Pranvera po vjen dhe bashkë me të edhe pastrimi i pranverës. Është koha e duhur të shijoni freskinë dhe pastërtinë e shtëpisë, dhe në të njejtën kohë të kurseni para. Samsung ka bërë një përpjekje për të krijuar një ofertë të parezistueshme të  makinave rrobalarëse dhe fshesave elektrike me një zbritje deri në 30% dhe një garanci 5-vjeçare, duke ju mundësuar kështu të shijoni pastërtinë e patëmetë të shtëpisë tuaj.  

Zgjidhni makinën rrobalarëse WW9800T dhe duke përdorur pastrimin e thellë higjienik me avull largoni 99,9% të baktereve dhe alergjenëve nga rrobat tuaja. Falë teknologjisë Eco Bubble™, detergjenti shndërrohet në fluska dhe futet shpejtë në pëlhurë dhe me lehtësi heq papastërtitë, ndërkohë që kursen energji dhe ruan ngjyrat dhe strukturën e pëlhurës.*

Me tharësen DV8000T rrobat tuaja do të thahen jashtëzakonisht shpejt dhe do të jenë gati për tu veshur. Me ciklin Super Speed, ju mund të thani një mbushje të përzier të rrobave prej pambuku dhe sintetike për 81 minuta**, dhe me teknologjinë Silent Dry që mbyt zërin dhe algoritmin për optimizimin e shpejtësisë së rrotullimit, nivelet e zhurmës do të ulen. 

Shijoni kohën tuaj të lirë sepse pastrimi i shtëpisë tuaj nuk ka qenë kurrë më i shpejtë. Fshesa elektrike Jet 90E pastron lehtësisht dhe plotësisht llojet e ndryshme të dyshemeve, ndërsa furça turbo mbledhë grimcat e vogla të pluhurit nga qilimi. Merrni frymë thellë dhe ndjeni freskinë e ajrit sepse sistemi i filtrimit me pesë shtresa eliminon pluhurin dhe alergjenët nga ajri. 

Së bashku këto pajisje e bëjnë shtëpinë të freskët dhe të pastër, duke kursyer kohën tuaj dhe me një zbritje prej 30% edhe buxhetin tuaj të shtëpisë. Produktet e zgjedhura gjithashtu vijnë me një garanci 5 vjeçare, dhe më shumë informacione mund të gjenden këtu

Promovimi zgjat prej 19.3. deri më 2.5.2021. ose deri me harxhimin e stoqeve. 

Shuma e e saktë e përqindjes së kursimit ndryshon në varësi të produktit dhe çmimit të tij në dyqanet e autorizuara të Samsung, për të cilat klienti mund të informohet në një nga pikët të autorizuar të shitjes të Samsung. 

Garancia 5 vjeçare promocionale  (2 vjet garanci fabrike + 3 vjet garanci shtesë) është e vlefshme për frigoriferë, makina rrobalarëse, pajisje montuese të kuzhinës dhe fshesa elektrike të blera në periudhën prej 1.2. deri më  31.5.2021, dhe për pajisje tharëse dhe pajisje të kombinuara për larje-tharje të blera në periudhën nga 1.4. deri më 31.5.2021.

* Bazuar në një raport laboratorik të testimit të performancës të kompanisë  Springboard Engineering për shiritat EMPA, duke krahasuar detergjentin e zakonshëm me teknologjinë e flluskave pa veprim mekanik.

**Testuar në modelin e pajisjes Samsung DV8000T në përputhje me standardin IEC dhe sasinë e rrobave me peshë 3 kg.

Zgjidhni zbritjen pranverore

Makina rrobalarëse WW9800T

Makina rrobatharëse DV8000T

Jet 90E premium

Pastrim higjienik me avull

Makina rrobalarëse WW9800T

Përmirësoni cilësinë e larjes sërrobave pa trajtim paraprak duke përdorur pastrim të thellë dhe higjienik të rrobave me avull. Avulli lëshohet nga fundi i kazanit, ashtu që çdo objekt përshkohet me avull, duke hequr kështu papastërtitë këmbëngulëse dhe 99,9% të bakterieve dhe alergjenëve.

Tharje super e shpejtë

Makina rrobatharëse DV8000T

Rroba të thata dhe të pastra të gatshme për t'u veshur për më pak se dy orë, me kursime më të mëdha të rrymës. Programi Super Speed mund të thajë në të njëjtën kohë materialet e pambukut dhe sintetike, të cilat do të thahen pas vetëm 81 minutash.

Mban ajrin të pastër

Jet 90E premium

Ajri më i pastër në shtëpinë tuaj me një sistem filtri me pesë shtresa. Fillimisht, cikloni kryesor dhe filtri i rrjetës metalike ndajnë dhe bllokojnë grimca të mëdha pluhuri. Cikloni reaktiv dhe mikrofiltri kapin pluhurin e imët. Më në fund, filtri ultrafin i pluhurit mbledh 99,9% të pluhurit dhe alergjenëve.