Si të përdorni cilësinë më të mirë të audios të kufjeve Galaxy Buds Live

Ndryshe nga shumica e kufjeve të tjera që futen në vesh, kufjet Galaxy Buds Live janë projektuar për të qenë ergonomike të llojit të hapur. Mund ta maksimizoni cilësinë e dëgjimit thjesht duke e vendosur në mënyrë e duhur. Nëse keni probleme me cilësinë e zërit, provoni zgjidhjet e rekomanduara për përmirësimin e cilësisë së dëgjimit. 

Galaxy Buds Live

Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme për zgjidhjet, kujdesuni të kontrolloni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Ju lutemi, kontrolloni si ta përditësoni softuerin e pajisjes celulare sipas rendit të mëposhtëm. 

Hapi 1. 
Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësimi i softuerit).

Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo)

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.  

Si t’i mbani si duhet në vesh kufjet Galaxy Buds Live

Në brendësi të kufjeve Galaxy Buds Live ka altoparlantë të sintonizuar AKG të cilët janë të përshtatshëm për gjithçka. Projektimi ergonomik ofron tingëllim hapësinor, sikur të jeni ulur në radhën e parë të spektatorëve në një koncert. Rregullojini kufjet në mënyrë që të rrinë sa më mirë në vesh, për të përfituar nga të gjitha përparësitë që ofrojnë Galaxy Buds Live.

Hapi 1. Kapeni secilën kufje nga skaji i sipërëm dhe i poshtëm dhe hiqeni nga kaseta karikuese.

Skajet e sipërme dhe të poshtme bashkë

Hapi 2. Kontrolloni drejtimin e secilës kufje dhe mbajini në atë mënyrë që gjysma e poshtme (altoparlanti) të jetë në pjesën e poshtme të veshit. Bëni kujdes që ta vendosni kufjen e majtë dhe kufjen e djathtë në veshin e duhur, me altoparlantin që sheh nga brenda. 

Drejtimet se si të vendosen kufjet Buds Live

Hapi 3. Vendosni gjysmat e poshtme dhe të sipërme në pjesët përkatëse të veshit dhe pastaj lëvizini nga pak kufjet në mënyrë që të rrinë mirë. 

Pjesët përkatëse të veshit

ⓐ Altoparlanti

  • Nëse kufjet nuk pozicionohen siç duhet në vesh, mund të mos funksionojnë. Nëse ndodh kjo, përdorni një palë kurorash anësore të kufjeve të cilat ju rrinë në vesh dhe vendosini kufjet siç duhet.  
  • Nëse sensori i prekjes nuk bie në kontakt me veshin, kufjet mund të mos funksionojnë. Përdorni kurorat anësore të cilat ju rrinë në vesh nëse nuk dëgjoni tingullin i cili ju informon se është vendosur kontakti me kufjen.  

Si t’ia vendosni kurorën anësore kufjes

Hapi 1.
 Përzgjidhni atë kurorë anësore e cila ju rri mirë në vesh. 

Hapi 2. Përzgjidhni kurorën anësore për veshin e majtë ose të djathtë duke kontrolluar shkronjën L (për të majtin) ose R (për të djathtin) mbi kurorat anësore. 

Hapi 3. Gjeni shenjën R ose L në pjesën e poshtme të anës së pasme të kurorës anësore dhe sigurohuni që të jetë nga ana e kufjes. Futeni kurorën anësore në grepin mbërthyes. 

  • Mos i vini kufjet në vesh pa kurorat anësore. Nëse veproni kështu, mund t’ju vriten veshët. 
  • Mos e tërhiqni në mënyrë të tepruar kurorën anësore kur e bashkoni me kufjen ose e shkëputni nga kufja. Kurora mund të shqyhet. 
  • Mos ia vendosni kurorën anësore kufjes në drejtimin e gabuar. Kufjet nuk do t’ju rrinë mirë në vesh. 
Si t’ia vendosni kurorën anësore kufjes.

Hapi 4. Mbulojeni pjesën tjetër të kufjes me kurorën anësore. 

Hapi 5. Ndiqni të njëjtën procedurë për kufjen tjetër.  

Shënim:

  • Pajisja përmban magnete të cilat mund të ndikojnë në pajisje të tilla mjekësore si pacemaker ose defribilatorë të implantuar kardioverter Nëse përdorni pajisje të tilla mjekësore, mbajeni telefonin larg tyre dhe konsultohuni me mjekun përpara se ta përdorni pajisjen.
  • Mbajeni pajisjen larg sendeve që ndikohen nga magnetet. Sende të tilla si kartat e kreditit, biletat elektronike, kartat çelës, kartat e imbarkimit apo kartat e parkimit mund të dëmtohen ose të çaktivizohen nga magnetet që ndodhen brenda pajisjes.
  • Ndiqini të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet e afishuara nga personeli i autorizuar në zonat ku kufizohet përdorimi i pajisjeve me radiovalë, siç janë avionët apo spitalet.

Siç shpjegohet më lart, ndryshe nga mënyra e mbajtjes së produkteve të mëparshme Galaxy Buds, në këtë rast duhet t’i drejtoni gjysmat e poshtme (altoparlantin) për nga pjesa e poshtme e veshit dhe ta fusni gjysmën e poshtme në vesh. Kështu, nëse keni veshë apo vrima veshësh të mëdha, kufjet mund të futen më thellë në veshë që do të thotë se antena e brendshme e kufjes mund të mbulohet e tëra nga veshi. Kjo mund të ndikojë në funksionimin e lidhjes Bluetooth dhe mund të shkaktojë cilësi të keqe të dëgjimit. 

Për të konfirmuar nëse madhësia e secilës kufje është e përshtatshme për madhësinë e veshit apo të vrimës së veshit tuaj, ju rekomandojmë të shiheni në pasqyrë ndërkohë që i keni vendosur kufjet. Nëse pjesa e kanalit të ajrimit të kufjeve fshihet nga veshët kur i keni vendosur kufjet në vesh, ka të ngjarë të keni veshë ose vrima veshësh më të mëdha. 

Kapërceje demonstrimin e mbulesës

① Kanali i ajrimit

Mund ta matni madhësinë e veshit ose të vrimës së veshit në varësi të kritereve orientuese të imazhit të mëposhtëm. 

kontrolli i madhësisë së vrimës së veshit

① I madh: Nëse qëllon të keni veshë ose vrima veshësh më të mëdha, ju lutemi kontaktoni Qendrën e Thirrjeve për Klientët Samsung, për më shumë mbështetje. 

② I mesëm

③ I vogël

Në këtë rast, duhet të siguroheni që simptoma të ngjashme lindin edhe kur e bëni kontrollin me një pajisje tjetër wireless në të njëjtin vend dhe simptomat zhduken kur lëvizni dhe ndodheni në një vend tjetër. Problemet me rrjetin me të cilin jeni lidhur mund të shkaktojnë cilësi të dobët audio ose funksionim jo të mirë të lidhjes Bluetooth. Më poshtë jepen disa këshilla praktike dhe masa që mund të merrni kur përdorni rrjetet wireless. 

  • Shërbimet e rrjetit wireless mund të jenë të çaktivizuara për shkak të problemeve me rrjetin e ofruesit të shërbimit. Bëni kujdes që t’i mbani kufjet larg prej valëve elektromagnetike. 
  • Për të shmangur problemet gjatë lidhjes së kufjeve me një pajisje tjetër, vendosini pajisjet pranë njëra-tjetrës.
  • Bëni kujdes që kufjet dhe pajisja tjetër me lidhje Bluetooth të jenë brenda rrezes së lidhjes me Bluetooth (10 m). Kjo distancë mund të ndryshojë në varësi të kushteve në të cilat përdoren pajisjet.
  • Bëni kujdes që të mos ketë pengesa midis kufjeve dhe një pajisjeje të lidhur, siç janë trupi i njeriut, muret, qoshet apo gardhet. 
  • Mos e prekni antenën Bluetooth të një pajisjeje të lidhur.
  • Bluetooth përdor të njëjtën frekuencë me disa produkte industriale, shkencore, mjekësore dhe pajisje me tension të ulët dhe mund të ketë interferencë gjatë bërjes së lidhjes pranë këtyre llojeve të produkteve.
  • Shkëputeni rrjetin wireless të lidhur aktualisht dhe rilidheni përsëri.

Nëse brenda altoparlantit dhe kanalit të ajrimit depozitohet dyllë veshi apo mbeturina të tjera, tingujt e dy kufjeve mund të dëgjohen jo njësoj ose mund të bjerë cilësia e dëgjimit. Pastrojeni dyllin apo mbeturinat e depozituara, me një furçë a tampon të pastër, të thatë e të butë apo me ndonjë instrument tjetër të ngjashëm. 

  • Përdorni një leckë të butë e të thatë për t’i fshirë kufjet pas përdorimit.
  • Mbajini kufjet të thata. Mos lejoni që materiale të lëngshme të prekin apo të hyjnë brenda kufjeve.
  • Pastrojini kufjet rregullisht në mënyrë që brenda altoparlantit apo kanalit të ajrimit të mos depozitohet dyllë veshi apo papastërti të tjera.
dyllë veshi ose papastërti

① Altoparlanti ② Kanali i ajrimit

Mund të bjerë volumi ose mund të dëgjoni zhurmë në varësi të volumit të pajisjes së lidhur. Për ta shmangur këtë, rregullojeni si duhet zërin e pajisjes së lidhur. Për ta bërë këtë, ju lutemi rregulloni si duhet opsionet e volumit dhe zërit. 

Sigurohuni që aplikacioni Galaxy Wearable i instaluar në pajisjen celulare, softueri i pajisjes celulare dhe softueri i kufjeve Galaxy Buds Live janë të gjithë në versionin më të fundit. Për të pasur përvojën më të mirë, rekomandohet ta përditësoni çdo softuer në versionin më të fundit, përfshirë edhe aplikacionin Galaxy Wearable. 

Përditësimi i softuerit të kufjeve


Përditësojeni softuerin e kufjeve nëpërmjet shërbimit FOTA (firmuer me radiovalë).

Hapeni aplikacionin “Galaxy Wearable” në pajisjen celulare dhe prekni “Përditëso softuerin e kufjeve Earbuds”. 

• Shkarkojeni dhe instalojeni: Kërkoni dhe instaloni përditësimet manualisht. 

• Përditësuar për herë të fundit: Shihni informacionin për përditësimin e fundit të softuerit. 
 

Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare,
 

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësimi i softuerit).

Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo)

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran. 

  • Nëse vendosen materiale të huaja mbi sensorin e prekjes, mund të shkaktojnë avari të sensorit. Përpara se t’i vendosni kufjet në vesh, pastroni fillimisht sensorin.  
  • Nëse ka djersë apo lëng mbi kontaktet e ngarkimit të baterisë, mund t’u shkaktohet brejtje kufjeve Galaxy Buds Live. Kur ka djersë apo lëng mbi kontaktet e ngarkimit të baterisë apo mbi kufje, pastrojini përpara se t’i futni kufjet në kasetën e karikimit.  
  • Nëse i karikoni kufjet Galaxy Buds Live ndërkohë që porta e ushqyesit është e njomë, kufjet Galaxy Buds Live mund të dëmtohen. Thajeni mirë portën e ushqyesit përpara karikimit të kufjeve Galaxy Buds Live. 
  • Ngarkojeni plotësisht baterinë përpara se t’i përdorni kufjet për herë të parë apo kur nuk janë përdorur për një kohë të gjatë.
  • Mos ia vendosni kurorën anësore kufjes në drejtimin e gabuar. Kufjet nuk karikohen nëse nuk futen siç duhet në kasetën karikuese. 
  • Nëse vazhdon e njëjta shenjë pavarësisht nga këshillat e mësipërme, ju lutemi kontaktoni me Qendrën e Thirrjeve të Klientëve Samsung me pajisjen dhe kryeni veprimet e duhura.

Shënim: 

  • Artikujt e furnizuar së bashku me kufjet Galaxy Buds Live, aksesorët e gatshëm dhe imazhet e tyre mund të ndryshojnë në varësi të rajonit. 
  • Artikujt e furnizuar mund të përdoren vetëm për kufjet Galaxy Buds Live dhe mund të mos jenë të përputhshme me pajisje të tjera. 
  • Pamja dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftim paraprak. 
  • Mund të blini aksesorë të tjerë shtesë nga faqja në internet e Samsung-ut. Sigurohuni që të jenë të përputhshme me modelet përpara blerjes.  
  • Përdorni vetëm aksesorë të miratuar nga Samsung. Përdorimi i aksesorëve jo të miratuar mund të shkaktojë probleme në funksionim dhe avari të cilat nuk i mbulon garancia.  
  • Disponibiliteti i të gjithë aksesorëve mund të ndryshojë në varësi tërësisht të shoqërive prodhuese. Për më shumë informacione mbi aksesorët disponibël, shihni faqen në internet të Samsung-ut. 

Nëse hasni në sjellje të pazakontë të celularëve, tabletave apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni një pyetje në aplikacionin Samsung Members.   

Kjo na jep mundësi të shohim nga afër se çfarë po ndodh. Të dhënat anonimizohen dhe mbahen nga ne vetëm gjatë kohëzgjatjes së këqyrjes së problemit. 

Shënim: Pamjet e ekranit të pajisjes dhe menytë mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit. 

Faleminderit për komentin tuaj