Si të çiftoni dhe ndërroni pajisjet e lidhura me kufjet Galaxy Buds+

Kufjet Galaxy Buds+ mund t’i lidhni me lehtësi me lloje të ndryshme pajisjesh, si smartfona, tableta apo ora dore.
 

Mësoni si të çiftoni për herë të parë kufjet Galaxy Buds+ me pajisjet celulare Samsung ose jo-Samsung duke përdorur llogarinë Samsung, si edhe si të këmbeni pajisjet e çiftuara mes dy pajisjeve të ndryshme, duke përdorur shpjegimet e mëposhtme. 

Çiftimi i kufjeve Galaxy Buds+ me pajisjet celulare

Nëse keni të instaluar në pajisjen celulare aplikacionin Galaxy Wearable dhe keni të aktivizuar funksionin Bluetooth, është shumë e lehtë t’i çiftoni kufjet Galaxy Buds+ me pajisjen celulare për herë të parë. Shihni tri mundësitë e shpjeguara më poshtë për të çiftuar kufjet Galaxy Buds+ me llojet e ndryshme të pajisjeve celulare të mund të keni.

Imazhet e Galaxy buds dhe paisjeve tjera kombatibel Samsung

Thjesht hapni kasetën karikuese të kufjeve Galaxy Buds+ dhe prisni disa minuta dhe në pajisjen celulare do të shfaqet një njoftim. 
 

Prekni Lidh në dritaren e njoftimit dhe ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekran për ta përfunduar çiftimin. 

Shfaqet njoftimi kur lidhni Buds Galaxy me telefonin tuaj

Çiftimi me një pajisje me sistem operativ Android OS

1 Në pajisjen celulare, hapni aplikacionin Galaxy Store ose Play Store dhe shkarkoni aplikacionin Galaxy Wearable.

Shënim: Aplikacionin Galaxy Wearable mund ta shkarkoni vetëm me pajisje celulare që kanë sistemin operativ Android 5.0 (API 21) ose të mëvonshëm dhe që kanë Memoria 1.5 GB ose më shumë.
 

Mund t’ia ndryshoni gjuhën aplikacionit Galaxy Wearable në pajisjen e lidhur celulare. Në pajisje, shkoni në Cilësime > Menaxhimi i përgjithshëm > Gjuha dhe shkrimi > Gjuha. Automatikisht mund të dalë gjuha angleze nëse gjuha e përzgjedhur në ekranin e Cilësimeve nuk mbështetet nga aplikacioni Galaxy Wearable. 

2 Kontrolloni drejtimin e secilës kufje dhe futini saktë në foletë përkatëse të kasetës karikuese.
3 Mbylleni kasetën karikuese.
4 Hapni kasetën karikuese. Kufjeve u aktivizohet modaliteti i çiftimit me Bluetooth automatikisht.
5

Në pajisjen celulare, aktivizoni lidhjen Bluetooth për të lidhur kufjet me pajisjen, hapni aplikacionin Galaxy Wearable dhe pastaj ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekran për të kryer lidhjen.

Buds / Buds + janë zgjedhur në aplikacionin Wearables në një smartphone Samsung

Çiftimi me një pajisje me sistem operativ iOS

1 Shkarkoni aplikacionin Galaxy Buds+ nga App Store.

Shënim: Aplikacioni mund të shkarkohet në iPhone 7 ose të mëvonshëm me sistem operativ iOS 10 ose të mëvonshëm.

2

Në pajisjen iPhone, shkoni në Cilësimet Bluetooth > përzgjidhni PAJISJE TË TJERA dhe zgjidhni Galaxy Buds+ nga lista.

3 Mbylleni kasetën karikuese.
4 Hapni kasetën karikuese. Kufjeve u aktivizohet modaliteti i çiftimit me Bluetooth automatikisht.
5 Në pajisjen celulare, pasi të keni çiftuar kufjet, hapni aplikacionin Galaxy Wearable dhe pastaj ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekran për të kryer lidhjen.

Shënim: Kjo metodë nuk mund të ndiqet për kufjet Galaxy Bud (R170).

Galaxy Buds+ kanë një funksion të këmbimit të shpejtë të lidhjes me Bluetooth i cili ju jep mundësi të lidhni me lehtësi celularë të tjerë shtesë Samsung. Nëpërmjet këtij funksioni mund të ndërroni me lehtësi lidhjen Bluetooth midis disa pajisjeve të identifikuara me të njëjtën llogari Samsung, sepse të dhënat e çiftimit të kufjeve sinkronizohen me pajisjet e tjera që përdorin të njëjtën llogari Samsung. Nuk është nevoja të bëhet çiftimi veçmas për çdo pajisje. 
 

Për të lidhur pajisje të tjera celulare të cilat përdorin të njëjtën llogari Samsung me kufjet Galaxy Buds+, në pajisjet celulare të cilat dëshironi të lidhni, ndiqni hapat e mëposhtëm. 

1

Hapni panelin e njoftimeve dhe prekni Media ose prekni Cilësimet.

2

Prekni Lidhjet dhe prekni Bluetooth.

3 Përzgjidhni kufjet pa kabllo të sinkronizuara në llogarinë Samsung.

Nëse kufjet nuk lidhen me pajisjen celulare, nëse nuk shfaqet një dritare njoftimi për lidhjen apo nëse pajisja celulare nuk arrin t’i zbulojë kufjet, mbani të prekur butonat me prekje të të dyja kufjeve ndërkohë që i keni të vendosura në veshë për të kaluar në modalitetin e çiftimit manual me Bluetooth. Nëse hyni në modalitetin e çiftimit me Bluetooth, do të dëgjoni një tingull. Ju lutemi, kini parasysh se këtë metodë nuk e përdorni dot nëse jeni duke dëgjuar muzikë dhe keni përzgjedhur modalitetin e rregullimit të volumit të zërit me funksionin “mbaj prekur” (tap-and-hold). 

Pasi të keni kryer çiftimin e kufjeve Buds+ me pajisjet tuaja celulare, mund të bëni me lehtësi kalimin e lidhjes nga njëra pajisje në tjetrën. Kur lidhja kërkohet nga një pajisje tjetër, pa kryer paraprakisht ndërprerjen manuale të lidhjes nga pajisja ekzistuese, kalimi është i thjeshtë. Kur bëni kalimin midis pajisjeve, nuk është nevoja të bëni manualisht ndërprerjen e lidhjes dhe çiftimin. Hidhuni një sy mundësive të mëposhtme për të kaluar lidhjen me Buds+ midis disa pajisjeve të ndryshme celulare.
 

Si t’a kaloni lidhjen me Galaxy Buds+ midis dy pajisjeve të veçanta të çiftuara me to

1

Në pajisjen celulare ku dëshironi të ndërroni lidhjen, prekni Cilësime > Lidhjet > Bluetooth dhe pastaj përzgjidhni kufjet përkatëse në listën e Pajisjeve të çiftuara.

2 Pamje ku paraqiten dy smarftona Galaxy të çiftuar me Galaxy Buds+. Për të bërë kalimin, mjafton të prekni kufjet përkatëse në listën e Pajisjeve të çiftuara të pajisjes të cilën dëshironi të përdorni.
2 pajisje janë çiftuar me Galaxy Buds +

Si të kalohet përdorimi i kufjeve midis pajisjeve të çiftuara duke përdorur panelin e Medias ose të Pajisjeve në telefonin Galaxy
 

Nëse keni disa pajisje audio Bluetooth të lidhura me pajisjen celulare, mund të përdorni panelin Media ose Pajisjet në telefonat me sistem operativ Android 10 për të kaluar lidhjen midis pajisjeve të ndryshme. Shihni hapat e mëposhtëm. 
 

Paneli Media 

1 Tërhiqni me prekje pjesën e sipërme të ekranit të pajisjes celulare.
2 Prekni Media dhe atëherë do të mund të shihni pajisjet e lidhura me sinjalin audio.
3 Prekni Galaxy Buds+ për të lidhur sinjalin audio me kufjet pa kabllo.

Paneli Pajisjet 

1 Për të bërë ndërrimin e lidhjes duke përdorur panelin Pajisjet, filloni me të njëjtin proces duke tërhequr me prekje pjesën e sipërme të ekranit të pajisjes celulare.
2 Prekni Pajisjet dhe atëherë do të mund të shihni pajisjet e lidhura drejtpërdrejt me pajisjen tuaj celulare.
3 Prekni Galaxy Buds+ dhe ka për të dalë një ekran ku mund të çaktivizoni lidhjen ose të ndërpritni çiftimin me pajisjen celulare.

Shënim: Imazhet e pajisjeve dhe të menyve mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe të versionit të softuerit të pajisjes.

Faleminderit për komentin tuaj