Njihuni me funksionet dhe pjesët e pastrimit në makinën larëse me mbushje nga përpara

Mirëmbajtja e rregullt siguron një funksionim të rregullt. Krahas kësaj, ndihmon që teshat e lara të mos kontaminohen me baktere apo me erë të keqe. Lexoni udhëzimet e mëposhtme se si ta mbani shumë më të pastër e më të shëndetshme makinën larëse.

Funksioni i pastrimit të kazanit në makinën larëse me mbushje nga përpara

Makinat larëse Samsung me mbushje nga përpara kanë funksione efektive të pastrimit të kazanit të cilat janë ECO DRUM CLEAN dhe ECO DRUM CLEAN+, për të larguar pluhurin dhe bakteret nga kazani i brendshëm. Pasi përfundon një cikël i caktuar larjesh, makina larëse do t’ju kujtojë me një dritë pulsuese në panelin e komandimit, për të pastruar kazanin.

përdorimi i funksionit eco drum clean

Shënim:

  • Pamja faktike e panelit të komandimit mund të ndryshojë në varësi të modelit që keni.
  • Kjo pamje është thjesht një shembull në gjuhën angleze por ekziston edhe në gjuhën e vendit tuaj.
Funksioni ECO DRUM CLEAN

Funksioni ECO DRUM CLEAN ndihmon në pastrimin automatik të makinës larëse, duke eliminuar mykun që mund ketë zënë pjesa e brendshme e kazanit. Rekomandohet që ta kryeni rregullisht këtë cikël, për ta pastruar kazanin e për të larguar prej tij bakteret. Ky cikël e nxeh ujin në temperaturën 60 °C deri në 70 °C dhe largon pluhurin e akumuluar nga guarnicioni prej gome i derës së makinës larëse.
 

Praktikisht, mund ta pastroni kazanin e makinës larëse pa përdorur detergjent nëse përdorni ciklin ECO DRUM CLEAN.

Si ta përdorni funksionin ECO DRUM CLEAN

Hapi 1. Shtypni butonin Power (ndezja).

Hapi 2. Përzgjidhni programin në ECO DRUM CLEAN panelin e komandimit.

Hapi 3. Mbylleni kapakun dhe shtypni butonin Start/Pause (Start/Pauzë).

Shënim : MOS PËRDORNI detergjent të zakonshëm për larjen e teshave në ciklin ECO DRUM CLEAN dhe ECO DRUM CLEAN+.

Funksioni ECO DRUM CLEAN+

Krahas mbajtjes të pastër të makinës larëse, funksioni ECO DRUM CLEAN+ e përmirëson funksionimin e saj, e pakëson nevojën për riparime të panevojshme dhe ia zgjat jetën, njësoj si edhe cikli ECO DRUM CLEAN. Mund ta pastroni kazanin edhe pa një solucion larës.
 

Indikatori i cili ju kujton për ciklin ECO DRUM CLEAN+ pulson në panelin e komandimit një herë në çdo 40 larje. (Këshillohet ta përdorni rregullisht ciklin ECO DRUM CLEAN+. Nëse bie alarmi, pastroni edhe filtrin e papastërtive.)

Si ta përdorni ECO DRUM CLEAN+

Hapi 1. Shtypni butonin Power për ta ndezur makinën larëse.

Hapi 2. Rrotullojeni përzgjedhësin e ciklit në programin ECO DRUM CLEAN+.

Hapi 3. Mbani të shtypur butonin Start/Pause deri sa të fillojë programi.

përdorimi i funksionit eco drum clean plus

Shënim:

  • Pamja faktike e panelit të komandimit mund të ndryshojë në varësi të modelit që keni.
  • Kjo pamje është thjesht një shembull në gjuhën angleze por ekziston edhe në gjuhën e vendit tuaj.

Kujdes

  • Mund ta pastroni kazanin e makinës larëse pa përdorur solucion larës nëse përdorni ciklin ECO DRUM CLEAN. (MOS PËRDORNI detergjent të zakonshëm për larjen e teshave me funksionin ECO DRUM CLEAN dhe ECO DRUM CLEAN+.)
  • Mbetjet kimike në kazan mund të dëmtojnë teshat ose kazanin e makinës larëse. 
  • Gjithashtu, mos e përdorni kurrë ciklin ECO DRUM CLEAN+ nëse brenda makinës larëse ka tesha. Kjo mund t’i dëmtojë teshat ose makinën larëse.

Mbi funksionin kujtues për ECO DRUM CLEAN+

  • Në varësi të modelit, makina larëse ju kujton për ECO DRUM CLEAN+ ose me anë të një ikone ose me anë të një drite LED. 
  • Në rastin e ikonës, ndizet një ikonë në panelin e komandimit. 
  • Në rastin e dritës LED, ndizet drita LED përbri ECO DRUM CLEAN+ ose në fushën e opsioneve të panelit të komandimit. 
  • Indikatori i cili ju kujton për ciklin ECO DRUM CLEAN+ pulson në panelin e komandimit një herë në çdo 40 larje. Këshillohet ta përdorni rregullisht ciklin ECO DRUM CLEAN+. 
  • Kur ta shihni këtë indikator duke pulsuar për herë të parë, mund ta shpërfillni për 6 larje radhazi. Por, duke filluar nga larja e shtatë, indikatori nuk pulson më. AI do të shfaqet përsëri pas raundit të dytë prej 40 larjesh.
  • Edhe pasi përfundon procesi i fundit, mund të qëndrojë mesazhi 0. 
  • Mund ta regjistroni numrin aktual të ciklit ECO DRUM CLEAN+ duke shtypur butonin Power. Kjo nuk e ndalon dhe as a fik makinën larëse, por shënon numrin e ciklit. 
  • Edhe nëse nuk zhduket numri 0, makina larëse funksionon normalisht. 
  • Rekomandohet ta përdorni rregullisht këtë cikël, për arsye të higjienës.

Mësoni për pjesët që duhen pastruar në makinën larëse

pamje e përgjithshme e makinës larëse me mbushje nga përpara

Shënim : Pamja faktike e makinës larëse mund të ndryshojë në varësi të modelit.

Udhëzues pastrimi për guarnicionin e derës

Duhet kontrolluar guarnicioni prej gome i instaluar në grykën e kazanit të makinës larëse. Kjo sepse ka shumë raste kur zë myk për shkak të akumulimit të ujit në guarnicionin prej gome. Pasi ta pastroni guarnicionin prej gome me një furçë të butë dhe me një pecetë kuzhine, duhet ta lini hapur pjesën e brendshme të derës së makinës larëse derisa të thahet uji.

  • Hapni derën e makinës larëse dhe hiqni teshat apo artikujt e tjerë që mund të jenë brenda kazanit të makinës larëse.
  • Kontrolloni me imtësi guarnicionin ngjyrë gri i cili ndodhet midis kasës së derës dhe kazanit për të parë mos ka njolla.
  • Tërhiqeni nga vetja palën e guarnicionit për t’i kontrolluar të gjitha vendet nën të dhe për të parë mos ka sende.
  • Fshijeni sipërfaqen e guarnicionit me një furçë të butë, me një pecetë kuzhine apo me një leckë të njomë.
  • Nëse duhet ta pastroni me detergjent, ju lutemi, përzieni detergjent zbardhues të lëngshëm me bazë klori në ujë të ngrohtë nga rubineti.
  • Fshijeni sipërfaqen e guarnicionit me solucionin e holluar, duke përdorur një leckë të njomë.
  • Pasi ta keni pastruar sipërfaqen e guarnicionit, fshijeni sipërfaqen me një leckë të thatë dhe lëreni të thahet.
pastrimi i guarnicionit të derës së makinës larëse

Shënim :

  • Vishni doreza gome kur të pastroni për periudha të gjata dhe lexoni udhëzimet e prodhuesit të solucionit zbardhues se si ta përdorni siç duhet.
  • Guarnicioni i derës mund të deformohet nëse përdorni zbardhuesin me klor apo detergjentë të tjerë për të pastruar derën.
Pastrimi i sirtarit të detergjentëve

Hapi 1. Duke mbajtur të ulur poshtë levën e shkëputjes që ndodhet brenda sirtarit, hapeni sirtarin duke e tërhequr.

mbani ulur levën e sirtarit dhe hapeni

Hapi 2. Pastrojini me ujë të rrjedhshëm pjesët përbërëse të sirtarit, duke përdorur një furçë të butë.

pastroni pjesët përbërëse të sirtarit

Hapi 3. Pastrojeni folenë e sirtarit, duke përdorur një furçë të butë.

pastroni folenë e sirtarit

Hapi 4. Rifutni enën e detergjentit të lëngshëm brenda sirtarit. Shtyjeni sirtarin për ta mbyllur.

rifutni enën e detergjentit brenda sirtarit

Shënim: 

  • Pamja faktike e sirtarit të detergjentëve mund të ndryshojë në varësi të modelit që keni.
  • Për ta larguar detergjentin e mbetur, aktivizoni programin RINSE+SPIN (Shpëlarje plus Shtrydhje) me kazan të zbrazët.
Si ta pastroni filtrin prej rrjete të zorrës së ujit

Për të parandaluar probleme me furnizimin me ujë apo me largimin e ujit, rekomandohet ta pastroni filtrin prej rrjete të zorrës së ujit një herë ose dy herë në vit. Ka dy lloje filtrash në pajisje, njëri ndodhet brenda zorrës së ujit, ndërsa tjetri është filtri i papastërtive i cili ndodhet në pjesën e poshtme të makinës larëse.

Hapi 1. Zbërthejeni zorrën duke e zhvidhosur dhe nxirreni filtrin prej rrjete. 

zbërtheni zorrën duke e zhvidhosur dhe nxirrni filtrin prej rrjete

Hapi 2. Me një palë pinca, tërhiqni pa forcë filtrin prej rrjete nga fundi i zorrës.

tërhiqni pa forcë filtrin prej rrjete nga zorra

Hapi 3. Shpëlajeni me ujë. Krahas filtrit prej rrjete, pastroni edhe pjesën e brendshme dhe të jashtme të bashkuesit të filetuar.

shpëlani filtrin me ujë

Hapi 4. Shtyjeni filtrin për ta futur përsëri në vend.

shtyjeni filtrin për ta futur përsëri në vend

Hapi 5. Filetojeni përsëri zorrën për t’u bashkuar me makinën larëse.

bashkoni zorrën me makinën larëse duke e filetuar
Si ta pastroni filtrin e papastërtive

Këshillohet ta pastroni filtrin e papastërtive 5 ose 6 herë në vit, që të mos bllokohet.

Hapi 1. Hapni kapakun mbulues të filtrit të papastërtive. 

hapni kapakun mbulues të filtrit të papastërtive

Hapi 2. Hiqjani tapën e bardhë të kullimit zorrës së kullimit në raste urgjente dhe kullojeni ujin në një enë të përshtatshme.

hiq tapën e kullimit dhe kullo ujin

Hapi 3. Kur nga zorra ndihmëse e kullimit nuk kullon më ujë, hiqeni filtrin e papastërtive duke e rrotulluar në të kundërt të akrepave të orës dhe duke e tërhequr drejt vetes. 

pasi të ketë mbaruar kullimi i ujit hiqni filtrin e papastërtive duke e rrotulluar në të kundërt të akrepave të orës

Hapi 4. Pastrojeni filtrin e papastërtive me një furçë të butë.

pastroni filtrin e papastërtive me një furçë të butë

Hapi 5. Kontrollojeni dhe pastrojeni filtrin dhe pastaj rivendoseni në vend duke e shtyrë dhe duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të urës derisa të jetë fiksuar. Rivendosni tapën e zorrës së kullimit në raste urgjente dhe fiksojeni edhe atë në vend.

rivendoseni filtrin duke e shtyrë dhe rrotulluar në drejtim të akrepave të orës gjersa të jetë fiksuar

Hapi 6. Rivendosni kapakun duke e futur në vrimat në pjesën e poshtme të folesë së hapjes dhe duke e shtyrë ose duke e palosur për të hyrë në pjesën e sipërme.

rivendos kapakun

Shënim: 

  • Kapakun mbulues të filtrit të papastërtive mund ta hapni duke futur një monedhë ose një çelës në folenë mbi të dhe duke e shtyrë pa shumë forcë për ta hapur.
  • Përpara se ta hapni kapakun, vendosni një peshqir, pecetë apo tabaka nën të, në mënyrë të uji të mos e dëmtojë dyshemenë.

Faleminderit për komentin tuaj