Ngrirës i ri i poshtëm me SpaceMax™

Maksimizoni hapësirën e freskimit

Një frigorifer Samsung RB7300T që është ngrirësi i ri i poshtëm me SpaceMax™ qëndron mes një bime të gjelbër dhe lavamanëve në Cadet Blue. Në vijim videoja tregon temperaturën optimale për ruajtjen e perimeve në frigorifer për të maksimizuar hapësirën tuaj të freskimit.

Më shumë hapësirë freskimi brenda, me të njëjtin stil koherent jashtë

Hapësirë e bollshme në thellësi standarte, dizajn minimalist që kombinon më së miri me mobiliet e kuzhinës suaj, ndërsa e freskon njëtrajtshëm brendësinë e frigoriferit nga njëri kënd në tjetrin.

Kapacitet i madh

Më shumë hapësirë brenda - e njëjta thellësi jashtë

Teknologji SpaceMax™

Ruani më shumë ushqim në frigoriferin ekstra të madh prej 385 litrash¹ me dizajn thellësie standarte 600mm, që përkon më së miri me mobiljet tuaja. Izolimi i efikasitetit të lartë i teknologjisë SpaceMax™ i bën muret shumë më të holla. Kështu mundëson më shumë hapësirë të ruajtjes, pa dalë jashtë sipërfaqes suaj të punës.

Në kuzhinën moderne minimaliste, kapaciteti i një frigoriferi Samsung është 385L, d.m.th. 18 litra më i madh se frigoriferi i zakonshëm 367L. Dhe thellësia 600mm e dizajnit standart SpaceMax™ e frigoriferit Samsung RB7300T e mban ushqimin edhe më të freskët dhe me më shumë hapësirë se më parë. Në kuzhinën moderne minimaliste, kapaciteti i një frigoriferi Samsung është 385L, d.m.th. 18 litra më i madh se frigoriferi i zakonshëm 367L. Dhe thellësia 600mm e dizajnit standart SpaceMax™ e frigoriferit Samsung RB7300T e mban ushqimin edhe më të freskët dhe me më shumë hapësirë se më parë.

Performancë

Ruan freskinë fillestare 2 herë më gjatë

Optimal Fresh +

Gëzoni fleksibilitetin optimal në ruajtjen e ushqimit. Kutia Optimal Fresh + mund të përdoret si një sirtar ose i ndarë në dy zona me temperatura të ndryshme. Ana e majtë është më e ftohtë, në mënyrë që mishi e peshku të qëndrojnë të freskët për dy herë më gjatë². Ana e djathtë është optimale për ruajtjen e freskisë së frutave dhe të perimeve.

Hapet sirtari me sistem temperature dyshe i frigoriferit Samsung dhe ushqimi ruhet në temperatura të ndryshme, mishi ruhet në -1°C dhe ndarja tjetër i mban fruta-perimet në 1°C. Dhe vetëm për perimet mund të caktoni një temperaturë të veçantë, frigoriferi Samsung RB7300T ka caktim të lehtë të temperaturës dhe të madhësisë së sirtarit. Hapet sirtari me sistem temperature dyshe i frigoriferit Samsung dhe ushqimi ruhet në temperatura të ndryshme, mishi ruhet në -1°C dhe ndarja tjetër i mban fruta-perimet në 1°C. Dhe vetëm për perimet mund të caktoni një temperaturë të veçantë, frigoriferi Samsung RB7300T ka caktim të lehtë të temperaturës dhe të madhësisë së sirtarit.

Lagështi optimale për freski kohëgjatë

Humidity Fresh +

Ruani për më gjatë sipërfaqen, erën dhe shijen fillestare të ushqimeve që prishen. Lagështinë në sirtarin Humidity Fresh + mund ta caktoni thjesht duke rrotulluar çelësin e kontrollit. Krijon kushtet ideale për ruajtjen e fruta-perimeve të ndryshme, që të qëndrojnë krokante, të freskëta dhe të lëngshme.

Një frigorifer Samsung mund të caktohet lehtë me butonin e kontrollit të lagështisë. Sistemi i zakonshëm i frigoriferit e mban lagështinë deri në 50%, por frigoriferi me Humidity Fresh + e mban lagështinë deri në 80%. Për 5 ditë lakrat e mbajtura në frigoriferin e zakonshëm thahen me kalimin e kohës, por lakra tjetër në sistemin Humidity Fresh+ është shumë më e freskët se lakra e frigoriferit të zakonshëm. Një frigorifer Samsung mund të caktohet lehtë me butonin e kontrollit të lagështisë. Sistemi i zakonshëm i frigoriferit e mban lagështinë deri në 50%, por frigoriferi me Humidity Fresh + e mban lagështinë deri në 80%. Për 5 ditë lakrat e mbajtura në frigoriferin e zakonshëm thahen me kalimin e kohës, por lakra tjetër në sistemin Humidity Fresh+ është shumë më e freskët se lakra e frigoriferit të zakonshëm.

Qëndron pa brymë pa qenë nevoja për kohë e përkujdesje

Pa brymë

Shmangni kohën dhe mundin për shkrirjen e frigoriferit. Teknologjia No Frost përmirëson qarkullimin e ajrit për të ruajtur një temperaturë konstante, çka pengon grumbullimin e akullit. Gjithashtu e arrin shumë më shpejt temperaturën e synuar. Dhe ka më pak kërkesa ndaj sistemit të ftohjes, ndaj dhe zgjat më shumë.

24 orë më pas, frigoriferi Samsung RB7300T me teknologji No Frost i mban frutat dhe perimet e prera pa brymë, ndërsa ushqimet e ruajtura në frigoriferin e zakonshëm janë mbuluar nga bryma. 24 orë më pas, frigoriferi Samsung RB7300T me teknologji No Frost i mban frutat dhe perimet e prera pa brymë, ndërsa ushqimet e ruajtura në frigoriferin e zakonshëm janë mbuluar nga bryma.

E ruan më gjatë freskinë e ushqimit

All Around Cooling

Sigurohuni që ushqimi të ketë ftohjen e duhur - kudo që të jetë. All Around Cooling ftoh çdo ndarje njëtrajtshëm nga këndi në kënd. Kontrollon vazhdimisht temperaturën dhe qarkullon ajrin e ftohtë përmes vrimave të vendosura në pika strategjike. Ndaj çdo artikull në secilin raft ftohet me efikasitet dhe qëndron më i freskët.

Ja një frigorifer Samsung RB7300T me ëmbëlsira, pije freskuese e perime. Frigoriferi ka sistemin All Around Cooling që krijon ftohje konstante. Videoja tregon dy grafikë me ndryshimin e temperaturës brenda frigoriferit sipas ndryshimeve të temperaturës së jashtme. Temperatura e jashtme ndryshon mes 10℃ dhe 43℃ për 6 orë. Për atë rast, frigoriferi i zakonshëm ka luhatje drastike në rreth 1.3℃, ndërsa frigoriferi Samsung RB7300 me sistem ftohje të njëtrajtshme luhatet me vetëm 0.4℃. Ja një frigorifer Samsung RB7300T me ëmbëlsira, pije freskuese e perime. Frigoriferi ka sistemin All Around Cooling që krijon ftohje konstante. Videoja tregon dy grafikë me ndryshimin e temperaturës brenda frigoriferit sipas ndryshimeve të temperaturës së jashtme. Temperatura e jashtme ndryshon mes 10℃ dhe 43℃ për 6 orë. Për atë rast, frigoriferi i zakonshëm ka luhatje drastike në rreth 1.3℃, ndërsa frigoriferi Samsung RB7300 me sistem ftohje të njëtrajtshme luhatet me vetëm 0.4℃.

¹ Kapaciteti është i ndryshëm për secilin model.

² Provuar nga Intertek me RL38T775CSR dhe RB34K6252SS. Vlen për rastet kur caktohet në modalitet MAX. Rezultatet mund të ndryshojnë sipas nivelit të freskisë përpara ruajtjes, rrethanave të përdorimit etj. Rezultatet sipas analizës APC (numrit të pjatave aerobike) të mostrave të ushqimeve pas ruajtjes në njësi prove.