Udhëzues i thjeshtë për produktin
Ky udhëzues i thjeshtë përmban udhëzimet bazë të përdorimit dhe masa parandaluese për produktin. Për informacione të hollësishme të produktit, referojuni manualit të përdorimit në faqen e internetit të Samsung.
• Si ta gjeni manualin
Hapi1: Hyni në faqen e internetit të Samsung: https://www.samsung.com/support
Hapi2: Kërkoni me emrin e modelit ose emrin e marketingut.
Përmbajtjet e paketës
• Pajisja
• Kabllo USB
• Kunja e nxjerrjes
• Udhëzime për një fillim te shpejtë
Vendosja e një karte nano-SIM (shitet veçmas) (modelet me rrjet celular)
Futeni kunjën e nxjerrjes në vrimën e sirtarit për ta hequr sirtarin. Vendoseni kartën nano-SIM në sirtar dhe futeni sirtarin përsëri te foleja e sirtarit. (vetë për modelet që kanë bateri jo të heqshme) Hiqeni kapakun e pasmë dhe baterinë. Vendoseni kartën nano-SIM në fole dhe vendosni sërish baterinë dhe kapakun e pasmë. (vetëm për modelet që kanë bateri të heqshme)
Nxirreni sirtarin nga foleja e sirtarit. Vendoseni kartën nano-SIM në sirtar dhe futeni sirtarin përsëri te foleja e sirtarit. (vetëm për modelet që kanë bateri të heqshme)
Futeni kunjën e nxjerrjes në vrimën e sirtarit për ta hequr sirtarin.
Heqja e kartës nano-SIM (modelet me rrjet celular)
Lëvizeni poshtë levën mbi folenë e kartës dhe tërhiqeni kartën nano-SIM nga foleja. (vetëm për modelet që kanë bateri të heqshme)
Përdorimi i informacioneve të tjera
Vizitoni www.samsung.com për të kontrolluar informacione të pajisjes, udhëzuesin e përdorimit dhe më shumë. Mund të tarifoheni ekstra për përdorimin e internetit.
Informacione sigurie
Lexoni të gjitha informacionet e sigurisë para se ta përdorni pajisjen për të garantuar përdorimin e sigurt dhe të përshtatshëm. Mund të shihni më shumë informacion sigurie duke hapur Cilësimet → Rreth telefonit ose Rreth tabletës → Informacion ligjor → Informacion sigurie.
Ndiqni paralajmërimet e mëposhtme për të parandaluar aksidentet, si zjarret ose shpërthimet, lëndimet, ose dëmtimet në pajisje.
• Pajisja juaj përmban magnete. Mbajeni larg nga kartat e kreditit, pajisjet mjekësore të implantuara dhe pajisje të tjera që mund të ndikohen nga magnetet. Në rastin e pajisjeve mjekësore, mbajeni pajisjen më larg se 15 cm. Mos e përdorni më pajisjen nëse dyshoni për ndonjë interferencë me pajisjen tuaj mjekësore dhe konsultohuni me mjekun ose prodhuesin e pajisjes mjekësore.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj goditjeve ose dëmtimeve fizike.
• Përdorni vetëm bateri, karikues dhe kabllo të aprovuara nga Samsung të bëra posaçërisht për pajisjen tuaj.
• Mos lejoni që xheku multifunksional dhe terminalet e baterisë të bien në kontakt me materiale të huaja si metalet, lëngjet ose pluhuri.
• Nëse ndonjë pjesë e pajisjes, si për shembull xhami ose trupi akrilik thyhet, nxjerr tym ose lëshon erë të djegur, ndaloni menjëherë përdorimin e pajisjes. Përdoreni pajisjen përsëri vetëm pasi të jetë riparuar në një qendër shërbimi të Samsung ose në një qendër shërbimi të autorizuar.
• Mos e ndizni ose përdorni pajisjen kur vendi i baterisë është i ekspozuar.
• Mos e çmontoni ose ripërdorni baterinë.
• Pajisja mund të përdoret në vende me temperaturë ambienti 0 °C deri në 35 °C. Mund ta mbani pajisjen në temperaturë ambienti -20 °C deri 50 °C. (Për modelet me palosje, mbajeni pajisjen në temperaturë ambienti prej -10 °C deri në 50 °C.) Përdorimi ose mbajtja e pajisjes jashtë temperaturave të rekomanduara mund ta dëmtojë pajisjen ose të ulë jetëgjatësinë e baterisë.
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të dëgjimit kur përdorni një kufje me mikrofon, mos dëgjoni me volum të lartë për periudha të gjata.
Ky shënim mbi produkt, aksesor ose literaturë dhe pa shiritin mbi bateritë tregon që produkti, bateria dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. karikuesi, kufja, kablli USB) nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera shtëpiake.
Informacioni mbi certifikimin e Koeficientit Specifik të Absorbimit (SAR)
Celulari juaj është projektuar për të mos tejkaluar kufijtë për ekspozimin ndaj valëve radio (fusha elektromagnetike e frekuencave radio) të rekomanduara sipas udhëzimeve ndërkombëtare.
Për vlerat e SAR të cilat janë specifike për modelin tuaj, vizitoni www.samsung.com/sar dhe kërkoni rajonin dhe pajisjen tuaj me numrin e modelit.
Përdorimi i bandës WLAN lejohet vetëm për përdorim të brendshëm. Ky kufizim vlen për AT, BE, BG, CH, CY, CZ, DE, DK, EE, ES, EL, FI, FR, HR, HU, IE, IS, IT, LI, LT, LU, LV, MT, NL, NO, PL, PT, RO, SE, SI, SK, TR, UK(NI), GB.
Deklarata e Konformitetit
Samsung deklaron se kjo pajisje pajtohet me kërkesat thelbësore dhe dispozitat përkatëse të Direktivës 2014/53/EU. Shkoni në www.samsung.com/mobile_doc për të hapur Deklaratën e Konformitetit.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj ujit të pishinës ose ujit të detit.
• Mos e ekspozoni pajisjen në ujë që lëviz me forcë. Rritja e papritur e presionit të ujit mund të tejkalojë nivelin e garantuar të rezistencës ndaj ujit.
• Nëse pajisja ekspozohet ndaj ujit, fshijeni me një leckë të butë e të pastër, dhe më pas thajeni mirë.
• Nëse pajisja ekspozohet ndaj lëngjeve të tjera, si për shembull ujë me detergjent, vaj, parfum, krem dielli, dezinfektues duarsh ose produkte kimike, si kozmetikë, pastrojeni pajisjen me ujë normal që nuk është duke rrjedhur, fshijeni me leckë të butë dhe të pastër dhe më pas thajeni mirë para përdorimit në mënyrë që të ruani rezistencën ndaj ujit.
• Nëse pajisja është zhytur në ujë ose mikrofoni ose altoparlanti është lagur, zëri mund të mos dëgjohet qartë gjatë një telefonate.
Aspektet e mëposhtme janë vetëm për modelet që kanë bateri të heqshme.
• Mos i hapni kapakët e pajisjes kur pajisja është në ujë ose në vende shumë të lagështa, si për shembull në pishinë ose në banjë.
• Mos e hapni kapakun e pasmë me duar të lagura ose kur pajisja është e lagur.
• Gomina në kapakun e pasmë është një pjesë e rëndësishme e pajisjes. Bëni kujdes kur hapni dhe mbyllni kapakun e pasmë në mënyrë që të mos e dëmtoni gominën. Gjithashtu sigurohuni që gomina të mos ketë mbeturina, si për shembull rërë ose pluhur që të mos e dëmtoni pajisjen.
• Kapaku i pasmë mund të lirohet nëse pajisja rrëzohet ose nëse merr goditje. Sigurohuni që të gjithë kapakët të jenë pozicionuar dhe shtrënguar mirë.
Heqja e baterisë
• Për të hequr baterinë, kontaktoni një qendër shërbimi të autorizuar. Për të marrë udhëzimet për heqjen e baterisë, ju lutem vizitoni www.samsung.com/global/ecodesign_energy.
• Për sigurinë tuaj, nuk duhet të përpiqeni ta hiqni baterinë. Nëse bateria nuk hiqet si duhet, mund të çojë në dëmtime të baterisë dhe pajisjes duke shkaktuar dëmtime dhe të bëjë që pajisja të mos jetë më e sigurt.
• Samsung nuk pranon përgjegjësitë për asnjë dëmtim ose humbje (qoftë në kontratë ose ndryshe, përfshirë pakujdesinë) e cila mund të lindë nga mosndjekja e saktë e këtyre paralajmërimeve dhe udhëzimeve, përveçse vdekjes dhe lëndimeve të shkaktuara nga pakujdesia e Samsung.
Shënimet lidhur me mënyrën e heqjes së baterisë janë vetëm për modelet që kanë bateri jo të heqshme.
Rekomandohet që të mos përdorni pamje të fiksuara në një pjesë apo në të gjithë ekranin për kohë të gjatë. Kjo mund të shkaktojë mbetje të imazhit më pas (djegie e ekranit) ose hijezim.
Prodhuesi : Samsung Electronics PO Box 12987, Dublin. IE
Code to Open Chat Window