Lajme lokale

Siguria juaj, e garantuar: Teknologjia që fuqizon përvoja të sigurta dhe të personalizuara Galaxy AI

Personal Data Engine dhe Knox Enhanced Encrypted Protection analizojnë dhe mbrojnë të dhënat për të rishkruar rregullat e sigurisë së inteligjencës artificiale

07.07.2025

Mundësitë që ofron inteligjenca artificiale janë të pafundme. Por për të përfituar maksimalisht prej saj, përfshirja e të dhënave personale është thelbësore – kjo lejon krijimin e përvojave të personalizuara. AI duhet t’ju kuptojë ju – zakonet, preferencat dhe rutinën tuaj të përditshme – për t’ju ofruar një përvojë mobile që bëhet vazhdim natyral i jetës suaj.

 

Funksionet intuitive Galaxy AI e kthejnë këtë personalizim në realitet, duke e shndërruar telefonin tuaj nga një mjet i zakonshëm në një bashkëudhëtar të zgjuar që parashikon nevojat tuaja dhe ju sugjeron zgjidhje për ta bërë jetën tuaj më produktive, kreative dhe të lidhur.

 

Për të mundësuar një përvojë tërësisht të personalizuar, pajisja juaj duhet të ketë akses në disa të dhëna. Kjo i mundëson AI-së të kuptojë më mirë dhe të përgjigjet në mënyrë të përshtatur sipas stilit tuaj të jetesës. Për të mbrojtur këto të dhëna personale në epokën e AI-së, Samsung vazhdon të sjellë inovacione në mbrojtjen e të dhënave, duke i ruajtur ato të sigurta nga çdo qasje e paautorizuar.

 

Personalizimi i mundësuar nga Personal Data Engine

 

Personal Data Engine (PDE) i Samsung Electronics[1] është elementi kyç për të ofruar përvoja shumë të personalizuara në mënyrë të sigurt. Prezantuar për herë të parë me serinë Galaxy S25, PDE fuqizon disa nga veçoritë më të avancuara të Galaxy AI deri më sot. Ai funksionon në prapaskenë, duke mësuar nga zakonet tuaja për t’ju ofruar një përvojë unike dhe të përshtatur.

Qoftë përmes funksionit Now Brief[2], i cili ju informon gjatë ditës me përditësime të zgjedhura me kujdes, apo gjatë kërkimit të një fotoje në Galeri përmes gjuhës natyrore, Galaxy AI siguron që çdo funksion të jetë i rrjedhshëm dhe i saktë. Meqë PDE përpunon të dhënat tuaja direkt në pajisje, ju mund të përfitoni nga një inteligjencë artificiale thellësisht e personalizuar, pa komprometuar privatësinë tuaj.

 

Siguri e avancuar me Knox Enhanced Encrypted Protection

 

Për të rritur edhe më shumë sigurinë e funksioneve Galaxy AI, Samsung ka zhvilluar Knox Enhanced Encrypted Protection (KEEP)[3]– një shtresë e re e fuqishme sigurie që mbron të dhënat më të ndjeshme pa ndikuar në përvojën e përdorimit. Fillimisht krijuar për PDE-në, KEEP tani mbron edhe funksione të tjera të Galaxy AI si Smart Suggestions, Now Brief, Samsung Moments dhe të tjera, duke punuar në heshtje në prapaskenë për të mbajtur çdo aplikacion të mbështetur të sigurt.

 

Imagjinoni telefonin tuaj si një shtëpi – çdo aplikacion ka dhomën e vet, të ndarë por nën të njëjtin kulm. Më pas kemi Secure Folder[4], që funksionon si një shtëpi për mysafirë, krejtësisht e veçuar nga pjesa tjetër e shtëpisë, me çelësin e vet. Është e përshtatshme për ruajtjen e përmbajtjeve që dëshironi të jenë plotësisht të izoluara. Megjithatë, me rritjen e përdorimit të AI-së në përpunimin e detyrave gjithnjë e më delikate në kohë reale, lind nevoja për një mbrojtje po aq të fortë, por të integruar në përditshmërinë tonë.

 

Këtu hyn në lojë KEEP. Imagjinoni të shndërroni një pjesë të shtëpisë në një apartament privat, por me hyrjen e vet të sigurt që mund ta përdorni vetëm ju. Më private se një dhomë, por jo krejtësisht e ndarë si një aneks. KEEP funksionon njësoj: krijon një hapësirë të sigurt dhe të dedikuar për aplikacione të caktuara – si PDE – që të përpunojnë të dhënat tuaja në mënyrë të sigurt, pa i dërguar ato askund dhe pa ndërhyrë në mënyrën sesi e përdorni telefonin.

 

Me përvoja mobile që bëhen çdo ditë më inteligjente, KEEP siguron që të dhënat tuaja më personale të qëndrojnë të mbrojtura. Së bashku me mjete si Secure Folder, KEEP forcon qasjen me shumë shtresa të Samsung për mbrojtjen e të dhënave – duke ofruar nivelin e duhur të sigurisë për nevoja të ndryshme të privatësisë.

 

Ndërsa Galaxy AI bëhet gjithnjë e më personale, veçori si Personal Data Engine dhe Knox Enhanced Encrypted Protection vendosin një standard të ri për inteligjencën mobile – ku personalizimi dhe privatësia ecin dorë për dore. Dhe ndërsa këto përvoja bëhen më të zgjuara dhe më të përputhura me jetën tuaj, ju mund të ndiheni të sigurt se të dhënat tuaja më të ndjeshme do të qëndrojnë të sigurta – pikërisht aty ku duhet: në pajisjen tuaj.

  • 1) Personal Data Engine funksionon kur menyja e Inteligjencës së të Dhënave Personale është e aktivizuar. Të dhënat e analizuara do të fshihen pasi menyja të çaktivizohet.
  • 2) Now Brief kërkon hyrje në llogarinë Samsung. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit, gjuhës, modelit të pajisjes dhe aplikacioneve. Disa veçori mund të kërkojnë një lidhje rrjeti.
  • 3) I disponueshëm në telefonat inteligjentë dhe tabletët Galaxy me One UI 8 ose më të ri.
  • 4) Secure Folder u ofron përdoruesve një zonë të veçantë dhe të mbrojtur në telefonin ose tabletin e tyre për të ruajtur aplikacione dhe të dhëna të ndjeshme. Ai u lejon përdoruesve të konfigurojnë profile të veçanta që mund të kopjojnë aplikacionet tuaja. Përdoruesit mund ta personalizojnë aplikacionin Secure Folder dhe të caktojnë llojin e tyre të kyçjes, duke përfshirë PIN-in, modelin, fjalëkalimin dhe gjurmën e gishtave. Për siguri të shtuar, përdoruesve të Secure Folder u ofrohet gjithashtu mundësia për të fshehur dhe enkriptuar Secure Folder, e cila ndihmon në mbrojtjen e të dhënave nga kërcënimet e avancuara të sigurisë kibernetike. Ndërsa është e fshehur, aplikacionet do të ndalojnë së punuari për të mbrojtur të dhënat tuaja. Pasi Secure Folder të rihapet, enkriptimi do të çaktivizohet dhe aplikacionet do të rifillojnë funksionimin normal.