Tiranë – 26 shtator 2024 – Samsung Electronics njoftoi sot prezantimin e Galaxy S24 FE, modelin më të ri në ekosistemin Galaxy AI[1], i cili ofron përvoja premium të pajisjeve mobile për më shumë përdorues.
I fuqizuar nga motori ProVisual i bazuar në AI dhe veçoritë Photo Assist të Galaxy AI, Galaxy S24 FE shfaq një konfigurim të përmirësuar të kamerës, duke i fuqizuar përdoruesit të jenë më krijues. Është pajisja perfekte për lojëra kur jeni në lëvizje falë ekranit Dynamic AMOLED 2X prej 6.7 inç[1], baterinë jetëgjatë prej 4,700mAh dhe procesorin e fuqishëm Exynos 2400e. Galaxy S24 FE ofron mjete premium të Galaxy AI dhe lidhje me ekosistemin për të përmirësuar komunikimin, produktivitetin dhe kreativitetin, të gjitha të mbledhura në një dizajn ikonik dhe të mbrojtura nga siguria e fuqishme Samsung Knox.
“Ne duam që të gjithë të përfitojnë nga inovacionet tona më të fundit në telefonat inteligjent,” tha SeaYoung Lee, EVP korporativ dhe drejtues i ekipit të Kërkimeve dhe Zhvillimit të Smartfonëve në Samsung Electronics. “Galaxy AI ofron kaq shumë përvoja të reja për përdoruesit, duke i ndihmuar ata të komunikojnë, të jenë më kreativë dhe produktivë. Galaxy S24 FE e bën të disponueshme performancën e fuqishme dhe aftësitë premium të Galaxy AI të serisë S24 për edhe më shumë njerëz.”
Çlironi kreativitetin me kamerën dhe redaktimin e përmirësuar nga AI