Këtë verë kemi përgatitur për ju një ofertë të mahnitshme të pajisjeve Samsung me zbritje deri në 25%*.

Oferta vlen nga data 25 deri më 31 korrik 2022 ose deri në përfundimit e rezervave.

Zgjidhni Galaxy A32 5G dhe përjetoni një kamerë të avancuar katërfishe, të gatshme për çdo sfidë. Shikoni fotot tuaja në ekranin 6,5", i cili në kombinim me teknologjinë HD+ e kthen përmbajtjen tuaj në art.

Eksploroni mundësitë e pajisjes Galaxy Z Flip 3 5G. Guxoni të provoni të ardhmen. Një ekran premium me një shpejtësi rifreskimi 120 Hz, dizajn i guximshëm, ekran i jashtëm 1,9”, rezistencë IPX8, bateri afatgjatë, ekran i palosshëm dhe shumë më tepër fshihet në këtë pajisje kompakte inovative që është krijuar për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja.

Zhytuni plotësisht në përmbajtjen tuaj me ekranin 10,5” dhe tingullin rrethues Dolby Atmos® të pajisjes Galaxy Tab A8 Wifi dhe shijoni seritë dhe filmat tuaj të preferuar kudo që të jeni.

Ekrani Super AMOLED i pajisjes Galaxy A52s 5G do t’ju magjepsë me rezolucionin FHD+, ndriçimin e lartë dhe teknologjinë Eye Comfort Shield 2, ndërsa fotot e mbrëmjeve tuaja të verës do të shkëlqejnë si asnjëherë më parë me kamerën e shkëlqyer që, me teknologjinë OIS, mundëson fotografi të qëndrueshme dhe të qarta në dritë të ulët edhe kur jeni në lëvizje.

 

*Shuma e saktë e zbritjes ndryshon në varësi të produktit të zgjedhur.

Partnerët e përfshirë në promovim