Si mund të parandaloj krijimin e akullit në frigoriferin ngrirës?

Brenda frigoriferit ngrirës qarkullon vazhdimisht dhe pa ndërprerje ajër i freskët. Nëse në frigoriferin ngrirës futet ajër i nxehtë ose i lagësht dhe takohet me ajrin e freskët, në pikën e kontaktit do të zhvillohet një shtresë akulli.
 

Për të parandaluar krijimin e akullit, identifikoni dhe shmangni burimin e ngrohtësisë duke kontrolluar sa më poshtë:

Mbyllja e derës

Mundësia më e madhe e shkakut të akullit është mbyllja e parregullt e derës.


Sigurohuni që dera e frigoriferit ngrirës të mbyllet plotësisht. Shikoni që guarnicioni i derës të puthitet plotësisht me derën e frigoriferit dhe që të jenë të ngjitura mirë, pa dëmtime ose ndarje. 

Jeni të lutur të vini re: Testoni nëse dera e frigoriferit mbyllet plotësisht duke marrë një copë letër dhe mbyllur derën mbi të. Nëse mund ta tërhiqni përsëri letrën pa rezistencë, guarnicionet duhet të ndërrohen.

Ventilimi i ajrit të freskët

Sigurohuni që vrima e ajrit në frigoriferin ngrirës të mos jetë bllokuar apo e zënë. Mos i mbështesni paketat në murin e pasmë të frigoriferit ngrirës dhe vendoseni ushqimin sa më të hapur për të përmirësuar ventilimin.

Kapaku i akullit

Nëse mbulesa e automatit të akullit nuk është e mbyllur si duhet, ajo lejon ajrin e ngrohtë të futet në frigoriferin ngrirës dhe të shkaktojë veshje me akull. Për të kontrolluar mbulesën, hapni derën dhe shihni kapakun e zi brenda mbajtësit të akullit. Nëse kapaku është në pozicionin e saktë, duhet parë mbajtësi. Nëse kapaku nuk është e puthitur me mbajtësin, shihni mos e pengon akulli ose mbeturina të tjera që mund të mbajnë kapakun të hapur.
 

Shkak mund të jetë edhe temperatura e vendosur në mënyrë të pasaktë Nëse temperatura e frigoriferit tuaj është tepër e ulët, do të shihni që ushqimi ngrin. Ngrijeni temperaturën disa gradë për të zgjidhur problemin. Nëse temperatura e frigoriferit tuaj është tepër e lartë, mund të bëhet kondensim dhe krijohet akull në fund të frigoriferit. Uleni temperaturën disa gradë për të zgjidhur problemin. 

Faleminderit për komentin tuaj