Pajisjet Samsung janë krijuar për të zgjatur me vite dhe është mirë të jeni të sigurt se gjithçka do të funksionojë në mënyrë të përsosur, njësoj si ditën e parë. Prandaj, mos e humbisni mundësinë që me blerjen e pajisjeve të përzgjedhura Samsung të përfitoni të drejtën për garanci shtesë.
Nëse vendosni për fshesa inteligjente me fuqi të lartë thithjeje, kini parasysh se me blerjen e të gjitha fshesave Samsung Jet me shkop dhe robotike përfitoni 3 vite garanci. Krahas 2 viteve të garancisë standarde, mund të përfitoni edhe 1 vit garanci shtesë komerciale për modelet e përzgjedhura të fshesave të blera në periudhën nga 5.01. deri më 31.12.2026. Garancia shtesë është e disponueshme me kusht regjistrimi dhe lënies së një vlerësimi në faqen tonë samsunggaranciezgjatur.al , jo më vonë se 30 ditë nga data e blerjes së pajisjes, ndërsa garancia shtesë nuk vlen për baterinë.
Nëse dëshironi ta pajisni apartamentin tuaj me pajisje të reja shtëpiake Samsung, gjatë promocionit, ju presin të gjitha modelet me garanci edhe 5-vjeçare. Përveç garancisë së rregullt 2-vjeçare, përfitoni 3 vjet garanci shtesë për modele të zgjedhura të frigoriferëve, lavatriçeve, tharëseve, lavatriçeve të kombinuara dhe lavatriçeve tharëse dhe pajisjeve të integruara të kuzhinës të blera në periudhën nga 5.1 deri më 31.12.2026.
Detajet e promocionit dhe listën e produkteve të përfshira në garancinë 5-vjeçare mund t’i gjeni këtu.
Detajet e promocionit dhe listën e produkteve të përfshira në garancinë 3-vjeçare mund t’i gjeni këtu.
Promocioni është i disponueshëm tek partnerët shitës Samsung të përmendur në rregullat e promocionit, të cilët përcaktojnë në mënyrë të pavarur çmimin me pakicë. Lista e plotë e pajisjeve, rregullat e promocionit dhe më shumë detaje rreth etiketimeve të efikasitetit energjetik të modeleve të veçanta gjenden në faqe.
Pajisni shtëpinë tuaj me pajisje inteligjente me teknologjinë SmartThings dhe kontrolloni të gjitha funksionet përmes aplikacionit duke përdorur vetëm telefonin tuaj celular.
Udhëzime për regjistrimin
Lavatriçe Bespoke AI WF90F
Tharëse rrobash Bespoke AI DV90F
Frigorifer RS90F
Fshesë me korrent Bespoke Jet AI VS90F
Furrë me mikrovalë MQ7000A
Furrë Dual Cook NV7000B