Skaduar

Galaxy Z Fold7
Galaxy Z Flip7
Galaxy Z Flip7 FE

Porosit paraprakisht një telefon nga seria Galaxy Z dhe siguro deri në 10.000 ALL*

Memorie ​​e dyfishtë** për çmimin e variantit bazë

E vlefshme nga 09.07.2025 24.07.2025

Me Galaxy Z Fold7, Z Flip7 dhe Flip7 FE tani përfito më shumë. Në çdo kuptim.

Porosit paraprakisht telefonin tënd të ri dhe merr përfitimet speciale që të ofrojnë memorie të dyfishtë** me çmimin e modelit bazë, dhe kurse deri në 10.000 ALL*.

Pavarësisht nëse zgjedh fuqinë e kryerjes së disa detyrave njëkohësisht me Z Fold7 apo elegancën kompakte të pajisjes Z Flip7, shoqëruesi yt i Galaxy AI do të jetë gati për sfida të reja, tani me më shumë hapësirë për foto, video, shënime dhe kujtime.

Zbulo dimensionin e ri të telefonave inteligjentë, kurse më shumë, bëj më shumë, eksploro më shumë.

Je regjistruar për eventin Galaxy Unpacked? Fantastike, tani ke më shumë arsye për të qenë i emocionuar sepse duke blerë pajisjen dhe duke e regjistruar atë në samsung.al deri më 30.8.2025, të pret një dhuratë e shkëlqyer me vlerë 5.499 ALL.

Promocioni zgjat nga 9.7 deri në 24.7.2025***

Kërkoni të gjitha hollësitë dhe kushtet e promocionit në linkun.

  • *Shuma e treguar përfaqëson kursimet e vlerësuara për Galaxy Z Fold7, e llogaritur bazuar në çmimin e sugjeruar të shitjes pakicë. Kursimet janë diferenca midis çmimit të variantit me më shumë memorie dhe çmimit të modelit bazë. Shuma e kursimeve mund të ndryshojë në varësi të modelit të telefonit të zgjedhur dhe partnerit të shitjes.
  • **I referohet: Galaxy Z Fold7 12/512 GB për çmimin 12/256 GB, Galaxy Z Flip7 12/512 GB për çmimin 12/256 GB dhe Galaxy Z Flip7 FE 8/256 GB për çmimin 8/128 GB. Përjashtohet modeli 16/1TB.
  • ***ose deri sa të mbarojë stoku i synuar për qëllime parashitjeje.

Regjistroni produktin tuaj këtu.

Mund të porositni tani Samsung Galaxy Z Fold7, Galaxy Z Flip7 dhe Galaxy Z Flip 7 FE në websitet e partnerëve të mëposhtëm të shitjeve të Samsung:

Pikat kryesore

  • Ultra elegant. Ultra i lehtë
    Njihu me dizajnin tonë më novator, të rikrijuar për të qenë Fold ynë më i hollë dhe më i lehtë se kurrë më parë. Me ekrane të zgjerueshme brenda dhe jashtë arrin të të tregojë një botë të re e të pandërprerë mjeshtërie, zhytuni në përvojën Ultra, e shpalosur.1
  • Kamera Ultra 200 MP, tashmë në Fold
    Shkrep fotografi super mahnitëse e me rezolucion të kartë me kamerën tonë të fuqishme 200 MP, e cila nxjerr në pah pikat më të imëta në çdo peizazh. Kamera çiftohet në mënyrë të përsosur me gjeneratën tonë të ardhshme të ProVisual Engine, që përmirëson ngjyrat dhe detajet për qartësi dhe përmirëson tonet dhe teksturat natyrale të lëkurës.1,5
  • Bateri efikase që mundëson përdorimin gjatë gjithë ditës
    Kur ke për të dalë, është e rëndësishme që të jesh në gjendje të shijosh lojërat, shikimin e videove ose kryerjen e disa detyrave njëherazi pa u shqetësuar për baterinë. Ajo që të ofrohet është një teknologji 4400 mAh dhe mDNIe për efikasitet maksimal në energji pa e shteruar jetëgjatësinë e baterisë..7,8,9
  • Duket elegant. Me ndërtim të fortë
    Po rikrijojmë këtë Fold për ta bërë më të fortë edhe në dizajn. Mbështillet në një kornizë më të fortë e të avancuar Armor Aluminum, e shoqëruar me mburojën novatore Armor FlexHinge, e cila e zvogëlon hapësirën e ekranit kur paloset më shumë se më parë, duke mbrojtur në të njëjtën kohë pajisjen tënde. Përveç kësaj, ekrani ka më shumë qëndrueshmëri me xhamin Corning® Gorilla® Glass Ceramic 2, prezantuar për herë të parë në pajisjet Galaxy Foldables.1,2,3,4
  • Ultra elegant. Ultra i fuqishëm
    Zgjero përvojën tënde të lojës me procesorin tonë më të avancuar të celularëve. Ky procesor i gjeneratës tjetër, i cili përfshin përmirësimet e CPU, GPU dhe NPU, ofron përmirësime marramendëse për luajtjen e lojërave dhe përmirësime të AI, duke e përmirësuar ndjeshëm përvojën tënde të përgjithshme Galaxy. Përveç kësaj, mund të përfshihesh me një mbështetje të optimizuar Vulkan dhe me gjurmim rrezesh në kohë reale që sjell në jetë çdo skenë.1,6
  • Galaxy AI vjen me ekran të madh
    Me Galaxy AI, bota jote zgjerohet si asnjëherë më parë. Kërko këshilla dhe merr informacion në kohë reale, përmirëso dhe modifiko fotot sipas dëshirës, merr përmbledhje të personalizuara për ditën tënde dhe më shumë..10,11,12,13,14

Paralajmërime ligjore

  • 1. Krahasuar me modelet e mëparshme Galaxy Z Fold.
  • 2. Korniza e avancuar Armor Aluminum nuk i përfshin butonat e volumit dhe ata anësorë, folenë e kartës SIM ose unazën rrethuese të objektivit të kamerës.
  • 3. Corning® Gorilla® Glass Ceramic 2 është i vendosur në pjesën e përparme të pajisjes dhe Corning® Gorilla® Glass Victus® 2 është i vendosur në pjesën e pasme.
  • 4. Galaxy Z Fold7 dhe Galaxy Z Flip7 nuk iu nënshtruan një testi për rezistencën ndaj gërvishtjeve.
  • 5. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të kushteve të shkrepjes duke përfshirë subjektet e shumta, daljen jashtë fokusit apo subjektet në lëvizje.
  • 6. Përmirësimet e performancës së AP të treguara krahasuar me Galaxy Z Fold6. Performanca reale do të varet nga mjedisi i përdorimit, kushtet, si dhe softueri e aplikacionet të instaluara paraprakisht.
  • 7. Jetëgjatësia reale e baterisë varion sipas mjedisit të rrjetit, veçorive dhe aplikacioneve të përdorura, shpeshtësisë së telefonatave dhe mesazheve, numrit të karikimeve dhe shumë faktorëve të tjerë. Vlerësuar përkundrejt profilit të përdorimit mesatar të hartuar nga UX Connect Research. Vlerësuar në mënyrë të pavarur nga UX Connect Research mes datave 12.06.2025-20.06.2025 në SHBA me versionet para hedhjes në treg të SM-F966 sipas cilësimit të parazgjedhur duke përdorur rrjetet LTE dhe 5G Sub6. NUK është testuar nën rrjetin 5G mmWave.
  • 8. Bazuar në kushtet e testimeve të brendshme laboratorike të Samsung me versionin e hedhur në treg paraprakisht të modelit të dhënë të lidhur me kufjet nëpërmjet Bluetooth sipas cilësimeve të parazgjedhura përmes LTE. Vlerësuar kundrejt kapacitetit të baterisë dhe rrymës së matur për konsumin e energjisë së baterisë gjatë luajtjes së videos (rezolucioni i skedarit video 720 p, ruajtur në pajisje). Koha reale e shikimit të videos mund të ndryshojë në varësi të lidhjes së rrjetit, cilësimeve, formatit të skedarit të videos, ndriçimit të ekranit, gjendjes së baterisë dhe shumë faktorëve të tjerë.
  • 9. Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë ndërmjet kampionëve të baterive të testuar sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar është 4272 mAh për Galaxy Z Fold7.
  • 10. Mund të kërkohet identifikim në Samsung account për të përdorur disa veçori të AI.
  • 11. Samsung nuk bën premtime dhe nuk jep siguri apo garanci për saktësinë, plotësinë ose besueshmërinë e rezultateve të dhëna nga veçoritë AI.
  • 12. Disponueshmëria e veçorive të Galaxy AI mund të variojë sipas rajonit/shtetit, versionit të OS/One UI, modelit të pajisjes dhe operatorit celular të telefonit.
  • 13. Veçoritë e Galaxy AI do të ofrohen pa pagesë të paktën deri në fund të vitit 2025 në pajisjet e mbështetura Samsung Galaxy. Mund të zbatohen kushte të ndryshme për veçoritë AI që ofrohen nga palët e treta.
  • 14. Shërbimi i Galaxy AI mund të jetë i kufizuar për të miturit në rajone të caktuara ku ka kufizime moshe në lidhje me përdorimin e AI.

Pikat kryesore

  • Më kompakti. Ndikim i madh
    Ekrani i ridizajnuar i kapakut i Galaxy Z Flip7 ka kornizën më të hollë ndonjëherë, duke të lejuar të kryesh më shumë veprime nga FlexWindow se kurrë më parë. Ekrani kryesor i ridizajnuar ofron gjithashtu një përvojë shikimi me më pak ndërprerje.1
  • Pamje të pandërprera, brenda dhe jashtë
    Përjeto përvojën tonë më të mirë në shikim në FlexWindow, me deri në 120 Hz shpejtësi rifreskimi dhe një ndriçim maksimal prej 2600 nit për lëvizje që janë të lehta për sytë e tu edhe në ambientet e jashtme. Përveç kësaj, Vision Booster ynë i përmirësuar përforcon ngjyrën dhe kontrastin që të shohësh me qartësi çdo detaj.1,4
  • Telefoni Galaxy AI më i dobishëm
    Zgjero botën tënde me veçorinë tonë të dobishme Galaxy AI. Kërko këshilla dhe merr informacion në kohë reale, merr përmbledhje të personalizuara dhe të dhëna të përshtatura për ditën tënde dhe më shumë.18,9,10,11,12
  • Kamera 50 MP e nivelit profesional për selfi
    Kamera me rezolucion të lartë 50 MP e Galaxy Z Flip7, e përmirësuar nga ProVisual Engine ofron foto me ngjyra të pasura dhe të detajuara me tone dhe tekstura më të sakta të lëkurës. Përveç kësaj, mund të aplikosh menjëherë filtra të personalizuara të bazuara në AI drejtpërdrejt nga ekrani i kapakut për të shtuar detaje përfundimtare që do t'i bëjnë fotot tuaja unike.1,2,3
  • Bateri efikase që mundëson përdorimin gjatë gjithë ditës1,5,6,7
    Bateria jonë më e madhe 4300 mAh dhe teknologjia mDNIe janë optimizuar nga procesori ynë i fuqishëm, ndaj kjo pajisje Flip është e gatshme për orë të tëra argëtimi të pandërprerë.
  • One UI 8. Të gjitha risi për Flip
    Ndërfaqja jonë më e mirë dhe e personalizuar e përdoruesit u krijua nga fillimi për ekranin e kapakut dhe për ekranin kryesor. Me një sfond ekrani të personalizueshëm dhe me widgets ndërvepruese si Moti dhe Gallery, Flip do të jetë unik për ty.13,14

Paralajmërime ligjore

  • 1. Krahasuar me modelet e mëparshme Galaxy Z Flip.
  • 2. Rezultatet mund të variojnë në varësi të kushteve të dritës dhe/ose të kushteve të fotografimit, duke përfshirë subjektet e shumta, daljen jashtë fokusit apo subjektet në lëvizje.
  • 3. Rezolucioni 50 MP ofrohet vetëm në kamerën e pasme të gjerë të Galaxy Z Flip7.
  • 4. Galaxy Z Flip7 ka një ndriçim maksimal prej 2600 nit në ekranin kryesor dhe në ekranin e kapakut. Ekranet janë të përshtatshme dhe rregullojnë automatikisht nivelin e ndriçimit në varësi të mjedisit. Në disa kushte ndriçimi ose në ndriçim më të lartë, do të aktivizohen Modaliteti i ndriçimit të lartë dhe Vision Booster.
  • 5. Bazuar në kushtet e testimeve të brendshme laboratorike të Samsung me versionin e hedhur në treg paraprakisht të modelit të dhënë të lidhur me kufjet nëpërmjet Bluetooth sipas cilësimeve të parazgjedhura përmes LTE. Vlerësuar kundrejt kapacitetit të baterisë dhe rrymës së matur për konsumin e energjisë së baterisë gjatë luajtjes së videos (rezolucioni i skedarit video 720 p, ruajtur në pajisje). Koha reale e shikimit të videos mund të ndryshojë në varësi të lidhjes së rrjetit, cilësimeve, formatit të skedarit të videos, ndriçimit të ekranit, gjendjes së baterisë dhe shumë faktorëve të tjerë.
  • 6. Jetëgjatësia reale e baterisë varion sipas mjedisit të rrjetit, veçorive dhe aplikacioneve të përdorura, shpeshtësisë së telefonatave dhe mesazheve, numrit të karikimeve dhe shumë faktorëve të tjerë. Vlerësuar përkundrejt profilit të përdorimit mesatar të hartuar nga UX Connect Research. Vlerësuar në mënyrë të pavarur nga UX Connect Research mes datave 12.06.2025-20.06.2025 në SHBA me versionet para hedhjes në treg të SM-F766 sipas cilësimit të parazgjedhur duke përdorur rrjetet LTE dhe 5G Sub6. NUK është testuar nën rrjetin 5G mmWave.
  • 7. Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë ndërmjet kampionëve të baterive të testuar sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti nominal është 4174 mAh për Galaxy Z Flip7.
  • 8. Mund të kërkohet identifikim në Samsung account për të përdorur disa veçori të AI.
  • 9. Samsung nuk bën premtime dhe nuk jep siguri apo garanci për saktësinë, plotësinë ose besueshmërinë e rezultateve të dhëna nga veçoritë AI.
  • 10. Disponueshmëria e veçorive të Galaxy AI mund të variojë sipas rajonit/shtetit, versionit të OS/One UI, modelit të pajisjes dhe operatorit celular të telefonit.
  • 11. Veçoritë e Galaxy AI do të ofrohen pa pagesë të paktën deri në fund të vitit 2025 në pajisjet e mbështetura Samsung Galaxy. Mund të zbatohen kushte të ndryshme për veçoritë AI që ofrohen nga palët e treta.
  • 12. Shërbimi i Galaxy AI mund të jetë i kufizuar për të miturit në rajone të caktuara ku ka kufizime moshe në lidhje me përdorimin e AI.
  • 13. Disa widgets funksionale mund të kërkojnë një lidhje me rrjetin dhe/ose identifikim në Samsung Account. Disponueshmëria e funksioneve të mbështetura brenda aplikacioneve mund të ndryshojë sipas shtetit.
  • 14. Veçoria Weather Wallpaper kërkon lidhje me rrjetin për të marrë të dhënat e motit. Mund të pasqyrojë të dhënat e motit pa lidhje me rrjetin pasi të dhënat të merren nga pajisja. Pasqyrimi i kushteve atmosferike në kohë reale mund të vonohet pasi shërbimi varet nga përditësimet e informacionit lokal të motit. Disa fotografi në ambiente të brendshme, gjatë natës dhe me rezolucion të ulët mund të mos jenë të përputhshme. Saktësia dhe besueshmëria e rezultateve të gjeneruara nuk është e garantuar.

Pikat kryesore

  • Dizajn kompakt me ndikim të madh
    Me formën elegante dhe me madhësinë kompakte, Galaxy Z Flip7 FE mbahet lehtësisht në xhep. Shpalose për të përjetuar një ekran me madhësi të plotë me të gjitha veçoritë dhe funksionalitetet e një smartfoni premium, duke kombinuar lehtësinë me prakticitetin në një dizajn të vetëm.
  • Bateri efikase që mundëson përdorimin gjatë gjithë ditës
    Galaxy Z Flip7 FE ka një bateri 4000 mAh e cila është optimizuar nga një procesor i fuqishëm për një jetëgjatësi baterie që zgjat gjatë gjithë ditës. Mund të shijosh orë të gjata argëtimi, duke përfshirë lojërat dhe transmetimin e përmbajtjeve, me një performancë mahnitëse dhe me jetëgjatësi të gjatë në luajtjen e videove.3,4,5
  • Kamera 50 MP e nivelit profesional
    Shkrep selfi më të pasura dhe të detajuara me përpjekje minimale drejtpërdrejt nga ekrani i kapakut. Kamera me rezolucion të lartë 50 MP e përmirësuar nga ProVisual Engine ofron imazhe me ngjyra të qarta e të pasura me detaje reale, si p.sh. tone dhe tekstura të sakta të lëkurës.1,2

  • Galaxy AI
    Zgjero botën tënde me veçorinë e dobishme Galaxy AI. Kërko këshilla dhe merr informacion në kohë reale, merr përmbledhje të personalizuara dhe të dhëna të përshtatura për ditën tënde dhe më shumë.6,7,8,9,10

Paralajmërime ligjore

  • 1. Rezolucioni 50 MP ofrohet vetëm në kamerën e pasme të gjerë të Galaxy Z Flip7 FE.
  • 2. Rezultatet mund të variojnë në varësi të kushteve të dritës dhe/ose të kushteve të fotografimit, duke përfshirë subjektet e shumta, daljen jashtë fokusit apo subjektet në lëvizje.
  • 3. Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë ndërmjet kampionëve të baterive të testuar sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti nominal është 3887 mAh për Galaxy Z Flip7 FE.
  • 4. Bazuar në kushtet e testimeve të brendshme laboratorike të Samsung me versionin e hedhur në treg paraprakisht të modelit të dhënë të lidhur me kufjet nëpërmjet Bluetooth sipas cilësimeve të parazgjedhura përmes LTE. Vlerësuar kundrejt kapacitetit të baterisë dhe rrymës së matur për konsumin e energjisë së baterisë gjatë luajtjes së videos (rezolucioni i skedarit video 720 p, ruajtur në pajisje). Koha reale e shikimit të videos mund të ndryshojë në varësi të lidhjes së rrjetit, cilësimeve, formatit të skedarit të videos, ndriçimit të ekranit, gjendjes së baterisë dhe shumë faktorëve të tjerë.
  • 5. Jetëgjatësia reale e baterisë varion sipas mjedisit të rrjetit, veçorive dhe aplikacioneve të përdorura, shpeshtësisë së telefonatave dhe mesazheve, numrit të karikimeve dhe shumë faktorëve të tjerë. Vlerësuar përkundrejt profilit të përdorimit mesatar të hartuar nga UX Connect Research. Vlerësuar në mënyrë të pavarur nga UX Connect Research mes datave 12.06.2025-20.06.2025 në SHBA me versionet para hedhjes në treg të SM-F761 sipas cilësimit të parazgjedhur duke përdorur rrjetet LTE dhe 5G Sub6. NUK është testuar nën rrjetin 5G mmWave.
  • 6. Mund të kërkohet identifikim në Samsung account për të përdorur disa veçori të AI.
  • 7. Samsung nuk bën premtime dhe nuk jep siguri apo garanci për saktësinë, plotësinë ose besueshmërinë e rezultateve të dhëna nga veçoritë AI.
  • 8. Disponueshmëria e veçorive të Galaxy AI mund të variojë sipas rajonit/shtetit, versionit të OS/One UI, modelit të pajisjes dhe operatorit celular të telefonit.
  • 9. Veçoritë e Galaxy AI do të ofrohen pa pagesë të paktën deri në fund të vitit 2025 në pajisjet e mbështetura Samsung Galaxy. Mund të zbatohen kushte të ndryshme për veçoritë AI që ofrohen nga palët e treta.
  • 10. Shërbimi i Galaxy AI mund të jetë i kufizuar për të miturit në rajone të caktuara ku ka kufizime moshe në lidhje me përdorimin e AI.