Ne kalojmë shumë kohë në shtëpi, kështu që le ta bëjmë këtë kohë komode dhe të këndshme. Duke ju prezantuar risi në mënyrë të vazhdueshme, Samsung është këtu për të përmirësuar jetën e përditshme të njerëzve dhe për ta bërë jetën më të bukur, më të lirë dhe më të thjeshtë me pajisjet e tij moderne. Ndaj, përdorni opsionin për zbritje të veçanta deri në 35% dhe garanci 5 vjeçare për ta bërë shtëpinë tuaj edhe më të bukur dhe për të pajisur hapësirën ku kaloni kohën tuaj me pajisjet më të fundit tejet të dobishme, të cilat ju ndihmojnë për të gjitha punët e shtëpisë dhe jua bëjnë jetën më të lehtë.


Dëshirojmë t'jua bëjmë jetën e përditshme më të bukur dhe të këndshme ndaj dhe kjo është arsyeja pse çdo ditë zhvillojmë teknologji dhe prezantojmë produkte me cilësi të lartë në tregun e pajisjeve shtëpiake. Në këtë mënyrë, ne bëjmë të pamundurën të justifikojmë besimin e blerësve dhe klientëve tanë çdo ditë, dhe t'u garantojmë të gjithëve përvojën që meritojnë.


Ne e kuptojmë që ditët e sotme konsumatorët kanë kërkesa të veçanta, kështu që dizajni ynë modern dhe vlerat funksionale të produkteve janë përshtatur në mënyrë të veçantë për çdo pajisje më vete. Me qasjen tonë novatore, kemi arritur të prekim të ardhmen ku këto dy kërkesa bashkohen në një të vetme dhe ju ofrojmë një përvojë unike në përdorimin e produkteve, si dhe integrim në dizajnin e çdo hapësire.


Ndaj, zgjidhni pajisjet tuaja shtëpiake Samsung, bëjeni jetën tuaj më të bukur dhe kurseni deri në 35% për këto blerje, dhe me disa pajisje ju gjithashtu do të përfitoni një garanci 5 vjeçare.

 

Kurseni deri në 35% nëse blini disa modeleve të caktuara lavatriçe, pajisje tharëse, pajisje të kombinuara për larje-tharje dhe frigoriferë në periudhën nga 18.09 deri në 31.10.2020.Garancia 5-vjeçare promocionale (2 vjet garanci fabrike + 3 vjet garanci shtesë) është e vlefshme për disa frigoriferë, lavatriçe dhe fshesa korrenti që blihen nga 01.09 deri në 31.12.2020, dhe për tharëset dhe pajisjet e kombinuara për larje-tharje të blera në periudhën nga 01.10 deri në 31.12.2020. Për më shumë informacion dhe për t’u kualifikuar për garancinë 5 vjeçare, duhet të vizitoni faqen www.samsung.com/al/offer/5yw-promo/

 

Promocioni zgjat për periudhën e përmendur ose deri sa të përfundojnë rezervat.

 

*Shuma e saktë e përqindjes së kursimit ndryshon në varësi të produktit dhe çmimit të tij në dyqanet e autorizuara të Samsung, për të cilat blerësi mund të informohet në pikën e autorizuar të shitjes të Samsung.

Freskia e
ëndrrave
tuaja

Frigoriferi RS8000 SBS Twin Cooling Plus

Shijoni më shumë hapësirë të brendshme dhe më shumë ushqime, ku freskia ruhet për më shumë kohë. Frigoriferi Samsung RS8000 ju ofron më shumë hapësirë falë Teknologjisë SpaceMax™, e cila mundëson më shumë kapacitet të brendshëm pa rritur dimensionet e jashtme.
Teknologjia Twin Cooling Plus™ vendos në mënyrë optimale temperaturën dhe lagështinë në frigorifer dhe në ftohës përmes ftohjes së pavarur, dhe kështu ruan më mirë ushqimet dhe mbron shijen duke parandaluar përzierjen e aromave.
Dizajni i cilësisë më të lartë dhe stili që nuk del kurrë nga moda i kësaj pajisjeje përshtaten me çdo lloj interiori.

Për një larje
sa më të
shpejtë

Lavatriçja QuickDrive WW7800M

Lani rrobat tuaja super shpejt! Teknologjia "Quick Drive" shkurton kohën e larjes deri në 50%, dhe konsumin e energjisë me 20%*, duke ruajtur plotësisht performancën e larjes.
Nëse keni harruar të fusni ndonjë rrobë apo veshje, pa problem! Dera "Add Wash" ju lejon të shtoni thjesht dhe shpejt rrobat që keni harruar të fusni edhe nëse cikli i larjes ka nisur.
Pastrimi eko i kazanit të lavatriçes eliminon bakteret që shkaktojnë aroma të pakëndshme pa qenë nevoja të përdoren kimikate shtesë.

*E testuar në modelin WW8800M krahasuar me modelin WW8500K. Kursen deri në 50% të kohës në ciklin e larjes së rrobave prej pambuku në 40℃ me gjysmë ngarkese, me performancë larje ±2%, në bazë të të dhënave të shoqërisë Intertek. Kohëzgjatja e ciklit mund të ndryshojë në varësi të furnizimit me ujë dhe peshës/llojit të rrobave."

*E testuar në modelin WW8800M krahasuar me modelin WW8500K. Kursen deri në 50% të kohës në ciklin e larjes së rrobave prej pambuku në 40℃ me gjysmë ngarkese, me performancë larje ±2%, në bazë të të dhënave të shoqërisë Intertek. Kohëzgjatja e ciklit mund të ndryshojë në varësi të furnizimit me ujë dhe peshës/llojit të rrobave."

Tharje
optimale!

Tharësja DV5000

Kurseni energji dhe përmirësoni cilësinë e tharjes së rrobave! Falë klasës së energjisë A++ dhe teknologjisë së pompës së nxehtësisë, kjo tharëse e përdor energjinë në mënyrë më ekonomike.
Ajo ka gjithashtu sistemin ""Optimal Dry"" me sensorët e lagështisë dhe të temperaturës, i cili rregullon kohën e tharjes për rezultatet më të mira.
Filtri me dy shtresa i rrjetës 2 në 1 ruan performancën optimale të tharjes. Dy alarme ju kujtojnë se kur është e nevojshme të pastrohen filtrat dhe shkëmbyesit e nxehtësisë.

Revolucioni në
larje!

Lavastovilja DW9000M

Falë teknologjisë WaterWall™, lavastovilja pastron çdo pjatë në çdo cep, pa humbur kohë dhe ujë me shpëlarje paraprake. Ajo ofron një performancë revolucionare në pastrim duke krijuar një mur pastrimi me ujë me presion të lartë që mbulon vendet e vështira për t’u arritur në raftin e poshtëm, ku shpesh ju vendosni enët më të pista.
Pjesa e Zone Booster™ heq mbetjet ushqimore që mezi hiqen duke përdorur 5 vrima shpëlarje në të majtë dhe 3 në të djathtë me një larje të vetme.

Shijoni
gatimin!

Furra inkaso Dual Flex

Nëse ju pëlqen gatimi, ju mund të gatuani disa vakte përnjëherësh falë derës fleksibël që hapet nga të dy anët dhe që ka dy zona! Ju mund të përdorni zonën e sipërme dhe të poshtme njëkohësisht, me cilësime të ndryshme të temperaturës për rezultate optimale.
Shijoni fleksibilitet të plotë kur gatuani lloje të ndryshme pjatash. Hapni gjysmën e sipërme dhe përdoreni kur gatuani vakte më të vogla, dhe aksesoni lehtë zonën e sipërme kur gatuani lloje të ndryshme pjatash, pa humbur nxehtësi në zonën e poshtme. Ose hapni plotësisht derën kur përdorni të gjithë furrën kur të përgatisni mish të pjekur.

Kontrolli në
duart tuaja!

Pianura inkaso NZ6000K

Rregullim termik i lehtë dhe intuitiv! Me komandat me rrëshqitje, është shumë më e lehtë të vendosni një temperaturë të përshtatshme. Thjesht duhet të prekni ekranin LED dhe të vendosni nivelin e nxehtësisë.
Ajo ka një pianurë xhami me material qeramike që është e sigurt për fëmijët. Me çelësin e sigurisë për fëmijët, parandalohet që fëmijët të aktivizojnë sipërfaqen e nxehtësisë. Kjo parandalon ndezjen aksidentale ose të qëllimshme të plitkës.