Udhëzuesi bazë për produktin
Ky udhëzues përfshin udhëzime bazë të përdorimit dhe masa paraprake për produktin. Për informacione të detajuara për produktin, referojuni manualit të përdorimit në faqen e internetit të Samsung.
* Si ta gjeni manualin
Hapi 1: Aksesoni faqen e mbështetjes së Samsung: https://www.samsung.com/support
Hapi 2: Kërkoni me emrin e modelit ose emrin tregtar.
Manuali i thjeshtë i përdorimit
Ky televizor vjen me këtë Manuali i thjeshtë i përdorimit dhe një Udhëzuesin e përdoruesit të integruar.
Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme të sigurisë
Lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni televizorin. Shihni tabelën më poshtë për një shpjegim të simboleve që mund të ndodhen në produktin tuaj "Samsung".
KUJDES
RREZIK GODITJEJE ELEKTRIKE. MOS E HAPNI.
PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJEVE ELEKTRIKE, MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK KA PJESË TË RIPARUESHME NGA PËRDORUESI. DREJTOJUNI PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIME RIPARIMI.
Energjia
• Mos i mbingarkoni prizat në mur, kabllot zgjatuese apo përshtatësit përtej normës dhe kapacitetit të tensionit të tyre. Kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditjeje elektrike.
Referojuni seksionit të specifikimeve të energjisë në manual ose etiketës së furnizimit me energji në produkt për informacione mbi tensionin dhe korrentin.
• Kordonët elektrikë duhet të vendosen në mënyrë që të mos shkelen apo kapen nga objekte që vendosen mbi to. Kushtojuni vëmendje të posaçme skajeve të kordonëve, në priza dhe në pjesët ku dalin nga pajisja.
• Mos futni asgjë metalike në hapësirat e pajisjes. Kjo mund të shkaktojë goditjeje elektrike.
• Për të shmangur goditjet elektrike, mos prekni asnjëherë pjesët e brendshme të pajisjes. Pajisja duhet të hapet vetëm nga tekniku i kualifikuar.
• Sigurohuni ta shtyni spinën në prizë derisa të puthitet mirë. Kur ta hiqni kordonin elektrik nga priza, tërhiqeni gjithnjë nga spina. Mos e hiqni kurrë duke e tërhequr nga kordoni. Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura.
• Nëse pajisja nuk funksionon normalisht - sidomos nëse lëshon zhurmë ose aromë të pazakontë - hiqeni menjëherë nga priza dhe kontaktoni shitësin ose qendrën e autorizuar të shërbimit "Samsung".
• Për ta mbrojtur pajisjen nga rrufetë ose kur lihet pa u mbikëqyrur dhe pa u përdorur për një kohë të gjatë, sigurohuni ta hiqni nga priza dhe ta shkëputni nga antena ose sistemi kabllor.
‒ Grumbullimi i pluhurit mund të shkaktojë goditje elektrike, shkarkim elektrik ose zjarr duke bërë që kordoni të lëshojë shkëndija dhe nxehtësi, ose t'i prishet veshja izoluese.
• Përdorni vetëm spina dhe priza të tokëzuara siç duhet.
‒ Tokëzimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë goditje elektrike ose dëmtim
të pajisjes. (Vetëm pajisje të kategorisë I.)
• Për ta fikur tërësisht këtë pajisje, shkëputeni nga priza. Për t'u siguruar se mund ta shkëputni shpejt aparaturën nëse e shikoni të nevojshme, sigurohuni që spina dhe priza të jenë në pozicion praktik.
Instalimi
• Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë kaloriferit ose mbi të, ose mbi kanale ajrimi, ose në vende ku mund të ekspozohet ndaj rrezeve të diellit.
• Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të shkaktohet zjarr
ose goditje elektrike.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut apo lagështirës.
• Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar të informacionit "Samsung" kur synoni ta instaloni televizorin në vend me shumë pluhur, me temperatura të larta ose të ulëta, me shumë lagështi, me substanca kimike, ose kur do
të punojë 24 orë rresht, si p.sh. në aeroporte, stacione treni etj. Përndryshe, televizori mund të dëmtohet rëndë.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj pikimit ose spërkatjes.
Montimi i televizorit në mur
• Për të porositur kompletin e suportit për mur të "Samsung", kontaktoni qendrën e shërbimit të "Samsung".
• Samsung nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëmtim të produktit ose lëndimin tuaj apo të personave të tjerë nëse zgjidhni ta montoni vetë bazamentin për mur.
• "Samsung" nuk mban përgjegjësi për dëmtimin e produktit ose lëndimet personale kur përdoret bazament për mur i paspecifikuar ose jo-"VESA" ose nëse konsumatori nuk ndjek udhëzimet e instalimit të produktit.
• Bazamentin për mur mund ta instaloni në një mur të fortë pingul dyshemesë. Përpara se ta montoni bazamentin për mur në sipërfaqe të ndryshme nga kartonxhesi, kontaktoni me shitësin tuaj më të afërt për informacione të mëtejshme. Nëse e instaloni televizorin në tavan ose në mur të pjerrët, mund të bjerë dhe të lëndojë rëndë njerëzit përreth.
• Kur instaloni bazament për mur, ju rekomandojmë të shtrëngoni të katër vidat
"VESA".
• Nëse dëshironi të instaloni një bazament për mur që montohet në mur duke përdorur vetëm dy vidat e sipërme; sigurohuni që të përdorni bazament për mur të "Samsung" që mbështet këtë lloj instalimi. (Mund të mos keni mundësi të blini këtë lloj bazamenti për mur, në varësi të zonës tuaj gjeografike.)
• Mos e montoni televizorin me pjerrësi më të madhe se 15 gradë.
• Përmasat standarde të bazamentit për mur janë paraqitur në tabelën në Unpacking and Installation Guide.
• Mos përdorni vida më të gjata se përmasat standarde ose që nuk përputhen me specifikimet për vidat standarde VESA. Vidat më të gjata mund të shkaktojnë dëmtim në brendësi të televizorit.
• Për bazamentet për mur që nuk përputhen me specifikimet e vidave standarde
VESA, gjatësia e vidave mund të ndryshojë në varësi të specifikimeve të tyre.
• Mos i shtrëngoni shumë fort vidat. Përndryshe mund të dëmtoni produktin ose të shkaktoni rënien e tij, duke lënduar njerëzit përreth. Samsung nuk mban përgjegjësi për këto lloj aksidentesh.
• Vini gjithnjë dy persona për ta montuar televizorin në mur.
‒ Për modelet 82 inçë ose më të mëdha, merrni katër persona për ta montuar televizorin në mur.
Sigurimi i ajrimit të duhur për televizorin
Kur instaloni televizorin *dhe aparatin One Connect ruani një distancë prej së paku 10 cm midis televizorit *dhe aparatit One Connect dhe objekteve të tjera (mureve, anëve të mobilies, etj.) për të siguruar ajrosjen e duhur. Mosajrimi i duhur mund të rezultojë në zjarr ose në problem me produktin, të shkaktuar nga rritja e temperaturës së brendshme.
*: Vetëm modeli i mbështetur i kutisë One Connect
• Kur ta instaloni televizorin me mbajtëse ose bazament për mur, rekomandojmë përdorimin vetëm të pjesëve të ofruara nga Samsung. Përdorimi i pjesëve të ofruara nga prodhues të tjerë mund të shkaktojë vështirësi me produktin ose lëndime të mundshme nga rrëzimi i tij.
Masa paraprake të sigurisë
Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të rrëzohet. Në veçanti, mos u varni ose çekuilibroni televizorin. Ky veprim mund të shkaktojë rrëzimin e televizorit, duke shkaktuar lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë të përmendura në broshurën e sigurisë që vjen me televizorin. Për të rritur qëndrueshmërinë dhe sigurinë, mund të blini dhe të instaloni pajisjen kundër rënies, duke iu referuar "Parandalimi i rrëzimit të televizorit".
• Përdorni gjithnjë komotë apo mbështetëset, ose mënyrat e montimit të rekomanduara nga Samsung.
• Përdorni gjithnjë mobilie që mund ta mbajnë në mënyrë të sigurt televizorin.
• Sigurohuni gjithnjë që televizori të mos tejkalojë anët e mobilies mbështetëse.
• Tregojuni gjithnjë fëmijëve rreziqet që vijnë nga ngjitja nëpër mobilie për të arritur televizorin ose komandat e tij.
• Vendosini gjithnjë kordonët e kabllot e lidhur me televizorin në mënyrë të atillë
që të mos pengoheni, të mos i tërhiqni apo kapni.
• Mos e vendosni kurrë televizorin në një vend të paqëndrueshëm.
• Mos e vendosni kurrë televizorin mbi mobilie të larta (për shembull bufe ose rafte librash) pa e fiksuar si mobilien, edhe televizorin në një mbështetëse të përshtatshme.
• Mos e vendosni kurrë televizorin mbi leckë apo materiale të tjera që mund të gjenden midis televizorit dhe mobilies mbështetëse.
• Mos vendosni kurrë artikuj që mund të nxisin ngjitjen, si p.sh. lodra apo telekomanda, përmbi televizor apo mobilien mbi të cilën është vendosur televizori. Nëse do ta ruani dhe zhvendosni televizorin tuaj ekzistues, duhet të zbatohen të njëjtat masa si më sipër.
• Nëse ju duhet të lëvizni ose të ngrini televizorin për zëvendësim ose pastrim,
sigurohuni të mos nxirrni bazamentin.
Parandalimi i rrëzimit të televizorit
★ (Ikona "Yll"): Upa (nuk ofrohet)
a. Shtrëngoni fort një grup kapësesh në mur duke përdorur vidat e duhura. Sigurohuni që vidat të jenë montuar mirë në mur.
‒ Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si p.sh. pajisje mbërthyese, në varësi të llojit të murit.
b. Shtrëngoni fort një grup kapësesh në mur duke përdorur vida të madhësisë së duhur.
‒ Për specifikat e vidave, referojuni pjesës standarde për vidat në tabelë në Unpacking and Installation Guide.
c. Lidhini kapëset e fiksuara në televizor dhe kapëset e fiksuara në mur me një kavo rezistente e të fortë dhe më pas shtrëngoheni mirë.
‒ Instalojeni televizorin pranë murit në mënyrë që të mos bjerë mbrapsht.
‒ Lidheni kavon në mënyrë të atillë që kapëset e fiksuara në mur të jenë në të njëjtën lartësi ose më poshtë se kapëset e fiksuara në televizor.
Masat paraprake gjatë instalimit të televizorit me mbështetëse (Vetëm The Frame)
Kur instaloni televizorin me mbështetëse, shmangni vendosjen e mbështetëses në pjesën e pasme të sipërfaqes së tryezës. Përndryshe, sensori i lëvizjeve në fund të televizorit mund të mos punojë siç duhet.
Veprimi
• Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund të ketë rregullore mjedisore që kërkojnë t'i hidhni bateritë sipas masave të caktuara. Kontaktoni autoritetet lokale për informacion mbi hedhjen ose riciklimin.
• Ruajini aksesorët (telekomandën, bateritë etj.) në një vend të sigurt ku nuk
mund të arrihen nga fëmijët.
• Mos e rrëzoni dhe mos e godisni produktin. Nëse produkti dëmtohet, hiqeni
kordonin elektrik dhe kontaktoni qendrën e shërbimit të "Samsung".
• Mos e hidhni telekomandën ose bateritë në zjarr.
• Mos krijoni lidhje të shkurtër, çmontoni apo mbinxehni bateritë.
• Pasi të keni hequr shtresën mbrojtëse të ekranit, mos e hiqni kurrë shtresën polarizuese.
‒ Nëse etiketa e heqjes së shtresës mbrojtëse nuk gjendet, shtresa mbrojtëse
është hequr tashmë.
• KUJDES: Ka rrezik shpërthimi nëse i zëvendësoni me tipin e gabuar bateritë e përdorura në telekomandë. Zëvendësojini me bateri lloji të ngjashëm apo ekuivalent.
• PARALAJMËRIM - Mos përdorni fumigatorë lëngjesh që përmbajnë kimikate, si
p.sh. Ilaç kundër mushkonjave ose freskues ajri, përreth produktit.
‒ Nëse avulli bie në kontakt me sipërfaqen e produktit ose hyn në produkt,
mund të shkaktojë njolla ose keqfunksionim.
Kujdesi për televizorin
• Për ta pastruar pajisjen, hiqeni nga priza dhe fshijeni produktin me një leckë të butë dhe të thatë. Mos përdorni kimikate si dylli, benzeni, alkooli, holluesit, insekticidet, aromatizuesit, lubrifikuesit ose detergjentët. Këto kimikate
mund të dëmtojnë pamjen e jashtme të televizorit ose të fshijnë printimet mbi produkt.
• Pjesa e jashtme dhe ekrani i televizorit mund të gërvishten gjatë pastrimit. Për të evituar gërvishtjet, sigurohuni ta pastroni me kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një copë të butë.
• Mos spërkatni ujë ose lëngje drejtpërdrejt mbi televizor. Çdo lloj lëngu që hyn
në produkt mund të shkaktojë avari, flakë ose goditje elektrike.
Lidhja e televizorit me aparatin One Connect (Vetëm modeli i mbështetur i aparatit One Connect)
Për më shumë informacion për mënyrën se si të lidheni përmes aparatit One
Connect, shihni Unpacking and Installation Guide.
KATEGORIA 1 - PRODUKTET ME LASER (The Frame (Vetëm modeli i mbështetur i aparatit One Connect)
• Kujdes - Ka rrezatim të padukshëm laser kur hapet. Mos i mbani sytë drejt
laserit.
‒ Mos e përkulni shumë Kablloja "One Connect". Mos e prisni kabllon.
‒ Mos vendosni objekte të rënda mbi kabllo.
‒ Mos zbërtheni asnjë prej konektorëve të kabllos.
• Kujdes - Përdorimi i komandave, rregullimet ose kryerja e procedurave të ndryshme nga ato të përcaktuara këtu, mund të shkaktojnë ekspozim të rrezikshëm ndaj rrezatimit.
Përdorimi i mbajtësit të kabllove One Connect (Vetëm modeli i mbështetur i aparatit One Connect)
Mund ta përdorni mbajtësin e kabllove One Connect për të rregulluar kabllot gjatë instalimit të suportit për mur.
• Figura mund të ndryshojë në varësi të modelit.
Konfigurimi fillestar
Herën e parë që ndizni televizorin, fillon menjëherë konfigurimi fillestar. Ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekran dhe konfiguroni cilësimet bazë të televizorit për t'iu përshtatur mjedisit tuaj të shikimit.
• Do t'ju duhet një llogari Samsung për të hyrë në shërbimet tona inteligjente të bazuara në ueb. Nëse zgjidhni të mos identifikoheni, ai do të ketë lidhje vetëm me televizorin tokësor (i zbatueshëm për pajisjet që kanë vetëm marrës) dhe pajisjet e jashtme, p.sh. nëpërmjet një kabllo HDMI.
Zgjidhja e problemeve
Për më tepër informacion, referojuni "Zgjidhja e problemeve" te Udhëzuesin e përdoruesit.
Nëse asnjëra nga këshillat e sugjeruara nuk e zgjidh problemin, vizitoni ,,www.samsung.com" dhe klikoni "Mbështetja teknike" ose kontaktoni qendrën e shërbimit Samsung.
• Ky panel përbëhet nga nënpikselë që kërkojnë teknologji të sofistikuar për t'u prodhuar. Megjithatë, mund të ketë disa pikëza me shkëlqim ose të errëta në ekran. Këto pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në funksionimin e produktit.
• Për ta mbajtur televizorin në një gjendje optimale, përdorni softuerin më të ri. Përdorni funksionet Përditëso tani ose Përditësimi automat. në menynë e televizorit.
a. Televizori nuk ndizet.
• Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë futur siç duhet në produkt dhe në prizën në mur.
• Sigurohuni që priza është në rregull dhe sensori i telekomandë në fund të televizorit është e ndezur në të kuqe të fortë.
• Provoni të shtypni butonin Pulti i televizorit në pjesën e poshtme të televizorit për t'u siguruar që problemi nuk qëndron te telekomanda. Nëse televizori ndizet, referojuni "Telekomanda nuk punon".
b. Telekomanda nuk punon.
• Kontrolloni nëse sensori i telekomandës në pjesën e poshtme të televizorit
pulson kur shtypni butonin e ndezjes/fikjes në telekomandë.
‒ Telekomandë me bateri të ndërrueshme: Nëse nuk pulson, ndërroni bateritë e telekomandës. Sigurohuni që bateritë janë vendosur me polet (+/–)
në pozicionet e duhura. Rekomandohen bateritë alkaline për më shumë jetëgjatësi.
‒ Telekomandë e karikueshme: Kur bateria e telekomandës shkarkohet, ngarkojeni baterinë duke përdorur folenë e ngarkimit USB (tipi C), ose kthejeni përmbys telekomandën për ta ekspozuar pilën diellore ndaj dritës.
• Provoni të drejtoni telekomandën direkt në televizor në largësi 1,5-1,8 m.
• Nëse televizori vjen me Telekomanda inteligjente "Samsung" (telekomandë me "Bluetooth"), sigurohuni që ta çiftoni me televizorin. Për të çiftuar një Telekomanda inteligjente "Samsung", shtypni butonat Kthehu dhe Luaj/Ndalo në të njëjtën kohë për 3 sekonda.
Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit
Sensori i kursimit rregullon automatikisht ndriçimin e televizorit. Ky funksion mat dritën në dhomën tuaj dhe optimizon automatikisht ndriçimin e televizorit për të reduktuar konsumin e energjisë.
• Sensori ekonomik ndodhet në pjesën e poshtme të televizorit. Mos e bllokoni sensorin me objekte. Kjo mund të ulë ndriçimin e figurës.
‒ Ky funksion mund të mos mbështetet në varësi të modelit.
Shënime
• Kjo pajisje është një aparat digjital i Klasit B.
• Për informacione rreth furnizuesit të energjisë dhe për konsumin e energjisë, shihni informacionin në etiketën e bashkëngjitur me produktin.
‒ Në shumicën e modeleve, etiketa është e ngjitur në pjesën e pasme të televizorit. (Në disa modele, etiketa ndodhet brenda fishës së kapakut.)
‒ Në modelet e aparatit One Connect, etiketa është e ngjitur në pjesën e poshtme të aparatit One Connect.
• Konsumi i zakonshëm i energjisë matet sipas IEC 62087.
• Për të lidhur kabullin LAN, përdorni kabllo të kategorisë CAT 7 (lloji STP*) për lidhjen. (100/10 Mbps)
* Shielded Twisted Pair
• Figurat dhe specifikimet Unpacking and Installation Guide mund të ndryshojnë nga produkti konkret.
• Shifrat dhe ilustrimet në këtë Manuali i thjeshtë i përdorimit jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e produktit aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.
• Përdorimi i këtij produkti është i kufizuar dhe synohet të përdoret në mënyrë të përhershme në ambiente të brendshme si, në ndërtesa, trena me dritare të veshura me metal dhe avionë. (Vetëm QN990F, The Frame(LS03FW))
• Përdorimi i këtij produkti kufizohet vetëm për mjedise të brendshme. (Vetëm QN900F)
Vizitoni www.samsung.com/support për më shumë informacion në lidhje me përshtatësit e jashtëm të energjisë dhe telekomandave të lidhura me direktivën e dizajnit ekologjik të BE-së - rregullorja "Për produktet që lidhen me energjinë (ErP)".
Në situatat e mëposhtme mund të ketë tarifë administrimi:
(a) Thirret një teknik sipas kërkesës, por rezulton që produkti nuk ka defekt (p.sh. nëse nuk është lexuar manuali i përdorimit).
(a) E sillni njësinë në pikën e servisit të "Samsung", por rezulton që produkti nuk ka defekt (p.sh. nëse nuk është lexuar manuali i përdorimit).
Do të informoheni për tarifën e administrimit përpara kontrollit nga tekniku.
Pas riparimit nga një servis jo I autorizuar, apo vetë-riparim ose riparim jo- profesional i produktit, Samsung nuk është përgjegjës për ndonjë dëmtim të produktit, ndonjë dëmtim ose ndonjë çështje tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga ndonjë përpjekje për të riparuar produktin i cili nuk i ndjek me kujdes këto udhëzime të riparimit dhe mirëmbajtjes. Dëmtim i produktit i
shkaktuar nga një përpjekje për të riparuar produktin nga ndonjë person tjetër përveç Servisit të certifikuar nga Samsung nuk do të mbulohet nga garancia.
Ulja e konsumit të energjisë
Kur të fikni televizorin, do të hyjë në modalitet pritjeje. Në modalitetin e pritjes, ai vijon të tërheqë një sasi të vogël energjie. Për të ulur konsumin e energjisë, hiqeni televizorin nga priza kur nuk synoni ta përdorni për një kohë të gjatë.
Hedhja e duhur e produktit (mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike)
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)
Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacionin shoqërues tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB), pasi të kenë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të parandaluar dëmtimet e mundshme të mjedisit ose të shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ndajini këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor, përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose me autoritetin vendor.
Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare gjatë hedhjes.
Heqja e baterisë
• Për të hequr baterinë, kontaktoni një qendër shërbimi të autorizuar. Për të marrë udhëzimet për heqjen e baterisë, ju lutem vizitoni www.samsung.com/global/ecodesign_energy.
• Për sigurinë tuaj, nuk duhet të provoni ta hiqni baterinë. Nëse bateria nuk hiqet si duhet, mund të çojë në dëmtime të baterisë dhe pajisjes duke shkaktuar dëmtime dhe/ose të bëjë që pajisja të mos jetë më e sigurt.
‒ Për bateritë e heqshme
Hedhja e duhur e baterive të produktit
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)
Ky shënim mbi bateri, manual ose paketim tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referencës në Direktivën 2006/66 të KE-së. Nëse bateritë nuk hidhen siç duhet, këto substanca mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose mjedisin.
Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ndajini bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit të baterive.
• LLoji i baterisë mund të ndryshojë në varësi të modelit.
‒ Për bateritë e integruara
Hedhja e duhur e baterive të produktit
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)
Ky shënim mbi bateri, manual ose paketim tregon që bateria në këtë produkt
nuk duhet të hidhet bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referencës në Direktivën 2006/66 të KE-së.
Bateria e integruar në këtë produkt nuk duhet të ndërrohet nga përdoruesi. Për informacion në lidhje me ndërrimin e saj, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit. Mos u përpiqni ta hiqni baterinë apo ta hidhni në zjarr. Mos e çmontoni, thërrmoni apo shponi baterinë. Nëse synoni ta hidhni produktin, në impiantin e grumbullimit së mbetjeve do të merren masat e duhura për riciklimin dhe trajtimin e produktit, duke përfshirë baterinë.
• LLoji i baterisë mund të ndryshojë në varësi të modelit.
Udhëzuesin rregullator
MASA PARAPRAKE TË RËNDËSISHME TË SIGURISË
Nëse televizori nuk është i pozicionuar në një vend mjaftueshëm të qëndrueshëm, ai mund të paraqesë rrezik për shkak të mundësisë së rrëzimit. Shumë lëndime, veçanërisht ndaj fëmijëve, mund të shmangen duke marrë masa të thjeshta paraprake si:
Vendosja e televizorit në një platformë, mbajtëse, raft, tavolinë ose sipërfaqe tjetër që është:
‒ e rekomanduar nga Samsung ose që shitet me produktin;
‒ e sigurt dhe e qëndrueshme;
‒ me bazë mjaftueshëm të gjerë në krahasim me bazën e televizorit;
‒ mjaftueshëm e fortë dhe e madhe për të mbajtur madhësinë dhe peshën e televizorit.
Pozicionojeni televizorin pranë murit për të shmangur mundësinë e rrëzimit të televizorit nëse shtyhet.
Sigurohuni që televizori të jetë instaluar nga një instalues i autorizuar i Samsung.
Ndiqni udhëzimet për montimin në mur në manualin e instalimit dhe përdorimi i
pajisjeve të montimit të ofruara nga Samsung.
Vendosni televizorin në pjesën e pasme të mobilieve ose sipërfaqes mbi të cilën
mbështetet.
Sigurohuni që televizori nuk shtrihet përtej skajeve të mobilieve ose sipërfaqes ku është vendosur.
Mos varni asgjë mbi ose në televizor.
Fiksoni televizorin dhe mobilien ku është vendosur në një mbështetëse të përshtatshme, veçanërisht në rastin e mobilieve të larta, si bufetë ose raftet e librave të cilat janë më të larta se një metër. Kjo gjë mund të realizohet duke përdorur kllapa të forta, rripa sigurie ose mbërthyese specifike për televizorët me ekran të sheshtë.
Mos vendosni asnjë material midis televizorit dhe mobilies ku është mbështetur.
Nëse mobilia ku është vendosur televizori ka sirtarë, dollapë ose rafte poshtë televizorit, merrni masa për të parandaluar ngjitjen e fëmijëve, si për shembull instalimin e shulave të sigurisë në mënyrë që kanatet të mos hapen.
Mbani kafshët larg televizorit.
Edukoni fëmijët për rreziqet që vijnë nga hipja nëpër mobilie për të kapur televizorin ose telekomandën e tij.
Mosndjekja e këtyre masave paraprake të sigurisë mund të shkaktojë rrëzimin e televizorit nga mbajtësja ose pajisja e montimit, duke shkaktuar dëme ose lëndime serioze.
Lidhja e spinës së furnizimit me energji nga rrjeti elektrik (Vetëm në MB)
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Kordoni elektrik në këtë pajisje jepet me një prizë të integruar, që përmban një siguresë. Vlera e siguresës tregohet në sipërfaqen e kunjave të spinës dhe, nëse ka nevojë të zëvendësohet, duhet të përdoret një siguresë e miratuar sipas standardit BSI1362 me të njëjtin kapacitet.
Mos e përdorni asnjëherë spinën me kapakun e sigurisë të hequr, nëse kapaku mund të shkëputet. Nëse nevojitet një kapak zëvendësues sigurese, duhet të jetë e njëjta ngjyrë si në sipërfaqen e kunjave të spinës. Kapakët zëvendësues disponohen nga shitësi.
Nëse spina e montuar nuk është e përshtatshme për prizat në shtëpinë tuaj ose nëse kablloja nuk është mjaftueshëm e gjatë për të arritur një prizë, duhet të gjeni një kabllo zgjatimi të përshtatshme dhe të miratuar nga pikëpamja e sigurisë ose të konsultoheni me shitësin tuaj për ndihmë. Megjithatë, nëse nuk ka një mënyrë tjetër alternative përveç prerjes së spinës, hiqni siguresën dhe më pas asgjësoni spinën në mënyrë të sigurt.
MOS e lidhni spinën me një prizë rrjeti, pasi ekziston rreziku i goditjes elektrike nga kablloja fleksibël e zhveshur.
E RËNDËSISHME
Telat në kordonin elektrik kanë ngjyra sipas kodit të mëposhtëm:
BLU (BLUE) - KAFE NEUTRALE (NEUTRAL BROWN) - NËN TENSION (LIVE)
Meqenëse këto ngjyra mund të mos përkojnë me shenjat që identifikojnë kontaktet
në spinën tuaj, vazhdoni si më poshtë:
Teli me ngjyrë BLU duhet të jetë i lidhur me kontaktin e shënuar me shkronjën N ose me ngjyrë BLU ose të ZEZË. Teli me ngjyrë KAFE duhet të jetë i lidhur me kontaktin e shënuar me shkronjën L ose me ngjyrë KAFE ose të KUQE.
ENERGY STAR
Referojuni www.energystar.gov për më shumë informacione për programin ENERGY STAR.
Vetëm për modelet me certifikim ENERGY STAR (Modelet e tjera)
Si partner i ENERGY STAR, Samsung ka vendosur se ky produkt ose modelet e produktit i përmbushin udhëzimet e ENERGY STAR për efikasitetin e energjisë.
Informacion mbi riciklimin (Oferta për kthimin e produkteve)
Për informacion mbi riciklimin për produktet dhe ambalazhet tona, kontaktoni kompaninë përkatëse në rajonin e vendbanimit tuaj.
Për personat që banojnë në vende të tjera, kontaktoni shitësin më të afërt lokal të Samsung për informacione mbi riciklimin në mënyrë që produktet të trajtohen në mënyrë të pranueshme për mjedisin.
Konsumatorët evropianë mund të gjejnë më poshtë informacionin për kthimin e
produkteve: https://www.samsung.com/uk/sustainability/environment/environment-data/ Për informacione rreth zotimeve mjedisore të "Samsung" dhe të detyrimeve
rregullatore për produktet përkatëse, p.sh. "REACH", "WEEE", bateritë, vizitoni
faqen: https://www.samsung.com/uk/sustainability/environment/environment-data/
(Për Italinë: https://www.samsung.com/it/sustainability/environment/environment-data/)
Kriteret e dizajnit ekologjik për furnizuesit e jashtëm të energjisë: Kërkesat e informacionit (Vetëm për modelet që kanë përshtatës) www.samsung.com/global/ecodesign_component
Në të gjithë botën
Për modelet e mbështetura One Connect ose One Connect Mini, kur televizori lidhet me një pajisje të jashtme si p.sh. një luajtës DVD/BD, ose një dekoder nëpërmjet HDMI, modaliteti i sinkronizimit të energjisë do të aktivizohet automatikisht. Në modalitetin e sinkronizimit të energjisë, televizori vazhdon të diktojë dhe të lidhë pajisjet e jashtme nëpërmjet kabllos HDMI. Ky funksion mund të çaktivizohet duke hequr kabllon HDMI të pajisjes së lidhur.
Udhëzuesi i ndriçimit (Vetëm për modelin 8K, prej vitit 2023)
Zotimi ynë
Në cilësinë e një shoqërie me përgjegjësi sociale, përpjekjet tona për qëndrueshmëri drejtohen nga parime të forta mjedisore. Për këtë arsye, të gjithë televizorët Samsung zhvillohen me qëllimin e menaxhimit të qëndrueshëm.
Për preferencat tuaja personale dhe për mjedisin e shikimit, ne kemi përfshirë informacionin e mëposhtëm për t’i këshilluar konsumatorët se si mund t’i rregullojnë veçoritë e caktuara të ekranit.
Udhëzime
Samsung e ka caktuar ndriçimin e parazgjedhur në një nivel më të ulët se sa ndriçimi maksimal, me qëllim kursimin e energjisë.
Mund të rregulloni ndriçimin e ekranit me cilësimet e mëposhtme, por rregullime
të tilla mund të ndryshojnë konsumin e energjisë :
Zgjidhje kursimi energjie
a. Caktimi nga cilësimet fillestare
‒ Kursim i energjisë në Auto
b. Caktimi nga menyja e cilësimeve
‒ Të gjitha cilësimet Të përgjithshme dhe fshehtësia Kursimi i energjisë Zgjidhje kursimi energjie në Auto
Cilësimet e ndriçimit
‒ Të gjitha cilësimet Figurë Cilësimet e avancuara Ndriçimi deri në 50 (maks)
* Nëse dëshironi të rregulloni vlerën e ndriçimit, ndryshoni në fillim Zgjidhje kursimi energjie në Auto.
Udhëzuesi i Wireless One Connect (Vetëm modeli i mbështetur i aparatit Wireless One Connect në vitin 2025)
Masat paraprake gjatë instalimit të Wireless One Connect
• Rekomandohet që Wireless One Connect të instalohet brenda një distance prej 10 m nga ekrani.
‒ Diapazoni efikas mund të ndryshojë në varësi të kushteve të ambientit me valë.
(Në këtë imazh tregohet distanca maksimale efektive mes ekranit dhe Wireless One Connect.)
• Instaloni Wireless One Connect në një
vend pa pengesa (p.sh. pa mure betoni
dhe mobilie metalike) që mund të
ndikojnë në performancën e sinjaleve me valë.
(Në këtë imazh tregohet që Wireless One Connect duhet të instalohet në një vend
pa pengesa.)
• Instaloni Wireless One Connect dhe ekranin në të njëjtën hapësirë.
• Përdorni përshtatësin e dedikuar të energjisë të llojit C dhe kabllon që vjen me Wireless One Connect.
‒ Pajisja mund të mos funksionojë siç duhet nëse përdoret me komponentë të ndryshëm nga ato që vijnë me pajisjen.
• Wireless One Connect dhe modelet e ndryshme nuk mund të përdoren në mënyrë të ndërsjellë. Wireless One Connect i ofruar mund të përdoret vetëm me ekranin e të njëjtit model.
Lidhja e Wireless One Connect
(Ky imazh është Wireless One Connect.)
Lidhni Wireless One Connect duke ndjekur udhëzimet fillestare të konfigurimit të ofruara në ekran. Kur Wireless One Connect nuk është i lidhur, LED Treguesi shfaq statusin e pajisjes në ngjyra:
• Blu (duke pulsuar) (Modaliteti i çiftimit): Wireless One Connect është gati për t'u lidhur me ekranin.
‒ Nëse nevojitet riaktivizimi i modalitetit të çiftimit, shtypni butonin PAIR për 3 sekonda.
‒ Wireless One Connect është caktuar në modalitetin e çiftimit si parazgjedhje.
• E bardhë (Modaliteti i kursimit të energjisë): Wireless One Connect është në gjendjen e kursimit të energjisë.
‒ Wireless One Connect kalon automatikisht në modalitetin e kursimit të energjisë nëse është shkëputur nga ekrani për 30 minuta.
‒ Për të çaktivizuar modalitetin e kursimit të energjisë, prekni butonin PAIR ose rilidhni burimin e energjisë.
• Për të kontrolluar OC Name gjatë procedurës së lidhjes, kthejeni Wireless One Connect përmbys dhe kontrolloni etiketën në pjesën e poshtme.
• Nëse keni nevojë të lidheni me Wireless One Connect pas cilësimeve fillestare, krijoni një lidhje duke përdorur menynë e cilësimeve.
Kontrollimi i statusit të Wireless One Connect (kur është i lidhur)
Kur Wireless One Connect është i lidhur me ekranin, statusi i tij mund të kontrollohet duke parë ngjyrën e dritës LED Treguesi.
• Blu (Mirë): Lidhja është shumë e mirë.
• E verdhë (Dobët): Lidhja nuk është e mirë. Rregulloni pozicionin e Wireless One Connect.
• E kuqe (Shumë dobët): Lidhja është shumë e keqe. Rregulloni pozicionin e Wireless One Connect ose rilidheni.
• E bardhë (Modaliteti i kursimit të energjisë): Nëse ekrani është i fikur, Wireless One Connect çaktivizohet dhe kalon në modalitetin e kursimit të energjisë. Nëse ekrani është i ndezur, Wireless One Connect aktivizohet dhe lidhet automatikisht me ekranin.
Zgjidhja e problemeve
Nëse Wireless One Connect ka qenë shkëputur nga ekrani për një kohë të gjatë, lidhja automatike me ekranin mund të mos funksionojë siç duhet.
• Nëse pajisja është në modalitetin e kursimit të energjisë (në të cilin ngjyra e dritës LED Treguesi është e bardhë), shtypni butonin PAIR për të çaktivizuar modalitetin e kursimit të energjisë dhe për të rilidhur pajisjen.
Prodhuesi : Samsung Electronics PO Box 12987, Dublin. IE
Code to Open Chat Window