Skanoni këtë kod QR me telefonin tuaj dhe vendoseni objektin në hapësirën tuaj.
Pikat kryesore
Veçoritë
Zgjeroni fushën e krijimtarisë
Zbuloni detajet më të imtësishme
Rezolucion UHD
Perfeksioni vizual që kërkojnë profesionistët. Rezolucioni UHD (3840x2160) nxjerr në pah nivele më të larta të detajeve me densitet më të lartë të pikselëve. Profesionistët mund të zhyten në detaje më të mëdha ngjyrash dhe në më shumë hapësirë ekrani për të ndërtuar dizajne të ndërlikuara, diagrama komplekse dhe përmbajte dinamike video me një fluks pune më të thjeshtë.
* Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.
Realizëm i përmirësuar përmes më shumë ngjyrave
1,07 miliard ngjyra me HDR10Shikoni një gamë më të gjerë ngjyrash për saktësi dhe detaje mahnitëse. HDR10 ofron nuanca thuajse pa kufij dhe paraqitje ngjyrash si në jetën reale, me të errëta më të theksuara dhe ngjyra të hapura më të shndritshme. Çdo përmbajtje bëhet e këndshme për t'u parë dhe mund të përjetohet ekzaktësisht në formën për të cilën është synuar.
* Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.Lidheni dhe përshtateni për të plotësuar nevojat tuaja
Porta USB-C dhe LAN
Lidhini të gjitha për të përmirësuar hapësirën tuaj të punës. Një portë USB-C mundëson karikim 90 W dhe njëkohësisht transferim të dhënash, ndërkohë një portë LAN e integruar ofron lidhje Ethernet pa ndërprerje për laptopët.
Pamje me gjithanshmëri të shtuar
Dizajn ergonomik
Ekrani me lartësi të rregullueshme dhe me anim ju mundëson këndin më të mirë dhe prakticitet maksimal. Tani gjithashtu mund ta rrotulloni ekranin me 90 gradë, çka është e përsosur për të parë dokumente gjatësore me më pak lëvizje.
Projektuar dhe ndërtuar me përgjegjësi
Materiale të ricikluara
Monitorët Samsung ViewFinity* të vitit 2024 përmbajnë të paktën 14%** plastikë të ricikluar. Për më tepër, ne nuk përdorim spërkatës kimikë në plastikën e monitorit dhe përdorim ngjitës në vend të kapëseve në bashkimin e kutisë së paketimit, duke bërë të mundur riciklimin e tyre. I certifikuar nga TCO, ENERGY STAR dhe EPEAT Gold, dhe me një gjurmë karboni të produktit të certifikuar nga TUV, monitori Samsung ViewFinity përmban mbi 50% plastikë të ricikluar. Nuk përdoren spërkatës kimikë në plastikën e monitorit, duke e bërë të lehtë riciklimin e tij. Plus, përdorim ngjitës në vend të kapëseve në bashkimin e kutisë së paketimit, duke eliminuar nevojën për të hequr kapëse gjatë çmontimit.
*Përqindja e materialit të ricikluar, e cila mund të ndryshojë në varësi të përbërësit, llogaritet në bazë të peshës totale të plastikës së përdorur në produkt (pesha e materialeve të ricikluara/pesha totale e plastikës). *Statusi i regjistrimit EPEAT ndryshon në varësi të vendit. Ju lutemi kontrolloni statusin e regjistrimit për vendin tuaj në www.epeat.net.