Udhëzuesi bazë për produktin
Ky udhëzues përfshin udhëzime bazë të përdorimit dhe masa paraprake për produktin. Për informacione të detajuara për produktin, referojuni manualit të përdorimit në faqen e internetit të Samsung.
* Si ta gjeni manualin
Hapi 1: Aksesoni faqen e mbështetjes së Samsung: https://www.samsung.com/support
Hapi 2: Kërkoni me emrin e modelit ose emrin tregtar.
Manuali i thjeshtë i përdorimit
Ky Projector vjen me këtë Manuali i thjeshtë i përdorimit dhe një Udhëzuesin e përdoruesit të integruar.
Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme të sigurisë
Lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni Projector. Shihni tabelën më poshtë për një shpjegim të simboleve që mund të ndodhen në produktin tuaj "Samsung".
KUJDES
RREZIK GODITJEJE ELEKTRIKE. MOS E HAPNI.
PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJEVE ELEKTRIKE, MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK KA PJESË TË RIPARUESHME NGA PËRDORUESI. DREJTOJUNI PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIME RIPARIMI.
Energjia
• Mos i mbingarkoni prizat në mur, kabllot zgjatuese apo përshtatësit përtej normës dhe kapacitetit të tensionit të tyre. Kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditjeje elektrike.
Referojuni seksionit të specifikimeve të energjisë në manual ose etiketës së furnizimit me energji në produkt për informacione mbi tensionin dhe korrentin.
• Kordonët elektrikë duhet të vendosen në mënyrë që të mos shkelen apo kapen nga objekte që vendosen mbi to. Kushtojuni vëmendje të posaçme skajeve të kordonëve, në priza dhe në pjesët ku dalin nga pajisja.
• Mos futni asgjë metalike në hapësirat e pajisjes. Kjo mund të shkaktojë goditjeje elektrike.
• Për të shmangur goditjet elektrike, mos prekni asnjëherë pjesët e brendshme të pajisjes. Pajisja duhet të hapet vetëm nga tekniku i kualifikuar.
• Sigurohuni ta shtyni spinën në prizë derisa të puthitet mirë. Kur ta hiqni kordonin elektrik nga priza, tërhiqeni gjithnjë nga spina. Mos e hiqni kurrë duke e tërhequr nga kordoni. Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura.
• Nëse pajisja nuk funksionon normalisht - sidomos nëse lëshon zhurmë ose aromë të pazakontë - hiqeni menjëherë nga priza dhe kontaktoni shitësin ose qendrën e autorizuar të shërbimit "Samsung".
• Për ta mbrojtur pajisjen nga rrufetë ose kur lihet pa u mbikëqyrur dhe pa u përdorur për një kohë të gjatë, sigurohuni ta hiqni nga priza dhe ta shkëputni nga antena ose sistemi kabllor.
‒ Grumbullimi i pluhurit mund të shkaktojë goditje elektrike, shkarkim elektrik ose zjarr duke bërë që kordoni të lëshojë shkëndija dhe nxehtësi, ose t'i prishet veshja izoluese.
• Përdorni vetëm spina dhe priza të tokëzuara siç duhet.
‒ Tokëzimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë goditje elektrike ose dëmtim
të pajisjes. (Vetëm pajisje të kategorisë I.)
• Për ta fikur tërësisht këtë pajisje, shkëputeni nga priza. Për t'u siguruar se mund ta shkëputni shpejt aparaturën nëse e shikoni të nevojshme, sigurohuni që spina dhe priza të jenë në pozicion praktik.
Instalimi
• Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë kaloriferit ose mbi të, ose mbi kanale ajrimi, ose në vende ku mund të ekspozohet ndaj rrezeve të diellit.
• Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të shkaktohet zjarr
ose goditje elektrike.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj ujit (shiut) apo lagështirës.
• Mos e instaloni Projector tuaj në një vend me shumë pluhur, substanca kimike, me temperatura tepër të larta ose të ulëta, me shumë lagështi, në një automjet ose mjet tjetër të përdorur për transport apo një vend ku Projector do të funksionojë në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë të gjatë kohore, si p.sh. në aeroport ose stacion treni. Nëse instalohet në vende të tilla, mund të ndodhë një problem serioz me cilësinë për shkak të mjedisit rrethues.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj pikimit ose spërkatjes.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj vajit apo avujve të vajit.
• Mos përdorni vajra ose lubrifikantë. Kjo mund të shkaktojë plasaritjen e pajisjes.
Sigurimi i ajrimit të duhur për Projector
Gjatë instalimit të Projector, ruani një distancë prej së paku 10 cm midis Projector dhe objekteve të tjera (mureve, anëve të mobilies etj.) për të siguruar ajrosjen e duhur. Mosajrimi i duhur mund të rezultojë në zjarr ose në problem me produktin, të shkaktuar nga rritja e temperaturës së brendshme.
• Kur të përdorni Projector në një vend të mbyllur, lini të paktën 50 cm hapësirë rreth vrimave të ajrimit hyrës dhe dalës.
Veprimi
• Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund të ketë rregullore mjedisore që kërkojnë t'i hidhni bateritë sipas masave të caktuara. Kontaktoni autoritetet lokale për informacion mbi hedhjen ose riciklimin.
• Ruajini aksesorët (telekomandën etj.) në një vend të sigurt ku nuk mund t'i
gjejnë fëmijët.
• Kur duhet ta fikni projektorin plotësisht, prisni derisa ventilatori të ndalojë tërësisht në mënyrë që Projector të mund të ftohet në mënyrë të plotë.
• Mos e hidhni telekomandën ose bateritë në zjarr.
• Mos krijoni lidhje të shkurtër, çmontoni apo mbinxehni bateritë.
• Vendosja e baterisë në zjarr ose në një furrë të nxehtë ose shtypja mekanike
apo prerja e saj mund të shkaktojë shpërthim.
• Mos e rrëzoni dhe mos e godisni produktin. Nëse produkti dëmtohet, hiqeni
kordonin elektrik dhe kontaktoni qendrën e shërbimit të "Samsung".
• KUJDES: Ka rrezik shpërthimi nëse i zëvendësoni me tipin e gabuar bateritë e përdorura në telekomandë. Zëvendësojini me bateri lloji të ngjashëm apo ekuivalent.
• Lënia e një baterie në një ambient rrethues me temperaturë tmerrësisht të lartë që mund të rezultojë në shpërthim apo rrjedhje të një lëngu ose gazi që merr flakë;
• Një bateri e cila i nënshtrohet presionit tmerrësisht të ulët të ajrit që mund të
rezultojë në shpërthim apo rrjedhje të një lëngu ose gazi që merr flakë.
• PARALAJMËRIM - Mos përdorni fumigatorë lëngjesh që përmbajnë kimikate, si p.sh. Ilaç kundër mushkonjave ose freskues ajri, përreth produktit. Nëse avulli bie në kontakt me sipërfaqen e produktit ose hyn në produkt, mund të shkaktojë njolla ose keqfunksionim.
• Tregoni kujdes kur të prekni Projector nëse ka qëndruar ndezur për ca kohë. Disa pjesë mund të jenë të ngrohta kur i prekni.
Laser (Vetëm Projector laser)
• Mos e bllokoni dritën që del nga objektivi i projektorit kur është në punë. Drita do të nxehë objektin dhe mund të shkrihet, të shkaktojë djegie ose zjarr.
• Mos e shihni drejtpërdrejt dritën që del nga objektivi i Projector apo të projektoni dritën drejtpërdrejt në sytë e ndonjë personi.
• Mos shihni në ekranin e projektuar për periudha të gjata kohore. Të parit në ekrane të projektuara për një periudhë të gjatë kohore mund të shkaktojë lodhje sysh. Çlodhini sytë herë pas here kur përdorni produktin.
• Mos projektoni në sipërfaqe me shkëlqim. Drita mund t’ju reflektojë në sy, duke ju dëmtuar shikimin.
• Udhëzime të tjera për mbikëqyrjen e fëmijëve, shmangien e shikimit të rrezes dhe mospërdorimin e aksesorëve optik ndihmës
‒ Ju paralajmërojmë të mbikëqyrni fëmijët dhe mos i lejoni kurrë ata të shohin në rrezen e laserit të projektorit në çfarëdolloj distance nga projektori.
‒ Ju paralajmërojmë të tregoni kujdes kur të përdorni telekomandën për të ndezur projektorin kur ndodheni përpara objektivit të projektorit.
‒ Ju paralajmërojmë që përdoruesi të shmangë përdorimin e aksesorëve optik ndihmës të tillë si dylbi ose teleskop brenda rrezes së laserit.
• Mos e hapni dhe as mos e çmontoni projektorin pasi kjo mund të shkaktojë dëme nëse ekspozoheni ndaj rrezatimit të laserit.
Kujdesi për Projector
• Për ta pastruar pajisjen, hiqeni nga priza dhe fshijeni produktin me një leckë të butë dhe të thatë. Mos përdorni kimikate si dylli, benzeni, alkooli, holluesit,
insekticidet, aromatizuesit, lubrifikuesit ose detergjentët. Këto kimikate mund të dëmtojnë pamjen e jashtme të Projector ose të fshijnë printimet mbi produkt.
• Pjesa e jashtme e Projector mund të gërvishtet gjatë pastrimit. Për të evituar gërvishtjet, sigurohuni ta pastroni me kujdes pjesën e jashtme me një copë të butë.
• Mos spërkatni ujë ose lëngje drejtpërdrejt mbi Projector. Çdo lloj lëngu që hyn
në produkt mund të shkaktojë avari, flakë ose goditje elektrike.
Konfigurimi fillestar
Herën e parë që ndizni Projector, fillon menjëherë konfigurimi fillestar. Ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekran dhe konfiguroni cilësimet bazë të Projector për t'iu përshtatur mjedisit tuaj të shikimit.
• Do t'ju duhet një llogari Samsung për të hyrë në shërbimet tona inteligjente të bazuara në ueb. Nëse zgjidhni të mos identifikoheni, ai do të ketë lidhje vetëm me televizorin tokësor (i zbatueshëm për pajisjet që kanë vetëm marrës) dhe pajisjet e jashtme, p.sh. nëpërmjet një kabllo HDMI.
Zgjidhja e problemeve
Për më shumë informacion, shihni "Zgjidhja e problemeve" në Udhëzuesin e përdoruesit.
Nëse asnjëra nga këshillat e sugjeruara nuk e zgjidh problemin, vizitoni www.samsung.com, dhe klikoni "Mbështetja teknike" ose kontaktoni qendrën e shërbimit Samsung.
• Për ta mbajtur Projector në gjendje optimale, përmirësoni në softuerin më të ri.
a. Projector nuk ndizet.
• Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë futur siç duhet në Projector dhe në prizën në mur.
• Sigurohuni që priza e murit të jetë funksionale dhe sensori i telekomandës së projektorit të jetë i ndezur.
• Provoni të shtypni butonin e ndezjes/fikjes së Projector për t'u siguruar që problemi nuk qëndron tek telekomanda. Nëse Projector ndizet, referojuni "Telekomanda nuk punon".
b. Telekomanda nuk punon.
• Kontrolloni nëse sensori i telekomandës së Projector pulson kur shtypni butonin
e ndezjes/fikjes në telekomandë.
‒ Kur bateria e telekomandës shkarkohet, ngarkojeni baterinë duke përdorur folenë e ngarkimit USB (tipi C), ose kthejeni përmbys telekomandën për ta ekspozuar pilën diellore ndaj dritës.
• Provoni ta drejtoni telekomandën nga Projector në largësi 1,5-1,8 m.
• Sigurohuni që ta çiftoni telekomandën me Projector.
Shënime
• Kjo pajisje është një aparat digjital i Klasit B.
• Për informacione rreth furnizuesit të energjisë dhe për konsumin e energjisë, shihni informacionin në etiketën e bashkëngjitur me produktin.
‒ Për klasifikimin e etiketës, shihni sipërfaqen e poshtme të Projector.
• Shifrat dhe ilustrimet në këtë Manuali i thjeshtë i përdorimit jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e produktit aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.
Vizitoni www.samsung.com/support për më shumë informacion në lidhje me përshtatësit e jashtëm të energjisë dhe telekomandave të lidhura me direktivën e dizajnit ekologjik të BE-së - rregullorja "Për produktet që lidhen me energjinë (ErP)".
Në situatat e mëposhtme mund të ketë tarifë administrimi:
(a) Thirret një teknik sipas kërkesës, por rezulton që produkti nuk ka defekt (p.sh. nëse nuk është lexuar manuali i përdorimit).
(b) E sillni njësinë në pikën e servisit të "Samsung", por rezulton që produkti nuk ka defekt (p.sh. nëse nuk është lexuar manuali i përdorimit).
Do të informoheni për tarifën e administrimit përpara kontrollit nga tekniku.
Pas riparimit nga një servis jo I autorizuar, apo vetë-riparim ose riparim jo- profesional i produktit, Samsung nuk është përgjegjës për ndonjë dëmtim të produktit, ndonjë dëmtim ose ndonjë çështje tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga ndonjë përpjekje për të riparuar produktin i cili nuk i ndjek me kujdes këto udhëzime të riparimit dhe mirëmbajtjes. Dëmtim i produktit i
shkaktuar nga një përpjekje për të riparuar produktin nga ndonjë person tjetër përveç Servisit të certifikuar nga Samsung nuk do të mbulohet nga garancia.
Ulja e konsumit të energjisë
Kur fikni Projector, ai hyn në modalitet pritjeje. Në modalitetin e pritjes, ai vijon të tërheqë një sasi të vogël energjie. Për të ulur konsumin e energjisë, hiqeni nga priza Projector kur nuk synoni ta përdorni për një kohë të gjatë.
Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacionin shoqërues tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB), pasi të kenë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të parandaluar dëmtimet e mundshme të mjedisit ose të shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ndajini këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor, përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose me autoritetin vendor.
Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare gjatë hedhjes.
Heqja e baterisë
• Për të hequr baterinë, kontaktoni një qendër shërbimi të autorizuar. Për të marrë udhëzimet për heqjen e baterisë, ju lutem vizitoni www.samsung.com/global/ecodesign_energy.
• Për sigurinë tuaj, nuk duhet të provoni ta hiqni baterinë. Nëse bateria nuk hiqet si duhet, mund të çojë në dëmtime të baterisë dhe pajisjes duke shkaktuar dëmtime dhe/ose të bëjë që pajisja të mos jetë më e sigurt.
‒ Për bateritë e integruara
Ky shënim mbi bateri, manual ose paketim tregon që bateria në këtë produkt
nuk duhet të hidhet bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referencës në Direktivën 2006/66 të KE-së.
Bateria e integruar në këtë produkt nuk duhet të ndërrohet nga përdoruesi. Për informacion në lidhje me ndërrimin e saj, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit. Mos u përpiqni ta hiqni baterinë apo ta hidhni në zjarr. Mos e çmontoni, thërrmoni apo shponi baterinë. Nëse synoni ta hidhni produktin, në impiantin e grumbullimit së mbetjeve do të merren masat e duhura për riciklimin dhe trajtimin e produktit, duke përfshirë baterinë.
Udhëzuesin rregullator
Informacion mbi riciklimin (Oferta për kthimin e produkteve)
Për informacion mbi riciklimin për produktet dhe ambalazhet tona, kontaktoni kompaninë përkatëse në rajonin e vendbanimit tuaj.
Për personat që banojnë në vende të tjera, kontaktoni shitësin më të afërt lokal të Samsung për informacione mbi riciklimin në mënyrë që produktet të trajtohen në mënyrë të pranueshme për mjedisin.
Informacioni mbi skemat rajonale për kthimin e produkteve mund të gjendet në
faqen e internetit të Samsung: http://www.samsung.com/recycling_compliance
Konsumatorët evropianë mund të gjejnë më poshtë informacionin për kthimin e
produkteve: https://www.samsung.com/uk/sustainability/environment/environment-data/
Për informacione rreth zotimeve mjedisore të "Samsung" dhe të detyrimeve
rregullatore për produktet përkatëse, p.sh. "REACH", "WEEE", bateritë, vizitoni
faqen https://www.samsung.com/uk/sustainability/environment/environment-data/
(Për Italinë: https://www.samsung.com/it/sustainability/environment/environment-data/)
Kriteret e dizajnit ekologjik për furnizuesit e jashtëm të energjisë: Kërkesat e informacionit (Vetëm për modelet që kanë përshtatës) www.samsung.com/global/ecodesign_component
Lidhja e spinës së furnizimit me energji nga rrjeti elektrik (Vetëm në MB)
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Kordoni elektrik në këtë pajisje jepet me një prizë të integruar, që përmban një siguresë. Vlera e siguresës tregohet në sipërfaqen e kunjave të spinës dhe, nëse ka nevojë të zëvendësohet, duhet të përdoret një siguresë e miratuar sipas standardit BSI1362 me të njëjtin kapacitet.
Mos e përdorni asnjëherë spinën me kapakun e sigurisë të hequr, nëse kapaku mund të shkëputet. Nëse nevojitet një kapak zëvendësues sigurese, duhet të jetë e njëjta ngjyrë si në sipërfaqen e kunjave të spinës. Kapakët zëvendësues disponohen nga shitësi.
Nëse spina e montuar nuk është e përshtatshme për prizat në shtëpinë tuaj ose nëse kablloja nuk është mjaftueshëm e gjatë për të arritur një prizë, duhet të gjeni një kabllo zgjatimi të përshtatshme dhe të miratuar nga pikëpamja e sigurisë ose të konsultoheni me shitësin tuaj për ndihmë. Megjithatë, nëse nuk ka një mënyrë tjetër alternative përveç prerjes së spinës, hiqni siguresën dhe më pas asgjësoni spinën në mënyrë të sigurt.
MOS e lidhni spinën me një prizë rrjeti, pasi ekziston rreziku i goditjes elektrike nga kablloja fleksibël e zhveshur.
E RËNDËSISHME
Telat në kordonin elektrik kanë ngjyra sipas kodit të mëposhtëm:
BLU (BLUE) - KAFE NEUTRALE (NEUTRAL BROWN) - NËN TENSION (LIVE)
Meqenëse këto ngjyra mund të mos përkojnë me shenjat që identifikojnë kontaktet
në spinën tuaj, vazhdoni si më poshtë:
Teli me ngjyrë BLU duhet të jetë i lidhur me kontaktin e shënuar me shkronjën N ose me ngjyrë BLU ose të ZEZË. Teli me ngjyrë KAFE duhet të jetë i lidhur me kontaktin e shënuar me shkronjën L ose me ngjyrë KAFE ose të KUQE.
Prodhuesi : Samsung Electronics PO Box 12987, Dublin. IE
Code to Open Chat Window