Si të përdorni Diagnostikimin në aplikacionin Samsung Members të pajisjes suaj Galaxy

Kontrolloni si ju funksionon pajisja me Samsung Members. Keni ndonjë funksion të veçantë të pajisjes që nuk punon siç duhet? Dëshironi të dini nivelin e baterisë? Përpara se t’i drejtoheni një qendre shërbimi, provoni ta kontrolloni pajisjen me anë të mjeteve të vetëdiagnostikimit. Funksioni Diagnostikimi i aplikacionit Samsung Members mund të diagnostikojë dhe analizojë më shumë se 24 funksionalitete të telefonit, përfshirë baterinë, NFC, kartën SIM, rrjetin celular, sensorin, altoparlantin, kamerën, ekranin me prekje, kufjet me kabllo, njohjen e fytyrës, Bluetooth etj.

Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësim softueri).

Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.

Aplikacioni Samsung Members

Në aplikacionin Samsung Members mund të gjeni përgjigje për pyetje që bëhen shpesh dhe të shihni këshilla praktika dhe marifete në lidhje me pajisjen Galaxy. Përpara se t’i drejtoheni qendrës lokale të shërbimit të pajisjeve elektronike Samsung, shihni një herë këtë aplikacion, që ofron dhe mbështet shërbime të volitshme si Diagnostikimi, dërgimi i raporteve të defekteve, mbështetja nga larg, rritje e standardit të sistemit operativ, dhënie mendimesh dhe sugjerimesh për pyetje dhe shqetësime të ndryshme etj. Ky aplikacion vjen i instaluar nga fabrika në pajisjet Galaxy dhe mund të shkarkohet nga linku i mëposhtëm.

Kontrolli vetëdiagnostikues në aplikacionin Samsung Members

Kontrolloni statusin e pajisjes me instrumentin Diagnostikimi të aplikacionit Samsung Members. Mund të përzgjidhni kategoritë e veçanta që dëshironi të diagnostikoni ose të bëni një diagnostikim të plotë. Pas përfundimit të diagnostikimit, mund të përzgjidhni ikonën përkatëse për të parë rezultatet dhe statusin e pajisjes. Ndiqni hapat e mëposhtëm për të filluar Diagnostikimin.

Aplikacioni Samsung Members Merr ndihmë Aplikacioni Samsung Members Merr ndihmë

Hapi 1. Hapni aplikacionin Samsung Members dhe përzgjidhni Get help (Merr ndihmë) në pjesën e poshtme të ekranit.

Shihni testet në rubrikën Diagnostikimi Shihni testet në rubrikën Diagnostikimi

Hapi 2. Prekni View tests (Afisho testet) që ndodhet në rubrikën Diagnostics (Diagnostikimi).

Testo të gjitha në Diagnostikim Testo të gjitha në Diagnostikim

Hapi 3. Nëse dëshironi të bëni të gjitha testet e Diagnostikimi(P), prekni Test all (Testo të gjitha).

galaxy kryerja e testeve galaxy kryerja e testeve

Hapi 4. Atëherë telefoni Galaxy kryen të gjitha kontrollet.

kryerja e testeve kryerja e testeve

Hapi 5. Ndiqni udhëzimet në ekran për ta përfunduar kontrollin.

Njohja e afërsisë hapi 1 Njohja e afërsisë hapi 1

Hapi 6. Sipas nevojës, mund t’ju duhet të kryeni manualisht ose të bëni veprime vetë me funksionin përkatës.

Njohja e afërsisë hapi 2 Njohja e afërsisë hapi 2

Hapi 7. Sipas preferencës, mund të kontrolloni Diagnostikimin përkatës dhe ta prekni direkt për të filluar.

diagnostikimi specifik diagnostikimi specifik

Hapi 8. Për kontrolle të veçanta diagnostikimi, mund të shihni rezultatet pas kryerjes së kontrollit.

Nëse hasni në një problem të papritur gjatë përdorimit të pajisjes Galaxy, mund të dërgoni një raport defekti me anë të aplikacionit Samsung Members. Nisja edhe e një regjistri defekti ndihmon shumë për të analizuar shkakun e problemit. Pas të kemi analizuar skedarin me defektin e regjistruar dhe të kemi konfirmuar shkakun e problemit, do t’ju dërgojmë përgjigje me anë të Samsung Members.

Merr ndihmë në aplikaiconin Samsung Members Merr ndihmë në aplikaiconin Samsung Members

Hapi 1. Hapni aplikacionin Samsung Members dhe përzgjidhni Get help (Merr ndihmë) në pjesën e poshtme të ekranit.

raportet e defekteve hapi 1 raportet e defekteve hapi 1

Hapi 2. Shkoni poshtë faqes dhe përzgjidhni Error reports (Raportet e gabimit).

raportet e defekteve hapi 2 raportet e defekteve hapi 2

Hapi 3. Përzgjidhni nga lista ato probleme që hasni me pajisjen.

raportet e defekteve hapi 3 raportet e defekteve hapi 3

Hapi 4. Përzgjidhni sa shpesh ka ndodhur problemi që keni hasur dhe prekni ikonën e aeroplanit për ta dërguar raportin.

Shënim: Pamjet e ekranit dhe menytë e pajisjes mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.

Si ta përdorni aplikacionin Samsung Members

Nëse hasni në vështirësi me celularin, tabletin apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni pyetje në aplikacionin Samsung Members. Mësoni më shumë si të bëni një raportim problemi.

Faleminderit për komentin tuaj