Lajme lokale

Njihuni me serinë Samsung Galaxy Tab S11: Gjithçka që prisni nga një tablet premium

Seria Galaxy Tab S11 sjell veçoritë më të fundit të Galaxy AI dhe një përvojë edhe më të fuqishme me Samsung DeX, tableta të hollë dhe të lehtë, të krijuar për produktivitet pa mundim
• AI e avancuar dhe S Pen i ridizajnuar: One UI 8 mundëson ndërveprime më natyrale dhe intuitive, ndërsa S Pen i ridizajnuar ofron më shumë rehati dhe kontroll si për shkrim ashtu edhe për vizatim, duke u dhënë përdoruesve një nivel të ri krijimtarie dhe produktiviteti.
• Multitasking më inteligjent me Samsung DeX: Modaliteti i ri Extended Mode e shndërron Galaxy Tab S11 Ultra dhe një monitor të jashtëm në një konfigurim të vërtetë me dy ekrane, ndërkohë që përdoruesit mund të krijojnë deri në katër hapësira pune të personalizuara për nevoja të ndryshme.
• Elegant dhe i fuqishëm: Me një procesor 3nm dhe dizajnin më të hollë të një tableti Samsung deri më sot, Galaxy Tab S11 Ultra ofron performancë të shpejtë e të rrjedhshme në një format portativ.

04.09.2025

Tiranë, 4 shtator 2025 – Samsung Electronics sot prezantoi Galaxy Tab S11 Ultra dhe Galaxy Tab S11, duke sjellë përvojën më inteligjente dhe më të avancuar të një tableti deri më sot. I fuqizuar nga Galaxy AI[1] më i fundit, tashmë i pasuruar me One UI 8[2] dhe aftësi të reja multimodale, Galaxy Tab S11 Ultra është tableti më i hollë Galaxy Tab deri tani, pa bërë kompromis në performancë, duke shkuar përtej një forme të hollë për të treguar çfarë mund të ofrojë një tablet premium. Së bashku, seria është ndërtuar për produktivitet pa mundim në lëvizje, duke kombinuar pajisje të nivelit profesional me përvoja të optimizuara për ekranin e madh.

 

Me Samsung DeX të përmirësuar dhe një S Pen të ridizajnuar, Galaxy Tab S11 Ultra mbështet multitasking të përqendruar dhe rrjedha pune pa ndërprerje, duke mundësuar gjithashtu shprehjen krijuese në një format elegant dhe portativ. Qoftë duke hedhur ide gjatë një takimi, duke përmbledhur shënime leksionesh apo duke vizatuar koncepte vizuale, Galaxy Tab S11 Ultra u jep përdoruesve fuqinë të bëjnë më shumë me më pak pengesa, kudo që ndodhen.

 

“Seria Galaxy Tab S11 ndërthur inovacionin e AI me harduerin e rafinuar për të ofruar një përvojë të vërtetë multitasking që pasqyron përvojën e thellë të Samsung në produktivitetin mobil,” tha Jay Kim, Zëvendës President Ekzekutiv dhe Drejtor i Zyrës së Përvojës së Klientit, Mobile eXperience Business në Samsung Electronics. “Me Galaxy AI më të fundit dhe aftësi të reja multimodale, këto tableta flagship ofrojnë efikasitetin përfundimtar – duke fuqizuar përdoruesit të punojnë, krijojnë dhe rrjedhin më natyrshëm në një ekran të madh dhe gjithëpërfshirës.”

 

Fuqizimi i detyrave të përditshme me AI të avancuar

 

Me One UI 8, seria Galaxy Tab S11 vendos AI multimodale në qendër, duke kuptuar çfarë përdoruesit shkruajnë, thonë dhe shohin, dhe duke iu përgjigjur në kohë reale me sugjerime të dobishme. Këto mjete ofrojnë një mënyrë më të rrjedhshme për të punuar, krijuar dhe për të qëndruar në rrjedhë në çdo detyrë.

Gemini Live[3] mundëson ndarjen e ekranit dhe inputin vizual në kohë reale, kështu që përdoruesit mund të kenë një bisedë natyrale me Gemini rreth asaj që po shikojnë. Qoftë përmbajtja në ekran apo një objekt që dikush dëshiron të tregojë duke drejtuar kamerën drejt tij, Gemini Live mund të përballojë pyetje dhe kërkesa kontekstuale duke parë atë që përdoruesi sheh. Për shembull, një përdorues në një klasë mund të ndajë lehtësisht shënimet e tij, pastaj të kërkojë nga Gemini të interpretojë një grafik ose të shpjegojë materialin e studimit dhe të përmbledhë informacionin kryesor.

• Duke shtypur dhe mbajtur të shtypur butonin anësor, përdoruesit mund të aktivizojnë Gemini dhe të kryejnë komanda nëpër aplikacione me një komandë të vetme. Për shembull, kur nuk ka kohë për të lexuar një artikull të gjatë, përdoruesit mund të ndajnë linkun me Gemini dhe të thonë: “Përmbledh këtë artikull dhe ruaje në Samsung Notes,” duke e bërë më të lehtë kapjen e informacionit më vonë. Kjo thjeshton veprimet komplekse dhe lejon përdoruesit të qëndrojnë në rrjedhën e tyre.

 

Seria Galaxy Tab S11 vjen e pajisur me mjete shtesë për produktivitet dhe krijimtari pamundimduke përfshirë gjithë paketën e veçorive Galaxy AI, të optimizuara për ekranin e madh.

• Përdoruesit mund të shndërrojnë skica të thjeshta në vizuale të pastërta me Drawing Assist[4], pastaj të përzgjedhin dhe vendosin imazhet[5] që kanë krijuar në Samsung Notes si pikënisje për ide të mëtejshme, e përsosur për brainstorming, planifikim vizual apo eksplorim krijues.

Writing Assist[6] ndihmon në përpunimin e tonit dhe stilit, duke lehtësuar përmirësimin e shkrimeve për të siguruar që ato përputhen me kuptimin e synuar para se t’i vendosin në email, dokument apo aplikacione të tjera.

• Gjatë multitasking, përdoruesit mund të mbajnë Galaxy AI afër si një overlay i lëvizshëm dhe i kompakt, i paraqitur në një pamje lundruese[7], duke u lejuar të përmbledhin përmbajtjen në ekran pa humbur fokusin.

Circle to Search[8] me Google tani është edhe më i dobishëm për marrjen e kontekstit dhe hulumtimit më të thelluar në gjithçka që përdoruesit shohin në ekranin e pajisjes. Përdoruesit mund të përkthejnë tekst në kohë reale teksa lëvizin dhe ndërveprojnë. Nga artikuj lajmesh te postimet në rrjetet sociale, përdoruesit do të shohin përkthime të menjëhershme në ekran të tekstit bazë në gjuhën e tyre të preferuar.

• Seria Galaxy Tab S11 vjen me S Pen të ridizajnuar, të krijuar si për punë të përqendruar, ashtu edhe për shprehje krijuese. Koka e re e penës në formë koni mundëson kënde më të mëdha të pjerrësisë për kontroll më të mirë, ndërsa dizajni gjashtëkëndor ofron një ndjesi më natyrale dhe ergonomike, të rehatshme dhe të qëndrueshme në dorë. Quick Tools[9] e bëjnë të lehtë përshtatjen në lëvizje gjatë vizatimit ose redaktimit me akses lundrues, ndërsa Sticky Note lejon përdoruesit të kapin menjëherë mendime ose detyra direkte mbi Samsung Notes, pa nevojën për të ndryshuar aplikacion gjatë rishikimit të dokumenteve.

 

Produktivitet në nivel maxmimal

 

Përveç Galaxy AI, Samsung DeX[10] i përmirësuar në serinë Galaxy Tab S11 fuqizon përdoruesit për të maksimizuar produktivitetin gjatë multitasking-ut në aplikacione të ndryshme, marrjes së shënimeve gjatë takimeve ose thjesht organizimit të ideve. Qoftë që jeni një dizajner që po krijon koncepte vizuale, apo një udhëtar i shpeshtë që planifikon një udhëtim nëpër aplikacione dhe ekrane të ndryshme, seria Galaxy Tab S11 ofron mbështetje në çdo hap, nga kërkimi dhe skicimi, deri te ndarja e rezultateve të përpunuara.

 

Përmirësimet më të fundit të Samsung DeX hapin mundësi produktiviteti në një nivel të ri, duke filluar me Extended Mode, i cili e shndërron Galaxy Tab S11 dhe një monitor të jashtëm në një konfigurim të qetë me dy ekrane. Samsung DeX funksionon në të dy ekranet njëkohësisht për multitasking më intuitiv dhe fleksibilitet më të madh, tani përdoruesit mund të tërheqin dhe vendosin aplikacione mes ekraneve ose të konsultojnë një dokument në një ekran ndërsa prezantojnë në tjetrin. Po ashtu, përdoruesit mund të krijojnë deri në katër hapësira pune të veçanta dhe të personalizuara për nevoja të ndryshme. Për shembull, një hapësirë mund të jetë e dedikuar për punë, një tjetër për projekte krijuese dhe një e tretë për planifikimin e një udhëtimi.

 

Me Samsung DeX të përmirësuar, përdoruesit mund të krijojnë një mjedis pune të plotë nga pothuajse kudo, qoftë duke u lidhur me një TV në dhomën e takimeve për një prezantim, apo duke bërë përfundimet e fundit në një dokument pune në ambientet e aeroportit para nisjes për pushime.

 

Kombinuar me Book Cover Keyboard Slim, seria Galaxy Tab S11 transformohet lehtësisht në një stacion pune mobil të personalizuar, me akses të menjëhershëm te asistentët AI përmes Galaxy AI Key të dedikuar.

 

Krijuar për performancë, ndërtuar për lëvizje

 

Seria Galaxy Tab S11 ofron performancën më të avancuar deri më sot, me harduer të përparuar dhe vizualizime të jashtëzakonshme, të gjitha në një dizajn të hollë dhe portativ. Për herë të parë në serinë S11, Samsung sjell procesorin 3nm të përmirësuar, që garanton përpunim më të shpejtë, multitasking më të rrjedhshëm dhe veçori AI më të përgjegjshme. Galaxy Tab S11 Ultra shënon përmirësime performancë 33% në NPU, 24% në CPU dhe 27% në GPU[11], ndërsa bateria e fuqishme[12] dhe menaxhimi efikas termik sigurojnë përdorim të qëndrueshëm për punë, krijimtari dhe çdo aktivitet tjetër.

 

Performanca e jashtëzakonshme e shoqëruar me dizajn të qëllimshëm reflekton inovacionin e harduerit të Samsung, pajisje ultra-të holla, të lehta, por të fuqishme, të gatshme për çdo sfidë të përditshme. Galaxy Tab S11 Ultra ka një ndërtim vetëm 5.1 mm[13], me korniza të ngushta 5.2 mm[14] që zgjasin hapësirën e ekranit pa komprometuar portativitetin. Në të dy modelet, ekranet Dynamic AMOLED 2X ofrojnë deri në 1600 nits ndriçim maksimal[15], duke siguruar pamje të qarta dhe të gjalla, brenda ose jashtë ambienteve, për t’i mbajtur përdoruesit të fokusuar kudo që punojnë.

 

Mjete që përshtaten me stilin e punës së përdoruesve

 

Seria Galaxy Tab S11 e bën të lehtë fillimin e punës ose projekteve krijuese me një gamë të gjerë aplikacionesh të palëve të treta[16]. Përdoruesit kanë akses të thjeshtë në Goodnotes[17], Clip Studio Paint[18], LumaFusion[19] dhe Notion[20], duke mbështetur gjithçka, nga skicimi dhe shënimet, te planifikimi fleksibël i projekteve. Përdoruesit e Galaxy përfitojnë gjithashtu nga avantazhe ekskluzive, me oferta speciale që e bëjnë më të lehtë eksplorimin e këtyre mjeteve premium, punën më inteligjente dhe zhvillimin e potencialit krijues. Goodnotes ofron version 1-vjeçar falas, Clip Studio Paint ka një provë 6-mujore falas me 20% zbritje në abonimin e parë, LumaFusion ofron 66% zbritje dhe një muaj falas me Creator Pass. Notion vjen me një muaj provë falas të planit Plus me Notion AI, duke ofruar fleksibilitet shtesë për shkrim, planifikim dhe organizim.

 

Përveç këtyre aplikacioneve, përdoruesit mund të eksplorojnë një gamë më të gjerë opsionesh që mbështesin nevoja të ndryshme. Noteshelf 3[21] ofron layout-e të personalizueshme për kapjen dhe organizimin e ideve. ArcSite[22] fuqizon përdoruesit me mjete precize për të kthyer skica krijuese në layout-e CAD. Sketchbook siguron një hapësirë intuitive për ilustrim dhe art konceptual dhe Picsart[23] lejon krijuesit të japin jetë imagjinatës së tyre përmes mjeteve të dizajnit me AI. Qoftë që përdoruesit po punojnë në portofol kreativ apo duan të rrisin produktivitetin, këto mjete janë të dizajnuara për të thjeshtuar detyrat e përditshme dhe për të optimizuar rrjedhën e punës.

 

Duke qenë tableti i parë Galaxy që vjen me One UI 8, seria Galaxy Tab S11 ofron një përvojë më të rrjedhshme dhe inteligjente me AI. One UI 8 do të zgjerohet edhe në gjeneratat e mëparshme të pajisjeve Galaxy, përfshirë serinë Galaxy Tab S10, duke filluar nga muaji tetor[24].

 

Disponueshmëria

 

Seria Galaxy Tab S11 do të jetë e disponueshme duke filluar nga data 4 shtator në tregje të përzgjedhura dhe do të ofrohet në dy ngjyra[25]: gri dhe argjend.

 

Për më shumë informacion rreth serisë Galaxy Tab S11, vizitoni: Samsung Newsroom, SamsungMobilePress.com dhe Samsung.com.

 

 

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.

 

 

Specifikat

 

Galaxy Tab S11 Ultra (14.6-inch)

Galaxy Tab S11 (11-inch)

Përmasat*

208.5 X 326.3 X 5.1 mm

165.3 X 253.8 X 5.5 mm

*Saktësia e numrave mund të ndryshojë në varësi të matjeve të përdorura.

Pesha*

692 g (Wi-Fi), 695 g (5G)

469 g (Wi-Fi), 471 g (5G)

*Pesha mund të ndryshojë në varësi të tregut.

OS*

Android 16.0

One UI 8

Ekrani

14.6”[26], 2960 x 1848

11.0”[27], 2560 x 1600

120 Hz, Dynamic AMOLED 2X

+ Anti Reflection

120 Hz, Dynamic AMOLED 2X

Peak 1600 nit / HBM 1000 nit

Peak 1600 nit / HBM 1000 nit

AP

MediaTek Dimensity 9400+

*Specifikimet mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe/ose tregut.

Kamera

Pjesa e pasme

13 MP + 8 MP Ultra Wide

13 MP

E përpara

12 MP Ultra Wide

12 MP Ultra Wide

Lidhja*

5G (Sub-6), Wi-Fi 7

5G (Sub-6), Wi-Fi 6E

*Shpejtësia aktuale mund të ndryshojë në varësi të tregut, operatorit dhe mjedisit të përdoruesit. Disponueshmëria e Wi-Fi 7 mund të ndryshojë për shkak të versionit të sistemit operativ, tregut, vendndodhjes, kushteve të rrjetit dhe faktorëve të tjerë. Nevojiten routerë rrjeti pa tel Wi-Fi 7, të cilët shiten veçmas.

Ngjyrat

Gri, argjendtë

Memoria & Hapësirat

16 GB + 1 TB

12 GB + 512 GB

12 GB + 256 GB

MicroSD up to 2 TB

12 GB + 512 GB

12 GB + 256 GB

12 GB + 128 GB

MicroSD up to 2 TB

Audio

Katër altoparlantë

S Pen

S Pen (BLE nuk mbështetet) In-box

Qëndrueshmëri

IP68[28], Armor AL

SIM

Dual SIM (1 Physical + 1 eSIM)

Seguria

Fingerprint on Display (FOD)

Bateria / Karikimi

11,600 mAh / 45 W

8,400 mAh / 45 W

*Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e vlerësuar duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterisë midis mostrave të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar (minimum) është 11,374 mAh për Galaxy Tab S11 Ultra dhe 8,160 mAh për Galaxy Tab S11.

**Bazuar në kushtet e testimit të brendshëm laboratorik të Samsung me versionin para-lëshues të modelit të dhënë të lidhur me kufje nëpërmjet Bluetooth në cilësimet fillestare mbi LTE.

**Shpejtësia e karikimit të shpejtë mund të ndryshojë në varësi të kushteve të karikimit dhe faktorëve të tjerë. Rekomandohet përdorimi i kabllit origjinal të të dhënave Samsung.

Aksesorë

Book Cover Keyboard Slim

Book Cover

Frame Cover

Anti-Reflecting Screen Protector (Add-On)

 

 

*Specifikimet mund të ndryshojnë sipas tregut.

*Gjithë funksionaliteti, veçoritë, specifikimet dhe informacioni tjetër mbi produktin i dhënë në këtë dokument, duke përfshirë, por pa u kufizuar te përfitimet, dizajni, çmimi, komponentët, performanca, disponueshmëria dhe aftësitë e produktit, mund të ndryshojnë pa paralajmërim.

[1] Hyrja në Llogarinë Samsung mund të kërkohet për të përdorur disa funksione të IA-së. Samsung nuk jep asnjë premtim, siguri ose garanci në lidhje me saktësinë, plotësinë ose besueshmërinë e rezultateve të ofruara nga funksionet e IA-së. Disponueshmëria e funksioneve të IA-së së Galaxy mund të ndryshojë në varësi të rajonit/vendit, versionit të OS/One UI, modelit të pajisjes dhe operatorit të telefonit.
[2] Disa funksione mund të kërkojnë një lidhje rrjeti dhe/ose hyrje në Llogarinë Samsung. Disponueshmëria e funksioneve të mbështetura brenda aplikacioneve mund të ndryshojë në varësi të vendit.
[3] Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë në varësi të vendit, gjuhës, modelit të pajisjes. UX/UI aktual mund të ndryshojë. Kërkon lidhje interneti. Funksionon në aplikacione dhe sipërfaqe të pajtueshme. Rezultati mund të ndryshojë në varësi të përputhjeve vizuale. Përdoruesi mund të ketë nevojë të përditësojë Android në versionin më të fundit. Google është markë tregtare e Google LLC.
[4] Funksioni i Ndihmës për Vizatim kërkon një lidhje rrjeti dhe hyrje në llogarinë Samsung. Një filigran i dukshëm mbivendoset në rezultatin e imazhit pas ruajtjes për të treguar se imazhi është gjeneruar nga IA. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar nuk është e garantuar.
[5] Disponueshmëria mund të ndryshojë në aplikacione, sipërfaqe dhe faktorë të tjerë të pajtueshëm.
[6] Writing Assist kërkon një lidhje rrjeti dhe hyrje në llogarinë Samsung. Duhet të përmbushen kërkesat e gjatësisë për të aktivizuar funksionin. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë në varësi të gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
[7] Mbështetet vetëm në Samsung Notes dhe Samsung Internet.
[8] I disponueshëm në pajisje të zgjedhura dhe kërkohet lidhje interneti. Funksionon në aplikacione dhe sipërfaqe të pajtueshme. Rezultati mund të ndryshojë në varësi të përputhjeve vizuale. Kontrolloni përgjigjet për saktësi.
[9] Aktualisht mbështetet vetëm në PENUP dhe Samsung Notes, UI mund të ndryshojë në varësi të aplikacioneve.
[10] Lidhja pa tel Samsung DeX mbështetet vetëm me televizorë që mbështesin pasqyrimin e ekranit të tabletit Android (Miracast). Mund të ketë një ndryshim në performancë në varësi të specifikimeve të televizorit dhe mjedisit WiFi. Rekomandohet të përdoren televizorë inteligjentë Samsung të lançuar pas vitit 2019. Kur ndërroni midis ekraneve, disa aplikacione mund të rinisin për t'u përshtatur me ekranin e ri dhe të dhëna të caktuara në aplikacion mund të mos ruhen automatikisht. Sjellja mund të ndryshojë në varësi të aplikacionit dhe mënyrës se si ai trajton ndryshimet e ekranit ose të modalitetit.
[11] Shifrat e performancës së përmirësuar bazohen në një krahasim të Galaxy Tab S11 Ultra me Tab S10 Ultra. Performanca aktuale do të varet nga mjedisi i përdoruesit, kushtet dhe softueri dhe aplikacionet e parainstaluara.
[12] Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e vlerësuar duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterisë midis mostrave të baterisë të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti tipik është 11,600 mAh për Galaxy Tab S11 Ultra. Bazuar në kushtet e testimit të laboratorit të brendshëm të Samsung me versionin para-lëshues të modelit të dhënë të lidhur me kufje nëpërmjet Bluetooth në cilësimet fillestare mbi LTE.
[13] 5.5 mm në Galaxy Tab S11.
[14] 7.8 mm në Galaxy Tab S11.
[15] Seria Galaxy Tab S11 ka shkëlqim maksimal prej 1600 nits dhe shkëlqim të jashtëm prej 1000 nits në Modalitetin e Shkëlqimit të Lartë.
[16] Disponueshmëria e aplikacionit dhe kushtet e shërbimit mund të ndryshojnë sipas vendit dhe rajonit.
[17] Aplikacioni Goodnotes kërkon një shkarkim të veçantë nga Galaxy Store dhe vjen me një version të plotë falas 1-vjeçar. Pasi të mbarojë periudha e versionit të plotë falas, kërkohet një blerje shtesë për përdorim të vazhdueshëm. Disponueshmëria e aplikacionit dhe kushtet e shërbimit mund të ndryshojnë sipas vendit dhe rajonit.
[18] Kërkohet anëtarësim në Clip Studio Paint. Aplikacioni Clip Studio Paint vjen i parainstaluar në tregje të zgjedhura. Aplikacioni mund të shkarkohet nga Galaxy Store dhe vjen me një provë falas 6-mujore për përdoruesit e parë. Pasi të mbarojë periudha e provës falas, kërkohet abonim me pagesë për një plan përdorimi mujor ose vjetor për përdorim të vazhdueshëm. Një zbritje prej 20% është e disponueshme për abonimin e parë.
[19] Aplikacioni LumaFusion është i parainstaluar si cung, duke kërkuar që përdoruesit të klikojnë ikonën dhe të përfundojnë blerjen nga Galaxy Store. Të gjithë përdoruesit e pajisjeve Galaxy mund të marrin një zbritje prej 66% kur blejnë nga Galaxy Store dhe të marrin një abonim 1-mujor falas në Creator Pass. Promovimi i zbritjes prej 66% është i kufizuar deri më 30 nëntor 2026.
[20] Aplikacioni Notion kërkon një shkarkim të veçantë nga Galaxy Store dhe vjen me një provë falas 1-mujore të Plus&Notion AI për një hapësirë ​​pune të sapokrijuar në Notion. Disponueshmëria e aplikacionit dhe kushtet e shërbimit mund të ndryshojnë sipas vendit dhe rajonit.
[21] Aplikacioni Noteshelf 3 kërkon një blerje të veçantë për një përmirësim të planit Premium. Një zbritje prej 30% në përmirësimin është e disponueshme vetëm përmes Galaxy Store.
[22] Aplikacioni ArcSite kërkon një shkarkim të veçantë nga Galaxy Store dhe vjen me një provë falas 1-mujore për përdoruesit për herë të parë. Pasi të përfundojë periudha e provës falas, kërkohet abonim me pagesë në një plan përdorimi mujor ose vjetor për përdorim të vazhdueshëm. Një zbritje prej 30% është e disponueshme në abonimin e parë mujor. Disponueshmëria e aplikacionit dhe kushtet e shërbimit mund të ndryshojnë sipas vendit dhe rajonit.
[23] Aplikacionet Sketchbook dhe Picsart kërkojnë një shkarkim të veçantë nga Google Play Store. Karakteristikat shtesë mund të kërkojnë një blerje të veçantë.
[24] Disponueshmëria dhe koha mund të ndryshojnë në varësi të tregut, operatorit ose modelit.
[25] Disponueshmëria e ngjyrës dhe modelit mund të ndryshojë në varësi të vendit, rajonit ose operatorit.
[26] I matur diagonalisht, madhësia e ekranit të Galaxy Tab S11 Ultra është 14.6" në drejtkëndëshin e plotë dhe 14.5" duke llogaritur cepat e rrumbullakosur. Sipërfaqja aktuale e shikimit është më e vogël për shkak të cepave të rrumbullakosur dhe formës së kamerës.
[27] I matur diagonalisht, madhësia e ekranit të Galaxy Tab S11 është 11.0" në drejtkëndëshin e plotë dhe 10.9" duke llogaritur cepat e rrumbullakosur. Sipërfaqja aktuale e shikimit është më e vogël për shkak të cepave të rrumbullakosur dhe formës së kamerës.
[28] Galaxy Tab S11 series and the included S Pen are rated IP68 under IEC standard 60529. Based on lab test conditions submersion in up to 1.5 meters of freshwater for up to 30 minutes (IP68). Not advised for beach or pool use. Water and dust resistance of device is not permanent and may diminish over time because of normal wear and tear. Dust resistance rating is tested under lab conditions by a third party: 2kg of talc powder (max. diameter of 0.05mm) per cubic meter was blown into a test chamber housing the device (air pressure within device kept below surrounding air) for 2 hours. Rated IP6X. Dust resistance may vary by actual usage conditions.