Ç’duhet bërë nëse në ekranin Galaxy fit shfaqet pikëçuditësja?

Ekrani AMOLED me ngjyra të plota ju jep informacione në kohë reale për shëndetin tuaj në një shikim të shpejtë. Megjithatë, ekziston një rast që ekrani tregon një pikëçuditje dhe nuk zhduket. Shikoni se çfarë është Galaxy Fit '!' dhe si të përditësoni dhe rifilloni pajisjen që nuk përgjigjet.

Para se të provoni rekomandimet e mëposhtme për zgjidhjet tuaja, sigurohuni që të kontrolloni nëse programi i pajisjes suaj dhe aplikacionet e lidhura janë përditësuar me versionin e fundit. Ju lutemi kontrolloni se si të përditësoni programet e aparatit tuaj mobile në renditjen vijuese. 

Hapi 1. Shkoni tek Settings > Software update.

Hapi 2. Klikoni Download and install. 

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet në ekran. 

Çfarë është pikëçuditësja Galaxy Fit?

Shfaqet '!' (pikëçuditëse) kur përditësimi i programit dështon me lidhjen Bluetooth midis Galaxy Fit dhe telefonit celular.

pikëçuditësja shfaqet në Galaxy Fit

Si përditësohet aparati Galaxy Fit 

Galaxy Fit mund të përditësohet drejtpërdrejt me programin më të fundit nga shërbimi i programeve në distancë (FOTA) përmes aplikacionit Galaxy Wearable. Mund të provoni përsëri të pwrditwsoni programin në telefonin celular të lidhur përmes aplikacionit Galaxy Wearable.  

Hapi 1. Hapni aplikacionin Galaxy Wearable dhe ri-lidhni celularin nëpërmjet këtij apikacioni. 

Hapi 2. Për të shkarkuar dhe instaluar programin tek aplikacioni Galaxy Wearable, klikoni Home > Update band software > Download and install.

Si përditësohet programi band

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet në ekran. 

Hapi 4. Galaxy Fit do të fillojë nga e para automatikisht për të përfunduar përditësimin e programit.

Shënim:

  • Mbani telefonin tuaj në afërsi gjatë përditësimit për të shmangur humbjen e lidhjes tuaj me telefonin.     
  • Pamjet dhe menuja e aparatit mund të ndryshojnë në varësi të ofruesit të shërbimit Wireless modelit të pajisjes dhe versionit të softuerit.

Nëse po shihni sjellje të pazakontë në celularët, tabletat ose aksesorët e Samsungut, ju mund të na dërgoni një pyetje në aplikacionin Samsung Members.   

Kjo na lejon të shohim nga afër atë që po ndodh. Të dhënat anonimizohen dhe mbahen vetëm gjatë kohëzgjatjes së hetimit. Mësoni më shumë rreth dërgimit të një raporti gabimi përmes 'Si përdoret aplikacioni Samsung Members'.

 

 

Faleminderit për komentin tuaj