Skaduar

Shtëpi më inteligjente me dhurata të vlefshme

Bleni pajisje të zgjedhura me Bespoken AI dhe përfitoni një Galaxy Watch7 si dhuratë.

E vlefshme nga 19.05.2025 29.06.2025

Është momenti i duhur për të sjellë produkte inteligjente në shtëpi për ta bërë jetën tuaj më të thjeshtë dhe më të lehtë, sepse Samsung sjell një ofertë që kombinon inovacionin dhe përfitimet e veçanta.

Me blerjen e pajisjeve të zgjedhura Bespoke AI për shtëpinë tuaj, siç janë frigoriferët, lavatriçet dhe tharëset, si dhe fshesat me korrent, do të përfitoni një Galaxy Watch7 si dhuratë me vlerë 329 €.

Jo vetëm që do ta përmirësoni përditshmërinë tuaj me teknologji inteligjente që kursen kohë dhe energji, por me regjistrimin përfitoni edhe një garanci shtesë deri në 5 vjet garanci (2 vjet të rregullt + 3 vjet garanci shtesë tregtare) për pajisjet shtëpiake dhe një garanci shtesë 3 vjet garanci (2 vjet të rregullt + 1 vit garanci komerciale shtesë)për fshesat me korrent.

Mos e humbisni mundësinë për të bërë një zgjedhje të zgjuar dhe për të marrë dhuratën perfekte.

Bleni tani dhe bëjeni shtëpinë tuaj edhe më inteligjente.

Termat dhe kushtet e promocionit i gjeni këtu.

Promocioni për ushtrimin e të drejtës për një dhuratë Galaxy Watch7 zgjat nga data 19.5 deri më 29.6.2025 ose më pak nëse mbaron stoku i dhuratës.

Vlera e dhuratës së treguar përfaqëson çmimin e rekomanduar me pakicë të pajisjes. Çmimet me pakicë të pajisjes mund të ndryshojnë në bazë të vendimeve individuale të biznesit të secilit partner shitjesh.

 

*Promocioni për garanci shtesë për pajisje dhe fshesa me korrent të caktuara zgjat nga data 13.1 deri më 31.12.2025. Garancia shtesë është e disponueshme me kusht që të lini një vlerësim dhe të regjistroheni në samsunggarancionizgjatur ose më vonë se 30 ditë pas blerjes së pajisjes. Garancia shtesë nuk vlen për baterinë e fshesës me korrent. Gjeni listën e plotë të pajisjeve dhe më shumë detaje rreth promocionit në www.samsung.com/al/offer/home-appliance-extended-warranty-2025-xk.

Për t'u kualifikuar për dhuratën Galaxy Watch7, duhet të regjistroheni deri më 13.7.2025

Partnerët e shitjeve të Samsung që marrin pjesë në këtë
aktivitetet promovues janë:

Frigorifer Bespoke AI Family Hub

Më shumë se një frigorifer i zakonshëm

Ekrani i madh 21,5 inç AI Home mundëson organizimin, argëtimin dhe lidhjen direkt nga frigoriferi.

Funksioni Auto Open Door hap derën me një prekje të lehtë, edhe kur duart tuaja janë të zëna.

Asistentja e integruar Bixby ju ndihmon me zërin, duke filluar nga hartimi i një liste blerjesh deri te sugjerimi i recetave.
E gjithë kjo, falë sistemit Twin Cooling Plus™ për freski optimale dhe 614 litra hapësirë ​​ruajtjeje.

Lavatriçe Bespoke AI WF90F

Larje inteligjente që kursen energji

AI Home e shndërron lavatriçen tuaj në një qendër kontrolli intuitive.
Përmes ekranit me prekje, mund të monitoroni lehtësisht ciklin e larjes, të merrni këshilla dhe rekomandime të dobishme bazuar në rutinën tuaj, dhe pasi të përfundojë cikli, merrni një raport larjeje.
AI Wash rregullon automatikisht sasinë e ujit, detergjentit dhe kohëzgjatjen e larjes për rezultatet më të mira.
Me modalitetin AI Energy, kurseni deri në 70% të energjisë pa bërë kompromis në performancë.

Tharëse Bespoke AI W DV9400D

Tharje inteligjente dhe më shumë kursim

Tharja AI Smart me anë të inteligjencës artificiale sjell teknologji që monitoron lagështinë e rrobave me sensorë të shumtë, gjeneron sasinë optimale të nxehtësisë, funksionon në mënyrë efikase, kursen energji dhe than rrobat butësisht.

Modaliteti AI Enegy ju lejon të kontrolloni konsumin e energjisë dhe të vlerësoni faturën e energjisë elektrike, duke përdorur 20% më pak energji.

Fshesë me korrent Bespoke Jet AI Ultra stick

Pastrim më i fuqishëm falë teknologjisë AI

Jet AI+ Ultra ofron një fuqi maksimale thithëse prej 400 W, me rregullim inteligjent të fuqisë në sipërfaqe të ndryshme. Falë modalitetit AI Cleaning, ai njeh automatikisht llojin e dyshemesë për pastrim optimal. Stacioni i Pastrimit Gjithëpërfshirës zbraz koshin në mënyrë higjienike pa përhapur pluhur.

Galaxy Watch7

Trajneri dhe asistenti juaj personal

Galaxy Watch7 gjurmon shëndetin dhe stërvitjen me veçori të avancuara si analiza e gjumit, monitorimi i rrahjeve të zemrës dhe matje të parametrave të trupit. Me një bateri që zgjat më shumë dhe dizajn elegant, ora përshtatet me çdo hap tuajin, duke filluar nga stërvitja deri te takimet e biznesit.