Si mund të shtoj çifte aplikacionesh në ekranin kryesor të Galaxy A6/A6+?

App Pair ju jep mundësi të hapni dy aplikacione në një ekran të ndarë. Kënaquni me aplikacionet menjëherë dhe bëni shumë puna njëkohësisht në mënyrë më të efektshme.


Kur shtoni aplikacione në ekranin kryesor të Galaxy A6/A6+, mund të hapni dy aplikacione në pamjen e ekranit të ndarë me një prekje të vetme.

1 Shtypni butonin Të fundit për të hapur listën e aplikacioneve të përdorura së fundi.
Shtypni aplikacionet e fundit nga ekrani kryesor
2 Zgjidhni aplikacionin që doni të shfaqet në dritaren e sipërme dhe shtypni butonin e multi-dritareve.
Zgjidhni aplikacionin që doni në dritaren e sipërme
3 Zgjidhni një aplikacion tjetër për ta hapur dhe ai do të hapet në dritaren e poshtme.
Zgjidhni aplikacionin që doni në dritaren e poshtme

Nëse doni të bashkoni një aplikacion që nuk është hapur kohët e fundit, shtypni Lista e aplikacioneve dhe zgjidhni aplikacionin që doni.

Shtypni listën e aplikacioneve
Zgjidhni aplikacionin që doni të hapni
4 Shtypni shiritin midis dy dritareve të aplikacioneve të hapura.
Shtypni lëviz midis dritareve
5 Zgjidhni ikonën e parë për ta shtuar çiftin e aplikacioneve në ekranin kryesor.
Shtypni butonin çifto aplikacionet

Faleminderit për komentin tuaj