Si të rregulloni televizorin Samsung kur fiket vetë vazhdimisht

Data e përditësimit të fundit : 27.09.2022

Nëse televizori ju fiket vetë, ka disa shkaqe të mundshme. Arsyet më të zakonshme të fikjes së televizorit vetvetiu kanë të bëjnë me cilësimet e televizorit dhe me pajisjet e jashtme të lidhura me televizorin.

Mënyra 1: Hiqeni për 30 sekonda nga priza e rrjetit elektrik televizorin

Shkëputeni televizorin për 30 sekonda nga rrjeti elektrik dhe pastaj spinën futeni në një prizë për të cilën e dini se funksionon. Kjo metodë quhet “rivendosje e lehtë në pozicion nistor” dhe normalisht e rikalibron televizorin.

Mënyra 2: Kontrolloni cilësimet e televizorit

Cilësimet e ekonomike

Funksioni i zgjidhjes ekonomike e fik televizorin për të kursyer energji kur nuk merr komanda për një kohë të gjatë.

(Settings (Cilësimet) -> General (Të përgjithshme) -> Eco Solution (Zgjidhja ekonomike) -> Auto Power Off (Vetëfikje) -> përzgjidhni Off (çaktivizo))

cilësimet ekonomike

Cilësimet e relesë kohore të fikjes

Releja kohore e fik televizorin pas një periudhe të paracaktuar kohore.

(Settings (Cilësime) -> General (Të përgjithshme) -> System Manager (Administrimi i sistemit) -> Time (Ora) -> Sleep Timer (Releja kohore e fikjes) -> përzgjidhni Off (Çaktivizo))

cilësimet e relesë kohore të fikjes

Përditësimi i softuerit

Mbajeni të përditësuar softuerin e televizorit.

(Settings (Cilësime) -> Support (Mbështetja) -> Software Update (Përditësimi i softuerit) -> Update Now (Përditëso tani))

cilësimet e përditësimit të softuerit

Mënyra 3: Kontrolloni lidhjet

  • Nëse me televizorin janë lidhur pajisje të jashtme, si pajisje loje, kompjuter etj., shkëputini nga rrjeti elektrik këto pajisje të jashtme dhe rilidhini përsëri me rrjetin elektrik. Ekrani i televizorit mund të humbasë figurën nëse fiket pajisja burimore me të cilën ishte i lidhur televizori.
  • Kur nuk ka pajisje të lidhura me televizorin, si burim përcaktoni televizorin. (Settings (Cilësime) -> Source (Burimi) -> TV)
  • Përdorni një kabllo HDMI të certifikuar. Nëse përdorni një kabllo HDMI jo të certifikuar, ekrani mund të humbasë figurën ose mund të ndodhë avari me lidhjen.

Shënim:

  • Ilustrimet e ekranit dhe menyja e pajisjes janë thjesht shembuj në gjuhën angleze, por gjenden edhe në gjuhën e vendit tuaj.
  • Nëse i keni provuar të gjitha mënyrat e mësipërme por ende keni probleme me televizorin, ju lutemi, kontaktoni Qendrën e Shërbimit Samsung për t’ju ndihmuar një teknik i kualifikuar.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window