Si ta përdor Dolby Atmos në Galaxy A6/A6+?

Me Dolby Atmos, tingulli lëviz rreth jush në hapësirë tre-dimensionale, kështu ndiheni sikur jeni brenda aksionit. Eksperienca drithëruese e tingullit rrethues do t’ju mahnitë, sidomos nëse përdorni kufje.


Në sajë të amplifikimit të tingujve të vegjël, zhurma e bardhë mund të dëgjohet e lartë në një ambient të qetë kur luani skedarë audio ose video të incizuar. Çaktivizoni veçorinë Dolby Atmos nëse ju bezdis.


Mund të krijoni një modalitet rrethues të optimizuar për lloje të ndryshme audioje, si për shembull filma, muzikë dhe zë. Ka dy mënyra për të aktivizuar Dolby Atmos në pajisjen tuaj: 

1

Hapni Cilësimet dhe shtypni Tingujt dhe dridhja.

Shtypni tingujt dhe dridhjet
2

Shtypni Cilësia e tingujve dhe efektet.

Shtypni cilësia e zërit dhe efektet
3

Lëvizni çelësin Dolby Atmos për ta aktivizuar.

Lëvizni për të aktivizuar Dolby Atmos

Tani mund të zgjidhni modalitete të ndryshme nga lista Soundalive dhe të lëvizni tingujt audio.

Ju lutem vini re: Disa efekte tingujsh nuk mbështeten kur Dolby Atmos është i aktivizuar.

1 Hapni panelin e njoftimeve duke e ulur poshtë nga sipër pajisjes.
Hapni panelin e njoftimeve
2 Lëvizni majtas në panelin e njoftimeve për të parë më shumë opsione.
Lëvizni majtas për të parë më shumë opsione
3

Shtypni Dolby Atmos.

Shtypni ikonën Dolby Atmos

Faleminderit për komentin tuaj