Lavatriçe me teknologjinë Eco Bubble, 9 kg
WW90H7410EW/LE
Skanoni këtë kod QR me telefonin tuaj dhe vendoseni objektin në hapësirën tuaj.
Veçoritë
Hapeni derën më shumë. Nxirrini rrobat më lehtë.
Lavatriçe me derë me hapje të plotë, me menteshë dyshe metalike që hapet më shumë, në mënyrë që rrobat të ngarkohen dhe të nxirren shumë më lehtë nga lavatriçja. Korniza e saj minimale e lejon atë të përshtatet në mënyrë të përkryer në një ambient të stilit modern. Veçanërisht pasi bluja e saj e tejdukshme e kristaltë, e krijuar me dizajnin unik Crystal Gloss të Samsung, përthyen dritën për të krijuar një spektër të këndshëm ngjyrash.
Lani në temperatura të ulëta. Kurseni energji.
Lavatriçja Samsung ju ndihmon të kurseni energji duke larë sasi të mëdha rrobash në temperatura të ulëta duke përdorur teknologjinë e saj Eco Bubble™. Përpara se të fillojë cikli normal, nis të punojë gjeneratori unik i flluskave. Ai përdor ajrin dhe ujin për të gjeneruar flluska që shpërbëjnë dhe aktivizojnë detergjentin, kështu që ai depërton shpejt në çdo fibër të pëlhurave dhe largon lehtësisht papastërtitë dhe njollat – duke larë po aq efektivisht në ujë të ftohtë (15℃) sa në ujë të ngrohtë me ciklin Super Eco Wash. *Testuar në përputhje me IEC 60456-2010/Ngarkes 4 kg/Larje Super Eco me ujë të ftohtë (WF80F5E5U4W) kundrejt Cotton 40° pa Eco Bubble (WF0702WKU). Rezultatet individuale mund të variojnë.
Pa zhurmë, e shpejtë, efikase? Zgjedhja është në dorën tuaj.
Me opsionet Eco Wash, Speed Wash ose Silent Wash mund të zgjidhni më të përshtatshmen për nevojat tuaja. Nëse doni të ulni faturat tuaja të energjisë dhe të mos dëmtoni mjedisin, zgjidhni opsionin Eco Wash. Nëse ju duhet t'i lani rrobat shpejtë, Speed Wash është opsioni i duhur. Dhe nëse fëmija juaj është duke fjetur ose keni nevojë për pak qetësi, zgjidhni opsionin Silent Wash. Tani, mënyra që zgjidhni për të larë rrobat i përshtatet personalitetit dhe gjendjes suaj të humorit.
Më pak zhurmë dhe më pak dridhje
Teknologjia VRT Plus™ e lavatriçes Samsung WW7000 redukton zhurmën dhe dridhjet gjatë larjes. Sensori 3 dimensional i dridhjes i VRT Plus™ e mban kazanin të balancuar në mënyrë të përkryer, edhe në shpejtësi të larta centrifugimi, duke minimizuar zhurmën dhe dridhjen.
Punon në mënyrë inteligjente. Qëndron e re.
Motori me inverter dixhital i lavatriçes Samsung ofron efikasitet superior në energji, zhurmë minimale dhe performancë afatgjatë. Ai përdor magnete të fuqishme për një performancë më të qetë dhe më të fuqishme, por konsumon më pak energji se një motor universal. Dhe, duke eliminuar përdorimin e furçave që krijojnë fërkime dhe konsumohen dhe duke përdorur pjesë me cilësi të lartë dhe inxhinieri mekanike të jashtëzakonshme, motori siguron jetëgjatësi – të mbështetur nga një garanci 10-vjeçare që garanton jetëgjatësinë e lavatriçes suaj.
Pastrim i thellë efektiv
"Largimi i Njollave" në lavatriçen e re Samsung është një cikël i paraprogramuar me cilësime. Falë teknologjisë Eco BubbleTM, flluskat depërtojnë thellë në fibrat e pëlhurës dhe largojnë papastërtitë nga fibrat. Më pas, me forcën e fërkimit të fazës së larjes, hiqen në mënyrë efektive njolla të ndryshme si gjaku, kakao, sebumi, tërshëra, çaji, vera, domatja, plumbi i lapsit, balta, makijazhi, buzëkuqi dhe bari.
Zgjidhja e lehtë e problemeve
Lavatriçja e re Samsung përfshin kontroll inteligjent, një sistem automatik i monitorimit të gabimeve. Ai zbulon dhe diagnostikon problemet në një fazë të hershme dhe ofron zgjidhje të shpejta dhe të lehta për zgjidhjen e problemeve duke përdorur një aplikacion për smartfonë. Kështu që ju kursen kohën e gjetjes së manualit dhe shmang kostot dhe bezdisjet e thirrjes së teknikut pa qenë e nevojshme – si dhe faturat potencialisht të larta të riparimit.
Eco Drum Clean
Funksioni Eco Drum Clean mban kazanin, diafragmën dhe xhamin e derës të pastra dhe higjienike duke përdorur ujë të nxehtë dhe një cikël centrifugimi me shpejtësi të lartë. Pra është miqësor me mjedisin dhe ju kursen para duke shmangur blerjen e detergjenteve.
Specifikimet
-
Kapaciteti i larjes (kg)
9 kg
-
Klasa e efikasitetit të energjisë
A+++
-
Kapaciteti i larjes (kg)
9 kg
-
Ngjyrat e trupit
E bardhë
-
Dera
Blu kristali
-
Ekrani i panelit
Metal Skin (G.LED)
-
Klasa e efikasitetit të energjisë
A+++
-
Konsumi i energjisë (vjetor)
151kWh
-
Konsumi i ujit (vjetor)
9400 L
-
Efikasiteti në centrifugim
A
-
Niveli i zhurmës (Larje)
52 dB
-
Niveli i zhurmës (Centrifugim)
74 dB
-
Zorra e ujit
Jo
-
Teknologjia me flluska
Po
-
Ngrohësi qeramik
Po
-
Bllokimi i sigurisë për fëmijët
Po
-
Shtyrja e përfundimit të programit
Po
-
Lloji i kazanit
Swirl Drum
-
Drita e brendshme e kazanit
Po
-
Memoria e fundit
Po
-
Sensori i rrjedhjes
Jo
-
Motori
Motor me inverter dixhital
-
Regjimi i preferuar
Po
-
Kontrollimi inteligjent
Po
-
Shpejtësia e centrifugimit
1400rpm
-
VRT
Jo
-
Cikël shtesë
e Cotton
-
Kujdesi për foshnjat
Po
-
Çarçafë
Po
-
Pambuk
Po
-
Larje e përditshme
Po
-
Rroba të zeza
Po
-
Delikate
Po
-
Pastrimi Eco i kazanit
Po
-
Listat e opsioneve
Prewash, Intensive Wash, Soak, Easy Iron
-
Kujdesi për rrobat për jashtë
Po
-
Larje e shpejtë
Po
-
Shpëlarje + Centrifugim
Po
-
Largim njollash
Po
-
Larja super Eco
Po
-
Sintetike
Po
-
Të leshta
Po
-
Përmasat neto (GjxLxTh)
600x850x600 mm
-
Pesha neto
73 kg
-
Përmasat bruto (GjxLxTh)
665x890x735 mm
-
Pesha bruto
75 kg
Manuali i përdorimit dhe shkarkimet
Pyetjet e shpeshta
- Çfarë mund të bëj nëse lavatriçja ndërpret papritur punën gjatë funksionimit?
- Çfarë bëhet kur lavatriçja nuk merr ujë ose nuk zbraz ujin?
- Kontrolloni kodet e informacionit në lavatriçe
- Çfarë duhet të bëj nëse butonat e panelit të kontrollit nuk funksionojnë siç duhet?
- Si mund të hap derën e lavatriçes gjatë funksionimit?
Shikuar së fundmi