Skaduar

E vlefshme nga 01.10.2020 31.12.2020

Për më shumë kënaqësi, cilësia dhe rehatia janë të rëndësishme. Sepse ne besojmë në cilësinë superiore të televizorëve tanë, ju ofrojmë 5 vjet garanci që të shijoni të lumtur modelet QLED dhe Lifestyle të 2020.


Televizorët QLED kanë dëshmuar cilësi dhe ju ofrojnë një përvojë fantastike që në praktikë ju përcjell në një realitet të ri. Me ta, ju keni mundësinë të zhyteni më thellë në çdo skenë në një mënyrë më realiste. Falë teknologjisë sonë Dual LED, nuancat e ngjyrave të ndriçimit në sfond ndryshojnë sipas tematikës së asaj që po shihni dhe përshtaten sipas përmbajtjes, ndërsa teknologjia “Quantum dot” ju ofron një gamë ngjyrash 100% tre dimensionale. Gjithashtu, do të gjeni edhe “Multiple Voice Assistant”, kontrolli me zë që ju mundëson të aksesoni shpejt përmbajtjen tuaj të preferuar duke përdorur komandat me zë, të merrni përgjigje për disa pyetje të caktuara dhe madje edhe të kontrolloni televizorin tuaj dhe pajisjet e tjera të lidhura në shtëpinë tuaj. Funksionet inteligjente shtesë, si për shembull opsioni “Active Voice Amplifier” (AVA), i cili amplifikon zërat e skenës që dialogu të dëgjohet qartë, do t'ju ofrojnë mundësinë të shijoni dhe kuptoni çdo skenë të vetme pa asnjë ndërprerje. Përveç kësaj, seria 8K e televizorëve QLED njihet për ekranin e saj të mrekullueshme “Infinity”. Skajet e zeza të televizorit janë zvogëluar aq shumë sa praktikisht nuk duken fare dhe korniza ultra elegante ju lejon të shijoni përvojën e veçantë të shikimit pa ndërprerje. 

 

Televizorët e serisë Lifestyle janë të dedikuar për ata që janë në kërkim të një përvoje estetike. Këta televizorë ju ofrojnë një figurë me cilësi jashtëzakonisht të lartë, si dhe mundësinë për t'u përshtatur në mënyrë të përkryer me ambientin tuaj të ndenjes. Kur është i fikur, televizori The Frame përbën një vepër arti të vërtetë që vjen në jetë në ekranin e tij. Cilësia më e lartë e figurës e kombinuar me modalitetin e artit është një vlerë e shtuar unike në shtëpinë tuaj.

 

The Serif, i dizajnuar për çdo hapësirë dhe çdo moment, karakterizohet nga dizajni fantastik në kombinim me teknologjinë e kategorisë së parë. Ai ka një stendë të shkëputur për dysheme, dhe nëse keni kritere të rrepta për sa i përket dizajnit, televizori me një elegancë të pakushtëzuar është padyshim zgjedhja e duhur për ju.

 

Televizori The Sero përshtatet dhe ju mundëson të shihni nga këndi i duhur. Sero ndizet për t'u përshtatur me përmbajtjen tuaj, horizontalisht - për të parë përmbajtje dhe filma në televizor, ose vertikalisht - kur është fjala për përmbajtje dhe aplikacione në celular. Të gjitha këto karakteristika ju shërbejnë për një stil modern jetese, por është po aq e rëndësishme që bashkë me to të përfitoni edhe sigurinë që do t'ju ofrojë një kënaqësi më afatgjatë. 

 

Ndaj, shfrytëzoni këtë promocion fantastik dhe përfitoni 5 vjet garanci për televizorin e blerë, i cili është i vlefshëm për seritë QLED dhe Lifestyle të 2020. Listën e plotë të produkteve në promocion mund ta gjeni në faqen e internetit samsung5vitegaranci.al. Për t'u kualifikuar për garancinë 5 vjeçare, duhet të regjistroni pajisjen tuaj në faqen e internetit samsung5vitegaranci.al jo më vonë se 15 ditë nga data e blerjes.

 

Promocioni zgjat nga 01.10.2020 deri në 31.12.2020. 

 

Kushtet e promocionit i gjeni këtu.

Nivel i
avancuar
i cilësisë së
figurës

Televizori QLED

Kurseni energji dhe përmirësoni cilësinë e tharjes së rrobave! Falë klasës së energjisë A++ dhe teknologjisë së pompës së nxehtësisë, kjo tharëse e përdor energjinë në mënyrë më ekonomike.
Ajo ka gjithashtu sistemin ""Optimal Dry"" me sensorët e lagështisë dhe të temperaturës, i cili rregullon kohën e tharjes për rezultatet më të mira.
Filtri me dy shtresa i rrjetës 2 në 1 ruan performancën optimale të tharjes. Dy alarme ju kujtojnë se kur është e nevojshme të pastrohen filtrat dhe shkëmbyesit e nxehtësisë.

Televizorë si
vepër arti:
The Frame,
The Serif, The
Sero

Televizori LIFESTYLE

Kjo është vërtetë një seri e veçantë televizorësh Samsung. Ata janë projektuar për tu përshtatur lehtësisht në ambientin tuaj të ndenjes dhe për t’i dhënë stilin që ju përshtatet më së mirë. Jo vetëm kaq, ata ju falin kënaqësinë e cilësisë së pakrahasueshme të figurës. Falë teknologjisë “Quantum Dot” të Samsung, ngjyrat kanë një gamë 100% tre dimensionale dhe teknologjia Dual LED rrit kontrastin në bazë të temperaturës të ndriçimit në sfond për të arritur tonalitetin e përkryer.