Lajme lokale

Galaxy Tab S10 Lite: Një tablet i plotë me vlerë për nevojat e përditshme

Nga argëtimi te kreativiteti dhe kryerjen e disa detyrave njëkohësisht, Galaxy Tab S10 Lite i ndihmon përdoruesit të sjellin idetë në jetë dhe të qëndrojnë produktivë, gjithçka në një tablet të krijuar për përdorim të përditshëm dhe buxhete të përballueshme.
• Ekran gjithëpërfshirës: Një ekran 10.9 inç me Vision Booster dhe deri në 600 nits ndriçim maksimal, ofron përjetim të gjallë, si brenda ashtu edhe jashtë.
• Performancë e besueshme që zgjat: Me procesor të përmirësuar dhe bateri 8000mAh me karikim super të shpejtë, Galaxy Tab S10 Lite është ndërtuar për t’i përballuar sesionet e gjata të argëtimit, mësimit dhe më shumë.
• S Pen dhe mjete kreative: S Pen i përfshirë në kuti, funksionalitetet inteligjente dhe mbështetja e gjerë për aplikacione të palëve të treta, u mundësojnë përdoruesve të skicojnë, shkruajnë dhe krijojnë me lehtësi.

25.08.2025

Tiranë, 25 gusht, 2025 – Samsung Electronics prezantoi sot Galaxy Tab S10 Lite, një tablet të përballueshëm që synon të ngrejë në një nivel më të lartë mënyrën se si përdoruesit shikojnë, krijojnë dhe qëndrojnë produktivë kudo që ndodhen. Me një ekran të madh për përjetim gjithëpërfshirës dhe S Pen të përfshirë në paketim për shprehje kreative pa mundim, Galaxy Tab S10 Lite ofron shumëllojshmëri përdorimi në përditshmëri dhe vlerë të jashtëzakonshme, të gjitha në një pajisje me dizajn të thjeshtuar.

 

Për më tepër, funksionet inteligjente të Samsung e bëjnë më të lehtë arritjen e niveleve të reja të kreativitetit dhe produktivitetit, ndërsa përvojat e lidhura në mënyrë të pandërprerë mbajnë idetë, përmbajtjet dhe detyrat në rrjedhë të vazhdueshme në të gjithë ekosistemin Galaxy.

 

“Galaxy Tab S10 Lite i ri është krijuar për t’u sjellë funksionalitet praktik dhe të përditshëm më shumë njerëzve në mbarë botën,” tha Changtae Kim, EVP & Drejtor i Ekipit të R&D për New Computing, Mobile eXperience Business në Samsung Electronics. “E ndërtuam për të qenë një shoqërues i besueshëm që fuqizon përdoruesit të përfitojnë më shumë nga çdo moment, me funksione të dobishme dhe një dizajn të gjithanshëm që përshtatet natyrshëm me mënyrën se si ata kalojnë nga leksionet te listat muzikore, qëndrojnë produktivë gjatë ditës apo e kthejnë kohën e lirë në kohë krijuese.”

 

Shiko dhe luaj në ekrane më të ndritshme dhe më të qarta

 

Me një ekran të gjerë prej 10.9 inç[1], Galaxy Tab S10 Lite ofron një përvojë argëtimi të këndshme, perfekte për streaming, shfletim dhe më shumë. Përdoruesit tani mund të shijojnë përmbajtjen e tyre të preferuar në një ekran të gjallë dhe të lëvizshëm, i cili përshtatet lehtësisht nga përdorimi brenda në ambientet e jashtme, falë Vision Booster dhe ndriçimit maksimal deri në 600 nits. Ndërkohë, emetimi i reduktuar i dritës blu[2] siguron rehati më të zgjatur gjatë shikimit, sidomos kur ndiqni serialet më të fundit.

 

I pajisur me një procesor të përmirësuar dhe kapacitet memorieje të rritur, Galaxy Tab S10 Lite i përgjigjet me lehtësi kërkesave të përditshme, qoftë kalimi mes disa dritareve të hapura gjatë kërkimeve, apo zhvillimi i ideve përmes aplikacioneve të ndryshme. Me një bateri 8000 mAh[3] dhe karikim super të shpejtë[4], Galaxy Tab S10 Lite ju mban gjithmonë në hap, qoftë për orë të tëra argëtimi pa ndërprerje apo për sesione studimi deri vonë në bibliotekë, pa pasur shqetësimin e karikimit të shpeshtë.

 

Funksione inteligjente për të krijuar dhe për të bërë më shumë

 

Nga studimi te krijimtaria, Galaxy Tab S10 Lite përfshin funksione inteligjente që mbështesin fokusin dhe frymëzimin në çdo kohë, kudo. Me mjete intuitive që ecin në hap me kërkesat e përditshme teksa jeni në lëvizje, përdoruesit mund të mendojnë qartë dhe të krijojnë lirshëm, pavarësisht detyrës.

 

·        S Pen i përfshirë në kuti mban ritmin kreativ në kohë reale, duke ofruar reagim të menjëhershëm dhe saktësi të rrjedhshme. Nga shënimi i ideve gjatë një telefonate, te skicimi i një plani të shpejtë gjatë rrugës për në universitet, përdoruesit kanë fleksibilitetin të punojnë me mendimet e tyre kurdo dhe kudo që ato vijnë.

·        Funksionet inteligjente në Samsung Notes ndihmojnë të sillni strukturë në të menduarin e përditshëm, qoftë organizimi i shënimeve përmes Handwriting Help[5], apo zgjidhja e menjëhershme e ekuacioneve me Solve Math[6]. Nga shënimet e shpejta deri te komentet e plota, përdoruesit mund të punojnë direkt mbi PDF-të e importuara dhe t’i eksportojnë si dokumente të përpunuara pa pasur nevojë të kalojnë nga një aplikacion te tjetri. Dhe kur ndjekin slajdet e një leksioni ndërkohë që marrin shënime, ose ilustrojnë duke përdorur imazhe referimi krah për krah, Split View mbështet kryerjen e disa detyrave njëkohësisht dhe organizimin më efikas.

·        Galaxy Tab S10 Lite shërben gjithashtu si një shoqërues i fuqishëm me AI, me Circle to Search[7] nga Google që mundëson zbulime intuitive dhe përkthime nga kudo në ekran. Kjo u lejon përdoruesve të kenë qasje pa ndërprerje në informacionin që u nevojitet, në momentin që e duan, pa humbur fokusin nga ajo që po shohin, lexojnë ose mbi të cilën po punojnë. Galaxy AI Key në tastierën Book Cover Keyboard[8] ofron akses të shpejtë te asistenca me AI për të gjeneruar ide apo për të marrë ndihmë gjatë një detyre, duke ofruar një partner inteligjent dhe kreativ.

·        Galaxy Tab S10 Lite ofron akses në një përzgjedhje të gjerë aplikacionesh të palëve të treta[9], duke ndihmuar përdoruesit të eksplorojnë mjete të ndryshme sipas mënyrës së tyre të punës. Nga një paketë e kuruar aplikacionesh të parapërfshira si Goodnotes[10], Clip Studio Paint[11], LumaFusion[12] dhe Notion[13], deri te mjete të tjera popullore si Noteshelf 3[14], ArcSite[15], Sketchbook[16] dhe Picsart, tableti u mundëson ideve të rrjedhin lirshëm nga koncepti deri te zbatimi.

 

Përdoruesit mund të provojnë shumë prej këtyre aplikacioneve falë përfitimeve ekskluzive, duke e bërë më të lehtë eksperimentimin, qëndrimin produktiv dhe sjelljen e ideve në jetë. Ofertat përfshijnë një vit falas me versionin e plotë të Goodnotes, një provë falas 6-mujore të Clip Studio Paint me 20% ulje në abonimin e parë, si dhe një zbritje 66% për LumaFusion plus një muaj falas me Creator Pass. Notion përfshin një provë falas 1-mujore të planit Plus me Notion AI.

 

Disponueshmëria

 

Galaxy Tab S10 Lite do të jetë i disponueshëm duke filluar nga 5 shtatori dhe do të ofrohet në tre ngjyra: gri, e argjendtë dhe e kuqe koral[17]. Për më shumë informacion rreth Galaxy Tab S10 Lite, ju lutemi vizitoni https://www.samsung.com/al/.

 

 

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com/global.

 

Specifikat

 

Galaxy Tab S10 Lite

Ekrani

10.9-inch, 2112x1320 (WUXGA+), TFT

* Matet në mënyrë diagonale si një drejtkëndësh i plotë, pa llogaritur qoshet e rrumbullakosura. Sipërfaqja e vërtetë e shikueshme është më e vogël për shkak të qosheve të rrumbullakosura dhe lentes së kamerës.

OS

Android 15.0

Përmasat

165.8 x 254.3 x 6.6mm 

Pesha

524g (Wi-Fi, 5G)

Kamera

Kryesore

8MP

e Përparme

5MP

Memoria & Hapësira*

6GB+128GB

8GB+256GB 

microSD up to 2TB**

* Disponueshmëria e hapësirës së ruajtjes mund të ndryshojë sipas tregut, modelit, ngjyrës ose operatorit. Hapësira reale e disponueshme për ruajtje mund të ndryshojë në varësi të softuerit të parainstaluar, si dhe sipas tregut, modelit, madhësisë dhe formatit të skedarëve.

 

** Kartela MicroSD shitet veçmas. Të gjitha modelet mbështesin karta microSD me kapacitet deri në 2 TB. Memorja e jashtme mund të përdoret për të ruajtur media (foto, video dhe skedarë muzikorë). Disponueshmëria mund të ndryshojë sipas vendit dhe prodhuesit.

AP 

Exynos 1380

Bateria*

8,000mAh

*Vlera tipike është testuar në kushte laboratorike nga një palë e tretë. Vlera tipike është vlera mesatare e llogaritur duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterisë mes mostrave të testuara sipas standardit IEC 61960.

Lidhja

5G, Wi-Fi 6, Bluetooth® v 5.3

Ngjyrat

Gri, e argjendtë dhe e kuqe koral

Audio

2EA (1.6W)

 

[1] Matur diagonalisht.
[2] Ekrani i përdorur në Galaxy Tab S10 Lite ka marrë certifikimin "Low Blue Light" nga SGS bazuar në aftësinë e tij për të zvogëluar disa nga emetimet e dritës blu nga ekrani. Më shumë informacion mbi këtë certifikim mund të gjendet në www.sgs.com/performance.
[3] Vlerë tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e vlerësuar duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterisë midis mostrave të baterive të testuara sipas standardit IEC 62133. Kapaciteti tipik është 8,000 mAh për Galaxy Tab S10 Lite. Jetëgjatësia reale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, modeleve të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.
[4] Shpejtësia super e shpejtë e karikimit varet nga niveli i baterisë dhe faktorë të tjerë. Rekomandohet përdorimi i kabllit origjinal të të dhënave Samsung.
[5] Funksioni Handwriting Help funksionon në pajisje dhe nuk kërkon lidhje interneti, por kërkon hyrje në llogarinë Samsung. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Funksioni i Handwriting Help aktualisht mbështet arabisht, kinezisht (Kinezishtja kontinentale), kinezisht (Hong Kong), kinezisht (Tajvan), anglisht (Australi), anglisht (India), anglisht (Mbretëria e Bashkuar), anglisht (Shtetet e Bashkuara), holandisht, frëngjisht (Kanada), frëngjisht (Francë), gjermanisht, hindisht, indonezisht, italisht, japonisht, koreanisht, polonisht, portugalisht (Brazil), portugalisht (Portugali), rumanisht, rusisht, spanjisht (Meksikë), spanjisht (Spanjë), spanjisht (Shtetet e Bashkuara), suedisht, tajlandisht, turqisht dhe vietnamisht.
[6] Funksioni Solve Math punon direkt në pajisje dhe nuk kërkon lidhje interneti, por kërkon të kyçeni me Samsung Account. Njohja e gabuar e shkrimit dore mund të çojë në llogaritje të pasakta. i disponueshëm vetëm në pajisjet që mbështesin S Pen.
[7] Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit, gjuhës ose modelit të pajisjes. Kërkohet lidhje interneti. Përdoruesit mund të kenë nevojë të përditësojnë Android dhe aplikacionin Google në versionin më të fundit. Funksionon në aplikacione dhe sipërfaqe të kompatibilizuara. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të përputhshmërisë vizuale. Saktësia e rezultateve nuk garantohet.
[8] Tastiera Book Cover shitet veçmas. Karakteristikat dhe konfigurimi i tastierës mund të ndryshojnë sipas vendit, gjuhës dhe modelit të pajisjes. Shkurtoret e aplikacioneve mund të caktohen vetëm për disa aplikacione të zgjedhura. Për të përdorur Bixby ose Google Gemini kërkohet lidhje në rrjet. Kompatibiliteti dhe disponueshmëria mund të ndryshojnë.
[9] Disponueshmëria e aplikacioneve dhe kushtet e shërbimit mund të ndryshojnë sipas vendit dhe rajonit.
[10] Aplikacioni Goodnotes kërkon shkarkim të veçantë nga Galaxy Store dhe përfshin një version të plotë falas për 1 vit. Pasi përfundojnë 12 muajt e përdorimit falas, kërkohet një blerje shtesë për përdorim të vazhdueshëm. Disponueshmëria e aplikacionit dhe kushtet e shërbimit mund të ndryshojnë sipas vendit dhe rajonit.
[11] Clip Studio Paint membership required. Clip Studio Paint app comes pre-installed in select markets. The app can be downloaded from Galaxy Store and comes with a 6-month free trial for first-time users. Once the free trial period ends, paid subscription to a monthly or annual usage plan is required for continuous use. A 20% discount is available on the first subscription.
[12] Aplikacioni LumaFusion vjen i parainstaluar si stub, duke kërkuar që përdoruesit të klikojnë ikonën dhe të përfundojnë blerjen nga Galaxy Store. Të gjithë përdoruesit e pajisjeve Galaxy mund të përfitojnë një zbritje 66% kur blejnë nga Galaxy Store dhe të marrin një abonim falas 1-mujor të Creator Pass. Promocioni i zbritjes 66% është i vlefshëm deri më 30 nëntor 2026.
[13] Aplikacioni Notion kërkon shkarkim të veçantë nga Galaxy Store dhe përfshin një periudhë provë 1-mujore për Notion Plus me AI për një workspace të ri të krijuar në Notion. Disponueshmëria e aplikacionit dhe kushtet e shërbimit mund të ndryshojnë sipas vendit dhe rajonit.
[14] Aplikacioni Noteshelf 3 kërkon një blerje të veçantë për përmirësimin në planin Premium. Një zbritje 30% për këtë përmirësim është e disponueshme vetëm përmes Galaxy Store.
[15] **Aplikacioni ArcSite kërkon shkarkim të veçantë nga Galaxy Store dhe përfshin një periudhë provë 1-mujore për përdoruesit e rinj. Pasi përfundon periudha provë, kërkohet abonim i paguar në plan mujor ose vjetor për përdorim të vazhdueshëm. Ofrohet një zbritje 30% për abonimin e parë mujor. Disponueshmëria e aplikacionit dhe kushtet e shërbimit mund të ndryshojnë sipas vendit dhe rajonit.
[16] Aplikacionet Sketchbook dhe Picsart kërkojnë shkarkim të veçantë nga Google Play Store. Karakteristika shtesë mund të kërkojnë blerje të veçantë.**
[17] Disponueshmëria e ngjyrave dhe modeleve mund të ndryshojë sipas vendit, rajonit ose operatorit.