Shfrytëzoni përfitimet e mëdha nga blerja e një televizori Samsung si pjesë e ofertës që zgjat nga data 10 shkurt deri më 21 mars 2021, sepse kur blini një QLED 8K dhe modele të përzgjedhura QLED dhe UHD, ju dhurojmë një soundbar! 

 

Për personat me pritshmëri të larta, ne rekomandojmë modele televizorësh QLED 8K me cilësi të lartë, dhe nëse i blini nga data 10 shkurt deri më 21 mars, ju dhurojmë një soundbar HW-Q800T. Do të ndjeni fuqinë e secilit prej 33 milionë pikselave të kornizës, me një figurë  me qartësi të përkryer dhe rezolucion katër herë më të lartë se 4K. Procesori 8K Quantum do të kujdeset që ju të ndjeni në çdo moment fuqinë e plotë të 8K, pavarësisht nga cilësia e përmbajtjes origjinale. Përdorni teknologjinë Quantum Dot, materialin novator gjysmëpërçues që lëshon dritë në madhësinë e nanogrimcave. Ajo që e bën të veçantë teknologjinë Quantum Dot është aftësia e saj e qëndrueshme për të funksionuar pa humbur cilësinë. Televizorët QLED karakterizohen nga efikasiteti në një hapësirë me shumë ndriçim, si dhe ekrani me ngjyra i cilësisë së lartë, më të mirat nga çfarë mund të jenë parë deri më tani në një televizor. Sensori i integruar i dritës zbulon nivelin e ndriçimit në mjedis dhe rregullon automatikisht konfigurimet e televizorit, duke ju falur kështu ndriçimin dhe kontrastin optimal, pavarësisht ndryshimit të dritës në mjedisin tuaj. Thjesht ulu, relaksohu dhe lëre QLED të bëjë punën e vetë.

 

Nëse zgjedhja juaj është modeli Q80 ose Q95 i 55'' QLED ose më të mëdhenj, ju dhurojmë një soundbar HW-Q60T. Këta televizorë ofrojnë mundësinë të shihni çdo detaj nga çdo kënd. Fotografia, falë veçorisë Ultra View Angle (Kënd Shikimi Ultra), mbetet e pandryshuar edhe në këndin më të gjerë të shikimit. Çdo vend është më i miri për të parë, nuk konsiderohet i tillë vetëm qendra e dhomës së ndenjes. Fotografia përshtatet në mënyrë aktive me mjedisin ku ndodheni, me përshtatjen automatike të ndriçimit. Përjetoni një figurë të përsosur, pavarësisht se në ç'kohë të ditës apo të përmbajtjes që po shihni.

 

Soundbar HW-T550 vjen me modelet 75” Q60T dhe Q70T ose më të mëdhenj. Dhe këto modele karakterizohen nga Procesori Quantum 4K, i cili optimizon cilësinë e figurës deri sa të përmbushë kushtet më të mira të shikimit, duke përmirësuar të gjithë përmbajtjen tuaj. Ngjyra të pasura, realiste dhe një kontrast më i thellë i japin jetë çdo hije dhe detaji. Do të shihni rëndësinë e detajeve më të vogla falë pasqyrimit dinamik të tonaliteteve, me anë të të cilit HDR10 + kryen përshtatjen e ngjyrave dhe të kontrastit pamje pas pamje.

 

Ju do të përfitoni gjithashtu dhuratë një soundbar HW-T550 nëse zgjidhni një nga modelet UHD me një diagonale mbresëlënëse 82” ose qoftë edhe të pabesueshmen 85". Ju do të mahniteni nga cilësia e figurës që është rezultat i një çipi të vetëm që përdoret për të rregulluar ngjyrat, për të rregulluar kontrastin dhe për të kontrolluar HDR-në. Me 4 herë më shumë piksela sesa rezolucioni i rregullt FHD, fotografia është e qartë dhe e mprehtë, ashtu siç meritojnë sytë tuaj. Shiheni skenën sikur të ishit brenda saj.

 

Promocioni zgjat nga 10.2 deri në 21.3.2021 ose deri sa të përfundojë stoku. Me blerjen e modelit QLED 8K të vitit 2020, do të përfitoni si dhuratë një soundbar HW-Q800T. Nëse blini modelin Q80 ose Q95 të 55'' QLED ose më të mëdhenj, do të përfitoni dhuratë një soundbar HW-Q60T. Me modelet 75” QLED Q60 dhe Q70 ose më të mëdhenj dhe modelet 82" dhe 85” UHD, ju dhurojmë një soundbar HW-T550. Për tu kualifikuar për këtë dhuratë, duhet të regjistroni blerjen tuaj në adresën ce.promotion@samsung.com, dhe listën e detajuar të pajisjeve dhe më shumë informacion do t’i gjeni këtu!

Shijoni zërin që ju rrethon

Televizori QLED 8K	Televizori QLED 8K

Televizori QLED 8K

Televizori QLED	Televizori QLED

Televizori QLED

Televizori UHD	Televizori UHD

Televizori UHD

Soundbar HW-Q800T

Soundbar HW-Q60T

Soundbar HW-T550	Soundbar HW-T550

Soundbar HW-T550

Televizori QLED 8K

Gati që sot për të ardhmen

Përjetoni një miliardë nuanca të një ngjyre të vetme me teknologjinë Quantum dot që ju fal një figurë fantastike. Me opsionin e shfaqjes së një game ngjyrash 100% tre-dimensionale, teknologjia Quantum Dot shndërron dritën në ngjyra mbresëlënëse që mbeten të njëjta pavarësisht nivelit të ndriçimit. Nuancat e ngjyrave me ndriçimin në sfond me teknologjinë Dual LED ndryshojnë sipas tematikës së asaj që po shihni. Ajo që po shihni, po e shihni në mënyrën e duhur.

Televizori QLED

Sjell në jetë si skenat e errëta dhe të çelëta.

Ngjyra realiste, aktuale. Ashtu siç supozohet të jenë. Falë teknologjisë unike të Samsung Quantum Dot, televizorët QLED sigurojnë vizibilitet 100% të ngjyrave si në kornizat e errëta ashtu edhe në ato të çelëta. Televizorët QLED karakterizohen nga tipari Direct Full Array 4X i cili mundëson shfaqjen e çdo skene deri në detajet më të vogla dhe me nuanca më të thella të së zezës.

Televizori UHD

Më shumë detaje, më shumë kënaqësi

Shihni programin tuaj të preferuar me ngjyra natyrale të cilat i shfaqin detajet aq qartë sa duket sikur po e shihni drejtpërdrejtë. Përjetoni një përvojë më të gjallë të të parit televizor. Cilësia e figurës që do t'ju mahnisë dhe që mundësohet nga një çip i vetëm që rregullon ngjyrat, optimizon kontrastin dhe kontrollon HDR-në.

Soundbar HW-Q800T

Kombinim i përsosur me QLED

Eksploroni thellësinë e zërit me formatet Dolby Atmos dhe DTS:X. Ndërsa zëri shpërndahet rreth e qark jush, këto dy formate ju mundësojnë të dëgjoni edhe detajet më të vogla të zërit, ashtu si do të dëgjohej në realitet.

Soundbar HW-Q60T

Zë që ju mbështjell

Fuqia e të krijuarit efekte zanore rrethuese. Samsung Soundbar mbështet formatin e zërit DTS Virtual:X. Kjo do të thotë që zëri që do të dëgjoni do të ketë një formë të re 3D.

Soundbar HW-T550

Dëgjoni me cilësi më të lartë

Me një soundbar që mbështet 2,1 zë rrethues dhe një subwoofer 6,5 inç, do të ndjeni intensitetin e basit të fuqishëm dhe të thellë ndërsa jeni të rrethuar nga një spektër i plotë zërash të ndryshëm.