Është mirë të dini se me blerjen e pajisjeve shtëpiake Samsung ju presin edhe pesë vite rehati mendore. Ne besojmë në cilësinë tonë dhe prandaj ju ofrojmë dhe pesë vite garancion në disa modele të frigoriferëve, makinave rrobalarëse, fshesave elektrike dhe pajisjeve montuese për kuzhinë Samsung, të blera në periudhën prej 15.02. deri më 30.06.2020. dhe në gjitha tharëset e rrobave dhe larëse-tharëset të blera në periudhën prej 15.02. deri më 31.03.2020.
Ajo që i dallon frigoriferët Samsung janë shumë risi, të krijuara për ta bërë jetën tuaj më të lehtë. Me sistemin revolucionar të ftohjes Triple Cooling dhe kontrollin e pavarur të temperaturës, aroma e ushqimeve të ndryshme në frigorifer nuk do të përzihet. Gjithashtu, me teknologjinë No Frost që mundëson fluksin e shumëfishtë të ajrit dhe njëkohësisht ftohjen e secilës ndarje, ushqimet tuaja do të ruajnë freskinë më gjatë, pa akumulimin e akullit. Me gjithë këtë, frigoriferët Samsung admirohen për thjeshtësinë dhe elegancën, duke e bërë kuzhinën tuaj një vend ku me dëshirë do të kaloni kohën dhe do të kënaqeni plotësisht.
Gjatë gatimit ju pret një lloj i ri i kënaqësisë me pllakën e shporetit me induksion me teknologjinë Virtual Flame!Teknologjia unike Virtual Flame™ ju mundëson kontrollin intuitiv vizuel, duke ju treguar me ngjyrë dhe ndriçim të flakës virtuele LED nivelin e saktë të nxehtësisë të secilës zonë gatimit. Me Flex Zone Plus fitoni fleksibilitetin e gatimit të disa pjatave në të njejtën kohë! Dhe në qoftë se gjatë përgatitjes së specialitetit ju mungon edhe një furrë tjetër, pa merak këtu është teknologjia Dual Cook Flex! Furra me dyer fleksibël ju mundëson përgatitjen e dy pjatave në dy temperatura, me mundësi të qasjes vetëm në gjysmën e sipërme, por pa ndërperë pjekjen në pjesën e poshtme të furrës.
Me blerjen e një makine rrobalarëse Samsung QuickDriveTM, do të jeni në gjendje të përgjysmoni kohën e larjes dhe të dyfishoni kohën për veten tuaj! Përveç kursimit të kohës (edhe deri në 50%) zvogëlohet dhe konsumi i energjisë (deri në 20%), pa rrezikuar efikasitetin e larjes*. Gjithashtu, makina rrobalarëse QuickDriveTM, ka një kazan kryesor Q-DrumTM dhe një panel të pasëm që lëvizin në mënyrë të pavarur, duke i bërë rrobat të lëvizin në mënyrë më dinamike. Rezultati është një larje e shpejtë, e fuqishme dhe e butë.
Promocioni gjithashtu përfshin disa fshesa elektrike Samsung, të njohura për teknologjinë e tyre të përparuar, thithje të fuqishme dhe shumë të lehta për t'u përdorur. Ne ju rekomandojmë fshesat elektrike më moderne Samsung POWERstick me dizajn elegant, të hollë, të cilat kursejnë hapësirë dhe kohë, si dhe fshesat elektrike POWERbot të cilat mund t'i lëshoni që të fshijnë vetë përderisa ju i kontrolloni përmes celularit.
Listën e plotë të produkteve e kërkoni në faqen samsung5vitegarancion.al dhe zgjedhni ato që i mungojnë shtëpisë tuaj.
Për të realizuar të drejtën për 5 vjet garancion, pajisja duhet të regjistrohet në faqen e internetit samsung5vitegarancion.al jo më vonë se 30 ditë nga data e blerjes.
Promocioni 5 vite garancion në disa frigoriferë, makina rrobalarëse pajisje montuese për kuzhinë dhe fshesa elektrike vlen prej 15.02. deri më 30.06.2020.
Promocioni 5 vite garancion në të gjitha tharëset e rrobave dhe larëse-tharëset vlen prej 15.02. deri më 31.03.2020.
Kushtet e promocionit mund t'i gjeni këtu.
5 vite garancion për rehatinë tuaj mendore
Më freskët dhe më shijshëm
Frigorifer RS8000 SBS me teknologjinë Twin Cooling Plus™
Teknologjia Twin Cooling Plus™ optimizon temperaturën dhe lagështinë në frigorifer dhe ngrirës me ftohje të pavarur. Ruan më mirë ushqimin dhe mbron shijen e tij duke parandaluar përzierjen e aromës duke siguruar që ushqimi të mbetet më i lëngshëm dhe më i freskët dy herë më gjatë. Gjithashtu, frigoriferi Samsung RS8000 ofron më shumë hapësirë ruajtjeje pa rritur dimensionet e jashtme (100 l më shumë se modelet konvencionale) falë teknologjisë SpaceMax Technology™.
Përgjysmoni kohën e larjes
Makina rrobalarëse WW7800M me teknologji QuickDrive, 9kg
Makina rrobalarëse QuickDrive™ ju shkurton kohën e larjes edhe deri në 50% dhe shpenzimin e energjisë deri në 20%, pa kompromentuar efikasitetin e larjes. Q-Drum™ ka një kazan kryesor dhe një panel të pasëm që lëvizin në mënyrë të pavarur, duke i bërë rrobat të lëvizin në mënyrë më dinamike. Rezultati është një larje e shpejtë, e fuqishme, por e butë. Këtu janë dhe dyert Add Wash™ për të shtuar lehtësisht dhe shpejtë rrobat e harruara pas fillimit të ciklit, si dhe Eco Bubble™ për pastrim të fuqishëm madje edhe në temperatura të ftohta.
*Testuar në modelet WW8800M krahasuarme modelin WW8500K. Kursen dhe deri në 50% të kohës në ciklin për larjen e pambukut në 40°C e mbushur deri në gjysmë, me efekt të larjes brenda ±2%, bazuar në të dhënat e kompanisë Intertek. *Kohëzgjatja e ciklit mund të ndryshojë varësisht nga furnizimi i ujit dhe pesha/lloji i rrobave që lahen.
*Testuar në modelet WW8800M krahasuarme modelin WW8500K. Kursen dhe deri në 50% të kohës në ciklin për larjen e pambukut në 40°C e mbushur deri në gjysmë, me efekt të larjes brenda ±2%, bazuar në të dhënat e kompanisë Intertek. *Kohëzgjatja e ciklit mund të ndryshojë varësisht nga furnizimi i ujit dhe pesha/lloji i rrobave që lahen.
Kurseni dhe thani më shpejtë
Makina rrobatharëse DV8800N me sistem OptimalDry, 9 kg
Kurseni para duke shpenzuar më pak energji elektrike, me teknologjinë e pompës së nxehtësisë që ofron një mënyrë më të efektshme për energji, më ekonomike dhe më të butë të tharjes së rrobave dhe i siguron makinës etiketën e energjisë premium A +++. Falë sistemit OptimalDry, i cili përdor 3 sensorë për të arritur rezultatet më të mira, veshja thahet shpejt me konsumin minimal të energjisë elektrike.
Më lehtë me ekranin e madh
Enëlarësja DW5500MM me ekran LED
Larja e enëve është më e lehtë me monitorim intuitiv, lexim të lehtë dhe rregullim të statusit, duke ju lejuar të keni një ekran LED të madh dhe të gjerë, të dukshëm nga larg. Brendësia fleksibël është e rregullueshme me lartësi në mënyrë që grila e sipërme të ngrihet shpejt ose të ulet përi 5 cm. Duke krijuar hapësirë shtesë në grilën e poshtme, mund të vendosen edhe enë më të mëdha. Ekziston edhe një grilë e tretë fleksibël në krye, për sende të vogla dhe të lehta, të tilla si takëmet.
Një derë, dy zona
Furra e integruar NV7000N me dyer fleksibël
Kënaquni me përgatitjen e enëve të ndryshme duke përdorur dyer fleksibël me zonat e pjekjes së sipërme dhe të poshtme. Teknologjia Dual Cook Flex™ ju lejon të përgatisni dy pjata në dy zona, në dy temperatura, me mundësinë e qasjes në të gjithë furrën ose vetëm gjysmën e lartë, pa ndërprerë pjekjen në fund. Me Dual Cook Flex™ kurseni kohë dhe energji (20%) pasi nuk ka ngrohje të të gjithë furrës.
Më shumë pjata në të njëjtën kohë!
Pllaka shporeti montuese NZ6000K SMART me teknologjinë Virtual Flame
Shijoni gatimin me kontroll intuitiv dhe të qartë të temperaturës. Teknologjia unike Virtual Flame™ ju jep kontroll intuitiv vizual me shikueshmëri të qartë dhe të sigurt të intensitetit të temperaturës në pllakën e shporetit me induksion. Në Flex Plus Zone, lehtë mund të gatuani më shumë pjata, duke përdorur më shumë enë. Kjo sipërfaqe e gjerë, e hapur mund të zbulojë numrin e enëve, madhësinë dhe formën, me përdorim minimal të energjisë dhe pa "zona të vdekura".
Lehtë deri te pastërtia
Fshesa elektrike VS9000E me teknologjinë Jet Cyclone, furçën Turbo dhe stacionin Z
Tani mund të pastroni lehtë dhe thjesht dyshemetë me një fshesë elektrike të fuqishme pa tela por të lehtë, i cili ka një motor inverter dixhital me fuqi thithëse deri në 150 W. Në të njëjtën kohë, ju mund të thithni ajër më të pastër falë një sistemi filtrimi HEPA me pesë shtresa, cikloni kryesor i të cilit kap grimcat e mëdha, cikloni reaktiv ato grimca të imëta, dhe filtri ultra i imët i pluhurit përfundimisht mbledh 99.999% të pluhurit dhe alergjenëve më të imët.