Si të përdorni Rutinat e Bixby-t

Funksioni Rutinat e Bixby-t përdor inteligjencën e aparatit për të mësuar modelet dhe preferencat e përdorimit tuaj. Më pas ai mund ta përdorë këtë për të rregulluar automatikisht cilësimet, për të kontrolluar aplikacionet, optimizuar baterinë dhe shumë më tepër.
 

Rutinat ju mund t’i rregulloni edhe vetë manualisht bazuar në faktin ku jeni dhe çfarë po bëni.
 

Për shembull, krijoni rutinën e një ‘nate të mirë’ në mënyrë që në një kohë të caktuar tingulli i telefonit tuaj të heshtë, regjimi i natës të aktivizohet dhe shkurtoret e ekranit të kyçur të ndryshojnë.

1 Tërhiqni poshtë panelin e njoftimit dhe rrëshqitni majtas.
2

Shtypni ikonën Rutinat e Bixby-t për ta ndezur.

Shtypni ikonën Rutinat e Bixby-t për ta ndezur

Pas një periudhe të shkurtër mësimi deri në 14 ditë, Bixby mund të nisë të rekomandojë disa rutina që ju përshtaten.

1 Në ekrani kryesor do të shfaqet një njoftim që ju kërkon nëse doni të filloni një rutinë të re. Shtypni njoftimin.
2 Ai do t’ju çojë te faqja Rutina e Bixby-t, ku do të renditet rutina juaj “Rekomanduar”.
3 Shtypni rutinën e rekomanduar.
4 Rishikoni dhe rregulloni cilësimet nëse është e nevojshme, pastaj shtypni “Ruaj rutinën”.
5 Rutina ruhet dhe tani do të shfaqet në skedën “Rutinat e mia”.
1 Tërhiqni poshtë panelin e njoftimit dhe rrëshqitni nga e majta.
2 Shtypni “Rutinat e Bixby-t” poshtë ikonës.
3 Shtypni “Detajet”.
4 Shtypni skedën “Rekomanduar” dhe zgjidhni një nga Rutinat nga lista e paracaktuar e opsioneve.
Lista e Rutinat të rekomanduara të Bixby-t
5 Përshtatni “Nëse” dhe “Atëherë” sipas kërkesave tuaja.
6 Shtypni “Ruaj rutinën”.
7 Rutina ruhet dhe tani do të shfaqet në skedën “Rutinat e mia”.
1 Tërhiqni poshtë panelin e njoftimit dhe rrëshqitni nga e majta.
2 Shtypni “Rutinat e Bixby-t” poshtë ikonës.
3 Shtypni “Detajet”.
4 Shtypni simbolin “+” në krye të ekranit për të shtuar rutinën tuaj.
Krijoni një Rutinë të personalizuar të Bixby-t, ikona Plus
5 Zëvendësoni “Rutina 1” me një emër të ri.
6 Shtypni ikonën “+” për të zgjedhur kushtet “Nëse” dhe shtypni “Tjetër”.
Rutinat e Bixby-t, zgjidhni kushtet “Nëse”
7 Shtypni ikonën “+” për të zgjedhur veprimet “Atëherë” dhe shtypni “U krye”.
Rutinat e Bixby-t, zgjidhni veprimet “Atëherë”
8 Rutina ruhet dhe tani do të shfaqet në skedën “Rutinat e mia”.
1 Tërhiqni poshtë panelin e njoftimit dhe rrëshqitni nga e majta.
2 Shtypni “Rutinat e Bixby-t” poshtë ikonës.
3 Shtypni “Detajet”.
4 Zgjidhni skedën “Rutinat e mia”.
5 Rrëshqitni çelësin për t’i çaktivizuar rutinat që doni të fikni.

Nëse rutina është akoma në punë, ju mund ta fikni atë përkohësisht duke ndjekur hapat e mëposhtme:

1 Rutina do të shfaqet në panelin e njoftimit. Tërhiqni poshtë panelin e njoftimit dhe zgjeroni njoftimin.
2 Shtypni “Ndal”.

Mbani parasysh: Kjo do të fikë vetëm këtë rast të rutinës. Për ta fikur rutinën në mënyrë të përhershme, ju duhet ta çaktivizoni atë përmes çelësit siç përshkruhet më lart.

Faleminderit për komentin tuaj