ring të përputhshëm.
[9] Aplikacioni mobil Gemini është i disponueshëm vetëm në pajisje, gjuhë dhe vende të përzgjedhura. Kërkon që ora Wear OS e përputhshme të jetë e lidhur me një pajisje të përputhshme. Kontrolloni përgjigjet për saktësi. Mund të kërkohet lidhje interneti dhe konfigurim. Veçoritë mund të ndryshojnë në varësi të abonimit dhe llogarisë. Rezultatet janë për qëllime ilustrative dhe mund të ndryshojnë. Google dhe Gemini janë marka tregtare të Google LLC.
[10] Matur pa sensorë shëndetësorë.
[11] Matur pa brez.
[12] Jetëgjatësia e baterisë bazohet në rezultatet e testeve laboratorike të brendshme për skenarë tipikë të përdorimit, të kryera nga Samsung. Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të modeleve të përdorimit, modelit të pajisjes, mjedisit të rrjetit dhe faktorëve të tjerë. Vlera tipike është testuar në kushte laboratorike të palës së tretë. Vlera tipike është një vlerë mesatare e llogaritur duke marrë parasysh devijimet në kapacitetin e baterisë midis mostrave të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960.
[13] Testimet janë kryer nga Samsung duke përdorur versionin paraprak të Galaxy Watch8 dhe Galaxy Watch8 Classic (BT & LTE), secili i lidhur me një telefon Samsung; të gjitha pajisjet u testuan me softuer paraprak, kabllon Galaxy Watch Magnetic Fast Charging USB C (EP-OL300) dhe adaptorën Samsung 25W USB C Power Adapter (EP-TA800). Koha e karikimit ndryshon në varësi të rajonit, cilësimeve, mënyrës së përdorimit dhe faktorëve mjedisorë; rezultatet aktuale mund të ndryshojnë. Adapteri Samsung 25W USB C Power Adapter (EP-TA800) shitet veçmas.
[14] Wear OS Powered by Samsung punon me telefona që përdorin Android 12 ose më të ri dhe kanë mbi 1.5GB memorie. Pajisjet e përputhshme mund të ndryshojnë në varësi të tregut, operatorit celular ose markës së pajisjes.
[15] Lidhja LTE është e disponueshme vetëm në modelet LTE.
[16] Seria Galaxy Watch8 ka marrë Certifikimin MIL-STD 810H: është testuar në kushte ekstreme të përsëritura nga -20°C (1 orë) në 50°C (1 orë), për një kohëzgjatje totale prej 6 orësh.
[17] Aktivizimi i pajisjes është i mundur vetëm pas lidhjes me një smartphone që mbështet Shërbimet Mobile të Google (Google Mobile Services). Pajisjet e përputhshme mund të ndryshojnë në varësi të tregut, operatorit celular ose markës së pajisjes.