Wireless Charger Duo

Zgjidhni ngjyrën tuaj

Ngjyra :

Lëreni telefonin në këllëf

Telefoni karikohet edhe ndërsa mbrohet. Karikimi mund të kalojë përmes këllëfëve Lightweight, prandaj nuk është nevoja që të lodheni për të hequr këllëfin — thjesht vendoseni dhe karikojeni.

*Kërkon që pajisja të vendoset në qendër të platformës së majtë dhe të bashkërenditet siç duhet me karikuesin. *Testet e karikimit janë kryer vetëm me produktet Samsung. *Trashësia mbi 3 mm e këllëfëve mund të shkaktojnë rënie të fuqisë në vat dhe prodhim nxehtësie, duke rezultuar në kohë më të gjatë karikimi. *Koha e karikimit mund të variojë sipas kushteve të karikimit dhe materialeve të këllëfit. *Rekomandohet që pajisja të vendoset në qendër.

Errësojeni për të fjetur mirë natën

Nuk është nevoja që ndriçimi t’ju shqetësojë gjumin e natës. Ndriçimi miqësor LED jo vetëm që ndryshon ngjyrën për të treguar statusin e karikimit të pajisjeve tuaja, ai mund të caktohet gjithashtu që të errësohet që të mos ju ndërpresë gjumin.

*Errësimi i dritës LED mund të kontrollohet vetëm përmes telefonit celular (nga seria Galaxy S10 dhe Note10 e tutje). *Programi i errësimit mund të caktohet në menunë Settings për të çaktivizuar Fast Wireless Charging në një moment specifik dhe për të errësuar ndriçimin LED.

Energji për të furnizuar pajisjet

Merrni karikimin që ju duhet me shpejtësi, falë mbëshetjes me 9W të Fast Charging. Kjo energji e baterisë është e përputhshme me përshtatësit e udhëtimit USB PD dhe Adaptive Fast Charging për ta ngritur pajisjen më lehtë.

*Fast Charging është i disponueshëm për smartfonë. Mbështet Galaxy Note5 dhe versione më të reja ose iPhone 8 dhe versione më të reja. *Shpejtësitë e karikimit mund të variojnë sipas pajisjes. Shpejtësia reale e karikimit mund të variojë gjithashtu sipas përdorimit, kushteve të karikimit dhe faktorëve të tjerë. *Pajisjet e përputhshme Apple me veçorinë e karikimit me valë mbështesin karikim të shpejtë deri në 7,5 W. *Përshtatësi USB Power Delivery (PD) dhe përshtatësi Adaptive Fast Charging (AFC) shiten secili veç. *Power Delivery (PD) dhe Adaptive Fast Charging (AFC) janë të dyja protokolle karikimi të shpejtë për pajisjet Samsung.

Galaxy Watches ndihen si në shtëpi

Karikojeni Galaxy Watch pa u lodhur me vendin e tij të dedikuar. Ky vend përmban një magnet të brendshëm në anën e djathtë, që siguron që ora të qëndrojë mirë në vend ndërsa e ulni poshtë.

*Mbështet vetëm pajisjet Galaxy Watch. *Nuk i mbështet produktet Galaxy Fit.

Funksionon mirë me të tjerat

Wireless Charger Duo është i përputhshëm me një gamë të gjerë pajisjesh. Karikoni me lehtësi një shumëllojshmëri pajisjesh të preferuara, nga telefoni deri tek ora.

*Mbështet karikimin për smartfonët me teknologjinë Qi, Galaxy Buds, Buds+, Buds Live, Galaxy Buds Pro, AirPods 2 dhe kufjet AirPods Pro, dhe orët inteligjente Galaxy Watch3, Active2 dhe Active.

Një karikues, dy pajisje

Karikoni njëkohësisht çiftin e preferuar të pajisjeve për t’i shijuar së bashku — qoftë kur ky është telefoni juaj dhe Galaxy Watch ose Galaxy Watch dhe kufjet. Gjatë natës, thjesht vendosini për t’i karikuar dhe do të jeni gati për të nesërmen.

*Shpejtësitë e karikimit mund të variojnë sipas pajisjes. Shpejtësia reale e karikimit mund të variojë sipas përdorimit, kushteve të karikimit dhe faktorëve të tjerë.

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.

* Imazh i dy telefonave Galaxy S21 Ultra 5G me kapakun Smart LED View dhe një telefon Galaxy S21+ 5G me kapakun Smart LED View të simuluar për qëllime ilustrimi.

* SmartTags ka rreze Bluetooth prej 120m. Performanca konkrete mund të ndryshojë në varësi të mjedisit ku përdoren.

* Imazh i Karikuesit me Valë në të bardhë dhe i Karikuesit me Valë Duo në të zi të simuluar për qëllime ilustrimi.