Kënaquni me serialet tuaja të preferuara dhe argëtimin e paharrueshëm televiziv! Meqenëse ne besojmë në cilësinë më të lartë të televizorëve tanë, ju garantojmë 5 vjet kënaqësi pa brenga për të gjithë televizorët Neo QLED, QLED dhe Lifestyle të vitit 2021, si dhe për modele të caktuara QLED dhe Lifestyle të vitit 2020*.
Televizorët Neo QLED demonstrojnë cilësi dhe ofrojnë një përjetim të plotë, kështu që me ta mund të zhyteni në çdo skenë edhe më thellë dhe më realisht. Falë teknologjisë Quantum Matrix Pro, shtëpia juaj do të vijë në jetë si një sallë koncertesh apo teatër i vërtetë i ndriçuar në mënyrë perfekte. Teknologjia Quantum Matrix Pro ka shumë më pak blooming të imazhit, falë përpikërisë së diodëve Quantum Mini LED inovativë me rastin e dërgimit të dritës, duke rezultuar në një ngjyrë të zezë të thellë dhe të mprehtë. Për më tepër, teknologjia Quantum dot siguron një gamë maksimale, 100% tre-dimensionale të ngjyrave. Aty është edhe teknologjia OTS+ (Object Tracking Sound), në saje të së cilës tingulli vjen pikërisht prej nga ka ardhur - edhe kur veprimi përfshin lëvizje, tingulli lëviz në të njëjtin drejtim. Zhytuni edhe më thellë në tingullin e pasur që vjen nga të gjitha skutat e televizorit, por edhe nga mesi. Më në fund, seria 8K e televizorëve Neo QLED njihet nga ekrani i bukur Infinity One. Skajet e zeza të televizorit janë zvogëluar dukshëm, dhe korniza ultra e hollë ju lejon të shijoni përvojë e shikimit pa asnjë ndërhyrje.
Për ata që kërkojnë një atmosferë të veçantë estetike, aty janë televizorët nga seria Lifestyle. Këta televizorë ju japin një imazh tepër cilësor, si dhe aftësinë për t'u përshtatur në mënyrë të përsosur me hapësirën tuaj të jetesës.
The Serif, i projektuar për çdo hapësirë dhe për çdo çast, përmban një dizajn të sofistikuar. Ka një mbajtës të ndashëm për dysheme, dhe madje nëse keni kritere të rrepta sa i përket dizajnit, do ta përshtatni lehtësisht në çdo hapësirë.
Televizori The Sero i përshtatet dhe ju jep këndin e duhur të shikimit. The Sero rrotullohet për t'u përshtatur me përmbajtjen tuaj, fshehurazi, për të parë përmbajtje televizive dhe filma shtrirë ose drejtë, kur bëhet fjalë për përmbajtjen dhe aplikacionet për celular.
Televozori The Terrace ju sjell të gjitha mundësitë e teknologjisë QLED, tani jashtë! The Terrace është një arsye për tu argëtuar jashtë në çdo kohë të vitit. Certifikimi i tij IP55 është provë e besueshmërisë së performancës dhe mbrojtjes nga lagështia, pluhuri dhe nxehtësia në kushte të ndryshme të motit. Falë televizorit The Terrace, parashikimi i motit nuk duhet t'ju shqetësojë.
Dhe së fundmi, projektori lazer The Premiere - Smart 4K UHD me hedhje ultra të shkurtër. The Premiere përdor një burim drite lazer për ta bërë përvojën e shikimit në shtëpi të njëjtë me atë në kinema. Ju do të keni ngjyra që janë precize dhe kanë një gamë superiore ngjyrash, por gjithashtu shkëlqim të jashtëzakonshëm në një maksimum prej 120 inç të sipërfaqes së parashikuar. Mund të shikoni madje përmbajtje HDR10 + në të.
Zgjidhni një nga televizorët më të mirë Samsung që i përshtatet më së miri stilit tuaj të jetës dhe shijoni performancën maksimale me një garanci 5-vjeçare.
Promovimi zgjat nga 1.4. deri më 30.6.2021. Për më shumë informacione, listën e të gjitha modeleve të përfshira në promovim dhe aplikimin për garancinë 5-vjeçare vizitoni samsung5vitegaranci.al. Kushtet e promovimit mund t’i gjeni këtu
* Vlen për të gjithë televizorët Neo QLED, QLED dhe Lifestyle të vitit 2021 (The Serif, The Sero, The Terrace, The Premiere) dhe modelet e vitit 2020 (The Serif - përveç modelit me ekran 49’’, The Sero, The Terrace, The Premiere dhe QLED QE55/65Q95TC).
Ndjenja e zgjatur e rehatisë. E garantuar!
TV NEO QLED
Zbuloni detajet e fshehura dhe kontrastin e theksuar
Zbuloni një nivel më të thellë të detajeve në filmin tuaj të preferuar.
Është e vështirë të kapësh çdo detaj në imazh, veçanërisht nëse ka zona të lehta dhe të errëta në skenë. Teknologjia Quantum HDR 64x ka performancë superiore të së zezës dhe ndriçimit, kështu që do të shihni edhe detajin më të vogël që duhet parë.
TV Lifestyle
Televizorët si vepër arti: The Serif, The Sero, The Terrace, The Premiere
Kjo është një seri me të vërtetë e veçantë e televizorëve Samsung. Ato janë të dizajnuara në mënyrë që të përshtaten lehtësisht me hapësirën tuaj të jetesës dhe ta stilojnë atë në mënyrën që ju përshtatet më shumë. Përveç kësaj, ato ju ofrojnë kënaqësinë e një cilësie të jashtëzakonshme të imazhit. Falë teknologjisë Samsung Quantum Dot, ngjyrat kanë një gamë 100% tre-dimensionale dhe teknologjia Dual LED rrit kontrastin bazuar në temperaturën e dritës së pasme për të arritur një ton mbresëlënës.