S Pen

Mjeti inteligjent që e dallon Galaxy Note9.

Lejon përdorimin e Bluetooth

Transformuar për t’ju dhënë kontrollin më të lartë

Për herë të parë ndonjëherë, S Pen shfrytëzon fuqinë e teknologjisë Bluetooth, duke vepruar si një telekomandë për Galaxy Note9 tuaj. Bëni fotografi, ndryshoni pamjet dhe ndaloni videot e YouTube me një shtypje të butonit — ose vendosni kontrollet tuaja të përsonalizuara.1 Pastaj, karikimi i S Pen është aq i thjeshtë sa vendosja e tij në Galaxy Note9 për të marrë 30 minuta të tjera të energjisë në vetëm 40 sekonda.2

  • S Pen duke qëndruar lart

Saktësi

Një zgjatje e natyrshme e juaja

Skiconi, dizenjoni dhe jepuni jetë ideve tuaja me ndjeshmërinë, aftësinë e reagimit dhe kontrollin e S Pen. Maja e imët 0.7mm dhe nivele të presionit 4096 ofrojnë vija të sakta për një ndjesi aq të këndshme sa vendosja e lapsit në letër.

MAJA
0.7mm
Nivelet e presionit
4096

Përdorim nga larg i kamerës

Regjistroni momentet si askush tjetër

Përmirësoni fotografitë tuaja me tiparin e përdorimit të kamerës nga larg të S Pen. Jo më shpejtime për t’ia kaluar matësit të kohës, lodhje e krahut për të bërë një selfie ose përpjekje për të bërë një pozë të një wefie epik.1

Kontroll i prezantimeve

Kontrollojeni prezantimin tuaj pa e prekur telefonin tuaj

Lidhni Galaxy Note9 tuaj me Samsung DeX dhe paraqisni prezantimin, pastaj ndërrroni pamjet duke përdorur S Pen.1, 2 Lini përshtypje të mëdha me një shtypje të thjeshtë të butonit.

Aplikacionet tuaja të preferuara

Përmirësoni përvojën e aplikacionit tuaj

Shfrytëzoni S Pen me një shumëllojshmëri të aplikacioneve tona dhe të palëve të treta.3 Nga fotografi në Gallery tek video të YouTube, mund t’a përdorni lapsin për të aktivizuar, ndaluar ose kaluar tek tjetra, deri në 10 metra larg.1 Dhe për më shumë kontroll, mund të vendosni vetë funksionet tuaja të personalizuara.

Cilësime të personalizuara

Kontrolli, sipas mënyrës tuaj

Krijimi i vetë funksioneve tuaja të personalizuara të S Pen është i thjeshtë, vetëm shkoni tek Cilësimet. Zgjidhni sesi shtypjet tuaja kontrollojnë aplikacionet, si mbajtja e shtypur e butonit për të hapur aplikacionin e Kamerës, pastaj një shtypje e dyfishtë për të kaluar nga kamera e pasme tek e përparmja.3

Galaxy Note9 me ndërfaqen e cilësimeve të S Pen në ekran, duke treguar opsionet e cilësimeve të personalizuara

Shënim në ekran të fikur

Gjithnjë gati

Nxirrni S Pen për të aktivizuar shënimin në ekran të fikur dhe shndërrojeni Galaxy Note9 tuaj në një fletore intelligjente — e gjitha pa shkyçur telefonin tuaj. Në një ngjyrë që i përshtatet lapsit, shkruani çfarëdo që ju vjen në mendje kurdoherë, si një listë e gjërave për t’u bërë ose shënime për vetveten. Pastaj, nëse ju nevojitet për më vonë, ngjiteni tek Always On Display ose gjejeni në aplikacionin e Samsung Notes.

Samsung Notes

Fuqia e produktivitetit në majën e gishtërinjve tuaj

Zbuloni një mënyrë më të thjeshtë për të qënë të organizuar. Aplikacioni Samsung Notes është aq i fuqishëm sa të regjistrojë mendimet dhe idetë tuaja. Shënimet tuaja në ekranin e fikur ruhen menjëherë këtu dhe mund të krijoni për të grupuar dhe shfaqur lehtësisht shënimet e takimeve, vizatimet e projekteve ose ide të tjera të rëndësishme.

Galaxy Note9 me imazh të simuluar të aplikacionit Samsung Notes në ekran

Mesazh Live

Shtoni një gjest mjaft personal tek mesazhet tuaja

AR Emoji dhe S Pen bashkojnë forcat për të gjallëruar bisedat tuaja. Zhgarravisni ose vizatoni në emoji tuaj ose nënvizojeni atë që doni të thoni me një shënim me shkrim.4

Vizatim i simuluar i një ngjitëse AR Emoji që tregon një grua duke treguar me gisht orën e saj me tekst sipër.
Vizatim i simuluar i një ngjitëse AR Emoji që tregon një grua që kërcen me tekst sipër.