Prezantojmë telefonat e rinj Galaxy Z Fold7 dhe Z Flip7
Shpalos një përvojë krejtësisht të re me Galaxy Z Fold7 dhe Z Flip7. Me fuqinë e Galaxy AI në xhepin tënd, shumë detyra kryhen më shpejt dhe thjesht, duke çuar çdo gjë që bën në telefonat më të fundit me palosje të Samsung në një nivel tjetër. Në këtë udhëzues ne shpjegojmë çdo gjë që të duhet të dish për telefonat e rinj të hedhur në treg Galaxy Z Fold7 dhe Z Flip7, duke përfshirë veçoritë e tyre kyçe dhe specifikat kryesore për të cilat të kërkosh.
Galaxy Z Fold7
Njihu me dizajnin tonë më novator, Galaxy Z Fold7, të riprojektuar për të qenë Fold-i ynë më i hollë dhe më i lehtë ndonjëherë. Zbulo produktivitetin me përparimet më të fundit të Galaxy AI.
Galaxy Z Flip7
Mjeti yt i shprehjes së vetvetes, Galaxy Z Flip7, është më i hollë, më i fortë dhe më i lehtë se kurrë më parë. Shijo Galaxy AI dhe një kamerë të nivelit profesional 50 MP të gatshme për të fotografuar.
Fold - Flip: Cilin duhet të blej?
Secili telefon i ri në gamën e series Galaxy Z ka pikat e veta tërheqëse dhe zgjedhja e një Flip apo Fold do të përcaktohet nga mënyra se si do ta përdorësh telefonin, dhe cilat janë veçoritë më të rëndësishme për ty.
Nëse fotografia e cilësisë së lartë është për ty, kamera e pasme e jashtëzakonshme 200 MP e Galaxy Z Fold7 me objektiv ultra të gjerë 12 MP dhe objektiv zmadhimi 3x 10 MP është e pakrahasueshme për kapjen e detajeve në nivel profesional për çdo shkrepje.
Galaxy Z Fold7 është po ashtu një opsion shumë i mirë nëse po kërkon një përvojë spektakolare argëtimi, me ekranin e vet kryesor të madh prej 8 inç, i përsosur për lojtarët, punonjësit në lëvizje, si edhe për fanatikët e filmave.
Galaxy Z Flip7 është shoqëruesi yt ideal në madhësinë e xhepit, me krijimtari dhe stil në thelbin e vet, duke e bërë portën tënde personale për shprehjen e vetvetes. Do të të kenë zili të gjithë miqtë e tu për smartfonin tënd që përcakton tendencat, të pajisur me specifika mahnitëse.
Konfigurimi i kamerës së Galaxy Z Flip7 është fantastik, me një kamerë të pasme 50 MP, me objektiv ultra të gjerë 12 MP. Bëhu krijues me modalitetin Flex1 dhe provo disa kënde të reja për të krijuar fotografi vërtetë unike.
Galaxy Z Flip7 FE është një opsion shumë i mirë nëse po kërkon të provosh telefonin Samsung Flip për një çmim më të lirë se Galaxy Z Flip7.
Të tri modelet më të fundit të series Galaxy Z të mundësojnë akses në veçoritë më të fundit novatore të Galaxy AI2, duke bërë gjithçka më të lehtë dhe efikase, që nga rezervimet për darkë e deri te frymëzimi për veshjen.
- 1- Modaliteti Flex mbështetet në të gjitha këndet mes 75° dhe 115°.
- 2- Kërkohet identifikimi në Samsung account dhe lidhje me rrjetin.
-
Ekrani kryesor
-
Ekrani i kapakut
-
Kamera e pasme
-
Kamera e përparme
-
Rezistenca
-
Procesori
-
Hapësira ruajtëse
-
Memoria
-
Bateria
-
Karikimi
1- Vlerësimi IP48 i bazuar në kushtet laboratorike të testimit për zhytje deri në 1,5 metra në ujë të ëmbël për deri në 30 minuta. Nuk këshillohet të përdoret në plazh ose pishinë.
2- Corning® Gorilla® Glass Ceramic 2 është i vendosur në pjesën e përparme dhe të pasme të pajisjes.
3- Korniza mbrojtëse prej alumini nuk përfshin butonat e volumit dhe ata anësorë ose folenë e kartës SIM.
4- Corning® Gorilla® Glass Victus® 2 është i vendosur në pjesën e përparme dhe të pasme të pajisjes.
Çfarë përmasash kanë Galaxy Z Fold7 dhe Flip7?
Galaxy Z Fold7
Përmasat janë 143,2 mm x 158,4 mm x 4,2 mm kur është i shpalosur dhe 72,8 mm x 158,4 mm x 8,9 mm kur është i palosur. Peshon 215 g, 23 g më pak se paraardhësi i vet. Galaxy Z Fold 6 është 1,4 mm më i trashë kur është i shpalosur dhe 3,3 mm më i trashë kur është i palosur.
Galaxy Z Flip7
Përmasat janë 166,7 mm x 75,2 mm x 6,5 mm kur është i shpalosur dhe 85,5 mm x 75,2 mm x 13,7 mm kur është i palosur, me peshë 188 g. Galaxy Z Flip 6 është 0,4 mm më i trashë kur është i shpalosur dhe 1,2 mm më i trashë kur është i palosur.
Në çfarë ngjyrash ofrohen Flip7 dhe Fold7 e rinj?
Galaxy Z Fold7, Galaxy Z Flip7 dhe Galaxy Z Flip7 FE e rinj ofrohen në një gamë ngjyrash elegante.
Ngjyrat e Galaxy Z Fold7
Blu
E argjendtë
E zezë
Ngjyrat e Galaxy Z Flip7
Blu
E kuqe korali
E zezë
Galaxy Z Fold7: Cilat janë veçoritë kryesore?
Novatore, e fuqishme
Galaxy Z Fold7 është smartfoni më i hollë, më i lehtë dhe më rezistent deri më tani në serinë e telefonave me palosje Samsung, peshon më pak se një çokollatë e madhe. Me avancimet më të fundit të Galaxy AI1 dhe Google Gemini2, së bashku me kamerën kryesore revolucionare 200 MP, Galaxy Z Fold7 ofron qartësi të nivelit të lartë në çdo shkrepje.
Ekrani i madh Infinity Flex 8 inç i telefonit është i përsosur për të parë pa ndërprerje shfaqjet e tua të preferuara televizive, ndërsa One UI 8.0 e bën kryerjen e shumë detyrave njëkohësisht me Galaxy AI1 më të thjeshtë se kurrë më parë. Qëndro sipas programit pa qenë nevoja ta hapësh telefonin, falë Now Brief1 dhe Now Bar1 të Galaxy AI në ekranin e kapakut.
Kamera 200 MP garanton cilësi të përsosur në nivel pikselash çdo herë dhe përmbush standardin e pakrahasueshëm të vendosur nga Galaxy S25 Ultra. Kamera e re 12 MP Ultra Wide me fokusim automatik dhe kamera me zmadhim optik 3x 10 MP të bën pjesë të ngjarjes pa humbur cilësinë.
Pamja ultra e hollë dhe ikonike e Galaxy Z Fold7 është një karakteristikë tërheqëse, por nuk bëhet kompromis me performancën ose jetëgjatësinë e baterisë; nuk është asgjë më pak se ultra e fuqishme. Përmban një bateri 4400 mAh3 për t'u siguruar se maratonat e lojërave të mos ndërpriten, së bashku me procesorin Qualcomm Snapdragon 8 Elite për Galaxy, për t'u siguruar se çdo gjë funksionon siç duhet.
- 1- Kërkohet identifikimi në Samsung Account dhe lidhje me rrjetin.
- 2- I përputhshëm vetëm me gjuhët e zgjedhura. Kërkohet identifikimi në llogarinë e Google dhe lidhje me rrjetin. Google dhe Gemini janë marka tregtare të Google LLC. Për disa veçori të caktuara të AI kërkohet identifikim në Samsung Account.
- 3- Vlera tipike e testuar në kushtet laboratorike të palëve të treta. Kapaciteti nominal minimal i Galaxy Z Fold7 është 4270 mAh
- 1- Kërkohet identifikimi në Samsung Account dhe lidhje me rrjetin.
- 2- I përputhshëm vetëm me gjuhët e zgjedhura. Kërkohet identifikimi në llogarinë e Google dhe lidhje me rrjetin. Google dhe Gemini janë marka tregtare të Google LLC. Për disa veçori të caktuara të AI kërkohet identifikim në Samsung Account.
- 3- Vlera tipike e testuar në kushtet laboratorike të palëve të treta. Kapaciteti nominal minimal i Galaxy Z Fold7 është 4270 mAh
AI për fotografi të përsosura
Kamera 200 MP garanton cilësi të përsosur në nivel pikselash çdo herë dhe përmbush standardin e pakrahasueshëm të vendosur nga Galaxy S25 Ultra. Kamera e re 12 MP Ultra Wide me fokusim automatik dhe kamera me zmadhim optik 3x të bën pjesë të ngjarjes pa humbur cilësinë.
Pamja ultra e hollë dhe ikonike e Galaxy Z Fold7 është një karakteristikë tërheqëse, por nuk bëhet kompromis me jetëgjatësinë e baterisë; nuk është asgjë më pak se ultra e fuqishme. Përmban një bateri 4400 mAh1 për t'u siguruar se maratonat e lojërave të mos ndërpriten, së bashku me procesorin Snapdragon® 8 Elite për Galaxy, për t'u siguruar se çdo gjë funksionon siç duhet.
1- Vlera tipike e testuar në kushtet laboratorike të palëve të treta. Kapaciteti nominal minimal i Galaxy Z Fold7 është 4270 mAh
1- Vlera tipike e testuar në kushtet laboratorike të palëve të treta. Kapaciteti nominal minimal i Galaxy Z Fold7 është 4270 mAh
Galaxy Z Flip7: Cilat janë veçoritë kryesore?
Fuqi për t'u mbajtur në xhep
Novacioni nuk përfundon këtu; Galaxy Z Flip7 është gjithashtu më i hollë, më i fortë dhe më i lehtë se kurrë më parë. Ekrani i ri Infinity FlexWindow 4,1 inç nga cepi në cep me kornizë 70% më të hollë duket mahnitës, duke të të mbajtur në lëvizje dhe të lidhur nëpërmjet Galaxy AI me zë1 dhe Google Gemini2 edhe kur telefoni është i mbyllur. Ekrani kryesor masiv prej 6,9 inç i Galaxy Z Flip 7 bën çdo gjë të duket më e madhe se në realitet, nga shkëmbimi i mesazheve e deri te transmetimi i drejtpërdrejtë.
Kap selfie të pabesueshme me kamerën e pasme 50 MP dhe shfrytëzo ProVisual Engine të gjeneratës tjetër për të përmirësuar Nightography dhe fotografinë portret. Plus, përdor veçoritë e Galaxy AI duke përfshirë Best Face3 dhe Photo Assist1 për të krijuar shpejt versionin më të mirë të fotografive të tua për rrjetet e tua sociale.
Galaxy Z Flip7 mund të duket i vogël në xhep por ka fuqi dhe performancë të lartë, me bateri 4300 mAh4 për të të shërbyer gjithë ditën. Procesori Exynos 2500 nënkupton se lojërat gjithëpërfshirëse dhe transmetimi i filmave në 4K nuk do të ndërpriten.
- 1- Kërkohet identifikimi në Samsung Account dhe lidhje me rrjetin.
- 2- I përputhshëm vetëm me gjuhët e zgjedhura. Kërkohet identifikimi në llogarinë e Google dhe lidhje me rrjetin. Google dhe Gemini janë marka tregtare të Google LLC. Për disa veçori të caktuara të AI kërkohet identifikim në Samsung Account.
- 3- Duhet të aktivizohet Motion Photo. Ndërfaqja aktuale e përdoruesit mund të ndryshojë. Kërkohet identifikimi në Samsung Account.
- 4- Vlera tipike e testuar në kushtet laboratorike të palëve të treta. Kapaciteti nominal minimal i Galaxy Z Flip7 është 3900 mAh.
- 1- Kërkohet identifikimi në Samsung Account dhe lidhje me rrjetin.
- 2- I përputhshëm vetëm me gjuhët e zgjedhura. Kërkohet identifikimi në llogarinë e Google dhe lidhje me rrjetin. Google dhe Gemini janë marka tregtare të Google LLC. Për disa veçori të caktuara të AI kërkohet identifikim në Samsung Account.
- 3- Duhet të aktivizohet Motion Photo. Ndërfaqja aktuale e përdoruesit mund të ndryshojë. Kërkohet identifikimi në Samsung Account.
- 4- Vlera tipike e testuar në kushtet laboratorike të palëve të treta. Kapaciteti nominal minimal i Galaxy Z Flip7 është 3900 mAh.
Kape me Flip
Kap selfie të pabesueshme me kamerën e pasme 50 MP dhe shfrytëzo ProVisual Engine të gjeneratës tjetër për të përmirësuar Nightography dhe fotografinë portret. Plus, përdor veçoritë e Galaxy AI1 duke përfshirë Best Face2 dhe Photo Assist1 për të krijuar shpejt versionin më të mirë të fotografive të tua për rrjetet e tua sociale.
Galaxy Z Flip7 mund të duket i vogël në xhep por ka fuqi dhe performancë të lartë, me bateri 4300 mAh3 për të të shërbyer gjithë ditën. Procesori Exynos 2500 nënkupton se lojërat gjithëpërfshirëse dhe transmetimi i filmave në 4K nuk do të ndërpriten.
- 1- Kërkohet identifikimi në Samsung Account dhe lidhje me rrjetin.
- 2- Duhet të aktivizohet Motion Photo. Ndërfaqja aktuale e përdoruesit mund të ndryshojë. Kërkohet identifikimi në Samsung Account.
- 3- Vlera tipike e testuar në kushtet laboratorike të palëve të treta. Kapaciteti nominal minimal i Galaxy Z Flip7 është 3900 mAh.
- 1- Kërkohet identifikimi në Samsung Account dhe lidhje me rrjetin.
- 2- Duhet të aktivizohet Motion Photo. Ndërfaqja aktuale e përdoruesit mund të ndryshojë. Kërkohet identifikimi në Samsung Account.
- 3- Vlera tipike e testuar në kushtet laboratorike të palëve të treta. Kapaciteti nominal minimal i Galaxy Z Flip7 është 3900 mAh.
Hidhi një sy gamës
Sa rezistentë janë telefonat e palosshëm të Samsung?
Telefonat e rinj të gamës Galaxy Z Series janë më rezistentë se kurrë më parë, pavarësisht përmasave të tyre më të holla se modelet e mëparshme.
Galaxy Z Fold7 është i ndërtuar me Corning® Gorilla® Glass Ceramic 21 dhe ka një kornizë mbrojtëse të avancuar alumini2 për ta mbrojtur nga përplasjet dhe gërvishtjet. Gjithashtu, ka një vlerësim IP483 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit, që do të thotë se është i certifikuar për zhytje deri në 1,5 metra në ujë të ëmbël për deri në 30 minuta. Prandaj, nuk ka nevojë për panik nëse e lë telefonin tënd në xhep kur hidhesh në lumë apo liqen, plus mund të bësh fotografi të bukura nën ujë. Megjithatë, ki kujdes në det dhe në pishina, pas vlerësimi IP48 nuk i mbulon këto lloje të ujërave.
Edhe Galaxy Z Flip7 ka mbrojtjen IP483, ndërsa Armor Flex Hinge i tij është përforcuar me mbrojtëse të avancuar alumini, që do të thotë se është ndërtuar për t'i rezistuar shenjave nga përdorimi i përditshëm.
- 1- Corning Gorilla Glass Ceramic 2 është i vendosur në pjesën e përparme të pajisjes.
- 2- Korniza mbrojtëse e avancuar prej alumini nuk përfshin butonat e volumit dhe ata anësorë ose folenë e kartës SIM.
- 3- Vlerësimi IP48 i bazuar në kushtet laboratorike të testimit për zhytje deri në 1,5 metra në ujë të ëmbël për deri në 30 minuta. Nuk këshillohet të përdoret në plazh ose pishinë.
Cilat veçori të Galaxy AI janë të disponueshme në serinë Z të smartfonëve?
Modelet e reja të serisë Z vijnë të kompletuar me veçoritë e Galaxy AI1, për ta thjeshtuar jetën tënde:
• Ji në kontroll të programit edhe kur Galaxy Z Flip7 ose Z Fold7 të mbyllet, duke përdorur Now Brief1 dhe Now Bar1. Shiko mbledhjet, takimet dhe ngjarjet e ardhshme sportive dhe rezultatet e tyre në një vend, pa qenë nevoja të navigosh mes shumë aplikacioneve.
• Për fotografi, Best Face2 sigurohet që asnjë të mos i ketë sytë e mbyllur në fotografitë e tua, ndërsa Photo Assist3 e bën modifikimin profesional të thjeshtë për këdo.
• Përdor Galaxy AI1 dhe Google Gemini4 për t'iu përgjigjur menjëherë pyetjeve të tua ose për të kryer veprime përmes shumë aplikacioneve me anë të një komande zanore. Për shembull, kërkoi telefonit "Gjej disa restorante italiane me tavolina jashtë që pranojnë kafshë shtëpiake dhe dërgoja Lukës" dhe ai do ta kryejë kërkesën nga fillimi në fund.
- 1- Kërkohet identifikimi në Samsung Account dhe lidhje me rrjetin.
- 2- Duhet të aktivizohet Motion Photo. Ndërfaqja aktuale e përdoruesit mund të ndryshojë. Kërkohet identifikimi në Samsung Account.
- 3- Kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account.
- 4- Përputhet vetëm me gjuhët e zgjedhura. Kërkohet identifikimi në llogarinë e Google dhe lidhje me rrjetin. Google dhe Gemini janë marka tregtare të Google LLC. Për disa veçori të caktuara të AI kërkohet identifikim në Samsung Account.