Skaduar

Promocion i pajisjeve: Kompletoni dizajnin e shtëpisë tuaj me pajisjet Samsung.

Duke blerë disa pajisje të caktuara Samsung, ju kurseni deri në 35%, dhe për disa pajisje të caktuara, ju gjithashtu përfitoni 5 vjet garanci!

E vlefshme nga 15/05/2020 30/06/2020

Ne kalojmë shumë kohë në shtëpi, kështu që le ta bëjmë këtë kohë komode dhe të këndshme. Duke ju prezantuar risi në mënyrë të vazhdueshme, Samsung është këtu për të përmirësuar jetën e përditshme të njerëzve dhe për ta bërë jetën më të bukur, më të lirë dhe më të thjeshtë me pajisjet e tij moderne. Ndaj, përdorni opsionin për zbritje të veçanta deri në 35% dhe garanci 5 vjeçare për ta bërë shtëpinë tuaj edhe më të bukur dhe për të pajisur hapësirën ku kaloni kohën tuaj me pajisjet më të fundit tejet të dobishme, të cilat ju ndihmojnë për të gjitha punët e shtëpisë dhe jua bëjnë jetën më të lehtë.

 

Dëshirojmë t'jua bëjmë jetën e përditshme më të bukur dhe të këndshme ndaj dhe kjo është arsyeja pse çdo ditë zhvillojmë teknologji dhe prezantojmë produkte me cilësi të lartë në tregun e pajisjeve shtëpiake. Në këtë mënyrë, ne bëjmë të pamundurën të justifikojmë besimin e blerësve dhe klientëve tanë çdo ditë, dhe t'u garantojmë të gjithëve përvojën që meritojnë.

 

Ne e kuptojmë që ditët e sotme konsumatorët kanë kërkesa të veçanta, kështu që dizajni ynë modern dhe vlerat funksionale të produkteve janë përshtatur në mënyrë të veçantë për çdo pajisje më vete. Me qasjen tonë novatore, kemi arritur të prekim të ardhmen ku këto dy kërkesa bashkohen në një të vetme dhe ju ofrojmë një përvojë unike në përdorimin e produkteve, si dhe integrim në dizajnin e çdo hapësire. Ndaj, zgjidhni pajisjet tuaja shtëpiake Samsung, bëjeni jetën tuaj më të bukur dhe kurseni deri në 35% për këto blerje, dhe me disa pajisje ju gjithashtu do të përfitoni një garanci 5 vjeçare. Kurseni në mënyrë të shkëlqyer me këtë promocion dhe sigurojini vetes tuaj pajisjet që jua bëjnë jetën më komode dhe më të qetë!

 

Kurseni deri në 35% në blerjen e disa modeleve të caktuara të lavatriçeve, tharëseve, lavatriçeve dhe tharëseve të kombinuara, frigoriferëve dhe pajisjeve inkaso të kuzhinës (frigoriferë, furra, pianura dhe lavastovilje) gjatë periudhës nga 15.05.2020 deri në 30.06.2020. Promocioni me 5 vjet garanci është i vlefshëm për disa frigoriferë, lavatriçe, pajisje kuzhine inkaso dhe fshesa me korrent të blera nga 15.02.2020 deri në 30.06.2020. Më shumë informacion mund të gjenden në samsung5vitegaranci.al

 

Promocioni zgjat për periudhën e përmendur ose deri sa të përfundojnë rezervat.


*Shuma e saktë e përqindjes së kursimit ndryshon në varësi të produktit dhe çmimit të tij në dyqanet e autorizuara të Samsung, për të cilat blerësi mund të informohet në pikën e autorizuar të shitjes të Samsung.

Promovim special për një shtëpi më të mirë!

Freski e lagësht

Frigorifer SBS me Twin Cooling Plus™

Siguron që ushqimet të jenë të njoma dhe të freskëta për dy herë më shumë*. Twin Cooling Plus™ optimizon temperaturën dhe lagështinë në frigorifer dhe tek ngrirja me ftohje të pavarur. Kjo ruan ushqimin më mirë dhe mbron shijen e tij duke parandaluar përzierjen e aromave.

Mbani ushqimin tuaj të freskët, edhe nëse hapni dhe mbyllni derën shpesh. Kanali i Ftohjes Metalike në muret e pasme ndihmon në ruajtjen e temperaturës optimale të brendshme. Ajo ruan të ftohtin dhe parandalon humbjen e ajrit të ftohtë kur dera është e hapur. Dhe shpejt rikthen çdo humbje të ngrohjes kur mbyllet përsëri.

Gjysma e kohës për larje

Lavatriçe me teknologjinë QuickDrive™

QuickDrive™ redukton kohën e larjes me 50% dhe përdorimin e energjisë me 20%, pa kompromentuar performancën në larje. *Kazani i saj Q-Drum™ ka një kazan kryesor dhe një pllakëz të pasme që rrotullohen në mënyrë të pavarur, duke garantuar që rrobat të lëvizin me veprim dinamik të fuqizuar nga forca të dyfishta. Ajo lan me shpejtësi, me fuqi dhe me delikatesë.*

Keni harruar të futni një këmishë? Dera Add Wash™ ju lejon të shtoni me lehtësi dhe shpejtësi rrobat e harruara pasi të ketë filluar tashmë cikli i larjes**. Ju mund të fusni me lehtësi rrobat e lara me dorë të cilat doni vetëm t'i shpëlani apo t'i centrifugoni.

Thani me më pak energji

Sistemi OptimalDry™

Sistemi OptimalDry™ është një sistem inteligjent tharjeje me sensorë pastrimi për lagështire, temperature dhe shkëmbyesi nxehtësie. Ai përshtat në mënyrë të vazhdueshme kohën e tharjes për rezultate më të mira, duke mbrojtur njëkohësisht rrobat nga dëmtimi dhe duke përdorur më pak energji.

Një cikël Quick Dry 35' than një sasi të vogël rrobash dhe i bën gati për t'i veshur brenda vetëm 35 minutash. Ai mund të thajë në mënyrë të sigurt pak artikuj, prandaj ju duhet të prisni shumë më pak.

Larje revolucionare

WaterWall™

Teknologjia WaterWall™ pastron çdo pjatë në çdo cep, pa humbur kohë dhe ujë në shpëlarje paraprake. Ajo siguron një performancë revolucionare pastrimi duke krijuar një mur të gjerë të ujit me presion të lartë që mbulon vendet e vështira për t’u arritur në raftin e poshtëm, ku shpesh vendosni enët më të pista.

Zone Booster™ heq ushqimin e mbetur të vështirë për t’u pastruar në mënyrë efektive. Ndryshe nga pjatalarëset konvencionale, është zona më e gjerë e pastrimit të synuar të industrisë me 5 hedhëse uji në të majtë, si dhe 3 më shumë në të djathtë. Pra, ajo heq qafe mbetjet e ngjitura dhe pastron enët me të vërtetë të pista në një larje të vetme.

Dy furra në një

Teknologjia Dual Cook

Teknologjia Dual Cook ju dhuron fleksibilitet të plotë në pjekjen e sipërme dhe të poshtme të ushqimit, duke ju krijuar mundësinë ta përdorni në mënyrë të pavarur, me temperaturë dhe kohë të ndryshme pjekje, apo edhe për gatime të mëdha.

Një furrë me kapacitet masiv 64 litra ju lejon të gatuani më shumë ushqim. Ajo mund të mbajë me lehtësi artikuj të mëdhenj, si p.sh. një gjel deti 15 kilogram, por ka njëkohësisht edhe dy zgara të tjera për të vendosur ushqime të ndryshme.