Udhëzuesi bazë për produktin

Ky udhëzues përfshin udhëzime bazë të përdorimit dhe masa paraprake për produktin. Për informacione të detajuara për produktin, referojuni manualit të përdorimit në faqen e internetit të Samsung.

* Si ta gjeni manualin
Hapi 1: Aksesoni faqen e mbështetjes së Samsung: https://www.samsung.com/support
Hapi 2: Kërkoni me emrin e modelit ose emrin tregtar.

Manuali i përdorimit

Ky MICRO LED vjen me këtë manual përdorimi dhe një Udhëzuesin e përdoruesit të integruar.

Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme të sigurisë
Lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni MICRO LED. Shihni tabelën më poshtë për një shpjegim të simboleve që mund të ndodhen në produktin tuaj "Samsung".

KUJDES
RREZIK GODITJEJE ELEKTRIKE. MOS E HAPNI.
PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJEVE ELEKTRIKE, MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK KA PJESË TË RIPARUESHME NGA PËRDORUESI. DREJTOJUNI PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIME RIPARIMI.

Simboli i tensionit të lartë Simboli i tensionit të lartë

Ky simbol tregon që brenda ka tension të lartë. Është e rrezikshme të prekni pjesët e brendshme të produktit.

Simboli i paralajmërimit Simboli i paralajmërimit

Ky simbol tregon se produkti përfshin dokumentacion të rëndësishëm në lidhje me përdorimin dhe mirëmbajtjen.

Simboli i produktit Kategoria 2 Simboli i produktit Kategoria 2

Produkt i kategorisë II: Ky simbol tregon se nuk nevojitet lidhje sigurie me tokëzimin elektrik (tokëzimi). Nëse ky simbol nuk është i pranishëm në një produkt me kordon elektrik, produkti DUHET të ketë një lidhje të qëndrueshme tokëzimi.

Simboli i tensionit të rrymës alternative (AC) Simboli i tensionit të rrymës alternative (AC)

Tensioni AC: Tensioni nominal i shënuar me këtë simbol është tensioni AC.

Simboli i tensionit të rrymës së vazhduar (DC) Simboli i tensionit të rrymës së vazhduar (DC)

Tensioni DC: Tensioni nominal i shënuar me këtë simbol
është tensioni DC.

Simboli i kujdesit Simboli i kujdesit

Kujdes. Drejtojuni udhëzimeve për përdorimin: Ky simbol udhëzon përdoruesin që të konsultohet me manualin e përdorimit për informacione të mëtejshme në lidhje me sigurinë.

Energjia
• Mos i mbingarkoni prizat në mur, kabllot zgjatuese apo përshtatësit përtej normës dhe kapacitetit të tensionit të tyre. Kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditjeje elektrike.
Referojuni seksionit të specifikimeve të energjisë në manual ose etiketës së furnizimit me energji në produkt për informacione mbi tensionin dhe korrentin.
• Kordonët elektrikë duhet të vendosen në mënyrë që të mos shkelen apo kapen nga objekte që vendosen mbi to. Kushtojuni vëmendje të posaçme skajeve të kordonëve, në priza dhe në pjesët ku dalin nga pajisja.
• Mos futni asgjë metalike në hapësirat e pajisjes. Kjo mund të shkaktojë goditjeje elektrike.
• Për të shmangur goditjet elektrike, mos prekni asnjëherë pjesët e brendshme të pajisjes. Pajisja duhet të hapet vetëm nga tekniku i kualifikuar.
• Sigurohuni ta shtyni spinën në prizë derisa të puthitet mirë. Kur ta hiqni kordonin elektrik nga priza, tërhiqeni gjithnjë nga spina. Mos e hiqni kurrë duke e tërhequr nga kordoni. Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura.
• Nëse pajisja nuk funksionon normalisht - sidomos nëse lëshon zhurmë ose aromë të pazakontë - hiqeni menjëherë nga priza dhe kontaktoni shitësin ose qendrën e autorizuar të shërbimit "Samsung".

• Për ta mbrojtur pajisjen nga rrufetë ose kur lihet pa u mbikëqyrur dhe pa u përdorur për një kohë të gjatë, sigurohuni ta hiqni nga priza dhe ta shkëputni nga antena ose sistemi kabllor.
‒ Grumbullimi i pluhurit mund të shkaktojë goditje elektrike, shkarkim elektrik ose zjarr duke bërë që kordoni të lëshojë shkëndija dhe nxehtësi, ose t'i prishet veshja izoluese.
• Përdorni vetëm spina dhe priza të tokëzuara siç duhet.
‒ Tokëzimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë goditje elektrike ose dëmtim
të pajisjes. (Vetëm pajisje të kategorisë I.)
• Për ta fikur tërësisht këtë pajisje, shkëputeni nga priza. Për t'u siguruar se mund ta shkëputni shpejt aparaturën nëse e shikoni të nevojshme, sigurohuni që spina dhe priza të jenë në pozicion praktik.

Instalimi
• Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë kaloriferit ose mbi të, ose mbi kanale ajrimi, ose në vende ku mund të ekspozohet ndaj rrezeve të diellit.
• Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të shkaktohet zjarr
ose goditje elektrike.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut apo lagështirës.
• Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar të informacionit "Samsung" nëse synoni ta instaloni MICRO LED në një vend me shumë pluhur, me temperatura të larta ose të ulëta, me shumë lagështi, me substanca kimike ose diku ku do të punojë 24 orë rresht, si p.sh. në aeroport, stacion treni etj. Përndryshe, MICRO LED mund të dëmtohet rëndë.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj pikimit ose spërkatjes.
• Ky MICRO LED është një produkt konsumi i projektuar për instalim vetëm në "Ambient shtëpie". Çdo instalim tjetër i ndryshëm nga një "Ambient shtëpie", si p.sh.: Në anije private (duke përfshirë një jaht) ose avion privat apo ambient i hapur mund ta shfuqizojë garancinë.

Instalimi për montim në mur
• Referojuni udhëzuesit të instalimit për montim në mur për detaje mbi montimin në mur.
• Mund të instaloni bazamentin për mur "VESA". Megjithatë, rekomandohet të
përdorni një bazament muri që ofrohet si i parazgjedhur.
• Kur instaloni bazamentin për mur "VESA", rekomandohet që fillimisht të shtrëngoni të katër vidat "VESA".

Montimi i MICRO LED në mur

Paralajmërim Paralajmërim

Nëse e montoni këtë MICRO LED në mur, ndiqni udhëzimet me përpikëri sipas rekomandimit nga prodhuesi. Nëse nuk montohet siç duhet, MICRO LED mund të rrëshqasë ose të bjerë, dhe të shkaktojë lëndim të rëndë te fëmijët apo të rriturit dhe dëmtim të rëndë të MICRO LED.

• Samsung nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëmtim të produktit ose lëndimin tuaj apo të personave të tjerë nëse zgjidhni ta montoni vetë bazamentin për mur.
• "Samsung" nuk mban përgjegjësi për dëmtimin e produktit ose lëndimet personale kur përdoret bazament për mur i paspecifikuar ose jo-"VESA" ose nëse konsumatori nuk ndjek udhëzimet e instalimit të produktit.
• Bazamentin për mur mund ta instaloni në një mur të fortë pingul dyshemesë. Përpara se ta montoni bazamentin për mur në sipërfaqe të ndryshme nga kartonxhesi, kontaktoni me shitësin tuaj më të afërt për informacione të mëtejshme. Nëse e instaloni MICRO LED në tavan ose në mur të pjerrët, mund të bjerë dhe mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
• Kur instaloni bazament për mur, ju rekomandojmë të shtrëngoni të katër vidat
"VESA".
• Mos e instaloni setin MICRO LED nëse është i anuar.

Paralajmërim Paralajmërim

Mos e instaloni bazamentin për mur kur MICRO LED është ndezur. Mund të lëndoheni nga goditja elektrike.

• Mos përdorni vida më të gjata se përmasat standarde ose që nuk përputhen me specifikimet për vidat standarde VESA. Vidat më të gjata mund të shkaktojnë dëmtim në brendësi të MICRO LED.
• Për bazamentet për mur që nuk përputhen me specifikimet e vidave standarde
VESA, gjatësia e vidave mund të ndryshojë në varësi të specifikimeve të tyre.
• Mos i shtrëngoni shumë fort vidat. Përndryshe mund të dëmtoni produktin ose të shkaktoni rënien e tij, duke lënduar njerëzit përreth. Samsung nuk mban përgjegjësi për këto lloj aksidentesh.
• Vini gjithnjë katër persona për ta montuar MICRO LED në mur.

Sigurimi i ajrimit të duhur për MICRO LED
Gjatë instalimit të MICRO LED dhe aparatit One Connect, ruani një distancë prej së paku 10 cm midis MICRO LED, aparatit One Connect dhe objekteve të tjera (mureve, anëve të mobilies etj.) për të siguruar ajrim të duhur. Mosajrimi i duhur mund të rezultojë në zjarr ose në problem me produktin, të shkaktuar nga rritja e temperaturës së brendshme.
• Kur ta instaloni MICRO LED me bazament për mur, rekomandojmë të përdorni vetëm pjesë të ofruara nga "Samsung". Përdorimi i pjesëve të ofruara nga prodhues të tjerë mund të shkaktojë vështirësi me produktin ose lëndime të mundshme nga rrëzimi i tij.

Veprimi
• Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund të ketë rregullore mjedisore që kërkojnë t'i hidhni bateritë sipas masave të caktuara. Kontaktoni autoritetet lokale për informacion mbi hedhjen ose riciklimin.
• Ruajini aksesorët (telekomandën etj.) në një vend të sigurt ku nuk mund t'i
gjejnë fëmijët.
• Mos e rrëzoni dhe mos e godisni produktin. Nëse produkti dëmtohet, hiqeni
kordonin elektrik dhe kontaktoni qendrën e shërbimit të "Samsung".
• Mos e hidhni telekomandën ose bateritë në zjarr.
• Mos krijoni lidhje të shkurtër, çmontoni apo mbinxehni bateritë.
• KUJDES: Ka rrezik shpërthimi nëse i zëvendësoni me tipin e gabuar bateritë e përdorura në telekomandë. Zëvendësojini me bateri lloji të ngjashëm apo ekuivalent.

Paralajmërim Paralajmërim

• PARALAJMËRIM - PËR TË PARANDALUAR PËRHAPJEN E ZJARRIT, MBAJINI QIRINJTË DHE ARTIKUJT E TJERË ME FLAKË TË HAPURA LARG KËTIJ PRODUKTI NË ÇDO KOHË.

Kujdesi për MICRO LED
• Për ta pastruar pajisjen, hiqeni nga priza dhe fshijeni produktin me një leckë të butë dhe të thatë. Mos përdorni kimikate si dylli, benzeni, alkooli, holluesit,
insekticidet, aromatizuesit, lubrifikuesit ose detergjentët. Këto kimikate mund të dëmtojnë pamjen e jashtme të MICRO LED ose të fshijnë printimet mbi produkt.
• Pjesa e jashtme dhe ekrani i MICRO LED mund të gërvishten gjatë pastrimit. Për të evituar gërvishtjet, sigurohuni ta pastroni me kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një copë të butë.
• Mos spërkatni ujë ose lëngje drejtpërdrejt mbi MICRO LED. Çdo lloj lëngu që hyn në produkt mund të shkaktojë avari, flakë ose goditje elektrike.

Përdorimi i kabllos IR
Gjatë përdorimit të funksionit Multi View, foletë HDMI 1 deri në 4 mund të përdoren nëpërmjet kabllos IR të lidhur me çdo IR.

Lidhja e MICRO LED me aparatin One Connect

Paralajmërim Paralajmërim

• Mos e përdorni aparatin One Connect përmbys ose në këmbë.
• Sigurohuni që kablloja të mos jetë e përdredhur gjatë lidhjes. Përndryshe, performanca e produktit mund të ulet ose kablloja mund të dëmtohet.
• Shihni figurën e mësipërme për sistemimin e duhur të kabllos së mbetur.

Konfigurimi fillestar
Herën e parë që ndizni MICRO LED, fillon menjëherë konfigurimi fillestar. Ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekran dhe konfiguroni cilësimet bazë të MICRO LED për t'iu përshtatur mjedisit tuaj të shikimit.
• Do t'ju duhet një llogari Samsung për të hyrë në shërbimet tona inteligjente të bazuara në ueb. Nëse zgjidhni të mos identifikoheni, ai do të ketë lidhje vetëm me televizorin tokësor (i zbatueshëm për pajisjet që kanë vetëm marrës) dhe pajisjet e jashtme, p.sh. nëpërmjet një kabllo HDMI.

Përdorimi i Pulti i MICRO LED
MICRO LED mund ta ndizni me butonin Pulti i MICRO LED në pjesën e poshtme të MICRO LED dhe më pas përdorni Menyja e komandimit. Menyja e komandimit shfaqet kur shtypet butoni Pulti i MICRO LED ndërkohë që MICRO LED është ndezur.

Zgjidhja e problemeve
Për më tepër informacion, referojuni "Zgjidhja e problemeve" te Udhëzuesin e përdoruesit.
Nëse asnjëra nga këshillat e sugjeruara nuk e zgjidh problemin, vizitoni "www.samsung.com" dhe klikoni "Mbështetja teknike" ose kontaktoni qendrën e shërbimit Samsung.
• Për shkak të kufizimeve teknike gjatë procesit të prodhimit, disa piksela të panelit mund të shfaqen më të errëta ose më të ndritshme ose mund të pulsojnë. Megjithatë, kjo nuk ndikon në performancën e produktit.
• Për shkak të moduleve të shumta të produktit, një motiv rrjete mund të shfaqet nga një distancë e afërt. Ky nuk është defekt i produktit.
• Për ta mbajtur MICRO LED në gjendje optimale, përmirësoni në softuerin më të ri. Përdorni funksionet Përditëso tani ose Përditësimi automat. në menynë e MICRO LED.

a. MICRO LED nuk ndizet.
• Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë futur siç duhet në MICRO LED, aparatin One Connect dhe prizën në mur.
• Sigurohuni që priza është funksionale dhe sensori i telekomandës në pjesën e poshtme të MICRO LED është i ndezur në të kuqe të fortë.
• Provoni të shtypni butonin Pulti i MICRO LED në pjesën e poshtme të MICRO LED për t'u siguruar që problemi nuk qëndron tek telekomanda. Nëse MICRO LED ndizet, referojuni "Telekomanda nuk punon".

b. b. Telekomanda nuk punon.
• Kontrolloni nëse sensori i telekomandës në pjesën e poshtme të MICRO LED
pulson kur shtypni butonin e ndezjes/fikjes në telekomandë.
‒ Kur bateria e telekomandës shkarkohet, ngarkojeni baterinë duke përdorur folenë e ngarkimit USB (tipi C), ose kthejeni përmbys telekomandën për ta ekspozuar pilën diellore ndaj dritës.
• Provoni të drejtoni telekomandën drejtpërdrejt në MICRO LED në largësi 1,5-1,8
m.
• Nëse MICRO LED vjen me Telekomanda inteligjente "Samsung" (telekomandë me Bluetooth ), sigurohuni që ta çiftoni me MICRO LED. Për të çiftuar një Telekomanda inteligjente "Samsung", shtypni butonat Kthehu dhe Luaj/Ndalo në të njëjtën kohë për 3 sekonda.

Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit
Sensori eko rregullon automatikisht ndriçimin e MICRO LED. Ky funksion mat dritën në dhomën tuaj dhe optimizon automatikisht ndriçimin e MICRO LED për të reduktuar konsumin e energjisë.
• Sensori eko ndodhet në pjesën e poshtme të MICRO LED. Mos e bllokoni sensorin me objekte. Kjo mund të ulë ndriçimin e figurës.

Shënime
• Kjo pajisje është një aparat digjital i Klasit B.
• Për informacione rreth furnizuesit të energjisë dhe për konsumin e energjisë, shihni informacionin në etiketën e bashkëngjitur me produktin.
‒ Në shumicën e modeleve, etiketa është e ngjitur në pjesën e pasme të MICRO
LED.
‒ Në modelet e aparatit One Connect, etiketa është e ngjitur në pjesën e poshtme të aparatit One Connect.
• Konsumi i zakonshëm i energjisë matet sipas IEC 62087.
• Për të lidhur kabullin LAN, përdorni kabllo të kategorisë CAT 7 (lloji STP*) për lidhjen. (100/10 Mbps)
* Shielded Twisted Pair
• Kabllot e ofruara mund të ndryshojnë në varësi të shtetit. Sigurohuni të përdorni kordonin elektrik të përshtatshëm për rajonin tuaj.
• Ngjyrat dhe format e artikujve mund të ndryshojnë në varësi të modeleve.
• Kabllot e papërfshira mund të blihen veçmas.
• Kontrolloni për aksesorë të fshehur prapa ose brenda materialeve të paketimit gjatë hapjes së kutisë.
• Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e produktit aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.

Vizitoni www.samsung.com/support për më shumë informacion në lidhje me përshtatësit e jashtëm të energjisë dhe telekomandave të lidhura me direktivën e dizajnit ekologjik të BE-së - rregullorja "Për produktet që lidhen me energjinë (ErP)".
Në situatat e mëposhtme mund të ketë tarifë administrimi:
(a) Thirret një teknik sipas kërkesës, por rezulton që produkti nuk ka defekt (p.sh. nëse nuk është lexuar manuali i përdorimit).
(a) E sillni njësinë në pikën e servisit të "Samsung", por rezulton që produkti nuk ka defekt (p.sh. nëse nuk është lexuar manuali i përdorimit).
Do të informoheni për tarifën e administrimit përpara kontrollit nga tekniku.
Pas riparimit nga një servis jo I autorizuar, apo vetë-riparim ose riparim jo- profesional i produktit, Samsung nuk është përgjegjës për ndonjë dëmtim të produktit, ndonjë dëmtim ose ndonjë çështje tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga ndonjë përpjekje për të riparuar produktin i cili nuk i ndjek me kujdes këto udhëzime të riparimit dhe mirëmbajtjes. Dëmtim i produktit i
shkaktuar nga një përpjekje për të riparuar produktin nga ndonjë person tjetër përveç Servisit të certifikuar nga Samsung nuk do të mbulohet nga garancia.

Ulja e konsumit të energjisë
Kur të fikni MICRO LED, ai hyn në modalitet pritjeje. Në modalitetin e pritjes, ai vijon të tërheqë një sasi të vogël energjie. Për të ulur konsumin e energjisë, hiqni MICRO LED nga priza kur nuk synoni ta përdorni për një kohë të gjatë.

Ikona që tregon se pajisja nuk duhet të hidhet me mbeturinat shtëpiake Ikona që tregon se pajisja nuk duhet të hidhet me mbeturinat shtëpiake

Hedhja e duhur e produktit (mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike)
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)

Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacionin shoqërues tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB), pasi të kenë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të parandaluar dëmtimet e mundshme të mjedisit ose të shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ndajini këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor, përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose me autoritetin vendor.
Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare gjatë hedhjes.

Heqja e baterisë
• Për të hequr baterinë, kontaktoni një qendër shërbimi të autorizuar. Për të marrë udhëzimet për heqjen e baterisë, ju lutem vizitoni www.samsung.com/global/ecodesign_energy.
• Për sigurinë tuaj, nuk duhet të provoni ta hiqni baterinë. Nëse bateria nuk hiqet si duhet, mund të çojë në dëmtime të baterisë dhe pajisjes duke shkaktuar dëmtime dhe/ose të bëjë që pajisja të mos jetë më e sigurt.

‒ Për bateritë e integruara

Ikona që tregon se pajisja nuk duhet të hidhet me mbeturinat shtëpiake Ikona që tregon se pajisja nuk duhet të hidhet me mbeturinat shtëpiake

Hedhja e duhur e baterive të produktit
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)

Ky shënim mbi bateri, manual ose paketim tregon që bateria në këtë produkt
nuk duhet të hidhet bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referencës në Direktivën 2006/66 të KE-së.
Bateria e integruar në këtë produkt nuk duhet të ndërrohet nga përdoruesi. Për informacion në lidhje me ndërrimin e saj, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit. Mos u përpiqni ta hiqni baterinë apo ta hidhni në zjarr. Mos e çmontoni, thërrmoni apo shponi baterinë. Nëse synoni ta hidhni produktin, në impiantin e grumbullimit së mbetjeve do të merren masat e duhura për riciklimin dhe trajtimin e produktit, duke përfshirë baterinë.

Udhëzuesin rregullator

Lidhja e spinës së furnizimit me energji nga rrjeti elektrik (Vetëm në MB

NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Kordoni elektrik në këtë pajisje jepet me një prizë të integruar, që përmban një siguresë. Vlera e siguresës tregohet në sipërfaqen e kunjave të spinës dhe, nëse ka nevojë të zëvendësohet, duhet të përdoret një siguresë e miratuar sipas standardit BSI1362 me të njëjtin kapacitet.
Mos e përdorni asnjëherë spinën me kapakun e sigurisë të hequr, nëse kapaku mund të shkëputet. Nëse nevojitet një kapak zëvendësues sigurese, duhet të jetë e njëjta ngjyrë si në sipërfaqen e kunjave të spinës. Kapakët zëvendësues disponohen nga shitësi.
Nëse spina e montuar nuk është e përshtatshme për prizat në shtëpinë tuaj ose nëse kablloja nuk është mjaftueshëm e gjatë për të arritur një prizë, duhet të gjeni një kabllo zgjatimi të përshtatshme dhe të miratuar nga pikëpamja e sigurisë ose të konsultoheni me shitësin tuaj për ndihmë. Megjithatë, nëse nuk ka një mënyrë tjetër alternative përveç prerjes së spinës, hiqni siguresën dhe më pas asgjësoni spinën në mënyrë të sigurt.
MOS e lidhni spinën me një prizë rrjeti, pasi ekziston rreziku i goditjes elektrike nga kablloja fleksibël e zhveshur.

E RËNDËSISHME
Telat në kordonin elektrik kanë ngjyra sipas kodit të mëposhtëm:
BLU (BLUE) - KAFE NEUTRALE (NEUTRAL BROWN) - NËN TENSION (LIVE)
Meqenëse këto ngjyra mund të mos përkojnë me shenjat që identifikojnë kontaktet
në spinën tuaj, vazhdoni si më poshtë:
Teli me ngjyrë BLU duhet të jetë i lidhur me kontaktin e shënuar me shkronjën N ose me ngjyrë BLU ose të ZEZË. Teli me ngjyrë KAFE duhet të jetë i lidhur me kontaktin e shënuar me shkronjën L ose me ngjyrë KAFE ose të KUQE.

Paralajmërim Paralajmërim

PARALAJMËRIM: MOS LIDHNI ASNJË TEL ME KONTAKTIN E TOKËZIMIT, I CILI ËSHTË SHËNUAR ME SHKRONJËN E OSE ME SIMBOLIN E TOKËZIMIT OSE ME NGJYRË TË GJELBËR APO TË GJELBËR DHE TË VERDHË.

ENERGY STAR

Energy star Energy star

Vetëm për modelet me certifikimin ENERGY STAR
‒ Produkti juaj Samsung mban certifikimin ENERGY STAR në cilësimet e paracaktuara të fabrikës. Ndryshimet ndaj disa veçorive, cilësimeve dhe funksionaliteteve të caktuara në këtë produkt mund të sjellin ndryshime në konsumin e energjisë, dhe me gjasa, përtej kufijve të nevojshëm për certifikimin ENERGY STAR.
‒ Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Departamenti i Energjisë. ENERGY STAR është një program i përbashkët i agjencive qeveritare, i projektuar për të promovuar produkte dhe praktika me efikasitet energjie.

Referojuniwww.energystar.gov për më shumë informacione për programin ENERGY STAR.

Vetëm për modelet me certifikim ENERGY STAR (Modelet e tjera)
Si partner i ENERGY STAR, Samsung ka vendosur se ky produkt ose modelet e produktit i përmbushin udhëzimet e ENERGY STAR për efikasitetin e energjisë.

Informacion mbi riciklimin (Oferta për kthimin e produkteve)
Për informacion mbi riciklimin për produktet dhe ambalazhet tona, kontaktoni kompaninë përkatëse në rajonin e vendbanimit tuaj.
Për personat që banojnë në vende të tjera, kontaktoni shitësin më të afërt lokal të Samsung për informacione mbi riciklimin në mënyrë që produktet të trajtohen në mënyrë të pranueshme për mjedisin.
Konsumatorët evropianë mund të gjejnë më poshtë informacionin për kthimin e produkteve: https://www.samsung.com/uk/sustainability/environment/environment-data/
Për informacione rreth zotimeve mjedisore të "Samsung" dhe të detyrimeve
rregullatore për produktet përkatëse, p.sh. "REACH", "WEEE", bateritë, vizitoni
faqen https://www.samsung.com/uk/sustainability/environment/environment-data/
(Për Italinë: https://www.samsung.com/it/sustainability/environment/environment-data/)
Kriteret e dizajnit ekologjik për furnizuesit e jashtëm të energjisë: Kërkesat e informacionit (Vetëm për modelet që kanë përshtatës)
www.samsung.com/global/ecodesign_component

Në të gjithë botën
Për modelet e mbështetura One Connect ose One Connect Mini, kur televizori lidhet me një pajisje të jashtme si p.sh. një luajtës DVD/BD, ose një dekoder nëpërmjet HDMI, modaliteti i sinkronizimit të energjisë do të aktivizohet automatikisht. Në modalitetin e sinkronizimit të energjisë, televizori vazhdon të diktojë dhe të lidhë pajisjet e jashtme nëpërmjet kabllos HDMI. Ky funksion mund të çaktivizohet duke hequr kabllon HDMI të pajisjes së lidhur.

Prodhuesi : Samsung Electronics PO Box 12987, Dublin. IE

Code to Open Chat Window