Si ta përgatitni për përdorim automatin e ujit të frigoriferit Samsung me dy dyer vertikale

Për të përdorur funksionin e prodhimit të ujit apo të akullit, ndiqni videon e mëposhtme mbi instalimin e automatit. Pas instalimit, përdoreni automatin për të nxjerrë rreth 10 litra ujë ose lëreni automatin të nxjerrë ujë për rreth 6 - 7 minuta përpara përdorimit të frigoriferit, me qëllim largimin e papastërtive që mund të jenë brenda sistemit të filtrimit të ujit. Nëse ju nevojiten më shumë informacione, gjeni një manual përdorimi ose kontaktoni me qendrën e shërbimit Samsung. 

Shënim: 

  • Modelet e frigoriferit që tregohen në këtë video mund të ndryshojnë në varësi të vendit ku ndodheni.
  • Ju lutemi, lexojini me vëmendje shënimet paralajmëruese dhe të gjitha udhëzimet e rëndësishme për sigurinë në manualin e përdorimit.
  • Nëse është e mundshme dhe nëse e kërkon ligji duhet bërë një provë e sigurisë elektrike përpara ndezjes.

Pjesët e furnizuara me pajisjen

 

1. Fiksues dhe vida për tubin e ujit

2. Xhunto

3. Tubi i ujit

4. Shtrëngues fikuses i filtrit të ujit

5. Filtri i ujit

6. Valvulë e pakthyeshme

Veglat e nevojshme (nuk furnizohen bashkë me pajisjen)

 

1. Kaçavidë me kokë kryq

2. Kaçavidë pllakë

3. Çelës ballor (10 mm)

4. Çelës hekzagonal (5 mm)

5. Trapano elektrike

Shënim: Veglat nuk furnizohet bashkë me frigoriferin.

Shënim: 

  • Lidhja e tubit të furnizimit me ujë duhet bërë nga një teknik i kualifikuar. 
  • Garancia e frigoriferit nuk e mbulon instalimin e tubit të furnizimit me ujë.
  • Nëse vini re rrjedhje uji, kontaktoni qendrën e shërbimit Samsung ose instaluesin e tubit të furnizimit me ujë.

Gjatë lidhjes së tubit të furnizimit me ujë, ju lutemi, kontrolloni valvulën e konektorit në lidhje me drejtimin e ujit dhe lidheni siç përcaktohet (sipas shigjetës treguese). Nëse nuk e lidhni tubin e ujit sipas drejtimit të duhur, atëherë nuk do të funksionojë siç duhet furnizimi me ujë.

1. Vendosni duart në kanatin e poshtë majtas, në pjesën ballore të frigoriferit, dhe tërhiqni dy tubat.

2. Lidhini tubat me konektorët me të njëjtën ngjyrë.

Shënim: Vendi ku ndodhet tubi i ujit mund të ndryshojë sipas modelit.

Gjeni vendndodhjen e filtrit

Priteni zorrën e furnizimit me ujë që ndodhet në vendndodhjen e filtrit. (Vendi ku duhet prerë zorra mund të ndryshojë në varësi të modelit të frigoriferit dhe vendit të instalimit.)

Shënim: Kini kujdes të mos e shkurtoni shumë zorrën dhe lëmojini supërfaqet e prera sipas këndit të duhur në mënyrë që të mos ketë rrjedhje uji.

1. Zbërthejeni filtrin e ujit dhe bashkojeni zorrën.

2. Bashkojeni zorrën me të dyja anët e filtrit.

Shënim: 

  • FILTRI I UJIT DUHET TË JETË I INSTALUAR.
  • Kini kujdes të instaloni një filtër uji. 
  • Nëse nuk instaloni filtër uji, atëherë papastërti të vogla (rërë, mbetje gëlqerore) që ndodhen në ujë mund të hyjnë vazhdimisht në tubin e furnizimit me ujë dhe të shkaktojnë defekte të sistemit të furnizimit me ujë.

3. Vendosini kapëset mbërthyese në vendin e duhur, duke i pozicionuar dhe fiksuar kapëset me forcë me anë të vidave.  

4. Futni filtrin e ujit në kapësen e sipërme dhe të poshtme në drejtimin e duhur. (Ndiqni udhëzimet e filtrit)

Shënim: Ju lutemi, kini kujdes të kontrolloni drejtimin vertikal të ujit. (Zakonisht, është i shënuar në filtër)

Shënim: Lidhja e tubit të furnizimit me ujë duhet bërë nga një teknik i kualifikuar. Garancia e frigoriferit nuk e mbulon instalimin e tubit të furnizimit me ujë.

1. Ndërpriteni furnizimin me ujë duke mbyllur saraçineskën kryesore të rrjetit. 

2. Gjeni tubin e rrjetit të ujit të pijshëm. 

3. Ndiqni instalimin e lidhjes me rrjetin nga produkti deri te lidhja me tubacionin e ujit.

4. Bëni montimin me tubacionin e ujit duke përdorur xhuntot. 

5. Bashkoni xhunton me tubacionin e ujit të ftohtë të pijshëm. 

Shënim: Kini kujdes, të bashkoni xhunton me tubacionin e ujit të ftohtë të pijshëm.

6. Lirojeni dhe hiqeni dadon shtrënguese nga tubi i ujit të frigoriferit dhe futeni në zorrën e filtrimit të ujit.

7. Shtrëngojeni dadon shtrënguese për ta lidhur zorrën e filtrit të ujit me tubin e ujit.

8. Hapeni saraçineskën kryesore të rrjetit dhe kontrolloni nëse ka apo jo ndonjë rrjedhje uji.

Shënim: Nëse nuk ka rrjedhje, përdoreni automatin për të nxjerrë rreth 10 litra ujë ose lëreni automatin të nxjerrë ujë për rreth 6 - 7 minuta përpara përdorimit të frigoriferit, me qëllim largimin e papastërtive që mund të jenë brenda sistemit të filtrimit të ujit. 

9. Mbërthejeni tubin e ujit në lavapjatë apo në mur me anë të një fashete.

10. Mos e shtrëngoni shumë tubin e ujit. Kini kujdes që tubi i ujit të mos përthyhet, të mos paloset apo të mos bllokohet.

11. Kini kujdes që tubi i ujit të mos përthyhet, të mos paloset apo të mos bllokohet.

Shënim: Kini kujdes që pjesa e bashkuar e tubit të ujit të mbahet drejt.

Hapni rubinetin e ujit të ftohtë për të lidhur tubin e ujit me frigoriferin.

Shënim: Kini kujdes, të bashkoni xhunton me tubacionin e ujit të ftohtë të pijshëm. 

Pas përfundimit të të gjithë hapave, futeni spinën në prizën e rrjetit elektrik.

 

1. Kontrolloni nëse butonat e panelit funksionojnë plotësisht.

2. Hapni dyert e frigoriferit për të kontrolluar nëse ndizen dritat e brendshme dhe nëse aktivizohet paneli i temperaturës për ta ndryshuar temperaturën.

3. Vendoseni temperaturën në nivelin më të ftohtë, mbyllini kanatet dhe prisni të paktën një orë përpara se ta caktoni temperaturën në nivelin e dëshiruar. 

Shënim: Nëse është e mundshme dhe nëse e kërkon ligji duhet bërë një provë e sigurisë elektrike përpara ndezjes.

1. Sigurohuni që paneli ballor i komandimit në derën e frigoriferit të jetë i ndezur.

2. Kapeni lehtë me të dyja duart gotën e përgatitësit të akullit dhe hiqeni nga ulluku u akullit.

Shënim: Lëreni frigoriferin të punojë të paktën 24 orë për të siguruar rezultate optimale.

3. Mbajeni shtypur për 3 sekonda butonin e kontrollit në pjesën e poshtme të përgatitësit të akullit, për të kontrolluar nëse përgatitësi i akullit punon në rregull. 

4. Nëse përgatitësi i akullit funksionon në rregull, atëherë do të dëgjohet një tingëllimë. 

5. Shtypni butonin në panelin e automatit dhe nxirrni ujë dhe akull për të parë nëse ka papastërti.

Shënim: Përdoreni automatin për të nxjerrë rreth 10 litra ujë ose lëreni automatin të nxjerrë ujë për rreth 6 - 7 minuta përpara përdorimit të frigoriferit, me qëllim largimin e papastërtive që mund të jenë brenda sistemit të filtrimit të ujit.

Faleminderit për komentin tuaj