Përgatituni, vera po vjen! Do t'ju duhen shumë pije të ftohta dhe akullore për t'u freskuar, por ajo që me siguri nuk do t'ju duhet është një frigorifer i ngrirë. Falë teknologjisë No Frost, frigoriferët Samsung ruajnë një temperaturë të barabartë, e cila parandalon akumulimin e akullit dhe ruan freskinë e ushqimeve tuaja. Me No Frost, mund ta harroni shkrirjen e frigoriferit dhe ta përdorni këtë kohë për gjëra më të rëndësishme!

 

Zgjidhni një nga frigoriferët fantastik Samsung No Frost me një zbritje të veçantë deri në 30% dhe shijoni freskinë e përsosur të ushqimeve me garanci 5 vjeçare.

 

Promocioni zgjat nga data 14.5.2021 deri më 30.6.2021 dhe i referohet modeleve të zgjedhura të frigoriferëve.

 

Garancia 5 vjeçare (2 vjet garanci fabrike + 3 vjet garanci shtesë) është e vlefshme për disa frigoriferë të blerë nga data 1.2.2021 deri më 31.5.2021. Më shumë informacion mbi promocionin e garancisë 5 vjeçare mund të gjenden në adresën samsung5vitegaranci.al.

Ushqime të freskëta, të disponueshme në çdo kohë

RB7300T Frigorifer RB7300T Frigorifer

Seria RB7300T

RS8000NC-8 Frigoriferë RS8000NC-8 Frigoriferë

RS8000

RB7300T

Freski natyrale pa akumulim akulli

Nuk keni pse të humbisni kohë për të shkrirë frigoriferin, sepse me teknologjinë No Frost, rritet qarkullimi i ajrit në frigorifer dhe ruhet një temperaturë e qëndrueshme, duke parandaluar formimin e akullit. Falë mureve frigoriferike shumë të hollë, të mundësuar nga teknologjia SpaceMax, ky frigorifer ofron më shumë hapësirë brenda tij dhe i përshtatet përmasave të dollapëve të kuzhinës.

RS8000

Ushqime të freskëta dhe dizajn elegant

Kur kombinoni teknologjinë supreme të ftohjes dhe dizajnin elegant, përfitoni një frigorifer i cili përshtatet në çdo shtëpi në mënyrë të përsosur. Falë ftohjes së saktë, ai ruan më gjatë freskinë, shijen dhe strukturën e ushqimit, ndërsa teknologjia Twin Cooling Plus optimizon temperaturën dhe lagështinë e frigoriferit, duke ju siguruar që ushqimi të mbetet më i shijshëm dhe i freskët për dyfishin e kohës.