Riparim i pavarur

Riparim i pavarur

Përdorni zgjidhjet tona të riparimeve të pavarura jashtë garancisë për të zgjidhur shumë probleme të zakonshme

Tani është e disponueshme mundësia e riparimit të pavarur jashtë garancisë

Me programin e riparimit të pavarur jashtë garancisë Samsung, mund të merrni lehtësisht pjesë origjinale dhe të kryeni vetë disa riparime jashtë garancisë në disa nga pajisjet celulare më të fundit Samsung Galaxy, laptopë, frigoriferë, lavatriçe, lavatriçe - tharëse, pjatalarëse, si dhe ekrane elektronike si TV dhe monitor PC.

Kontrolloni sa vijon përpara se të filloni

Pyetjet më të shpeshta

Ju mund të kryeni në mënyrë të pavarur riparimet bazë jashtë garancisë në frigoriferë, lavatriçe, lavatriçe - tharëse, pjatalarëse, televizorë dhe monitorë kompjuterësh të blerë pas datës 1 mars 2021.  

Për të kryer vetë një riparim jashtë garancisë në një sërë pajisjesh celulare Samsung, duke përfshirë seritë Galaxy S20, S21, S22 dhe S23 dhe modelet e prezantuara pas 1 korrikut 2023, mund të përdorni udhëzimet tona të riparimit të pavarur jashtë garancisë .

Nga gama jonë e tabletëve dhe laptopëve, tani mund të riparoni në mënyrë të pavarur Galaxy Book Pro 15", Book Pro 360 15", Book2 Pro dhe Book2 Pro 360, si dhe modelet e prezantuara pas 1 korrikut 2023.

Setet e veglave tona të punës për riparimet e pavarura jashtë garancie vijnë me gjithçka që ju nevojitet.

Vizitoni faqen e internetit të partnerit tonë për të parë udhëzimet hap pas hapi për riparimin e pavarur jashtë garancisë dhe për të blerë veglat dhe pjesët e këmbimit origjinale të kërkuara për riparimin në fjalë.

Blini setin tuaj të veglave.

Jo, nuk do të keni nevojë të futni numrin IMEI ose të "çiftoni" komponentët e rinj me pajisjet tuaja.

Mundësia e riparimit të pavarur jashtë garancisë vlen ekskluzivisht vetëm për produktet Samsung që nuk mbulohen më nga garancia tregtare e vlefshme e prodhuesit për përputhshmërinë e produktit, për shkak të skadimit të tij, si dhe për produktet Samsung që kanë dëmtime që nuk mbulohen nga garancia tregtare e vlefshme e prodhuesit për përputhshmërinë e produktit.

Samsung Electronics nuk mban përgjegjësi për ndonjë mosfunksionim ose dëmtim të produktit, për ndonjë problem tjetër në lidhje me produktin, ose për ndonjë dëm tjetër pasuror ose jopasuror, të shkaktuar ose që lidhet me riparimin e produktit jashtë garancisë të kryer në mënyrë të pavarur. Çdo keqfunksionim ose dëmtim i produktit që është shkaktuar nga një përpjekje për të riparuar në mënyrë të pavarur produktin jashtë garancisë nuk do të mbulohet nga garancia tregtare e prodhuesit për përputhshmërinë e produktit.

Përdorni këto udhëzime vetëm për qëllime riparimesh të pavarura pa garanci. Riparimet e garancisë duhet të kryhen ekskluzivisht nga qendra e autorizuar e shërbimit të specifikuar në fletën e garancisë së produktit. Çdo keqfunksionim ose dëmtim i produktit i shkaktuar nga një përpjekje për të riparuar në mënyrë të pavarur produktin jashtë garancisë nuk do të mbulohet nga garancia tregtare e prodhuesit për përputhshmërinë e produktit.

Për t'u siguruar që pajisja juaj është plotësisht funksionale pas një riparimi të pavarur jashtë garancisë, ju rekomandojmë të kryeni testet diagnostikuese në aplikacionin " Samsung Members". Shikoni videon që tregon “Si të kryeni një test diagnostikues”.

Nëse rezultatet e testit zbulojnë ndonjë problem ose keqfunksionim tjetër për shkak të riparimit, ju lutemi kontaktoni mbështetjen e Samsung për udhëzime të mëtejshme.

• Çdo keqfunksionim ose dëmtim i produktit i shkaktuar nga riparimi i pavarur jashtë garancie mund të rezultojë në kosto shtesë riparimi, të cilat nuk do të mbulohen nga garancia tregtare e prodhuesit për përputhshmërinë e produktit.

• Aplikacioni Samsung Members i nënshtrohet përditësimit pa njoftim.

• Disponueshmëria e veçorive të caktuara varet nga operatori ose modeli.

Për të çiftuar numrin serial të baterisë tuaj të re me telefonin tuaj dhe për të rikalibruar pajisjen tuaj, mund të shkarkoni gjithashtu aplikacionin zyrtar të Samsung Electronics të quajtur "Self Repair Assistant" i disponueshëm në Galaxy Store.

Nëse dëshironi më shumë detaje rreth disponueshmërisë së pjesëve rezervë për televizorin tuaj dhe pajisjet shtëpiake, mund të shikoni listën e plotë.

Ju mund t'i hidhni vetë pjesët e dëmtuara ose të përdorura përmes shërbimit tuaj lokal të hedhjes së mbeturinave.

Një teknik profesionist i shërbimit është dikush që mund të provojë se ka aftësitë e nevojshme teknike dhe që respekton të gjitha rregulloret zyrtare për servis të pajisjeve elektrike në vendin e tyre.

Riparuesit profesionistë duhet të regjistrohen ose të identifikohen në portalin tonë për të aksesuar udhëzimet e hollësishme të riparimit.

Riparuesit profesionistë mund të blejnë gjithashtu pjesë këmbimi shtesë përmes faqes sonë të internetit të dedikuar.

Nëse telefoni juaj celular ka një bateri të fryrë, mos u përpiqni ta riparoni vetë. Ju mund të dalloni nëse bateria është e fryrë nga inspektimi vizual - nëse fryhet, bateria do të ndahet fizikisht nga pjesa e pasme e njësisë. Për të riparuar ose asgjësuar një pajisje me një bateri të dëmtuar ose të fryrë ose një pjesë të baterisë të fryrë, mund të vizitoni çdo qendër shërbimi Samsung. Mos dërgoni me postë bateri të fryra ose të dëmtuara.