Udhëzues i thjeshtë për produktin
Ky udhëzues i thjeshtë përmban udhëzimet bazë të përdorimit dhe masa parandaluese për produktin. Për informacione të hollësishme të produktit, referojuni manualit të përdorimit në faqen e internetit të Samsung.
• Si ta gjeni manualin
Hapi1: Hyni në faqen e internetit të Samsung: https://www.samsung.com/support
Hapi2: Kërkoni me emrin e modelit ose emrin e marketingut.
Përmbajtja e paketimit të Galaxy Watch
• Ora
• Karikuesi me valë
• Udhëzime për një fillim te shpejtë
Përmbajtja e paketimit të Galaxy Fit
• Fit
• Kabllo karikimi
• Udhëzime për një fillim te shpejtë
Përdorimi i informacioneve të tjera
Vizitoni www.samsung.com për të parë informacione të pajisjes, udhëzuesin e përdorimit, informacione sigurie etj. Mund të tarifoheni ekstra për përdorimin e internetit.
Produkti ka një ekran, butona dhe sensorë.
• Mos futni objekte të mprehta në vrimat e jashtme të produktit. Pjesët e brendshme mund të dëmtohen, së bashku me veçorinë për rezistencën ndaj ujit.
• Mos shikoni direkt në dritat e sensorit optik të sinjalit biologjik. Kjo mund t’ju dëmtojë shikimin. (vetëm për Galaxy Watch)
• Mos shikoni direkt në dritat e sensorit optik të rrahjeve të zemrës. Kjo mund t’ju dëmtojë shikimin. (vetëm për Galaxy Fit)
• Nëse produkti nxehet shumë, hiqeni derisa të ftohet. Ekspozimi i lëkurës ndaj sipërfaqes së nxehtë të produktit për kohë të gjatë mund të shkaktojë djegie.
• Nëse pajisja juaj ngrin dhe nuk përgjigjet, mbani shtypur njëkohësisht butonin Bazë dhe butonin Prapa për më shumë se 7 sekonda për ta rindezur. (vetëm për Galaxy Watch)
• Nëse pajisja juaj ngrin dhe nuk përgjigjet, mbani shtypur butonin Bazë për më shumë se 11 sekonda për ta rindezur. (vetëm për Galaxy Fit)
Karikimi i baterisë së Galaxy Watch
Lidheni karikuesin me valë te karikuesi me USB dhe vendoseni produktin mbi karikuesin me valë, duke e pozicionuar qendrën pjesës së pasme të produktit me qendrën e karikuesit me valë.
Karikimi i baterisë së Galaxy Fit
Lidheni kabllon e karikimit me karikuesin me USB, dhe më pas lidheni produktin me kabllon e karikimit.
Ndezja e produktit
Shtypni dhe mbani shtypur butonin Bazë për disa sekonda për ta ndezur produktin. (vetëm për Galaxy Watch)
Shtypni butonin Bazë për ta ndezur produktin. (vetëm për Galaxy Fit)
Lidhja e produktit me një pajisje celulare
Ndizeni produktin dhe hapni aplikacionin Galaxy Wearable duke ndjekur udhëzimet në ekran për ta lidhur produktin me një pajisje celulare. Nëse aplikacioni Galaxy Wearable nuk hapet, shkarkoni aplikacionin Galaxy Wearable dhe ndiqni udhëzimet në ekran.
Duke përdorur aplikacionin Galaxy Wearable mund të shikoni statusin e produktit dhe të personalizoni cilësimet e saj.
• Pajisjet celulare dhe veçoritë e mbështetura mund të ndryshojnë në varësi të rajonit, operatorit ose prodhuesit të pajisjes.
Informacione sigurie
Lexoni të gjitha informacionet e sigurisë para se ta përdorni pajisjen për të garantuar përdorimin e sigurt dhe të përshtatshëm.
Ndiqni paralajmërimet e mëposhtme për të parandaluar lëndimet ose dëmtimet në pajisje
• Pajisja juaj përmban magnete. Mbajeni larg nga kartat e kreditit, pajisjet mjekësore të implantuara dhe pajisje të tjera që mund të ndikohen nga magnetet. Në rastin e pajisjeve mjekësore, mbajeni pajisjen më larg se 15 cm. Mos e përdorni më pajisjen nëse dyshoni për ndonjë interferencë me pajisjen tuaj mjekësore dhe konsultohuni me mjekun ose prodhuesin e pajisjes mjekësore.
• Mos e çmontoni pajisjen ose mos lejoni të pësojë goditje fizike ose gjëra që mund ta dëmtojnë.
• Përdorni vetëm karikues të miratuar nga Samsung dhe kabllo të posaçëm, dhe mos lejoni që xheku multifunksional të bjerë në kontakt me materiale të huaja.
• Nëse ndonjë pjesë e pajisjes thyhet, nxjerr tym ose lëshon erë të djegur, ndaloni menjëherë përdorimin e pajisjes. Përdoreni pajisjen përsëri vetëm pasi të jetë riparuar në një qendër shërbimi të Samsung ose në një qendër shërbimi të autorizuar.
• Pajisja mund të përdoret në vende me temperaturë ambienti 0 °C deri në 35 °C. Mund ta mbani pajisjen në temperaturë ambienti -20 °C deri 50 °C. Përdorimi ose mbajtja e pajisjes jashtë temperaturave të rekomanduara mund ta dëmtojë pajisjen ose të ulë jetëgjatësinë e baterisë.
• Për matje të saktë, duhet ta mbani pajisjen në mënyrë të tillë që t’ju puthitet në kyçin e dorës. Pas matjes, lirojeni rripin për të lejuar të qarkullojë ajër në lëkurë. Rekomandohet që ta mbani pajisjen në mënyrë të tillë që të mos jetë tepër e lirshme ose tepër e shtrënguar, dhe që të ndihet rehat në rrethana normale.
• Nëse keni lëkurë të ndjeshme, mund të përjetoni irritim të lëkurës për shkak të disa faktorëve, si fërkimi, presioni ose lagështia, ose në rastet e mëposhtme: Kur pajisja është tepër e shtrënguar ose tepër e liruar, kur pajisja ka djersë ose materiale të huaja në të, ose kur pajisja është mbajtur për kohë tepër të gjatë.
• Nëse ju irritohet lëkura ndërkohë që e mbani pajisjen, hiqeni atë menjëherë dhe konsultohuni me mjekun që të merrni masat e duhura.
• Mbajeni gjithnjë pajisjen të pastër e të thatë.
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të dëgjimit kur përdorni një kufje me mikrofon, mos dëgjoni me volum të lartë për periudha të gjata. (vetëm për Galaxy Watch)
Ky shënim mbi produkt, aksesor ose literaturë dhe pa shiritin mbi bateritë tregon që produkti, bateria dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. karikuesi, kufja, kablli USB) nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera shtëpiake.
• Për më shumë informacion mbi angazhimet mjedisore të Samsung dhe për detyrimet rregullatore specifike mbi produktet, p.sh. REACH, vizitoni faqen tonë për qëndrueshmërinë mjedisore në www.samsung.com.
• Nëse ka pamje grafike të fiksuar në një pjesë të ekranit ose në të gjitha pjesët e tij për periudha të gjata, kjo mund të shkaktojë në ngulitje të imazheve ose hijëzim (djegie e ekranit).
Heqja e baterisë
• Për të hequr baterinë, kontaktoni një qendër shërbimi të autorizuar. Për të marrë udhëzimet për heqjen e baterisë, ju lutem vizitoni www.samsung.com/global/ecodesign_energy.
• Për sigurinë tuaj, nuk duhet të përpiqeni ta hiqni baterinë. Nëse bateria nuk hiqet si duhet, mund të çojë në dëmtime të baterisë dhe pajisjes duke shkaktuar dëmtime dhe të bëjë që pajisja të mos jetë më e sigurt.
• Samsung nuk pranon përgjegjësitë për asnjë dëmtim ose humbje (qoftë në kontratë ose ndryshe, përfshirë pakujdesinë) e cila mund të lindë nga mosndjekja e saktë e këtyre paralajmërimeve dhe udhëzimeve, përveçse vdekjes dhe lëndimeve të shkaktuara nga pakujdesia e Samsung.
Informacioni mbi certifikimin e Koeficientit Specifik të Absorbimit (SAR)
Celulari juaj është projektuar për të mos tejkaluar kufijtë për ekspozimin ndaj valëve radio (fusha elektromagnetike e frekuencave radio) të rekomanduara sipas udhëzimeve ndërkombëtare.
Për vlerat e SAR të cilat janë specifike për modelin tuaj, vizitoni www.samsung.com/sar dhe kërkoni rajonin dhe pajisjen tuaj me numrin e modelit.
Përdorimi i bandës WLAN lejohet vetëm për përdorim të brendshëm. Ky kufizim vlen për AT, BE, BG, CH, CY, CZ, DE, DK, EE, ES, EL, FI, FR, HR, HU, IE, IS, IT, LI, LT, LU, LV, MT, NL, NO, PL, PT, RO, SE, SI, SK, TR, UK(NI), GB.
Deklarata e Konformitetit
Samsung deklaron se kjo pajisje pajtohet me kërkesat thelbësore dhe dispozitat përkatëse të Direktivës 2014/53/EU. Shkoni në www.samsung.com/mobile_doc për të hapur Deklaratën e Konformitetit.
Prodhuesi : Samsung PO Box 12987, Dublin. IE / Yateley, GU46 6GG. UK
Code to Open Chat Window