WD6800N Lavatriçe Combo me teknologjinë QuickDrive™, 9kg

WD90N644OOW/LE
Ngjyra E bardhëE bardhë

The item is in the cart.

Higjienizoni me ajër

Air Wash

Flluska të fuqishme

Eco Bubble™

9.0 kg

Kapaciteti i larjes (kg)

A

Klasifikimi i efikasitetit të energjisë

Gjysma e kohës për larje

QuickDrive™ redukton kohën e larjes me 50% dhe përdorimin e energjisë me 20%, pa kompromentuar performancën në larje. *Kazani i saj Q-Drum™ ka një kazan kryesor dhe një pllakëz të pasme që rrotullohen në mënyrë të pavarur, duke garantuar që rrobat të lëvizin me veprim dinamik të fuqizuar nga forca të dyfishta. Ajo lan me shpejtësi, me fuqi dhe me delikatesë.*

Gjysma e kohës për larje

* Testuar në Samsung WD6800M krahasuar me WD6500K. Kursen deri në 50% të kohës me Pambuk (40℃, gjysmë ngarkesë) me performancë në larje brenda ±3% dhe kursen deri në 20% energjia e testuar me anë të IEC 60456:2010

Shtoni çdo artikull, në çdo kohë

Keni harruar të futni një këmishë? Dera Add Wash™ ju lejon të shtoni me lehtësi dhe shpejtësi rrobat e harruara pasi të ketë filluar tashmë cikli i larjes**. Ju mund të fusni me lehtësi rrobat e lara me dorë të cilat doni vetëm t'i shpëlani apo t'i centrifugoni.

Shtoni çdo artikull, në çdo kohë

* Mund të shtohen vetëm artikuj pëlhure, rroba, detergjent dhe zbutës. ** Dera Add Wash hapet vetëm kur temperatura e kazanit është nën 50°C.

Larje dhe tharje në 3 orë

Merrni rrobat që ju nevojiten çdo ditë të pastra dhe të gatshme për t’u veshur në vetëm 3 orë. Një cikël i shpejtë Larje+Tharje lan, shpëlan dhe centrifugon një ngarkesë në 54 minuta*. Dhe mund të lajë dhe thajë gjithçka brenda 126 minutash*.

Larje dhe tharje në 3 orë

* Testuar në një ngarkesë standarde IEC prej 4 kg (jastëk pambuku 3 copë, peshqir pambuku 3 copë, jastëk sintetik/i përzier 5 copë, bluzë sintetike/e përzier 11 copë) për WD68/7800N, dhe 5 kg (jastëk pambuku 5 copë, peshqir pambuku 4 copë, jastëk sintetik/i përzier 7 copë, bluzë sintetike/e përzier 12 copë) për WD8800N.

Higjienizoni me ajër

Mbajini rrobat tuaja të freskëta dhe higjienike pa ujë dhe detergjent. Teknologjia Air Wash heq aromat dhe higjienizon rrobat, në mënyrë që ato të kenë aromë të freskët. Aromat e pakëndshme si edhe bakteret hiqen vetëm me ajër super të nxehtë. Nuk është nevoja për zierje apo lëndë kimike të kushtueshme dhe mundësisht të dëmshme.

Higjienizoni me ajër

Flluska të fuqishme

Teknologjia Eco Bubble™ ofron larje të fuqishme, edhe me temperatura të ulëta*. Detergjenti kthehet në flluska, prandaj ai depërton me shpejtësi në tekstile dhe heq papastërtitë me lehtësi, duke mbrojtur njëkohësisht ngjyrën dhe teksturën dhe duke kursyer energji**.

Flluska të fuqishme

* Testuar në përputhje me IEC 60456-2010/4kg Wash Load/Super Eco Wash Cold (WF80F5E5U4W) krahasuar me Cotton 40°C pa Eco Bubble (WF0702WKU). Rezultatet individuale mund të variojnë. ** Bazuar në raportin e Performance Lab Test nga Springboard Engineering mbi shiritat EMPA, duke krahasuar një zgjidhje me detergjent normal dhe teknologjinë e flluskave pa veprim mekanik.

Heqja intensive e njollave

Me prekjen e një butoni, funksioni Bubble Soak ndihmon në heqjen e një shumëllojshmërie të gjerë njollash të vështira. Rrobat njomen plotësisht në flluska aktive, në mënyrë që papastërtitë dhe njollat të çlirohen dhe të hiqen me më shumë efikasitet*.

Heqja intensive e njollave

* Testuar në përputhje me IEC 60456 5th edition/8 kg Wash Load/Bubble Soak Wash (WF80F5E5U4) krahasuar me Cotton 40/60°C, Synthetic 60°C dhe Denim 40°C pa Bubble Soak (WF0702WKU).

Pastrim higjienik

Jepuni rrobave tuaja një pastrim të thellë dhe higjienik me avull. Një cikël i fuqishëm Hygiene Steam lëshon avull nga fundi i kazanit. Prandaj, çdo artikull në ngarkesë njomet plotësisht. Kjo heq papastërtitë e forta dhe 99,9% të baktereve dhe çaktivizon lëndët alergjike.

Pastrim higjienik

* Bazuar në Testin Intertek me ngarkesë larjeje 3 kg/Hygiene Steam (WW10M864QOA).

Mbajeni pastër brenda

Mbajeni pajisjen tuaj të pastër nga ana higjienike, duke u treguar ekologjik dhe duke kursyer paratë. Eco Drum Clean heq papastërtitë dhe 99% të baktereve që shkaktojnë aroma të pakëndshme për kazanin dhe guarnicionin e derës. Ajo përdor njomjen, pulsimin dhe centrifugimin me shpejtësi të lartë, pa detergjent të ashpër ose të kushtueshëm. Ajo ju njofton kur ka nevojë për pastrim.

Mbajeni pastër brenda

Performancë rezistente

Shijoni efikasitet më të madh energjie, më pak zhurmë dhe performancë që zgjat. Një motor dixhital me inverter përdor magnete të forta për një performancë më të fuqishme, por që konsumon më pak energji se një motor universal. Ai ofron rezistencë të jashtëzakonshme*, që mbështetet nga një garanci 10-vjeçare.

* Vlerësuar me një certifikim për 20 vjet funksionim nga Shoqata Elektrike, Elektronike dhe e Teknologjisë së Informacionit në Gjermani (Verband Deutscher Elektrotechniker - VDE).

Performancë rezistente

* Vlerësuar me një certifikim për 20 vjet funksionim nga Shoqata Elektrike, Elektronike dhe e Teknologjisë së Informacionit në Gjermani (Verband Deutscher Elektrotechniker - VDE).

Performancë afatgjatë

Një Ceramic Heater + ka një lloj të ri veshjeje kundër ngjitjes që redukton akumulimin e çmërsit, krahasuar me ngrohësit tradicionalë me qeramikë*. Dizajni i regjistruar me patentë** garanton më pak akumulim çmërsi për të penguar përcjellshmërinë termike, prandaj ngrohësi e ruan performancën e vet për më shumë kohë dhe është më rezistent.

Performancë afatgjatë

* Numri i aplikimit për patentë: 10-2012-0029920 në Kore, Kinë, Evropë, SHBA. ** Testuar në Ceramic Heater + krahasuar me ngrohësin origjinal të Samsung WF60F4E0N0W/ET, bazuar në testimin e pavarur me ndryshim peshe në ujë të fortë.

  • 9.0 kg Kapaciteti i larjes (kg)
  • A Klasifikimi i efikasitetit të energjisë
  • Po Teknologjia me flluska
  • 600x850x600 mm Përmasat neto (GjxLxTh)

Manuali i përdorimit dhe shkarkimet

Si mund të stivoset

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.